Lajmet

Hoxhaj: Kurti ta ketë vëmendjen te plani për zbatim

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës ka kërkuar nga Kurti që të negociojë në mënyrë profesionale.

Published

on

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka kërkuar nga kryeministri të ketë dije funksionale dhe të negociojë në mënyrë politike. Ai ka shprehur insistimin e tij që të mbrohet Kushtetuta dhe rendi kushtetues i Kosovës.

Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, Hoxhaj tha se kryeministri Albin Kurti duhet të ketë vëmendjen te plani i zbatimit në kuadër të planit evropian.


“Kosova në këtë fazë, pas asaj që zotëri Kurti ka thënë po në Bruksel, duhet ta ketë vëmendjen kryesore te plani për zbatim. Unë them këtë si një njeri, i cili ka qenë në negociata në Vjenë në vitin 2006-2007 kur kemi negociuar për pakon e Ahtissarit që çfarë shkruan në letër, ato parimet e përgjithshme të planit evropian dhe mbështetja amerikane janë ato të cilat i ka bërë opinioni publik. Por, ku do të duhej të ketë vëmendjen qeveria dhe zotëri Kurti, si kryeministër që negocion në emër të Kosovës është që të sheh se si nene të kësaj marrëveshje ta kenë një plan të zbatimit, i cili mbron interesat e Republikës së Kosovës. Konkretisht në çfarë forme mund të bëhen ligjërisht të obligueshme edhe neni i parë, i dytë e i tretë edhe të gjitha nenet që flasin për raporte biletarale mes Kosovës dhe Serbisë”,
 ka deklaruar Hoxhaj.

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës ka kërkuar nga Kurti që të negociojë në mënyrë profesionale.

“Ne kërkojmë prej zotëri Kurtit, i cili është marrë gjatë me këtë temën e dialogut sa ka qenë në opozitë, i cili ka mbledhur përvojë gjatë sa ka qenë në opozitë, tash ta ketë një dije funksionale dhe të negociojë në mënyrë shumë politike, shumë profesionale për çdo nen të kësaj marrëveshje, para se këto të zbërthehen në planin e zbatimit. Ne insistojmë që mbi të gjitha të mbrohet Kushtetuta dhe rendi kushtetues i Kosovës”, ka shtuar ai.

E shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri tha se në seancën e së enjtes do të ketë debat parlamentar për dyvjetorin e qeverisjes së Albin Kurtit. Ai tha se kanë propozuar një rezolutë dhjetë-pikëshe, për çka pret që do të merret parasysh.

“U miratua që në dy-vjetorin e qeverisë Kurti të ketë një debat parlamentar për punën e qeverisë. Për ne si GP dhe si subjekt politik, brenga kryesore për momentin është gjendja sociale-ekonomike, papunësia dhe humbja e shpresës dhe ikja e rinisë nga Kosova. Për dy vjet, ka pasur fjalë, premtime, ka pasur zotime, por nuk ka pasur asnjë veprim të mirëfilltë të këtij vendi. Ligji i Pagave, 70 mijë njerëz sot zgjohen në mëngjes dhe dalin në punë, vetëm për shkak se duhet të dalin. Jo për shkak se ai ligj ka krijuar kushte për punë të administratës shtetërore”, ka thënë ai.

Lajmet

Presidentja Osmani pret në takim të ngarkuarën me punë të SHBA-së në Kosovë

Published

on

By

Vjosa Osmani ka pritur në takim të ngarkuarën me punë të Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, me të cilën ka diskutuar për zhvillimet aktuale në vend dhe çështje të bashkëpunimit bilateral.

Sipas njoftimit të Presidencës, gjatë takimit u trajtuan zhvillimet e fundit politike në vend, si dhe tema të tjera me interes të përbashkët ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në fokus të bisedës ishte edhe rëndësia e ruajtjes së një mjedisi demokratik, ku respektohen mendimet e ndryshme dhe debati publik zhvillohet në mënyrë të përgjegjshme.

Presidentja Osmani theksoi përkushtimin e vazhdueshëm të Kosova për thellimin e bashkëpunimit me SHBA-në, duke ritheksuar se aleanca ndërmjet dy vendeve mbetet jetike dhe e pazëvendësueshme për Kosovën.

Continue Reading

Lajmet

Gjykata Evropiane: Ndalimi i ndryshimit të gjinisë në dokumente shkel ligjet e BE-së

Published

on

By

Gjykata më e lartë e Bashkimit Evropian mori vendim të enjten se ligjet kombëtare që ndalojnë ndryshimin e të dhënave gjinore në dokumentet e identifikimit janë në kundërshtim me ligjin e BE-së. Gjykata theksoi sfidat e mëdha me të cilat ballafaqohen personat kur identiteti i tyre gjinor nuk përputhet me dokumentet zyrtare.

Rasti në fjalë rrodhi nga një shtetase bullgare, e regjistruar si mashkull në lindje, e cila kishte filluar trajtimin hormonal dhe identifikohej si grua. Ajo ishte zhvendosur në Itali dhe u kishte kërkuar autoriteteve bullgare të ndryshonin gjininë ligjore, emrin dhe numrin personal në dokumente.

Gjykatat në Bullgari e kishin refuzuar kërkesën, duke u thirrur në rregullat kombëtare që e përkufizojnë seksin vetëm në aspektin biologjik dhe që ndalojnë ndryshimin e të dhënave gjinore.

Megjithatë, Gjykata Evropiane e Drejtësisë konstatoi se megjithëse shtetet anëtare janë përgjegjëse për lëshimin e dokumenteve, mosmarrëveshja mes identitetit gjinor dhe letërnjoftimit mund të shkaktojë dyshime gjatë kontrolleve rutinë, udhëtimeve apo ndërveprimeve profesionale. Sipas Gjykatës, këto “paparashikueshmëri të konsiderueshme” pengojnë të drejtën e personit për lëvizje të lirë brenda Bashkimit Evropian. /Reuters/

Continue Reading

Lajmet

KQZ pezullon AKR-në e Behgjet Pacollit

Published

on

By

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për pezullimin e partisë Aleanca Kosova e Re (AKR), pasi subjekti dështoi të organizojë zgjedhjet e brendshme deri në afatin e paraparë (25 shkurt 2026). Edhe pse partia ishte njoftuar paraprakisht, ajo nuk e ka përmbushur këtë obligim ligjor.

KQZ i ka dhënë AKR-së një afat shtesë prej 45 ditësh për ta mbajtur Kuvendin Zgjedhor. Nëse ky kusht nuk plotësohet as brenda kësaj periudhe, partia do të çregjistrohet përfundimisht nga regjistri zyrtar.

AKR, e cila ishte pjesë e Kuvendit që nga viti 2007, aktualisht udhëhiqet nga ushtruesi i detyrës, Vesel Makolli, pas dorëheqjes së Behgjet Pacollit në tetor 2025. Në zgjedhjet e fundit, kjo parti mbeti jashtë Kuvendit pasi nuk arriti ta kalojë pragun zgjedhor.

Continue Reading

Lajmet

IKSHPK: Ndotja e ajrit shkakton mbi 1,150 vdekje në vit në Kosovë

Published

on

By

Raporti i fundit i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHPK) për vitin 2025 ka alarmuar se ndotja e ajrit mbetet një rrezik madhor, duke shkaktuar rreth 12.1% të vdekshmërisë totale në vend.

“Rezultatet tregojnë se 1 150 raste të vdekjeve në vit (121/100 000 banorë) i atribuohen nivelit aktual të PM2.5 në Kosovë i cili paraqet 12.1% të vdekshmërisë totale, nga të gjitha shkaqet (natyrore)”, thuhet në raport.

Sipas të dhënave, gjendja më kritike është regjistruar në Prishtinë (veçanërisht në Kodrën e Trimave), Obiliq, Gjilan, Fushë Kosovë (Palaj) dhe Mitrovicë, ku nivelet e grimcave helmuese PM2.5 gjatë dimrit kanë arritur deri në 272 µg/m3, shifër kjo shumë herë mbi limitet e lejuara.

Shkaktarët kryesorë mbeten djegia e thëngjillit për ngrohje, termocentralet dhe makinat e vjetra, të cilat po rëndojnë shëndetin e grupeve më të ndjeshme si të moshuarit, gratë shtatzëna dhe fëmijët.

IKSHPK thekson se kjo ndotje lidhet drejtpërdrejt me rritjen e rasteve të sulmeve në zemër, goditjeve në tru dhe problemeve të rënda respiratore, duke kërkuar masa urgjente për zgjerimin e ngrohjes qendrore dhe reduktimin e përdorimit të lëndëve djegëse fosile.

Continue Reading

Të kërkuara