Lajmet

Hoxhaj uron Gordon për pozitën në administratën Biden

Published

on

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj ka uruar Philip Gordon që është zgjedhur zëvendës këshilltar për Siguri Kombëtare në zyrën e zv.presidentes amerikane, Kamala Harris.

Hoxhaj, nëpërmjet një postimi në rrjetin social Twitter, ka thënë se ndjehet i lumtur se miqtë që kanë marrë pjesë në shtet ndërtimin e Kosovës po i kthehen Shtëpisë së Bardhë. Ai gjithashtu ka thënë se pret që me administratën e re amerikane të punohet ngushtë që të përfundohet rruga që Kosova ka nisur, të bëhet anëtare e plotë dhe me të drejta të barabarta në OKB.

“Urime për Philip Gorgon, për emërimin si zv.këshilltar për Siguri Kombëtare te zv,presidentja amerikane Kamala Harris. Jam i lumtur që shoh miqtë që ishin pjesë e shtet-ndërtimit të Kosovës, duke u kthyer në Shtëpinë e Bardhë. Pres të punojmë ngusht me administratën e re për të përfunduar atë që kemi filluar së bashku: Kosovën, anëtare të plotë dhe të barabartë në OKB.”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter.

Philip Gordon kishte pritur në takim Enver Hoxhajn sa ishte ministër i Punëve të Jashtme në vitin 2011, derisa ai mbante pozitën e Ndihmës Sekretarit Amerikan të Shtetit për Evropë dhe Euroazi.

Gordon ka qenë një zë i fuqishëm mbështetës për pavarësinë e Kosovës, si dhe për ta çuar vendin drejt anëtarësimit në OKB.

Lajmet

​Zyrtare: Merret vendimi për stadiumin ikonik “Giuseppe Meazza”

Published

on

Në mëngjesin e hershëm, Këshilli i Qytetit të Milanos miratoi rezolutën për shitjen e zonës së San Siros te AC Milan dhe Inter për 197 milionë euro. Vendimi u mor pas një seance maratonë me tensione të shumta dhe protesta brenda e jashtë sallës.

Rezultati i votimit ishte 24 pro, 20 kundër dhe 2 abstenime, ndërsa rolin vendimtar e luajti abstenimi i këshilltarëve të Forza Italia.

Investimi i parashikuar për projektin arrin në mbi 1.2 miliardë euro, duke përfshirë ndërtimin e stadiumeve të reja dhe rigjenerimin urban të zonës.

Ky vendim i hap rrugën një epoke të re për futbollin milanez, ndërsa San Siro historik do të hyjë në proces transformimi./S.K/KP/

Continue Reading

Aktualitet

Kryeministri Kurti takoi kongresistin amerikan James McGovern

Published

on

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti u takua në Capitol Hill, Washington D.C., me kongresistin nga radhët e Partisë Demokratike, James McGovern. Kurti ishte i shoqëruar nga zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi dhe ambasadori i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ilir Dugolli.

Ata diskutuan për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe me këtë rast kryeministri Kurti e njoftoi kongresistin McGovern për progresin në vend dhe vendimet e Qeverisës së Kosovës për pranimin dhe zhvendosjen e përkohshme të shtetasve të vendeve të treta nga SHBA-të, heqjen e tarifës doganore ndaj të gjitha produkteve me origjinë nga SHBA, si dhe vazhdimin e programit Kompakt të Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit për Kosovën nga administrata e re amerikane.

Kryeministri Kurti gjithashtu e falënderoi kongresistin McGovern për angazhimin e tij të palodhshëm në kërkimin e drejtësisë për vëllezërit Bytyqi, si dhe për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë avancimit të marrëdhënieve Kosovë-SHBA.

Gjatë bisedës, të dy u dakorduan të punojnë së bashku për forcimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve, me theks të veçantë në rritjen e investimeve në biznes dhe në krijimin e mundësive të reja për zhvillim ekonomik./S.K/EO/

 

Continue Reading

Botë

Udhëheqësit në Lindjen e Mesme dhe Evropë mirëpresin planin e paqes për Gazën

Published

on

Udhëheqësit evropianë dhe të Lindjes së Mesme kanë mirëpritur një plan të ri paqeje të SHBA-së për Gazën, ndërsa Presidenti Donald Trump e paralajmëroi Hamasin ta pranonte atë.

Plani, i dakordësuar nga Trump dhe udhëheqësi izraelit Benjamin Netanyahu, propozon një ndërprerje të menjëhershme të operacioneve ushtarake.

Ai përcakton që brenda 72 orësh Hamasi duhet të lirojë 20 pengje izraelite të gjalla dhe mbetjet e pengjeve që besohet se janë të vdekur, në këmbim të qindra banorëve të Gazës të ndaluar, shkruan BBC.

Një burim palestinez i njohur me negociatat e armëpushimit i tha BBC-së se zyrtarëve të Hamasit u është dhënë plani 20-pikësh i Shtëpisë së Bardhë.

Ai kërkon që Hamasi të mos ketë asnjë rol në qeverisjen e Gazës dhe lë derën hapur për një shtet përfundimtar palestinez.

Duke folur në një konferencë për shtyp pas bisedimeve në Shtëpinë e Bardhë, Trump e quajti planin një ditë historike për paqen.

Por, ai tha se Netanyahu do të ketë mbështetjen e SHBA-së për të përfunduar punën e shkatërrimit të kërcënimit të Hamasit nëse Hamasi nuk pajtohet me planin.

Netanyahu më pas tha se Izraeli do ta përfundojë punën nëse Hamasi e refuzon planin ose nuk e zbaton atë./S.K/KP/

 

Continue Reading

Lajmet

Dinamo Zagreb mposht Slaven Belupon, shkëlqen Arbër Hoxha

Published

on

Dinamo Zagreb e mposhti Slaven Belupon me rezultatin 4-1 dje në kampionatin kroat, ku protagonist ishte Arbër Hoxha, i cili në minutat e fundit të pjesës së parë shënoi dhe më pas asistoi për t’i dhënë avantazhin e dyfishtë Dinamos së Zagrebit.

Tashmë asgjë nuk është rastësi për sulmuesin e Kombëtares, që në javën e kaluar shënoi ndaj Hajduk Splitdhe se trajneri aktual i klubit kroat, por edhe i mëparshmi, kanë folur për Arbër Hoxhën.

“Pas stërvitjeve të para në fazën përgatitore i thashë të ishte i duruar se do të luante, dhe më vjen mirë që kisha të drejtë për të. Ka shpërthim, di të shënojë, të dalë në kundërsulm”, u shpreh pas fitores trajneri i Dinamo Zagreb, Mario Kovaçeviç.

Ndërkohë ish-trajneri i klubit kroat, Sergej Jakiroviç, ishte ai që këmbënguli për ta transferuar sulmuesin shqiptar te Dinamo Zagreb.

“Çfarëdo që të them për Arbërin është si të harxhoj fjalët, sepse e njoh shumë mirë atë djalë dhe ishte iniciativa ime që erdhi te Dinamo Zagreb. Sa herë më kanë tallur kur e kam quajtur ‘raketë’, por unë e di mirë çfarë kam thënë dhe qëndroj pas çdo fjale. Dua të theksoj se ai vetë kishte dëshirë të madhe për të ardhur te Dinamo Zagreb, më tha se do të vinte për fazën përgatitore sidoqoftë dhe do të nënshkruante çfarëdo të ishte, vetëm që të bëhej pjesë e jona. Do të veçoja edhe faktin se një pjesë të madhe të punës e ka bërë Robert Markulin nga Slaven Belupo, të cilin e falenderoj edhe në këtë rast, sepse Dinamo Zagreb sot ka një lojtar me karakter dhe cilësi të shkëlqyera”, tha ai.

“Personalisht doja ta sillja Arbërin te Hull Siti këtë verë, por për shkak të bllokimit të merkatos nuk ishte e mundur. Kjo ju tregon mjaftueshëm se çfarë mendoj për të”, vazhdoi ai./S.K/KP/

 

Continue Reading

Të kërkuara