Lajmet

Hovenier: Në veri pati sulm të rëndë kriminal, pas grupit “fshihet” dikush

“Ne jemi me popullin e Kosovës dhe po punojmë që ata të dalin para drejtësisë”, deklaroi ai.

Published

on

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, tha se ka ende gjëra që nuk dihen për sulmin e së dielës në veri. Ai pas takimit me presidenten Vjosa Osmani shtoi se ky ishte një sulm i rëndë kriminal dhe se grupi që bëri sulmin ndaj Policisë së Kosovës në veri, ka qenë një grup i trajnuar e i organizuar në mënyrë profesionale, e pas tyre fshihet dikush.

“Serbia nuk ka reaguar fare pas kësaj që ka ndodhur. Nuk mund të flas për pasojat ende, kanë kaluar 48 orë që nga sulmi. I dimë disa gjëra, por disa të tjera nuk i dimë. Ka qenë një sulm dhe incident shumë i madh. SHBA po punon ngushtë me Kosovën. E dimë që ka qenë sulm nga një grup i trajnuar mirë me pajisje ushtarake. E dimë se janë vrarë disa nga sulmuesit e se disa kanë ikur. Por autoritetet serbe thanë se ata e kanë humbur forcën e se do ta përdorin këtë për sulme të tjera. Duhet t’i ruajmë energjitë, pajisjet që janë sekuestruar dhe strategjitë që po punojmë. Ky është një grup i trajnuar dhe i organizuar dhe është dikush pas tyre që i ka pajisur me armatim të rëndë. Ka pasur një koordinim të fortë mes Policisë së Kosovës, KFOR-it dhe EULEX-it. Ky ishte një sulm i madh ndaj Kosovës me pasoja tragjike. Ne jemi me popullin e Kosovës dhe po punojmë që ata të dalin para drejtësisë”, deklaroi ai.

Lajmet

Dy persona dyshohet se sulmuan me thikë një burrë në Skenderaj

Published

on

Në Skenderaj, më 20 shtator 2026, rreth orës 22:20, është raportuar një rast i cilësuar si vrasje në tentativë.

Sipas Policisë, një burrë kosovar është sulmuar fizikisht dhe me thikë nga dy të dyshuar, meshkuj kosovarë.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Për rastin është njoftuar prokurori, ndërsa hetimet janë duke vazhduar./A.K/

Continue Reading

Lajmet

FSK e dyta në garën ushtarake në ShBA, shkëlqen ushtaraku Ismail Ahmeti

Published

on

By

Tre pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë përfaqësuar me sukses Kosovën në “Garën për Luftëtarin më të mirë” e cila u mbajt në Ajova të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me ftesë të Gardës Kombëtare të Ajovës.

Gjatë katër ditëve sa zgjati ky aktivitet, ushtarakët iu nënshtruan sfidave të ndryshme me karakter ushtarak, të cilat vunë në provë të fortë përgatitjen e tyre fizike e mendore, aftësitë taktike si dhe qëndrueshmërinë.

Sukses të veçantë në këtë garë shënoi pjesëtari i FSK-së, OR3 Ismail Ahmeti, i cili arriti të renditet në mesin e finalistëve dhe të sigurojë vendin e dytë, duke dëshmuar nivel të lartë profesionalizmi.

Pjesëmarrja e pjesëtarëve të FSK-së në këtë garë vendimtare shërben si një mundësi e rëndësishme për shkëmbimin e përvojave, testimin e kapaciteteve profesionale, si dhe për forcimin e mëtejshëm të partneritetit strategjik ndërmjet FSK-së dhe Gardës Kombëtare të Ajovës. /E.A/

 

Continue Reading

Lajmet

Kurti nderon në New York vëllezërit Bytyqi: “Koha nuk e zbeh krimin”

Published

on

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë homazhe në New York në kujtim të vëllezërve Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyqi, të cilët i ka përshkruar si luftëtarë të lirisë nga Batalioni Atlantiku, qytetarë amerikanë dhe dëshmorë të kombit shqiptar.

Kurti ka bërë të ditur se në homazhe ishte së bashku me familjen Bytyqi, kryebashkiaken e Fairview City, Violetta Berisha, përfaqësues të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, si dhe kolegë e bashkëpunëtorë.

“Vëllezërit Bytyqi, me veprat e tyre fisnike, përfaqësojnë vlerat më të larta të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të popullit tonë”, ka shkruar Kurti.

Ai ka theksuar se sakrifica e tyre, sipas tij, nderon edhe mërgatën shqiptare në Shtetet e Bashkuara, e cila i qëndroi pranë Kosovës gjatë periudhave më të vështira.

Kurti ka treguar se gjatë takimit, Ilir Bytyqi ka rrëfyer për burgosjen e tre vëllezërve të tij, transferimin, torturimin dhe vrasjen e tyre.

Sipas Kurtit, trupat e vëllezërve Bytyqi u gjetën më vonë në një varr masiv, ndërsa rasti mbetet një nga çështjet për të cilat, sipas tij, ende nuk është vendosur drejtësi.

“Kalimi i kohës nuk e zbeh krimin dhe as nuk e shuan detyrimin për përgjegjësi”, ka theksuar Kurti.

Ai ka thënë se Kosova do të vazhdojë, së bashku me Shtetet e Bashkuara, të kërkojë të vërtetën dhe drejtësinë për Yllin, Agronin dhe Mehmet Bytyqin.

Në fund, Kurti ka shprehur mirënjohje për Shtetet e Bashkuara dhe mërgatën shqiptare për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Tre persona arrestohen në Gjakovë, u gjenden dy thika dhe sprej OC

Published

on

Në Gjakovë, më 20 shtator 2026, rreth orës 17:35, janë arrestuar tre persona, meshkuj kosovarë.

Gjatë kontrollit tek të dyshuarit, Policia ka gjetur dhe konfiskuar dy thika dhe një sprej OC.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti do të procedohet në procedurë të rregullt./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara