Lajmet

Hyseni kërkon nga Osmani e Kurti shtyrjen e zgjedhjeve në veri

Sipas Hysenit, Vuçiq është në pritje edhe të pretekstit më të vogël për të aktivizuar skenarët më të errët në veri.

Published

on

Ish-ministri për Punë të Jashtme, Skender Hyseni ka kërkuar nga presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti shtyrjen e zgjedhjeve në veri, duke thënë se presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, është në pritje edhe të pretekstit më të vogël për të aktivizuar skenarët më të errët në veri.

“Osmani e Kurti, sot duhet të dalin para popullit dhe tregojnë cfarë zgjedhjesh do te mbahen ne veri. A ka kushte për mbajtjen e tyre apo ato duhet të shtyhen që të evitohet eskalimi i mëtejshëm i situatës. Pothuaj çdo veprim e vendim diletant e amatoresk i Kurtit dhe Osmanit në veri veri muajve të fundit ka qenë i gabuar! Sot veriu është tërsisht në duart e bandave e grupeve kriminale serbe atje, të cilat  dirigjohen nga Presidenti serb Vuçiq, i cili si gjithmonë kërkon dhe është në pritje edhe të pretekstit më më të vogël për të aktivizuar skenarët më të errët në veri”, ka shkruar Hyseni në Facebook.

Për sulmin ndaj policisë në Zveçan, ku u plagos një pjesëtar, Hyseni tha se një plumb i shkrepur ka shënuar fillimin e një lufte.

“Në Ballkan, jo rrallë gjatë historisë, një plumb i shkrepur ka shënuar fillimin e një lufte shkatërrimtare. Kur shpërthejnë konfliktet, kot identifikon fajtorët, sepse pasojat i bartë qytetari”, ka shkuar ai tutje.

Hyseni tha se presidentja Osmani nuk ishte konsultuar me organet e tjera të sigurisë, para marrjes së vendimit për mbajtjen e zgjedhjeve.

“Presidentja Osmani kishte vendosur të caktonte një datë për mbajtjen e zgjedhjeve ne veri. Askush nuk e konteston ligjshmërinë e këtij vendimi në një situatë normale. Por, a ishte Presidentja Osamani në diejni për potencialin shpëthyes në veri para se të bënte këtë hap?!. A ishte konsultuar ajo me organet kosovare të sigurisë?! A mund të zhvillohet një proces zgjedhor normal në një situatë jonormale, e madje edhe shpërthyese?! Pergjigja në këtë pyetje është jo! Por përgjigja duhet të ipet nga vet Presidentja, sidomos tani pas situatës më të re të krijuar në veri me shkrepje armësh dhe plagosje policësh”, është shprehur Hyseni në fund.

Ditët e fundit kanë ndodhur disa incidente në veri të vendit.

Lajmet

Prishtinë: Policia realizon 134 urdhëresa gjykate dhe sekuestron armë gjatë javës së kaluar

Published

on

Zyrtarët policorë të rajonit të Prishtinës kanë vazhduar aktivitetet e tyre gjatë javës së kaluar në lokacione të ndryshme dhe aksione të ndara operative.

Sipas të dhënave zyrtare, janë realizuar gjithsej 134 urdhëresa të gjykatës, prej të cilave 35 kanë të bëjnë me vepra penale, ndërsa pjesa tjetër me kundërvajtje, seanca gjyqësore dhe verifikime të ndryshme.

Pas përfundimit të procedurave policore, personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa ata të dënuar me gjobë janë liruar pas përmbushjes së obligimeve të përcaktuara në urdhëresa.

Në kuadër të aktiviteteve të tjera të sigurisë, policia ka sekuestruar 10 armë zjarri të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, si dhe sasi të municionit.

Ndërkohë, në fushën e sigurisë në trafikun rrugor, janë shqiptuar gjithsej 3,814 masa administrative me gjobë për shkelje të ndryshme të kodit rrugor, prej të cilave 567 janë evidentuar nga vetura inteligjente dhe radarët mobilë.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Apel për qytetarët në Pejë: Kujdes i shtuar ndaj zjarreve gjatë temperaturave të larta

Published

on

Policia e Kosovës u bën apel qytetarëve në rajonin e Pejës që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë ditëve me temperatura të larta, për shkak të rrezikut të shtuar nga zjarret.

Duke u bazuar në përvojat e viteve të kaluara, Policia thekson se zjarret paraqesin rrezik serioz për jetën e qytetarëve dhe shkaktojnë dëme të mëdha materiale kudo që shfaqen.

Qytetarët kërkohet të shmangin ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura dhe të raportojnë menjëherë tek autoritetet çdo person të dyshuar për zjarrvënie apo veprime të pakujdesshme që mund të shkaktojnë zjarr.

Po ashtu, Policia e Kosovës paralajmëron se do të ndërmarrë masa ligjore ndaj çdo individi që rrezikon jetën apo pronën e qytetarëve, qoftë me dashje apo nga pakujdesia.

Apeli u drejtohet të gjithë qytetarëve që të jenë maksimalisht të kujdesshëm gjatë përdorimit të mjeteve që mund të shkaktojnë zjarr, si shkrepëset, cigaret, grillat dhe zjarret në natyrë.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

PDK dorëzon dy ankesa në PZAP, KQZ në pritje të vendimit për rezultatet përfundimtare

Published

on

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në pritje të përfundimit të shqyrtimit të ankesave lidhur me procesin zgjedhor, para se të shpallë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka deklaruar se shpallja e rezultateve varet nga përmbyllja e procedurave ankimore dhe vendimet që do të merren nga institucionet përkatëse.

Ai theksoi se pas këtyre vendimeve do të vlerësohet nëse ato përmbajnë obligime konkrete për KQZ-në.

Dy ankesa lidhur me procesin e rinumërimit janë dorëzuar në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), pas përfundimit të afatit 48-orësh të ankimimit të dielën në mesditë.

PZAP ka afat prej tre ditësh për të vendosur lidhur me këto ankesa, të cilat janë paraqitur nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), njëra të premten dhe tjetra të shtunën.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Sekuestrohen armë dhe municion në tri raste në Zubin Potok

Published

on

Në tri raste të ndara në Zubin Potok janë gjetur dhe sekuestruar armë, municion dhe pajisje të tjera të dyshuara, ndërsa policia ka nisur hetimet.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, më 21.06.2026, në një objekt (shtallë për ushqim bagëtish) është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri, pesë karikatorë të armës së gjatë me gjithsej 151 fishekë, pjesë të uniformës së kamufluar si dhe një bateri ndriçuese. Rasti është nën hetime nga njësitet relevante policore.

Në një rast tjetër në të njëjtën zonë dhe datë, në një objekt të ngjashëm janë sekuestruar një armë zjarri, 74 fishekë të kësaj arme dhe 254 fishekë të armës së gjatë. Edhe për këtë rast janë duke u zhvilluar hetime.

Ndërsa në rastin e tretë, në një objekt të pabanuar janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë dhe një bajonetë, 11 fishekë të së njëjtës armë, 33 fishekë të armës së gjatë, dy makina për mbushjen e fishekëve të armës së gjuetisë, rreth 200 gramë barut dhe rreth 2 kg sfera për mbushje fishekësh.

Hetimet për të tri rastet po vazhdojnë nga ekipet relevante policore.

/A.K/

Continue Reading

Të kërkuara