Botë

Hungaria dhe Sllovakia bllokojnë paketën e sanksioneve të BE-së kundër Rusisë

Published

on

Hungaria dhe Sllovakia kanë vendosur të mos e mbështesin planin e BE-së për paketën e 18-të të sanksioneve kundër Rusisë, njoftoi të hënën ministri i Jashtëm hungarez, Peter Szijjarto.

Duke folur në një konferencë për shtyp, Szijjarto theksoi se Hungaria dhe Sllovakia vendosën ta bllokojnë paketën e sanksioneve si përgjigje ndaj planeve të Bashkimit Evropian për ta ndërprerë dalëngadalë importin e energjisë nga Rusia.

E bëmë këtë sepse Bashkimi Evropian … dëshiron t’ua ndalojë shteteve anëtare, përfshirë Hungarinë dhe Sllovakinë, blerjen e gazit natyror dhe naftës së lirë nga Rusia, siç kanë bërë më parë”, u shpreh Szijjarto.

Hungaria dhe Sllovakia vazhdojnë të mbështeten në furnizimet me gaz dhe naftë ruse dhe kanë ruajtur marrëdhënie të ngrohta me Moskën.

Komisioni Evropian, më 10 qershor, propozoi një rund të ri sanksionesh kundër Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës më shumë se tri vjet më parë, duke shënjestruar të ardhurat e Moskës nga energjia, bankat dhe industrinë ushtarake.

Kryeministri sllovak, Robert Fico, reagoi duke thënë se Sllovakia nuk do ta mbështesë paketën e sanksioneve nëse Komisioni Evropian nuk ofron një zgjidhje për situatën me të cilën përballet Sllovakia nëse BE-ja ndalon importet e energjisë ruse.

Nevojitet pajtimi njëzëri i të gjitha shteteve anëtare për të kaluar propozimi për sanksione.

Të dielën në mbrëmje, kryeministri hungarez, Viktor Orban, i bëri thirrje BE-së ta heqë nga rendi i ditës propozimin për ndalimin e importimit të energjisë ruse, për shkak të rritjes së pritshme të çmimeve të energjisë pas bombardimit të Iranit nga SHBA-ja./REL/

Botë

​Flamuri i Sirisë ngrihet në ambasadën e Londrës pas 12-vjetëve

Published

on

By

Flamuri i Sirisë është ngritur përsëri mbi ndërtesën e ambasadës së saj në Londër, duke shënuar herën e parë që misioni ka qenë aktiv që nga mbyllja e tij në vitin 2013.

Ministri i Jashtëm sirian Asaad al-Shaibani, në Mbretërinë e Bashkuar për një vizitë zyrtare, kryesoi ceremoninë në ndërtesën në Londrën qendrore të mërkurën.

Ambasada kishte mbetur e mbyllur për më shumë se një dekadë pasi Mbretëria e Bashkuar ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Damaskun gjatë konfliktit sirian.

Në një postim në X, Sheybani e përshkroi momentin si simbolik të një kapitulli të ri për vendin e tij, duke thënë se rihapja erdhi “pas viteve të izolimit të imponuar nga regjimi i Bashar al-Assadit”.

Siria po kthehet në botë me identitetin e saj të lirë,” shtoi ai.

Ngritja e flamurit përfaqëson hapin e fundit të dukshëm në përpjekjet e Sirisë për të rivendosur përfaqësimin diplomatik jashtë vendit pas viteve të izolimit ndërkombëtar./KP

Continue Reading

Lajmet

Trump nënshkruan projektligjin për rihapje të Qeverisë amerikane

Published

on

Presidenti amerikan, Donald Trump e ka nënshkruar projektligjin për rihapjen e Qeverisë dhe përfundimin e mbylljes së saj më të gjatë në historinë e Shteteve të Bashkuara.

Ai e ka nënshkruar dokumentin për të financuar Qeverinë deri në fund të janarit, pasi atë e kanë miratuar Dhoma e Përfaqësuesve dhe Senati.

Në Zyrën Ovale, Trump ka thënë se Qeveria do t’i rinisë operacionet normale, pasi njerëzit janë dëmtuar aq keq nga mbyllja 43-ditore.

Shumë shërbime qeveritare janë pezulluar prej tetorit dhe rreth 1.4 milion punëtorë federalë kanë qenë në pushim pa pagesë, ose kanë punuar pa paga.

Edhe ndihmat për personat me të ardhura të ulëta ishin pezulluar, si dhe trafiku ajror ishte çrregulluar, me fluturime të anuluara apo të shtyra.

Shërbimet qeveritare pritet të rikthehen në ditët në vijim, ndërsa situata në trafikun ajror pritet të stabilizohet para Festës së Falënderimeve, kur shumë amerikanë kthehen në shtëpi.

Presidenti Trump e ka fajësuar vazhdimisht Partinë Demokratike për mbylljen e Qeverisë.

“Ata e kanë bërë këtë për arsye të pastra politike. Kur të afrohen zgjedhjet për Kongres dhe gjërat tjera, mos e harroni çfarë i kanë bërë shtetit tonë”, ka thënë ai.

Demokratët dhe republikanët nuk janë pajtuar me javë për paketën e financimit të Qeverisë, mirëpo të dielën tetë demokratë janë shkëputur nga linja partiaake dhe kanë ndihmuar në miratimin e projektligjit për hapje të Qeverisë./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

​Sot shënohet Dita Botërore e Mirësjelljes

Published

on

Dara 13 nëntor njihet ndryshe edhe si Dita Botërore e Mirësjelljes, ditë e cila në gjithë botën kushtohet për njohjen e asaj që do të thotë të jesh i sjellshëm, t’i kushtoni vëmendje dhe kujdes të tjerëve.

Japonezët ishin të parët që e promovuan këtë iniciativë falë Japan Small Kindness Movement, pra e themeluar në vitin 1988 në Tokio.

Mirësjellja sipas tyre para së gjithash, është edukim i mirë, sjellje të mira dhe se mbi të gjitha është e mirë jo vetëm për ata që e marrin atë, por edhe për ata që e bëjnë këtë./S.K/KP/

 

Continue Reading

Lajmet

​6 të vdekur nga rrëmuja gjatë rekrutimit ushtarak në Ganë

Published

on

Të paktën gjashtë persona kanë vdekur dhe 22 të tjerë janë lënduar në një rrëmujë gjatë një eventi rekrutimi ushtarak në ganë të Afrikës.

Tragjedia ndodhi kur mijëra kandidatë mbushën hyrjet e stadiumit, duke shpresuar për një mundësi pune në forcat e armatosura, raporton BBC.

Forcat e Armatosura të Ganës njoftuan se rrëmuja e sotme tragjike u shkaktua nga një rritje e papritur e kandidatëve që shkelën protokollet e sigurisë dhe nxituan drejt hyrjeve.

Pesë nga të lënduarit mbeten në gjendje kritike.

Mijëra të rinj u mblodhën në stadiumin El-Wak në kryeqytetin Akra, sepse shkalla e lartë e papunësisë së të rinjve në Gana, e cila sipas statistikave të fundit qeveritare është rreth 32%, shpesh çon në skena kaotike në ngjarje të tilla.

Afati i fundit i aplikimit u zgjat edhe me një javë për të lejuar më shumë kandidatë që kishin vështirësi me procesin të merrnin pjesë. Pavarësisht tragjedisë, procesi i rekrutimit kishte filluar, por u ndal në pasdite.

Arhin shtoi se do të nisë një hetim për shkaqet e rrëmujës./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara