Sport

Hyri në histori të Kupës së Botës, Ronaldo: Jam shumë krenar dhe tejet i lumtur

Ronaldo ishte ai i cili e zhbllokoi rezultatin në fitoren 3:2 të Portugalisë kundër Ganës.

Published

on

Cristiano Ronaldo ka komentuar pas ndeshjes momentin historik të tij, ku u bë lojtari i parë në histori që shënon në pesë edicione të ndryshme të Kupës së Botës.

Ronaldo ishte ai i cili e zhbllokoi rezultatin në fitoren 3:2 të Portugalisë kundër Ganës.

Kjo do të thotë më shumë tituj për Ronaldon, i cili ra dakord për një ndërprerje reciproke të kontratës së tij me Manchester United të martën pas një interviste me Piers Morgan, në të cilën ai kritikoi menaxherin Erik ten Hag, familjen Glazer dhe disa nga ish-shokët e skuadrës.

Rrjedhimisht, Ronaldo është pa klub, por, ndërsa pyetjet mbi të ardhmen, fokusi i tij i menjëhershëm mbetet në paraqitjen me Portugalinë në Katar.

“Ishte një moment i bukur, Botërori im i pestë. Ne fituam, filluam në këmbë, është një fitore shumë e rëndësishme”, tha ai në një konferencë për shtyp pas ndeshjes.

“Ne e dimë që në këto gara ndeshja e parë është vendimtare, por edhe rekordi për të qenë lojtari i parë që shënon në pesë Botërorë, është diçka që më bën shumë krenar dhe jam shumë i lumtur që skuadra mori një rezultat në një lojë të vështirë.

Hapi më i rëndësishëm ishte që fituam, ishte një javë që përfundoi një kapitull, u mbyll dhe tani duam të fillojmë me një këmbë të mirë”, shtoi më tej Ronaldo.

Sport

Zyrtare: Ferizaj përforcohet në qendër të mbrojtjes, prezantojnë Ardit Iljazin

Published

on

Ferizaj ka filluar me përforcime për sezonin e ri në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll.

‘Ujqit’ janë përforcuar në qendër të mbrojtjes, ku kanë nënshkruar me qendërmbrojtësin Ardit Iljazi.

24-vjeçari i bashkohet Ferizajt pasi më parë ka luajtur edhe për Gostivarin, Shkupin, Erzenin, Teutën dhe Voska Sport.

Njoftimi i plotë nga FC Ferizaj:

Zyrtare: Ardit Iljazi bashkohet me FC Ferizajn

FC Ferizaj ka kënaqësinë të prezantojë përforcimin më të ri në repartin defensiv Ardit Iljazin, i cili do të jetë pjesë e skuadrës bardhekaltër për sezonin e ri.

Arditi luan në pozitat qendër mbrojtës dhe mbrojtës i djathtë, ndërsa gjatë karrierës së tij ka qenë pjesë e disa klubeve të njohura si Erzeni, Shkupi dhe Voska, duke grumbulluar përvojë të vlefshme në futbollin rajonal.

Ardit Iljazi: “Është kënaqësi për mua t’i bashkohem FC Ferizajt. Jam i motivuar dhe i gatshëm të jap maksimumin për klubin dhe për tifozët.”

Mirë se erdhe Ardit, dhe shumë suksese me fanellën bardhekaltër!

Continue Reading

Sport

FSHF: Vijon procesi i shpërndarjes së biletave përmes shortit elektronik për ndeshjen Shqipëri – Serbi

Published

on

By

Federata e Futbollit njoftoi sot se vijon procesi i shpërndarjes së biletave përmes shortit elektronik për ndeshjen Shqipëri – Serbi.

FSHF thekson se, të gjithë personat që janë shpallur fitues dhe kanë fituar të drejtën për të blerë bileta duhet të veprojnë sa më shpejt, pasi linku i dërguar është i vlefshëm vetëm për 24 orë nga momenti i marrjes.

Pas këtij afati, linku bëhet i pavlefshëm dhe biletat nuk mund të blihen.

Për këtë arsye, FSHF u bën thirrje të gjithë fituesve të përfundojnë procesin e blerjes brenda afatit, duke kryer pagesën përkatëse.

Ndeshja Shqipëri – Serbi, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026, do të zhvillohet të shtunën, më 7 qershor, në orën 20:45, në stadiumin “Arena Kombëtare”. /atsh

Continue Reading

Sport

Ardian Ismajli mund t’i bashkohet Rashicës te Besiktasi?

Published

on

Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Ardian Ismajli do të largohet nga Empoli pas ndeshjeve ndërkombëtare.

28-vjeçari mbetet pa kontratë në fund të këtij muaji dhe tashmë ka filluar kërkimin e një klubi të ri.

Mediat e huaja raportojnë se lojtari “kuqezi” mund të transferohet në Superligën e Turqisë.

Besiktasi ku luan Ernest Muçi dhe Milot Rashica për momentin po i prinë garës për mbrojtësin shqiptar.

Ismajli është në grumbullim te Shqipëria për dy ndeshjet e muajit qershor, ndaj Serbisë dhe Letonisë.

 

 

Continue Reading

Sport

Zyrtare: Inzaghi firmosi me Al-Hilalin

Published

on

Tashmë është zyrtare. Trajneri i njohur italian, Simone Inzaghi ka firmosur me skuadrën arabe Al Hilal. Trajneri i deritashëm i Interit firmosi të mërkurën mbrëma për dy vjet e gjysmë.

Të hyrat vjetore për Inzaghin do të jenë 26 milionë euro neto.

Inzaghi ka firmosur në Paris, pasi i dha fund bashkëpunimit me Interin. Ai e udhëhoqi Interin deri në finale të Ligës së Kampionëve.

Inzaghi është prej trajnerëve më të vlerësuar në futboll.

 

Continue Reading

Të kërkuara