Lajmet

Hoxhaj nga Tirana: PDK do të udhëheq qeverinë e ardhshme të Kosovës

Published

on

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj është shprehur i bindur se qeveria e ardhshme në Kosovë do të udhëhiqet nga partia e tij.

Nga Tirana ku po qëndron në një vizitë zyrtare, kandidati i PDK-së për kryeministër tha se së shpejti do të dalin me platformë për integrim të mirëfilltë ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.

“Unë jam mandatar nga PDK-ja që të udhëheqin qeverinë e ardhshme të Kosovës dhe jam i sigurt që PDK do të udhëheq qeverinë e ardhshme të Kosovës. Kam qenë gjatë në pozita të ndryshme në Kosovë. Qëllimi im është që të kemi një mendim dhe plan të ri në raport me Shqipërinë sa i përket bashkëpunimit politik se nuk mundemi të sillemi në parametrat e 2008 se çka të bëjmë me 2020. Këtë drejtim do të bëjmë përpjekje që të dalim me një platformë politik dhe një intergrim të mirëfilltë të ekonomisë më Kosovë dhe Shqipërisë për t’i larguar të gjitha barrierat”, tha ai.

Hoxhaj pasi u prit në takim nga kryetari i PD-së, Lulzim Basha kërkoi edhe qëndrim të përbashkët të dy shteteve shqiptare për Gjykatën Speciale dhe disa nga temat madhore të Kosovës.

“Ne mendojmë se faktori politik në Shqipëri, gjitha institucionet duhet t’i japin mbështetje sa më të madhe shokëve tanë në gjykatë në Hagë. Jemi mirënjohës për qëndrimet që kanë mbajtur deri më tash. Por kërkojmë që edhe të ardhmen të këtë një konsistencë të tillë se as Kadri Veseli, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, e Rexhep Selimi nuk janë si individë në Gjykatë. Karakteri i luftës, kauza jonë për liri, aspirata jonë për të qenë të lirë dhe sovran qëndron pranë gjykatës, dhe gjithë shqiptarët duhet të jenë unik në këtë temë. Pasi lufta e drejtë e UÇK-së është themel i lirisë dhe pavarësisë sonë”, u shpreh ai.

E nikoqiri i takimit, kryetari i PD-së, Lulzim Basha tha se Shqipëria do të kontribuojë për t’i qëndruar Kosovës në krah për sfidat që e presin.

“Kontributi më i madh që Shqipëria duhet dhe do të japë është që të qëndrojë fuqimisht në krah të Kosovës, në krah të institucioneve të Kosovës, për një qëndrim sa më të unifikuar të të gjithë faktorëve politikë, duke braktisur se çdo agjendë apo keqpërdorim personal të sfidave që përballet Kosova dhe duke unifikuar vullnetet tona për të dalë triumfues mbi këto sfida. Duke avancuar procesin e njohjes ndërkombëtare të Kosovës, duke insistuar në procesin e njohjes së ndërsjelltë të Kosovës dhe Serbisë si parakusht për proceset stabilizuese dhe integruese në Ballkan”, tha ai.

Lideri opozitar foli edhe për procesin e arrestimit nga Gjykata Speciale të ish krerëve të UÇK-së, ku tha se i njëjti nuk duhet të kthehet në gjykim ndaj Kosovës dhe UÇK-së.

“Një proces që assesi nuk duhet të lejohet të kthehet në një gjykim ndaj Kosovës dhe luftës çlirimtare dhe për këtë kërkohet një bashkërendim i gjithanshëm i forcave politike në Kosovë e Shqipëri”, tha ai.

Hoxhaj pritet të qëndrojë tërë ditën në Tiranë, ku do të takojë edhe liderë të tjerë politikë e insitucional.

Lajmet

​De Bruyne mbyll vitin 2025, dyshohet për një dëmtim të rëndë

Published

on

Kevin De Bruyne rrezikon ta mbyllë para kohe vitin 2025 pas lëndimit të pësuar në ndeshjen Napoli–Inter.

Mesfushori belg u detyrua të largohej nga fusha menjëherë pas shënimit të golit nga penalltia, pasi ndjeu dhimbje në kofshën e djathtë dhe më pas u pa me paterica në pankinë.

Sipas Gazzetta dello Sport, dyshohet për një këputje të rëndë në bicepsin femoris, e cila mund ta mbajë jashtë fushave për disa muaj. Napoli shpreson që dëmtimi të mos ketë prekur zonën ku lojtari u operua në vitin 2023 gjatë kohës së tij te Manchester City.

Nëse konfirmohet se bëhet fjalë për një dëmtim serioz, De Bruyne mund t’i nënshtrohet një operacioni, gjë që do ta detyronte të mungojë për pjesën e mbetur të sezonit. Edhe në rastin më të mirë, ai pritet të qëndrojë jashtë për dy ose tre muaj, duke i dhënë fund praktikisht vitit 2025.

Napoli ndërkohë mund të detyrohet të bëjë ndryshime në listën e Ligës së Kampionëve, me mundësi që në vend të belgut të përfshihet njëri mes Marianuccit apo Mazzocchit. Rezultatet e ekzaminimeve priten të përcaktojnë kohën e rikuperimit të mesfushorit./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Juventusi shkarkon trajnerin Tudor

Published

on

Humbja ndaj Lazios i ka kushtuar trajnerit Igor Tudorit, ku klubi bardhezi ka vendosur ta shkarkojë trajnerin kroat pas një serie rezultatesh të dobëta në fillim të këtij sezoni.

Sipas La Gazetta dello Sport detyrën e përkohshme të trajnerit do ta marrë Massimo Brambilla, deri në emërimin e pasardhësit të ri.

Nën drejtimin e Tudorit, Juventusi ka zhvilluar tetë ndeshje në Serie A, ku ka grumbulluar vetëm 12 pikë dhe ndodhet aktualisht në vendin e tetë të renditjes.

Në fazën e grupeve të Champions League, bardhezinjtë kanë siguruar vetëm dy pikë në tre takime, çka ka thelluar krizën e skuadrës torineze./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Vihen nën mbrojtje Liqeni i Ujmanit dhe Mali Mokna

Published

on

Zëvendësministri në detyrë i Infrastrukturës Hysen Durmishi, ka njoftuar se kanë vënë nën mbrojtje Malin Mokna dhe Liqenin e Ujmanit. 

Ai ka thënë se javën e kaluar ka nënshkruar vendimin për mbrojtje paraprake të “Malit Mokna dhe Liqenit të Ujmanit”, i cili sipas tij është nga vendimet më të rëndësishme për mbrojtjen e natyrës në Kosovë.

“Me këtë vendim, Republika e Kosovës bëhet shteti me përqindjen më të lartë të territorit nën mbrojtje të natyrës në gjithë Ballkanin Perëndimor. Pas një studimi njëvjeçar në terren, është konstatuar se kjo zonë përbën pasuri të rrallë natyrore, me biodiversitet të pasur dhe peizazhe me rëndësi të veçantë ekologjike e shkencore”, ka shkruar Durmishi.

Ai ka shkruar se zona me sipërfaqe prej 192.19 km² tashmë vihet nën mbrojtje paraprake, siç ka thënë duke e ngritur në 12.4% përqindjen e territorit të Kosovës që mbrohet ligjërisht./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Kushtetuesja: Kërkesa e Listës Serbe është në procedurë të shqyrtimit

Published

on

Gjykata Kushtetuese ka njoftuar se ende nuk ka marrë ndonjë vendim sa i përket kërkesës së Listës Serbe rreth formës së zgjedhjes së nënkryetarëve të Kuvendit nga radhët e komuniteteve jo shumicë.

Nga Kushtetuesja kanë thënë se kjo kërkesë është ende në shqyrtim.

“Kjo lëndë është në procedurë të shqyrtimit nga Gjykata. Vendimi do të merret pasi që të shqyrtohen të gjitha aspektet kushtetuese të pretendimeve të bëra në kërkesë nga pala parashtruese, në përputhje me Kushtetutën, Ligjin për Gjykatën Kushtetuese dhe Rregulloren e punës së Gjykatës”, thuhet në njoftim./S.K/EO/

Continue Reading

Të kërkuara