Lajmet

Hovenier: Kurti të punojë me ne për të zbatuar Asociacionin

Ai tha se e mirëpresin edhe marrëveshjen e 27 shkurtit edhe aneksin e zbatimit të arritur.

Published

on

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti, gjatë takimit të sotëm me ambasadorë e ka informuar trupin diplomatik për pikëpamjen e tij për marrëveshjen e arritur në Ohër të shtunën.

Hovenier ka kërkuar që kryeministri Kurti të punojë me ta për të përmbushur obligimet që ka marrë Kosova, për të zbatuar Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

“Kryeministri sapo e informoi trupin diplomatik për pikëpamjen e tij për marrëveshjen e arritur në Ohër të shtunën. Ai pati rastin t’i tregonte trupit diplomatik për atë që ishte arritur. Ai shpalosi vizionin e tij shumë të qartë për të parë të zbatuar këtë marrëveshje të cilën ne e mbështesim fuqishëm. Kemi një kërkesë të qëndrueshme ndaj kryeministrit që të punojë me ne për të përmbushur obligimet që ka marrë Kosova, për të zbatuar Asociacionin e komunave me shumicë serbe që është pjesë e gjithë këtij procesi, dhe sot me kryeministrin të gjithë biseduam me të për rëndësinë për të cilën ai u pajtua për të çuar përpara zbatimin si të marrëveshjes bazë, të gjithë elementëve të saj, ashtu edhe të aneksit të zbatimit.”, është shprehur ai.

Ambasadori amerikan ka thënë se e mirëpresin edhe marrëveshjen e 27 shkurtit edhe aneksin e zbatimit të arritur, me ç’rast ka potencuar se është hap përpara për Kosovën.

“Nuk kam asgjë për të thënë përtej asaj që është thënë nga sekretari Blinken, por ne mirëpresim të dyja, edhe marrëveshjen e arritur më 27 shkurt, edhe aneksin e zbatimit që është arritur, mendojmë se është një hap shumë i rëndësishëm përpara për Kosovën. Dhe një nga gjërat që bën është se e vendos këtë zbatim fuqishëm në procesin e anëtarësimit në BE dhe kështu Kosova ka obligime ndaj BE-së për të bërë gjëra të caktuara dhe po ashtu ka edhe Serbia. Dhe ne mendojmë se është shumë e rëndësishme që të dyja vendet në rrugën e tyre drejt integrimit evropian të kenë një mekanizëm me anë të të cilit kanë bërë detyrimet të vlerësohen në përputhje me rrethanat”, është shrehur ai.

Ai ka theksuar se për Shtetet e Bashkuara të Amerikës është më pak e rëndësishme se si është përfunduar marrëveshja, por “është shumë e rëndësishme që marrëveshja është përfunduar, siç ka qenë”.

Duke folur për Asociacionin, ai ka thënë se pritshmëria e Shteteve të Bashkuara mbetet ajo që është, që të gjitha marrëveshjet e mëparshme të mbeten të detyrueshme.

“Për Shtetet e Bashkuara është më pak e rëndësishme se si është përfunduar marrëveshja, por është shumë e rëndësishme që marrëveshja është përfunduar, siç ka qenë. Dhe nëse dëgjoni deklaratën e përfaqësuesit të lartë Borrell në Ohër, ai e bëri të qartë se për këtë është rënë dakord dhe kështu e konsiderojnë edhe Shtetet e Bashkuara. Sa i përket çështjes së Asociacionit, kjo është përmendur mjaft shumë, thjesht do të jem shumë, shumë i qartë; pritshmëria e Shteteve të Bashkuara mbetet ajo që është, një nga elementet e marrëveshjes bazë është që të gjitha marrëveshjet e mëparshme të mbeten të detyrueshme dhe të vlefshme, që do të përfshinte marrëveshjet e arritura në marrëveshjen e Brukselit për asociacionin e komunave me shumicë serbe. Ne besojmë se ka një rrugë përpara dhe në zbatimin e kësaj marrëveshjeje bazë të arritur në shkurt, dhe aneksit të zbatimit të saj të arritur në Ohër, do të shohim lëvizje përpara lidhur me asociacionin”, ka shtuar ai.

Kujtojmë që, Kosova dhe Serbia të shtunën në mbrëmje janë pajtuar mbi aneksin e zbatimit të planit evropian, i cili do të jetë i obliguar për të dyja palët në momentin e publikimit të tij. Kështu ka thënë përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell në një deklaratë për media, pas dialogut 12 orësh në mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nën ndërmjetësimin e BE-së, në Ohër të Maqedonisë së Veriut. Ndërsa, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se kanë arritur pajtim publik me Serbinë për zbatimin e aneksit të marrëveshjes së propozuar nga Bashkimi Evropian. Mirëpo, ai ka thënë se Serbia sërsh nuk e ka nënshkruar të njëjtin. Sipas tij, i takon BE-së tani që të gjejë mekanizma për të detyruar Serbinë të firmosë ujdinë.

Lajmet

Policia sqaron ndalimin e hyrje-daljeve në parkingjet e Kuvendit dhe Presidencës

Published

on

Policia e Kosovës ka sqaruar se ndalimi i hyrje-daljeve dhe parkimit të automjeteve në hapësirat e Kuvendit të Kosovës dhe Presidencës, më 8 shtator, është bërë me kërkesë zyrtare të Drejtorisë së Shërbimeve Teknike të Kuvendit.

Sipas Policisë, kërkesa ka paraparë që, përveç veturave zyrtare të Kuvendit dhe Zyrës së Presidentes, të mos lejohej hyrja, dalja dhe parkimi i automjeteve në këto hapësira.

Ndalimi është bërë për shkak të pastrimit të oborrit dhe parkingjeve me mekanizëm adekuat. Policia ka bërë të ditur se në ditët në vijim pritet të rikthehen procedurat e rregullta për hyrje-daljet dhe parkimin e personave të autorizuar.

PK-ja ka theksuar se veprimet e saj i ndërmerr në përputhje me autorizimet ligjore dhe kushtetuese, përfshirë edhe zbatimin e kërkesave zyrtare të institucioneve të Kosovës./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Pesë të arrestuar për tjetërsimin e një prone në Fushë Kosovë në vlerë 1.5 milionë euro

Published

on

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka dhënë detaje lidhur me arrestimin e pesë personave, të dyshuar për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar në një rast që lidhet me tjetërsimin e një prone në Fushë Kosovë, në vlerë prej 1.5 milionë eurosh.

Arrestimet janë realizuar në koordinim me Policinë e Kosovës, përkatësisht Njësinë Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë.

Sipas Prokurorisë, nga veprimet hetimore të zhvilluara deri më tani dyshohet se personat e përfshirë, duke keqpërdorur pozitën apo autoritetin zyrtar, kanë pajisur në mënyrë të kundërligjshme personin me inicialet M.S. me fletë poseduese për një pronë prej dy hektarësh në Fushë Kosovë.

Më pas, dyshohet se M.S., në bashkëpunim me persona të tjerë, ka tentuar që pronën ta tjetërsojë përmes shitblerjes te personat me inicialet M.Z. dhe M.Z.

Prokuroria dyshon se gjatë këtij procesi janë përdorur edhe dokumente të falsifikuara, ndërsa vlera e pronës kap shumën prej 1 milion e 500 mijë eurosh.

Pesë të dyshuarit po hetohen për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Pas arrestimit, me urdhër të prokurorit të shtetit, të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se do të vazhdojë me veprimet e nevojshme hetimore, në bashkëpunim me institucionet përkatëse, me qëllim të zbardhjes së plotë të rastit./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Dyshohej për varrezë masive në ish-shkollën teknike në Obiliq, Policia: U tentua të kultivohej drogë

Published

on

Gjatë pastrimit të ish-shkollës teknike në Obiliq, punëtorët e Ndërmarrjes Publike Pastrimit “Kastrioti” në bodrumin e shkollës, kanë hasur pamje që kanë ngritur dyshime dhe shqetësim.

Fillimisht është dyshuar për varrezë masive, por sipas Policisë, më pas u kuptua se në këtë objekt është tentuar kultivimi i disa substancave narkotike.

Pastrimi i objektit pati filluar të bëhej pas vendimit të kryetarit të Obiliqit, Halil Thaçit që kjo shkollë të rikthehet dhe të fillojë mësimi përsëri.

Në bodrumin e objektit, shihen thasë të mbushur me materiale të panjohura, të varur në tavan, ndërsa në hapësirat e bodrumit është evidentuar edhe një gropë e madhe.

I pranishëm ishte edhe kryetari i komunës, i cili kishte thënë se rasti po hetohet nga Policia dhe Prokuroria.

“Sipas policëve dhe antidrogës shihet që është tentim i një kultivimi të disa substancave narkotike, por nuk dihet çfarë substanca, siç më tha eprori i policisë. Mirëpo, sido që të jetë, prokuroria edhe policia këtë punë e kanë në dorë dhe ato merren me rastin. Ndërsa sa i përket varrezës masive, unë nuk pashë, apo edhe policia qysh ma ka konfirmuar, nuk ka ndonjë dyshim për momentin”, ka dekalruar ai, raportoi EO.

Kjo shkollë që nga viti 1990, kur nxënësit ishin dëbuar nga forcat serbe, nuk kishte funksionuar më. /A.K/

Continue Reading

Lajmet

3 milionë euro për efiçiencë të energjisë, mbi 1,400 qytetarë do të përfitojnë

Published

on

Rreth 3 milionë euro do të investohen në masa të efiçiencës së energjisë, projekt nga i cili pritet të përfitojnë mbi 1,400 qytetarë në Kosovë.

Deri më tani, në kuadër të këtij projekti janë rinovuar 51 shtëpi të familjeve të cenueshme, me një investim prej rreth 610 mijë eurosh. Në mesin e përfituesve është edhe familja Dragidella në Prishtinë.

Para renovimit, kjo familje konsumonte mbi 85 MWh energji në vit, ndërsa pas përfundimit të punimeve pritet të kursejë rreth 74 për qind të energjisë.

Deri në fund të këtij viti, pritet të përkrahen 192 familje përmes renovimit të shtëpive të tyre, ndërsa deri në vitin 2028 numri i familjeve përfituese pritet të arrijë në 280, në të gjithë Kosovën.

Përfituese do të jenë familjet që marrin asistencë sociale, me përparësi të veçantë për familjet me pensionistë, personat me aftësi të kufizuara dhe prindërit vetushqyes.

Projekti po realizohet me mbështetjen e Qeverisë së Danimarkës, UNDP-së, Ministrisë së Ekonomisë dhe Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara