Lajmet

​Begaj kërkon njohjen e shtetit të Kosovës nga Vatikani

Kjo do të shërbente si një mbështetje shumë e madhe për shtetin më të ri në Evropë.

Published

on

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, priti sot Sekretarin e Selisë së Shenjtë për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare, Arqipeshkvin Paul Richard Gallagher.

Duke evidentuar marrëdhëniet e shkëlqyera ndërshtetërore midis Shqipërisë dhe Shtetit të Vatikanit, por edhe ato shpirtërore midis komunitetit katolik shqiptar dhe Selisë së Shenjtë, presidenti Begaj përshëndeti vizitën Gallagher në Shqipëri dhe e konsideroi atë një konfirmim të këtyre marrëdhënieve.

Presidenti Begaj u ndal në mënyrë të veçantë në rolin dhe kontributin e jashtëzakonshëm që ka luajtur dhe luan Selia e Shenjtë për paqen dhe stabilitetin e rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Në këtë kontekst, Begaj ritheksoi kërkesën për njohjen nga ana e Shtetit të Vatikanit të Shtetit të Kosovës, njohje që do të shërbente si një mbështetje shumë e madhe për shtetin më të ri në Evropë.

Ai nënvizoi nevojën e shtimit të mbështetjes nga të gjithë aktorët e rëndësishëm, për Kosovën dhe qytetarët e saj, si dhe të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë të lehtësuar nga Bashkimi Evropian dhe mbështetur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas një komunikate të Presidencës së Shqipërisë, të dy bashkëbiseduesit u ndalën dhe tek ndikimi në rajonin e Ballkanit Perëndimor i agresionit ushtarak rus në Ukrainë dhe ndërgjegjësimin për rëndësinë që ky rajon ka për stabilitetin e kontinentit Evropian, por jo vetëm.

Lajmet

Sulm ndaj zyrtarëve policorë në Rahovec, një person dërgohet në mbajtje

Published

on

Në Rahovec është arrestuar një person pasi dyshohet se, së bashku me familjarët e tij, ka sulmuar fizikisht zyrtarët policorë gjatë një intervenimi.

Sipas Policisë, të dyshuarit nuk i kanë respektuar urdhrat e zyrtarëve policorë dhe më pas kanë ndërmarrë sulm fizik ndaj tyre.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti po hetohet./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Inspektim në 65 auto-parkingje në Prishtinë, evidentohen shkelje tatimore

Published

on

Njësitë policore të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, në bashkëpunim me Administratën Tatimore të Kosovës dhe Prokurorinë e Shtetit, kanë realizuar një aksion inspektimi në 65 auto-parkingje në rajonin e Prishtinës.

Gjatë kontrolleve janë evidentuar shkelje të ndryshme, të cilat do të trajtohen nga institucionet përkatëse në përputhje me kompetencat ligjore.

Aksioni është zhvilluar në kuadër të luftimit të shmangies nga tatimi dhe respektimit të obligimeve ligjore nga bizneset./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person në Lipjan për ngacmim seksual

Published

on

Në Lipjan është arrestuar një person pasi dyshohet se në vazhdimësi ka ngacmuar një grua.

Sipas Policisë, rasti është raportuar më 29 korrik 2026, ndërsa pas konsultimit me prokurorin dhe inicimit të rastit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti po hetohet./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet i dyshuari për dhunim në Mitrovicën e Veriut

Published

on

Në Mitrovicën e Veriut është arrestuar një person pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një viktimë të mitur.

Sipas Policisë, rasti është raportuar më 28 korrik 2026, ndërsa në konsultim me prokurorin viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor.

I dyshuari, pas inicimit të rastit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti po hetohet./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara