Lajmet

Hoti: Vendimet e mia s’i konteston askush

Published

on

Parulla për fushatë dhe pa asnjë përmbajtje i quajti kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti deklaratat e kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit, i cili ka thënë se do t’i shfuqizojnë vendimet e Qeverisë aktuale sapo të vijnë në krye të ekzekutivit.

Hoti pas vizitës që pati tek “Bardha Akademi”, tha se vendimet e tij janë të janë të pakontestueshme.

“Vendimet që i kam marrë unë s’ka kush që i konteston. Ato janë vendime të rëndësisë shtetërore, imagjino nëse do të konstatohet marrëveshja e Washingtonit ose vendimet që i kam marrë për të vendosur rend dhe ligj. Të gjitha këto janë parulla për fushatë pa asnjë përmbajtje”, shtoi ai.

Sipas tij, Kurti nuk do të mund të vijë në pushtet asnjëherë, e as të rishikojë vendimet.

“E para është veç fiksim i tij, nuk ka m’i ardhë shansi asnjëherë atij për të marrë pushtetin. Ne njëherë ja kemi dhënë pushtetin për 52 ditë dhe dy herë e ka shkelë Kushtetutën. Më nuk do t’ia japin qytetarët mundësinë për të ardhur në pushtet”, tha Hoti.

Lajmet

Kurti prezanton 8 shërbime të reja digjitale në e-Kosova: Mbi 230 në total

Published

on

By

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar për tetë shërbime të reja digjitale të rëndësishme në e-Kosova, që sipas tij e rritin numrin e shërbimeve elektronike në mbi 230 sosh.

E-Kosova që tanimë është e qasshme edhe si aplikacion mobil për iOS dhe Android, ka më shumë se 1 milion përdorues të regjistruar. Më shumë shërbime, më pranë qytetarëve”, tha Kurti në rrjetin social Facebook.

Sipas njoftimit të platformës E-Kosova, në bashkëpunim me Agjencinë e Regjistrit Civil janë lansuan tetë shërbime të reja në kuadër të kategorisë “Gjendja Civile”: Certifikata e vendbanimit, Cerifikata e shtetësisë, Certifikata mbi statusin martesor, Certifikata e bashkësisë familjare, Certifikata e vendbanimit për anëtarë të familjes, 6.Certifikata e shtetësisë për anëtarë të familjes, Certifikata mbi statusin martesor për anëtarë të familjes, Certifikata e bashkësisë familjare për anëtarë të familjes.

Continue Reading

Lajmet

Vazhdon për të tetën herë tentimi për konstituimin e Kuvendit

Published

on

By

Deputetët e zgjedhur do të mblidhen sot në vazhdimin e tetë të seancës për konstituimin e legjislativit të dalë nga zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

Vazhdimi i seancës nis në orën 10:00 dhe është caktuar nga kryesuesi Avni Dehari.

Rregullorja e Kuvendit të Kosovës parasheh që çdo ndërprerje e seancës konstituive nuk mund të zgjasë më shumë se 48 orë.

Në pesë tentime, Lëvizja Vetëvendosje dështoi të sigurojë votat për zgjedhjen e Albulena Haxhiut kryetare të re të Kuvendit.

Kuvendi konsiderohet i konstituuar vetëm pasi të jenë emëruar kryetari dhe nënkryetarët, për t’i hapur rrugë formimit të Qeverisë së re, për të cilën Albin Kurti nuk i ka votat e nevojshme.

PDK dhe AAK kanë thënë se partia e parë fituese duhet ta propozojë një kandidat tjetër të pranueshëm për kryetar Kuvendi, derisa LDK ka paralajmëruar se nuk do ta votojë asnjë kandidat të LVV-së për kryeparlamentar.

Partitë politike nuk kanë përjashtuar shkuarjen në zgjedhje të reja, por për një gjë të tillë, së pari, duhet të bëhet konstituimi i legjislaturës së nëntë, pas së cilës ajo do të shpërbëhej dhe presidentja e Kosovës do të caktonte datën për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

 

Continue Reading

Lajmet

Rriteni vetëbesimin përmes këtyre teknikave

Published

on

Disa prej përvojave trauamtike të fëmijërisë, siç janë neglizhenca, abuzimi fizik e emocional, apo edhe ndarja nga prindërit mund të rezultojë në vetëbesim të ulët

Te personat e rritur, vetëbesimi mund të ulet si pasojë e ndonjë sëmundje, humbja e punës, divorci, etj. Mungesa e saj i bën njerëzit ta shohin botën në mënyrë më ndryshe.

Për këta persona, bota bëhet vend më “armiqësor” dhe ata e shohin veten si viktima. Kështu, ata dështojnë ta shprehin vetveten dhe nuk i shfrytëzojnë mundësitë të cilat iu ofrohen në jetë.

Nëse jeni në mesin e këtyre personave që kanë vetëbesim të ulët, atëherë më poshtë ju sjellim disa mënyra si mund ta rritni vetëbesimin.

Largohuni nga negativiteti

Duhet t’ia rikujtoni vetes pavarësisht çfarë probleme keni, keni shumë dhurata. Jeni unik e nuk ka ndonjë njeri tjetër në botë si ju. Duhet ta konsideroni veten të vlefshëm, pastaj t’i identifikoni të gjitha mendimet negative dhe t’i sfidoni ato.

Kushtoni vëmendje pamjes tuaj

Kur është fjala për vetëbesimin, pamja luan rol të rëndësishëm. Mënyra si qëndroni, buzëqeshja, kontakti me sy e mënyra si flisni janë elemente që ndihmojnë të paraqiteni si person me vetëbesim. Një kontakt i qëndrueshëm me sy, ngrehja e shpatullave, buzëqeshja e veshja e mirë janë bonus për pamjen.

Qëndroni të përgatitur

Ndonjëherë vetëbesimi mund të ulet kur përjetoni ngjarje të papritura, siç mund të jetë humbja e punës. Ju duhet të përgatiteni për gjërat e pacaktuara dhe të mësoni çdo gjë në fushën tuaj. Kur jeni gjithmonë të përgatitur dhe keni sasi adekuate të njohurive, atëherë niveli juaj i vetëbesimit rritet.

Asnjëherë mos u dorëzoni

Dështimet janë pjesë e jetës – krejt çfarë duhet të bëni është të mos hiqni dorë. Rikujtojani vetes se ka zgjidhje për çdo problem.

Continue Reading

Lajmet

Përmes muralit “7 të rënët” kërkohet të jetë prioritet shëndeti dhe siguria në punë

Published

on

By

Në Ditën Ndërkombëtare të Sigurisë dhe Shëndetit në Punë në Prishtinë afër hapësirave të stacionit të trenit është shpalosur murali “7 të rënët”. Ky mural është përpjekje për të nderuar shtatë punëtorët e rënë në vendin e punës vitin e kaluar, dhe për të ngritur vetëdijen për rëndësinë  e kushteve të sigurta dhe të shëndetshme në punë.

Murali është realizuar në kuadër të projektit “përtej punësimit” nga Qendra për Politika dhe Avokim (QPA) dhe mbështetur nga Ambasada e Suedisë në Kosovë dhe Frederich Elbert Stiftung.

Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund tha se ky mural është rikujtim për institucionet, punëdhënësit dhe punëtorët se shëndeti në punë është prioritet. Ai tha se edhe shteti suedez ka dhënë kontributin e tij për sigurinë në punë në Kosovë.

Drejtori i Qendrës për Politika dhe Avokim (QPA), Milaim Morina tha se referuar shifrave të këtij fillim viti gjendja është shqetësuese.

Sipas tij vetëm në tre muajt e parë të vitit 2025 në vendin e punës kanë vdekur 3 punëtorë, ndërsa janë lënduar afër 90.

Menaxheri i programit në Frederich Elbert Stiftung, Egzon Osmani theksoi se ky mural është thirrje për reagim dhe ofrim të sigurisë në vendin e punës.

Dita Botërore për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë mbahet çdo vit më 28 prill.

Kjo ditë u iniciua për të promovuar dhe diskutuar rëndësinë e të pasurit një mjedis pune të sigurt dhe të shëndetshëm. Të dhënat tregojnë se vdekjet që kanë ndodhur si pasojë e aksidenteve në punë janë 19% globalisht.

Continue Reading

Të kërkuara