Aktualitet

Hysen Durmishi denoncon një person: Ky numër i telefonit po iu shkruan njerëzve në emër timin

Published

on

Zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka treguar se ka denoncuar në organet e rendit një person për të cilin thotë se po prezantohet në emër të tij dhe po i kontakton miqtë e Durmishit.

Durmishi ka shkruar në Facebook se organet e rendit i ka njoftuar nga distanca, pasi gjendet në pushime, por thotë se denoncimin në polici do ta bëjë edhe kur të kthehet nga pushimet.

“Mbrëmë kam denoncuar publikisht një person të pa identifikuar deri më tani i cili në emër timin po i’u shkruan miqve të mijë. Facebook-u më ka fshirë postimin e mbrëmshëm sigurisht pas raportimeve të këtij personit ose ndonjë grupi të caktuar. Sot nëpërmjet bashkëpuntorëve të mijë kam njoftuar organet e rendit, kurse sapo të kthehem nga pushimet ku gjindem me familjen time do ta denoncoj personalisht në polici. Edhe një herë, ky numër nuk është i imi dhe ju lutem të mos komunikoni me të”, ka shkruar Durmishi.

Vendi

Donna Gorani Sylaj dhe Lindrit Zogaj sjellin përvojën e tyre në ligjëratë me studentët e Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi në UBT

Published

on

By

Studentët e Fakultetit të Menaxhmentit, Biznesit dhe Ekonomisë (MBE) në nivel Master në UBT patën një përvojë të veçantë akademike përmes një ligjërate të hapur dhe interaktive mbi Influencer Marketing, me pjesëmarrjen e dy figurave të njohura në fushën e mediave dhe marketingut digjital: influenceren Donna Gorani Sylaj dhe gazetarin dhe influencerin Lindrit Zogaj.

Në kuadër të lëndës Menaxhimi i Marketingut, të udhëhequr nga Prof. Gonxhe Beqiri, aktiviteti u karakterizua nga një qasje praktike dhe bashkëkohore, duke i afruar studentët me realitetin e industrisë së marketingut digjital dhe ekonomisë së krijuesve të përmbajtjes.

Gjatë sesionit, të ftuarit ndanë përvoja konkrete nga puna e tyre profesionale, duke trajtuar aspekte të rëndësishme të funksionimit të Influencer Marketing, ndërtimit të strategjive efektive, bashkëpunimit me bizneset dhe arritjes së objektivave të fushatave digjitale. Një vëmendje e veçantë iu kushtua edhe sfidave të kësaj industrie, si dhe avantazheve që sjell angazhimi profesional në këtë fushë dinamike.

Donna Gorani Sylaj theksoi rëndësinë e konsistencës, autenticitetit dhe përgjegjësisë profesionale në krijimin e përmbajtjes, duke ndarë gjithashtu përvojën e saj ndërkombëtare dhe tranzicionin drejt tregut lokal. Ndërkohë, Lindrit Zogaj solli një perspektivë të gjerë mbi rolin e mediave, ndikimin e komunikimit digjital dhe përgjegjësitë që kanë krijuesit e përmbajtjes në raport me publikun dhe institucionet.

Një pjesë e rëndësishme e diskutimit iu kushtua edhe aspektit ligjor dhe fiskal të veprimtarisë së influencerëve, përfshirë përmbushjen e obligimeve si taksapagues dhe rëndësinë e formalizimit të aktivitetit profesional në këtë industri në rritje.

Studentët treguan interes të lartë gjatë gjithë ligjëratës, duke marrë pjesë aktivisht në diskutime dhe duke adresuar pyetje mbi praktikat reale të tregut, strategjitë e suksesit dhe mundësitë e zhvillimit të karrierës në fushën e marketingut digjital.

Fakulteti MBE në UBT vazhdon të promovojë aktivitete të tilla praktike dhe bashkëkohore, duke lidhur teorinë akademike me eksperiencën reale të industrisë dhe duke u ofruar studentëve mundësi të drejtpërdrejta për të mësuar nga profesionistë aktivë të tregut.

Continue Reading

Lajmet nga UBT

Studentët e Psikologjisë në UBT realizojnë vizitë profesionale në Alma Academy

Published

on

By

Në kuadër të aktiviteteve praktike dhe bashkëpunimeve profesionale të Fakultetit të Psikologjisë në UBT, studentët zhvilluan një vizitë studimore në ambientet e Alma Academy, duke përjetuar një eksperiencë të vlefshme akademike dhe profesionale.

Kjo vizitë u shndërrua në një platformë të rëndësishme bashkëbisedimi dhe shkëmbimi përvojash mes studentëve dhe profesionistëve të fushës së psikologjisë, duke krijuar mundësi për diskutim mbi zhvillimin profesional, praktikat bashkëkohore dhe rolin e psikologut në komunitet.

Gjatë qëndrimit në Alma Academy, studentët patën mundësinë të njihen më nga afër me qasjet edukative dhe praktikat mbështetëse që synojnë zhvillimin personal dhe profesional të të rinjve, duke reflektuar rëndësinë e integrimit të teorisë me praktikën në fushën e psikologjisë.

Përmes këtij aktiviteti, u theksua rëndësia e bashkëpunimeve ndërinstitucionale në forcimin e aftësive praktike të studentëve dhe në përgatitjen e tyre për tregun e punës, veçanërisht në një fushë dinamike si psikologjia, ku ndërveprimi njerëzor dhe përvoja praktike janë thelbësore.

Fakulteti i Psikologjisë në UBT vazhdon të promovojë aktivitete të tilla profesionale dhe vizita studimore, duke u ofruar studentëve mundësi të drejtpërdrejta për të mësuar nga praktika reale dhe për të ndërtuar ura bashkëpunimi me institucione dhe organizata që veprojnë në fushën e edukimit dhe zhvillimit njerëzor.

Continue Reading

Vendi

Studentët e Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinierisë në UBT realizojnë vizitë studimore në KREN

Published

on

By

Në kuadër të përkushtimit të UBT-së për të ndërlidhur njohuritë teorike me praktikën profesionale dhe zhvillimet më të fundit teknologjike, studentët e vitit të dytë nga drejtimi Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri realizuan një vizitë studimore në KREN, nën udhëheqjen e Prof. Dr. Vehbi Sofiu.

Vizita kishte për qëllim avancimin e njohurive praktike të studentëve në fushën e sistemeve dhe sinjaleve, si dhe njohjen me teknologjitë moderne të monitorimit, analizimit dhe menaxhimit të radiofrekuencave (RF), të cilat përbëjnë një komponent kyç në industrinë bashkëkohore të komunikimit dhe teknologjisë.

Studentët u pritën nga koordinatori Atif Bashani, i cili prezantoi në mënyrë të detajuar infrastrukturën teknologjike të laboratorit modern RF (Radio-Frequency Laboratory) në hapësirat e KREN-it. Gjatë prezantimit, studentët u njohën me sistemet inteligjente të monitorimit të sinjaleve, sensorët e avancuar RF, antenat profesionale dhe serverët e dedikuar për identifikimin dhe lokalizimin në kohë reale të pajisjeve që emitojnë sinjale përmes analizës së brezit frekuencor.

Një rëndësi e veçantë iu kushtua edhe aplikacioneve softuerike të specializuara që përdoren për monitorimin, analizimin dhe menaxhimin e frekuencave dhe sinjaleve në kohë reale, duke demonstruar integrimin e teknologjive moderne në sistemet inteligjente të komunikimit.

Gjatë demonstrimeve praktike, studentët patën mundësinë të shohin nga afër mënyrën e funksionimit të sistemeve RF, lidhjen ndërmjet sensorëve dhe softuerëve analitikë, si dhe procesimin e impulseve dhe parametrave të komunikimit sipas standardeve bashkëkohore teknologjike.

Përmes kësaj eksperience praktike, studentët kuptuan më mirë rëndësinë e analizës së sinjaleve, optimizimit të performancës së rrjeteve të komunikimit dhe rolit të teknologjive inteligjente në funksionimin e sistemeve moderne të informacionit dhe telekomunikimit.

Përvoja të tilla studimore jo vetëm që rrisin interaktivitetin në procesin mësimor, por edhe fuqizojnë kompetencat profesionale të studentëve, duke i bërë ata më të gatshëm për karrierë në industri të avancuara teknologjike dhe sisteme inteligjente të së ardhmes.

Continue Reading

Lajmet

Një person humb jetën në aksident në Shkodër

Published

on

By

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur mëngjesin e sotëm në Shkodër.

Sipas të dhënave paraprake, viktima është rreth 50 vjeç, ndërsa ende nuk janë bërë të ditura rrethanat e plota të ngjarjes.

Në vendin e aksidentit kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit./Euronews/

Continue Reading

Të kërkuara