Lajmet

​Osmani: FSK po shndërrohet në ushtri moderne

Publikuar

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani u është drejtuar ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës në kazermën “Adem Jashari”, për të cilët ka thënë se po dëshmojnë profesionalizëm të lartë.

“Ushtria e Kosovës po shndërrohet në ushtri moderne falë bashkëpunimit me aleatët perëndimorë veçmas me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kujtojmë me krenari rolin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Adem Jasharit dhe familjes Jashari. Shpreh mirënjohje të veçantë për të gjithë ushtarët tanë e veçanërisht për dëshmorët që dhanë jetën për lirinë që e gëzojmë sot”, shtoi Osmani.

Përkundër sfidave për shkak të pandemisë, Osmani tha se ky vit ishte i suksesshëm në ngritjen e kapaciteteve të FSK-së, e cila ka dëshmuar gatishmërinë e saj për t’i shërbyer vendit dhe paqes me profesionalizëm.

“Ju ishit gjithnjë të gatshëm t’i dilni në ndihmë qytetarëve dhe institucioneve të vendit, duke mos kursyer asgjë nga vetja”, deklaroi ajo.

Lajmet

Edhe qeveria sllovene do të shqyrtojë propozimin për të njohur shtetin palestinez

Publikuar

nga

Gjatë kësaj jave, qeveria sllovene do të shqyrtojë një propozim për të njohur shtetin palestinez. Kështu deklaroi kryeministri Robert Golob.

Në mbledhjen e qeverisë, e cila do të mbahet të enjten, do të shqyrtohet miratimi i vendimit për njohjen e Palestinës.

“Ndërkohë ne do të vazhdojmë të koordinohemi me një grup vendesh për të bërë presion maksimal për armëpushim të menjëhershëm dhe lirimin e pengjeve”, tha kryeministri.

“Si një anëtar i përgjegjshëm i Këshillit të Sigurimit, ne kemi detyrimin të bëjmë gjithçka që mundemi për të sjellë paqe të qëndrueshme në Lindjen e Mesme”.

Golob filloi procesin e “njohjes së Palestinës si një shtet i pavarur dhe sovran” më 9 maj./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Internet

BE po vëzhgon masat e Metas për të luftuar dezinformimin për zgjedhjet

Publikuar

nga

Komisioni Evropian ka njoftuar të martën se kompania Meta ka marrë masa për luftuar përhapjen e dezinformatave në platformat e veta, para zgjedhjeve të Bashkimit Evropian.

“Meta ka aktivizuar funksione të reja … 27 panele, nga një për secilin shtet, për të lejuar diskursin qytetar të palëve të treta dhe për të vëzhguar zgjedhjet”, ka thënë një zëdhënës i Komisionit.

Muajin e kaluar, Komisioni Evropian e ka nisur një hetim rreth dyshimeve për shkelje të rregullave të BE-së nga ana e Metas, duke thënë se Facebook dhe Instagram kanë dështuar që të luftojnë dezinformimin dhe reklamimin me doza mashtrimi.

Komisioni Evropian ka thënë se do të monitorojë funksionet e reja të kompanisë, teksa procedurat formale ndaj Metas do të vazhdojnë të zbatohen.

Zgjedhjet për Parlamentin Evropian do të mbahen më 6-9 qershor të këtij viti.

Shefja e BE-së, Ursula von der Leyen synon edhe një mandat në krye të bllokut evropian.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Firma izraelite e armëve shënon rritje të fitimit

Publikuar

nga

Elbit Systems, një nga kontraktorët më të mëdhenj të mbrojtjes të Izraelit, ka shënuar rritje prej 11.5 për qind në të ardhurat e tremujorit të parë nga viti në vit pasi ushtria izraelite kërkon më shumë produkte për luftën e saj në Gaza.

Elbit furnizon me armë dhe pajisje Ministrinë e Mbrojtjes të Izraelit, duke përfshirë simulatorë, dronë, artileri, municione dhe lazer me fuqi të lartë, tha CEO Bezhalel Machlis.

Përveç rritjes së fitimeve nga Ministria e Mbrojtjes e Izraelit, fakti që sistemet e Elbit janë “në përdorim operacional” në Izrael po nxit kërkesën nga klientët ndërkombëtarë, tha Machlis. Rrjedhimisht, kompania pret të arrijë objektivat e saj të të ardhurave më herët se sa ishte parashikuar./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Edhe Norvegjia dhe Irlanda njohin zyrtarisht shtetin palestinez

Publikuar

nga

Agjencia e lajmeve AFP raporton se edhe qeveritë e Norvegjisë dhe Irlandës kanë njohur zyrtarisht shtetin palestinez.

“Norvegjia ka qenë një nga mbrojtësit më të zjarrtë të një shteti palestinez për më shumë se 30 vjet”, tha ministri i jashtëm norvegjez, Espen Barth Eide, kur vendimi hyri në fuqi.

Ndërkaq nga Qeveria e Irlandës thanë se do të vendosin marrëdhënie të plota diplomatike midis Dublinit dhe Ramallah.

Këto tri shtete evropiane besojnë se iniciativa e tyre ka ndikim të madh dhe që do t’i inkurajojë edhe vendet tjera të veprojnë njëjtë./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara