Kulturë

Humorist apo i zgjuar?

Cila ka më shumë rëndësi gjatë një takimi me të?

Published

on

A i mendojmë si më tërheqës njerëzit të cilët janë më të zgjuar në një takim (date)? Një hipotezë e tillë u testua në një studim të ri të psikologjisë evolucionare, tani i botuar në revistën shkencore Evolution and Human Behavior (Driebe et al., 2021). Shkencëtarët analizuan të dhënat nga dy studime për të vlerësuar nëse inteligjenca e matur objektivisht po perceptohet si (më) tërheqëse në një takim.

Në studimin e parë, studiuesit testuan inteligjencën në 88 burra. Pastaj, regjistruan video të shkurtra të këtyre burrave dhe ua treguan ato 179 grave, që vlerësuan secilin burrë në lidhje me inteligjencën, zbavitjen, tërheqjen fizike, kiminë mes tyre etj.

Rezultatet ishin mjaft befasuese. Sipas testit të inteligjencës, burrat objektivisht më inteligjentë në të vërtetë u përzgjodhën më pak sesa ata më inteligjentë, sipas treguesve. Ndërkohë, të qenit i perceptuar si inteligjent u shoqërua me një përzgjedhje më të lartë, pavarësisht inteligjencës aktuale/ të vërtetë. Ata që u përzgjodhën si “njerëz me humor” – u përzgjodhën gjithashtu më shumë.

Sidoqoftë, duke qenë se të dhënat mbetën të vogla në numër dhe analiza nuk ishte tërësishte e plotë, studiuesit kryen një eksperiment në dytë me 729 pjesëmarrës, që morën pjesë në disa seanca 3-minutëshe dating.

Inteligjenca e tyre ishte e matur objektivisht, e krahasueshme me eksperimentin 1. U vlerësua inteligjenca, të qenit zbavitës dhe tërheqës si një partner potencial. Ashtu si në eksperimentin e parë, njerëzit e perceptuar si më inteligjentë dhe më gazmorë u vlerësuan më shumë, por inteligjenca e matur *objektivisht* nuk u lidh me një përzgjedhje më të lartë si për burrat, edhe për gratë. Thënë kjo ne mund t’i perceptojmë njerëzit si më inteligjentë seç janë dhe mos t’i shohim njerëzit e zgjuar, për aq të zgjuar sa janë në të vërtetë.

Ç’do të thotë kjo për takimet?

Përfundimisht, inteligjenca e matur objektivisht nuk lidhet me një tërheqje më të madhe. Gjetjet e studimeve tregojnë se të jesh “me humor”, karizmatik cilësohet më e rëndësishme sesa të jesh i zgjuar.

Në mënyrë të veçantë, të qenit i perceptuar si gazmor është më i rëndësishëm për të qenë një partner potencial tërheqës sesa të jesh shumë inteligjent. Për më tepër, të qenit i perceptuar si i zgjuar ishte më e rëndësishme për kiminë mes dy palësh sesa inteligjenca e matur objektivisht. Ky është një dallim i rëndësishëm, pasi sugjeron që menaxhimi i mirë i përshtypjeve (të para) mund të jetë më i rëndësishëm sesa vetë inteligjenca aktuale.

Burimi: Psycholog Today

Kulturë

Kosova forcoi prezencën ndërkombëtare përmes anëtarësimit në rrjetin TRADUKI

Published

on

Më 20 dhe 21 prill, Biblioteka Kombëtare e Kosovës mori pjesë në aktivitetet e rrjetit TRADUKI, duke shënuar një moment të rëndësishëm në angazhimin e saj ndërkombëtar.

Më 20 prill, Drejtoresha e Bibliotekës mori pjesë në takimin e programit të TRADUKI-t, ndërsa më 21 prill u mbajt takimi i 37-të i Komitetit të këtij rrjeti, ku Biblioteka Kombëtare e Kosovës mori pjesë për herë të parë si anëtarja më e re. Të dyja takimet u mbajtën në Sarajevë, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga shtetet anëtare të rrjetit TRADUKI.

Gjatë këtyre takimeve, Drejtoresha prezantoi Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, skenën letrare kosovare dhe synimet strategjike të institucionit për zgjerimin dhe integrimin në rrjetin letrar evropian. U theksua në veçanti rëndësia e promovimit dhe përkthimit të letërsisë shqipe, si dhe krijimi i bashkëpunimeve të qëndrueshme me institucione të librit dhe të kulturës në rajon dhe në Evropë.

Kjo pjesëmarrje përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt fuqizimit të prezencës së Kosovës në rrjetet ndërkombëtare të librit dhe kulturës, duke hapur mundësi të reja për autorët, përkthyesit dhe letërsinë shqipe në përgjithësi.

 

Continue Reading

Kulturë

Felix Klieser pritet të performojë në Prishtinë me Filharmoninë e Kosovës

Published

on

Kornisti i jashtëzakonshëm Felix Klieser do të vijë në Prishtinë për një koncert me Orkestrën e Filharmonisë së Kosovës. Nën drejtimin e Gregory Charette, ai do të interpretojë Koncertin nr. 1 për korno nga Strauss, si dhe Koncertin për dy korno nga Haydn, ku do t’i bashkohet edhe kornisti shqiptar Ilir Kodhima.

I njohur ndërkombëtarisht për virtuozitetin dhe muzikalitetin e tij të rrallë, Klieser konsiderohet një nga emrat më të spikatur të skenës bashkëkohore të kornos, duke performuar me orkestrat më prestigjioze në botë.

Në pjesën e dytë të koncertit, Orkestra e Filharmonisë së Kosovës do të interpretojë Simfoninë nr. 5 të Schubert-it.

Continue Reading

Kulturë

Shënohet Dita Botërore e Inovacionit dhe Kreativitetit me fokus në zhvillimin ekonomik në Kosovë

Published

on

Në shënim të Ditës Botërore të Inovacionit dhe Kreativitetit, dje u mbajt një ngjarje e organizuar nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, ku u mblodhën përfaqësues institucionalë, partnerë dhe akterë të rëndësishëm të fushës së inovacionit dhe zhvillimit.

Në këtë aktivitet morën pjesë Kryeministri Albin Kurti, Ministrja e Kulturës Saranda Bogujevci, si dhe Ministrja e Ndërmarrësisë Mimoza Kusari-Lila, së bashku me përfaqësues të tjerë institucionalë dhe partnerë relevantë. Gjatë diskutimeve u theksua nevoja për forcimin e një ekosistemi funksional që mbështet transformimin e ideve në iniciativa konkrete, përmes politikave mbështetëse, financimit të inovacionit, bashkëpunimit ndërinstitucional dhe lidhjes së ngushtë ndërmjet sektorit publik dhe privat.

Ky angazhim synon të fuqizojë kreativitetin dhe inovacionin si motor të zhvillimit ekonomik, duke krijuar mundësi të reja për të rinjtë, bizneset dhe sektorët kreativë në Kosovë.

Continue Reading

Kulturë

Steve Jobs – një nga figurat më me ndikim në historinë e teknologjisë

Published

on

Steve Jobs ishte një sipërmarrës dhe inovator amerikan, i lindur më 24 shkurt 1955 në San Francisko, SHBA. Ai është më i njohur si bashkëthemelues i kompanisë Apple Inc., e cila sot është një nga kompanitë më të mëdha dhe më me ndikim në botë.

Jobs luajti rol kyç në zhvillimin e produkteve revolucionare si iPhone, iPad, iPod dhe kompjuterët Mac. Qasja e tij ndaj dizajnit dhe thjeshtësisë ndryshoi mënyrën si njerëzit përdorin teknologjinë në jetën e përditshme.

Në vitin 1985, ai u largua nga Apple, por më vonë u rikthye në vitin 1997 dhe e ringriti kompaninë nga vështirësitë financiare, duke e shndërruar në një nga markat më të fuqishme në botë.

Steve Jobs ndërroi jetë më 5 tetor 2011, por trashëgimia e tij vazhdon të ketë ndikim të madh në teknologji, dizajn dhe inovacion.

Ai shpesh kujtohet për vizionin e tij: të krijonte produkte që nuk janë vetëm funksionale, por edhe të thjeshta dhe të bukura për përdorim.

Continue Reading

Të kërkuara