Lajmet

Hoxhaj: Largimi i ambasadorëve me “çelës politik” është i paprecedent

Published

on

“Kjo përbën skandalin më të madh në Politikën e Jashtme të Kosovës”.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se Qeveria Kurti, me veprimin e djeshëm për kthimin e ambasadorëve me “çelës politik”, e ka suspenduar Politikën e Jashtme.

Në llogarinë e tij në Facebook, ai ka shtuar se kjo përbën skandalin më të madh në Politikën e Jashtme të Kosovës, njofton Klan Kosova.

“Qeveria Kurti, me veprimin e djeshëm për kthimin e ambasadorëve me “çelës politik”, e ka suspenduar Politikën e Jashtme. Në 23 misione diplomatike, Republika e Kosovës nuk ka ambasadorë. Kjo përbën skandalin më të madh në Politikën e Jashtme të Kosovës”.

“Largimi i përnjëhershëm i ambasadorëve me “çelës politik” është i paprecedent, i pamatur, i pa analizuar mirë. Veprime të tilla kamikaze e dëmtojnë imazhin e Kosovës në botë, e zbehin subjektivitetin ndërkombëtar dhe i përmbysin të arriturat e dy dekadave të fundit në diplomaci”.

Continue Reading

Aktualitet

Kusari Lila: PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe votuan së bashku kundër mandateve të tyre

Published

on

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Mimoza Kusari-Lila ka reaguar pas mos konsituimit të kuvendit. Ajo tha se kjo po ndodh për herë të parë duke i fajësuar deputet nga opozita dhe Lista Serbe.

“Për herë të parë në Kosovë, opozita aktuale dhe ajo e ardhshme nuk e voton raportin për certifikimin e rezultateve dhe konfirmimin e mandateve.

“PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe votuan së bashku kundër konstituimit të Kuvendit – pra edhe kundër mandateve të tyre. Me këtë veprim, sot, përmes një tjetër shfaqjeje të paaftësisë së tyre të vazhdueshme, treguan se nuk e pranojnë më rezultatin e zgjedhjeve që vetë e kishin pranuar dhe votuar në KQZ”, ka shkruar Kusari Lila.

 

Continue Reading

Aktualitet

Krasniqi: Nuk do të lejojmë që të fillojë legjislatura e re me shkelje të Kushtetutës

Published

on

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, është deklaruar pasi ka dështuar të bëhet konstituimi i Kuvendit.

Krasniqi para mediave deklaroi se është e paprecedentë situate që ka krijuar Lëvizja Vetëvendosje, transmeton Telegrafi.

“Vetë e kanë miratuar ligjin pa votat tona, edhe në atë ligj e kanë shkruar vetë se nuk mundet kryeministri dhe ministrat e ekzekutivit me u betu si deputet, është çështje shumë e thjeshtë. Logjika e tyre me shkel Kushtetutën me çdo kusht është logjikë që nuk mundet me kalu në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë Krasniqi.

Ai ka deklaruar tutje se LVV që katër vjet ka shkelur Kushtetutën.

“Nuk do të lejojmë të fillojë legjislatura e re me shkelje të Kushtetutës”, u shpreh ai.

Kryesuesi i seancës së Kuvendit, Avni Dehari ka ndërprerë seancën konstituive të Kuvendit. Dehari tha se pas situatës së krijuar me mosvotimin e raportit për konfirmimin e mandatave, seanca ndërpritet.

“Për shkak të rrethanave të krijuara meqë raporti i komisionit nuk mori votat e mjaftueshme në këto rrethana duhet ta ndërpresim seancën dhe me një letër ta njoftojmë presidenten sesi do të vijohet tutje”, tha Dehari.

Raporti i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve nuk kaloi. 52 deputetë ishin pro, 46 kundër e 11 abstenuan.

Continue Reading

Aktualitet

Ndërpritet seanca konstituive

Published

on

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës edhe pse ishte paraparë të fillonte në ora 10:00, ende nuk ka filluar pas një ore vonesë.

Kryesuesi i seancës Avni Dehari tha se ndërpritet senaca konstituive pas mosmiratimit të raportit të Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve.

UBT News do të ju mbajë të informuar në kohë reale. /UBT News/

 

Continue Reading

Lajmet

Formohet komisioni për verifikimin e mandateve të deputetëve

Published

on

By

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës ka nisur këtë të martë. Seanca po drejtohet nga Avni Dehari dhe Sala Jashari.

Mësohet se tashmë është formuar komisioni i përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve. Artan Abrashi është zgjedhur kryetar i komisionit për verifikimin e mandateve nga LVV, Përparim Gruda nga PDK, Armend Zemaj nga LDK, ndërkaq Time Kadriaj nga AAK-Nisma.

Në rend dite gjithashtu është betimi i deputetëve, zgjedhja e kryetarit të Kuvendit dhe zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit.

Megjithatë, gazetari shton se mbetet e pa qartë nëse do të arrihet të zgjidhet kryetari, emrin e të cilit duhet ta propozojë Lëvizja Vetëvendosje, si parti që ka dal e para në zgjedhje, e për të cilin, kjo parti duhet t’i ketë 61 vota.

Continue Reading

Të kërkuara