Lajmet

Hoxhaj në takim me Sindikatat: Paga minimale 300 euro për puntëtorët, rritje për 30 përqind të pagave

Published

on

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Enver Hoxhaj, ka zhvilluar sot një takim me përfaqësues të sindikatës së punëtorëve shëndetësorë, të sindikatës së shërbyesve civilë dhe sindikatës së Policisë së Kosovës.

Bashkë me Bedri Hamzën, ata kanë prezantuar planin e rimëkëmbjes, i cili parasheh rritjen e pagës minimale në 300 euro.

Përveç kësaj, Hoxhaj ka theksuar se do të ketë edhe ngritje të pagave deri në 30 për qind për sektorin publik. Ai po ashtu ka thënë se do të ketë rishikim të ligjit të punës për ta avancuar kornizën ligjore, e cila do të sigurojë kushte dinjitoze të punës me mbrojtje maksimale të të punësuarve.

“Paga minimale do të jetë 300 euro dhe për këtë jemi të vendosur, Bedriu ka punuar në detaje. Në sektorin publik 30 përqind rritje për të gjitha kategoritë, tani ka dallime në bazë të përvojës, kualifikimit. Ligji i punës duhet të rishikohet, numri i inspektorëve duhet të rritet dhe përveç mjekëve, policëve, mësimdhënësve, të cilët nuk janë njëjtë dhe të barabartë me shërbyesit e tjerë civilë”, ka paralajmëruar Hoxhaj.

Sipas tij, PDK-ja është e vendosur që këtë ligjin e ri të pagave ta rishikojmë, ta miratojmë dhe të jetë një mbështetje konkrete.

Ndërsa, ish-ministri i Financave nga PDK-ja, Bedri Hamza ka shpalosur detaje se si planifikojnë ta bëjnë pagën minmale në 300 euro dhe ngritin pagat e sektorit publik deri në 30 për qind.

“Ne e kemi bërë këtë jo si paushall, por e kemi bërë si propozim i cili duhet me qenë i bazuar, i matshëm dhe i përballueshëm. Të gjitha ndërmarrjet private që paguajnë të punësuarit prej 500 euro pagë kemi me ua zvogëlua tatimin në fitim prej 10 në 5 për qind. Ne kemi propozuar 30 për qind rritje të pagave për të gjithë, po flas kjo është mesatare se kur të hymë në strukturë del më ndryshe. Sepse ligji i pagave që ka kaluar ka pasur defekte dhe kam thënë se atëherë kam pasur dilema që janë disa gabime që mundet me pasur defekte”, ka shtuar ai.

Hoxhaj do të vazhdojë gjatë ditës me aktivitete të tjera publike, për të shpalosur planin e rimëkëmbjes në të gjithë sektorët.

Lajmet

Vdekje e dyshimtë në Fushë Kosovë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për një vdekje të dyshimtë që ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Fushë Kosovë.

Sipas raportit 24- orësh, ngjarja është raportuar rreth orës 19:00, me ç’rast në vendin e ngjarjes kanë intervenuar menjëherë njësitë policore dhe ekipi mjekësor.

Pas ekzaminimit fillestar, mjekët kanë konstatuar vdekjen e viktimës burrë.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Rasti aktualisht po trajtohet si “Hetim mbi vdekjen” deri në pranimin e rezultateve mjeko-ligjore.

Continue Reading

Lajmet

Presidentja Osmani pret në takim të ngarkuarën me punë të SHBA-së në Kosovë

Published

on

By

Vjosa Osmani ka pritur në takim të ngarkuarën me punë të Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, me të cilën ka diskutuar për zhvillimet aktuale në vend dhe çështje të bashkëpunimit bilateral.

Sipas njoftimit të Presidencës, gjatë takimit u trajtuan zhvillimet e fundit politike në vend, si dhe tema të tjera me interes të përbashkët ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në fokus të bisedës ishte edhe rëndësia e ruajtjes së një mjedisi demokratik, ku respektohen mendimet e ndryshme dhe debati publik zhvillohet në mënyrë të përgjegjshme.

Presidentja Osmani theksoi përkushtimin e vazhdueshëm të Kosova për thellimin e bashkëpunimit me SHBA-në, duke ritheksuar se aleanca ndërmjet dy vendeve mbetet jetike dhe e pazëvendësueshme për Kosovën.

Continue Reading

Lajmet

Gjykata Evropiane: Ndalimi i ndryshimit të gjinisë në dokumente shkel ligjet e BE-së

Published

on

By

Gjykata më e lartë e Bashkimit Evropian mori vendim të enjten se ligjet kombëtare që ndalojnë ndryshimin e të dhënave gjinore në dokumentet e identifikimit janë në kundërshtim me ligjin e BE-së. Gjykata theksoi sfidat e mëdha me të cilat ballafaqohen personat kur identiteti i tyre gjinor nuk përputhet me dokumentet zyrtare.

Rasti në fjalë rrodhi nga një shtetase bullgare, e regjistruar si mashkull në lindje, e cila kishte filluar trajtimin hormonal dhe identifikohej si grua. Ajo ishte zhvendosur në Itali dhe u kishte kërkuar autoriteteve bullgare të ndryshonin gjininë ligjore, emrin dhe numrin personal në dokumente.

Gjykatat në Bullgari e kishin refuzuar kërkesën, duke u thirrur në rregullat kombëtare që e përkufizojnë seksin vetëm në aspektin biologjik dhe që ndalojnë ndryshimin e të dhënave gjinore.

Megjithatë, Gjykata Evropiane e Drejtësisë konstatoi se megjithëse shtetet anëtare janë përgjegjëse për lëshimin e dokumenteve, mosmarrëveshja mes identitetit gjinor dhe letërnjoftimit mund të shkaktojë dyshime gjatë kontrolleve rutinë, udhëtimeve apo ndërveprimeve profesionale. Sipas Gjykatës, këto “paparashikueshmëri të konsiderueshme” pengojnë të drejtën e personit për lëvizje të lirë brenda Bashkimit Evropian. /Reuters/

Continue Reading

Lajmet

KQZ pezullon AKR-në e Behgjet Pacollit

Published

on

By

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për pezullimin e partisë Aleanca Kosova e Re (AKR), pasi subjekti dështoi të organizojë zgjedhjet e brendshme deri në afatin e paraparë (25 shkurt 2026). Edhe pse partia ishte njoftuar paraprakisht, ajo nuk e ka përmbushur këtë obligim ligjor.

KQZ i ka dhënë AKR-së një afat shtesë prej 45 ditësh për ta mbajtur Kuvendin Zgjedhor. Nëse ky kusht nuk plotësohet as brenda kësaj periudhe, partia do të çregjistrohet përfundimisht nga regjistri zyrtar.

AKR, e cila ishte pjesë e Kuvendit që nga viti 2007, aktualisht udhëhiqet nga ushtruesi i detyrës, Vesel Makolli, pas dorëheqjes së Behgjet Pacollit në tetor 2025. Në zgjedhjet e fundit, kjo parti mbeti jashtë Kuvendit pasi nuk arriti ta kalojë pragun zgjedhor.

Continue Reading

Të kërkuara