Shëndet

Hudhër me limon për të pastruar enët e gjakut në 40 ditë

Vlerat e kurës me kudhër dhe limon.

Published

on

Bashkimi bën fuqinë! Kjo është një shprehje që gjen vend edhe në kuzhinë, sidomos në rastin e hudhrës me limonin.

Kura e mëposhtme me limon dhe hudhër mund të pastrojë organizmin dhe të parandalojë sëmundjet.

Vlerat e Kurës me Hudhër dhe Limon
Kura me limon dhe hudhër është efikase në eliminimin e dëpozitave të yndyrës në organizëm. Këto përbërës ulin kolesterolin e keq dhe pakësojnë numrin e triglicerideve në gjak. Limoni dhe hudhra parandalojnë trombozën dhe ulin tensionin e gjakut. Së bashku ato përmirësojnë funksionet e mëlçisë dhe aftësinë e saj për të pastruar gjakun. Për më tepër, limoni me hudhrën përmirësojnë funksionin e veshkave dhe qarkullimin e gjakut. Sistemi imunitar është më i fortë ndërkohë që hudhra dhe limoni parandalojnë radikalet e lira. Qelizat janë më të mbrojtura dhe plot gjallëri falë antioksidantëve që gjenden tek limoni dhe hudhra.

Kura me Hudhër me Limon Duhet Përdorur Në Këto Raste:
Kura pastruese rekomandohet për të parandaluar sëmundjet ose për të pastruar organizmin. Ajo duhet shfrytëzuar një herë në vit. Kjo kurë është shumë e dobishme nëse vuani nga problemet e mëposhtme:

• Mbipesha
• Ishemia
• Sinoziti
• Sëmundjet e rrugëve të frymëmarrjes
• Dhimbjet e kokës
• Artriti
• Reumatizma
• Gastriti
• Hemorroidet
• Problemet me shikimin dhe dëgjimin
• Anemia

Përbërësit:
Për kurën me limon dhe hudhër ju nevojiten:

4 limonë
4 thelpinj hudhër
3 litra ujë të zier të ngrohtë
Zgjidhni limonë organikë që të përdorni agrumen me gjithë lëkurë të pastër dhe të paprekur nga pesticidet.

Përgatitja:
Qëroni hudhrat, merrni 4 thelpinj dhe ndajini thelbinjtë në gjysma. Lajini limonët me ujë të bollshëm dhe prijini në copa të vogla Hidhini në një enë me ujë të ngrohtë të zier paraprakisht, dhe të gjithë masën ndajeni në kavanozë qelqi. Mbyllini kapakët dhe futini në frigorifer për tre ditë. Më pas kullojeni lëngun dhe futeni sërish nëpër kavanozë në frigorifer.

Si ta konsumoni
Në ditët e para duhet të merrni nga një lugë gjelle, gjysëm ore përpara çdo vakti. Nëse nuk vini re ndonjë efekt anësor atëherë duhet ta rrisni dozën në dy lugë e më shumë deri sa të arrini të konsumoni 50 ml tre herë në ditë. Kjo kurë duhet të zgjasë për 40 ditë. Kjo kurë është pastruese dhe në ditët e para mund të përballeni me simptoma si sekrecione ose dhimbje koke.

Këto simptoma janë normale sepse tregojnë se trupi po largon toksinat. Sugjerohet që çdo kurë ose trajtim, natyral ose jo të ndërmerret duke u shoqëruar me mbikqyrjen e mjekut. Ky sugjerim është thelbësor nëse vuani nga sëmundjet e mësipërme apo jeni duke marrë medikamente specifike./AgroWeb

Continue Reading

Shëndet

Kur dieta dhe pesha nuk mjaftojnë, arsyeja e fshehur e kolesterolit të lartë

Published

on

Studimet tregojnë se nivelet e kolesterolit në gjak ndikohen më shumë nga gjenet sesa nga ushqimi, pesha apo aktiviteti fizik.

Mëlçia prodhon shumicën e kolesterolit dhe kjo prodhimtari kontrollohet nga gjenet, ndaj disa persona ka kolesterol LDL të lartë edhe pse jetojnë shëndetshëm.

Edhe pse faktorët e stilit të jetesës si ushqimi i pashëndetshëm, mungesa e aktivitetit fizik, mbipesha dhe stresi janë shkaktarë të shpeshtë, forma e trashëguar – hiperkolesterolemia familjare (FH) – përbën rreth 5% të rasteve dhe është më e rrezikshme.

Ajo shfaqet herët dhe shpesh nuk përmirësohet vetëm me dietë.

FH shkaktohet nga mutacione gjenetike që pengojnë largimin e kolesterolit LDL nga gjaku, duke rritur ndjeshëm rrezikun për infarkt ose goditje në tru në moshë të re, shpesh pa simptoma.

Ekspertët theksojnë se pamja e jashtme nuk garanton shëndet të mirë.

Kontrolli i profilit lipidik të paktën një herë në vit, pasi kolesteroli i lartë nuk dhemb, por dëmton në heshtje zemrën dhe enët e gjakut. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Si ta kuptoni nëse trupi juaj ka mungesë të vitaminës D?

Published

on

Vitamina D është thelbësore për shëndetin e kockave, pasi ndihmon trupin të përthithë kalciumin dhe kontribuon në forcimin e tyre.

Ajo luan rol të rëndësishëm në rritjen dhe zhvillimin e qelizave, ul inflamacionin dhe mbështet funksionimin e sistemit imunitar.

Kur trupi ka mungesë të vitaminës D, mund të shfaqen disa shenja paralajmëruese.

Djersitje e tepruar

Djersitja e pazakontë, sidomos gjatë dimrit, lidhet me mungesën e vitaminës D, pasi trupi ka vështirësi në rregullimin e temperaturës.

Lodhje e vazhdueshme

Ndjenja e lodhjes, edhe pas gjumit të mjaftueshëm, si dhe marramendja, janë shenja të shpeshta të mungesës së kësaj vitamine.

Ndryshime në humor

Mungesa e saj lidhet me ndjenja trishtimi e depresioni, pasi ndikon në prodhimin e hormoneve të mirëqenies si serotonina dhe dopamina.

Dhimbje në kocka dhe muskuj

Dhimbjet në kyçe, kocka dhe muskuj janë shenjë e niveleve të ulëta të vitaminës D, veçanërisht te personat me probleme reumatike.

Si ta furnizoni trupin me vitaminë D?

Ekspozimi i moderuar në diell ndihmon prodhimin e vitaminës D, duke përdorur gjithmonë mbrojtje nga rrezet UV.

Përveç kësaj, vitamina D merret edhe nga ushqimi, si: peshqit e yndyrshëm (salmon, sardele, ton), vezët, qumështi dhe produktet e bulmetit, kërpudhat, drithërat dhe lëngu i portokallit. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Çfarë të hani para gjumit për një natë më të qetë?

Published

on

Nëse vetëm mendimi për gjumin të shqetëson, ajo që ha mund të ketë ndikim të madh. Gjumi cilësor ndihmon shëndetin e trurit, forcon sistemin imunitar dhe ul rrezikun për sëmundje kronike.

Edhe pse rekomandohen 7–8 orë gjumë çdo natë, shumë njerëz e kanë të vështirë ta arrijnë këtë.

Përveç zakoneve të mira të gjumit, edhe ushqimi luan rol kyç.

Ja 9 ushqime dhe pije që mund të ndihmojnë për gjumë më të mirë:

Bajamet – të pasura me magnez, vitamina B dhe melatoninë.

Gjeli i detit – përmban triptofan që nxit përgjumjen.

Çaji i kamomilit – ka efekt qetësues dhe ndihmon kundër pagjumësisë.

Kivi – përmban serotonin dhe antioksidantë.

Lëngu i qershisë së thartë – burim natyral i melatoninës.

Peshqit e yndyrshëm – të pasur me vitaminë D dhe omega-3.

Arrat – ndihmojnë rregullimin e ciklit të gjumit.

Çaji i lules së pasionit – ul stresin dhe nxit relaksimin.

Orizi i bardhë – karbohidratet mund të ndihmojnë rënien në gjumë kur konsumohet me masë. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Pulsi në qetësi, kur ta matni dhe kur duhet të shqetësoheni?

Published

on

Pulsi në qetësi është numri i rrahjeve të zemrës për 60 sekonda kur trupi është i relaksuar dhe ofron një pasqyrë të shëndetit kardiovaskular.

Vlerat normale për të rriturit janë 60–100 rrahje në minutë, por pulsi mund të rritet për shkak të stresit, ankthit ose aktivitetit fizik.

Si ta matni saktë?

Mëngjesin pas zgjimit, para kafesë ose aktivitetit fizik.

Me gishta tek kyçi i dorës ose qafa, numëroni rrahjet për 60 sekonda.

Shënoni vlerën dhe ndiqni ndryshimet në kohë.

Çfarë tregon pulsi?

Pulsi i ulët (në sportistë ose njerëz të formë të mirë) tregon zemër të fortë.

Pulsi i lartë kronik (>90 rrahje/min) mund të lidhet me stres, dehidratim ose probleme më serioze dhe kërkon vlerësim mjekësor.

Pulsi shumë i ulët (<50 rrahje/min) te personat joaktivë mund të jetë shqetësues nëse shoqërohet me marramendje ose lodhje.

Këshilla për puls të shëndetshëm

Ushtrime të rregullta aerobike (ecje, not, çiklizëm).

Gjumë i mjaftueshëm dhe menaxhim stresi (meditim, frymëmarrje e thellë).

Hidratim adekuat dhe kufizim i kafeinës dhe alkoolit.

Mbajtja e peshës trupore dhe presionit të gjakut në nivel të shëndetshëm.

Pulsi është tregues i rëndësishëm i shëndetit kardiovaskular. Nëse shfaqet pulsi vazhdimisht i lartë ose i ulët pa arsye të dukshme, konsultohuni me mjekun. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara