Lajmet

Hoti tregon temat që do të diskutohen në takimin me partnerët e koalicionit

Publikuar

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka dhënë detaje rreth dy takimeve që ai do të ketë nesër.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka bërë të ditur se nesër do të takohet me kryetarët e Komunave të Kosovës dhe liderët e partive që janë pjesë e koalicionit qeverisës.

Postimi:

Në orën 11, bashkë me ministrat përkatës, takohem me të gjithë Kryetarët e Komunave për t’u dakorduar me ta për mbështetjen financiare të Qeverisë ndaj komunave për menaxhimin e pandemisë, përgatitjet për fillimin e mësimit dhe analizimin e efektit të masave mbrojtëse ndaj COVID-19.

Ndërkaq, në orën 15 takohem me z.Mustafa, z.Haradinaj dhe z.Limaj për t’i informuar për zhvillimet e deritashme në procesin e dialogut dhe pritjet për takimin e Uashingtonit, si dhe për çështje të tjera në funksion të realizimit të programit qeverisës të dakorduar me të gjithë partnerët e koalicion./Ksp

Lajmet

​Hoti: Raporti i Bankës Botërore demanton propagandën e VV-së

Publikuar

nga

Ish-kryeministri i Kosovës nga radhët e Lëvizjes Demokratike të Kosovës (LDK) Avdullah Hoti ka përmendur raportin e Bankës Botërore, i cili sipas tij demanton Lëvizjen Vetëvendosje në pushtet për zhvillim ekonomik në vend. Ai në një postim në Facebook ka përmendur disa raste nga raporti që demantojnë të dhënat e Qeverisë Kurti.

“Popullsia në moshë punë është zvogëluar për shkak të migrimit. Rritja e mëtejmë e migrimit do të zvogëlojë më tutje ofertën e punës dhe do të rrisë kostot e punës për biznese. Ndërkaq pushteti thotë se më shumë njerëz po kthehen në Kosovë se që po largohen. Produkti i Brendshëm Bruto i Kosovës u rrit me 3.1 për qind në 2023 si rezultat i rënies së çmimit të mallrave në tregjet ndërkombëtare, dërgesave nga diaspora dhe rritjes së kreditimit nga banka. Pra, qeveria nuk ka kontribut në këtë rritje që sido që të jetë është shumë e ulët për të siguruar konvergjencë në zhvillim e të ardhura mes Kosovës dhe mesatares së BE-së. Më shumë se gjysma e investimeve të jashtme janë në ndërtimtari. Kjo nuk kontribuon në rritjen e bazës prodhuese në vend. Rritja e statistikave zyrtare të punësimit ka qenë kryesisht rezultat i uljes së informalitetit, e jo i krijimit të vendeve të reja të punës. Ka edhe shumë çështje të tjera, për të cilat do të flas në ditët në vijim”, thuhet në njoftim.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​UNICEF raporton rritje të numrit të fëmijëve të vrarë në Ukrainë

Publikuar

nga

Sipas Fondit Ndërkombëtar të Emergjencave të Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF), numri i konfirmuar i fëmijëve të vrarë si pasojë e sulmeve në të gjithë Ukrainën është rritur me pothuajse 40% këtë vit krahasuar me vitin e kaluar. Kështu thuhet në një komunikatë për shtyp të publikuar në faqen e UNICEF-it, përcjell Ukrinform.

Sipas të dhënave të verifikuara nga OKB, sulmet midis 1 janarit dhe 31 marsit 2024 rezultuan në vdekjen e 25 fëmijëve. Më i vogli ishte vetëm dy muajsh. Nëntë fëmijë thuhet se u vranë në sulme gjatë tre javëve të para të prillit.

Qe nga përshkallëzimi i luftës në vitin 2022, të paktën 600 fëmijë janë vrarë në sulme, sipas të dhënave zyrtare të OKB-së. Më shumë se 1350 fëmijë janë lënduar. Numri i saktë i fëmijëve të vrarë dhe të plagosur ka të ngjarë të jetë shumë më i lartë.

Përveç kësaj, infrastruktura në të cilën mbështeten fëmijët gjithashtu vazhdon të sulmohet. Mijëra shtëpi, 36 objekte shëndetësore dhe 140 objekte arsimore u dëmtuan ose u shkatërruan në tre muajt e parë të vitit. Sulmet që prekin furnizimin me energji elektrike dhe burimet e ujit kanë ndërprerë më tej shërbimet kritike, duke vënë në rrezik jetën dhe mirëqenien e fëmijëve, tha UNICEF.

“Dy vjet luftë të paraprirë nga dy vjet të COVID-19 ka bërë që qasja e fëmijëve në shkollë të jetë ndërprerë për më shumë se katër vjet – vite të barasvlefshme me arsimin fillor. Pothuajse gjysma e fëmijëve të regjistruar në shkollë në Ukrainë po humbasin shkollimin personal, me pothuajse një milion fëmijë në të gjithë vendin që nuk mund të kenë qasje fare në ndonjë mësim personal për shkak të pasigurisë”, thuhet në dokument.

Sipas njoftimit për shtyp, UNICEF-i po punon në të gjithë Ukrainën për të ruajtur mundësitë e të mësuarit për fëmijët përmes rehabilitimit të shkollave dhe strehimoreve, sigurimit të seteve të mësimit në shtëpi dhe mbështetjes së të mësuarit në internet. UNICEF po ofron gjithashtu mbështetje për shëndetin mendor dhe psikosocial.

Së bashku me partnerët, UNICEF-i po rindërton infrastrukturën kritike të ujit dhe shëndetësisë të shkatërruar ose dëmtuar nga sulmet.

Theksohet se aktualisht, UNICEF-i kërkon 250 milionë dollarë shtesë për të siguruar mbështetje kritike për fëmijët dhe familjet brenda Ukrainës, duke përfshirë zonat e vijës së parë, për programet humanitare dhe të rimëkëmbjes në vitin 2024.

Fondi Ndërkombëtar i Emergjencave të Kombeve të Bashkuara për Fëmijët u dorëzoi rreth 39 mijë laptopë nxënësve në tetë rajone të Ukrainës në prill 2024.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Nis çaktivizimi i një bombe të pashpërthyer që nga Lufta e Dytë Botërore në Gjermani

Publikuar

nga

Një bombë e pashpërthyer e Luftës së Dytë Botërore do të çaktivizohet të premten pasi u gjet afër stadiumit të njohur të klubit të futbollit të Bundesligës Mainz 05.

Në një deklaratë nga qyteti i Mainzit thuhet se bomba amerikane prej 500 kilogramësh u identifikua gjatë disa punimeve.

Nuk dihet se sa kohë do të duhet për çaktivizimin dhe asgjësimin e bombës, megjithatë diku 3 mijë e 500 njerëz do të evakuohen. Çaktivizimi i saj ka filluar mesditën e së premtes me kohë lokale.

Në Gjermani është e zakonshme gjetja e municioneve të pashpërthyera të Luftës së Dytë Botërore. Kompanitë shpesh punësojnë ekipe private të asgjësimit të bombave për të kontrolluar nëse vendet janë të sigurta kur planifikohen ndërtimet./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Universiteti i Kalifornisë Jugore ka anuluar ceremoninë e diplomimit, shkaku i protestave propalestineze

Lufta e fundit në Gaza ka rritur tensionet në kampuset e kolegjeve amerikane.

Publikuar

nga

Universiteti i Kalifornisë Jugore, ka anuluar ceremoninë kryesore të diplomimit këtët vit, për shkak të masave mbrojtëse si pasojë e protestave kundër luftës në Gazë mes Izraelit dhe Hamasit, kjo e fundit e shpallur organizatë terroriste në SHBA dhe BE.

Universiteti më tutje njoftoi se: “Ne nuk do të jemi në gjendje ta organizojmë ceremoninë kryesore që tradicionalisht i sjell së bashku 65.000 studentë, familje dhe miq në kampusin tonë në të njëjtën kohë”.

Lufta e fundit në Gaza ka rritur tensionet në kampuset e kolegjeve amerikane dhe gjithashtu ka nxitur studentët të ngrenë kampe protestuese nëpër kampuset e universiteteve.

Gjithashtu qindra portestues janë arrestuar, përfshirë më shumë se 90 në këtë universitet.

Lufta e fundit mes Izraelit në Gazë kundër Hamasit nisi më 7 tetor, ku janë vrarë më shumë se 34.000 palestinezë, prej të cilëve dy e treta fëmijë dhe gra./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara