Lajmet

Hoti thotë se do të faktojnë gjendjen socio-ekonomike të shqiptarëve në Luginë

Published

on

Ani pse shkurti do të jetë muaji i zgjedhjeve, kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka deklaruar sot se në muajin e dytë të këtij viti do të fillojnë studimin e gjendjes ekonomike të shqiptarëve të Luginë.

Në një konference për media së bashku me përfaqësuesit e Luginës së Preshevës, në mesin e planeve që synojnë të realizojnë për këtë vit, Hoti tha të jetë edhe dërgimi i librave për bibliotekat në Luginë.

I pyetur nëse do të përdorë Kosova masa të reciprocitetit nëse Serbia ndalon librat nga Kosova Hoti u shpreh se çdo masë mund të jetë reciproke.

“Çdo masë që Serbia e drejton kah ne, ne kemi të drejtë dhe do ta drejtojmë kah Serbia. Po unë besoj që me përfshirjen e partnerëve ndërkombëtarë që kemi arritur në këtë proces, nuk do të kemi nevojë të shkojmë në këto ekstreme por besoj që çdo ditë po bëjmë progres drejt marrëveshjes përfundimtare”, tha Hoti.

E të gjeturat e studimit për gjendjen socio-ekonomike në Luginën e Preshevës, Hoti tha se do t’i përdorin për fillimin e një aktiviteti sensibilizues dhe lobues tek partnerët ndërkombëtarë për gjendjen faktike të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

“Në shkurt do të fillojmë me përgatitjen e një studimi të veçantë, nga ekspertë, lidhur me gjendjen sociale dhe ekonomike të shqiptarëve në Luginë të Preshevës, i cili studim do të nxjerrë në pah gjendjen në të cilën jetojnë shqiptarët në Luginë, krahasuar me komunat tjera në Serbi, për të faktuar gjendjen në arsim, në shëndetësi, në punësim dhe në çdo shërbim social që kanë shqiptarët në Luginën e Preshevës, dhe bazuar në këtë dokument, ne do të fillojmë një aktivitet të fuqishëm sensibilizues dhe lobues, i cili nuk ka munguar edhe tash, por i bazuar në këtë studim, në veçanti ky lloj lobimi tek partnerët tanë në Uashington dhe në disa qendra të BE-së”, tha ai.

Kryeministri në detyrë ka përjashtuar mundësinë që takimi i sotëm me përfaqësuesit e Luginës të ketë konotacione fushate.

“Ky është një aktivitet i Qeverisë. Ju e dini se është marrë një vendim para disa muajve për të themeluar Zyrën e Luginës së Preshevës brenda Zyrës së Kryeministrit. Qeveria është në detyrë, por aktivitetet e saj vazhdojnë dhe është obligim që në fillim të vitit të bëhet një program pune i aktiviteteve që duhet të kryejë kjo zyrë. Ky nuk është aktivitet partiak për ta mbajtur në zyrat e LDK-së, por është aktivitet i Qeverisë të Kosovës”, tha Hoti.

E kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa tha se me Zyrën e ofrimit të Asistencës për qytetarët e Luginës së Shpresës, po jetësohet kërkesa e kahmotshme e Luginës.

“Me këtë program po mundohemi që bashkërisht t’i japim zgjidhje sfidave edhe të reja, edhe të vjetra, që po përballen shqiptarët e Luginës së Preshevës. Falënderoj kryeministrin dhe stafin e tij që ka marrë këtë vendim të veçantë për qytetarët e Luginës së Preshevës dhe presim që shumë shpejt kjo zyrë të marrë përgjegjësinë e saj dhe të bëjë punën e saj sipas programit të punës”, tha ai.

Vendi

PDK kërkon seancë urgjente të Kuvendit sot për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale

Published

on

By

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka kërkuar që sot, më 3 tetor, të mbahet seancë e Kuvendit të Kosovës për të votuar në dy lexime ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka deklaruar se vendimi i Qeverisë për të përcjellë në Kuvend plotësim-ndryshimin e këtij ligji është një hap i rëndësishëm dhe se procedurat parlamentare duhet të nisin pa vonesë.

“Ligji duhet të trajtohet dhe të votohet në të dy leximet. Prandaj, procedura duhet të nisë SOT në seancën e Kuvendit, duke pasur parasysh afatin prej 72 orësh ndërmjet dy leximeve“, ka thënë Musliu.

Ajo ka theksuar se Kosovës i nevojitet edhe një strategji e koordinuar juridike e diplomatike me ekspertë vendorë e ndërkombëtarë për procesin e apelimit të vendimit të 16 shtatorit dhe mbrojtjen e luftës së UÇK-së. Sipas saj, çështja është mbi kalkulimet politike dhe përfaqëson interes shtetëror, posaçërisht para se vendi të shkojë në zgjedhje./E.A/

Continue Reading

lajme

Qeveria miraton ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Published

on

By

Qeveria e Kosovës ka konstatuar se nuk ka asnjë shkelje apo pengesë ligjore në nismën legjislative të ndërmarrë nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Përmes një mbledhjeje elektronike të mbajtur të premten në mbrëmje, Ekzekutivi ka miratuar vendimin me të cilin i ka përcjellë Kuvendit të Kosovës vlerësimin dhe përgjigjet e nevojshme zyrtare lidhur me këtë nismë.

Sipas njoftimit zyrtar, përgjigja e Qeverisë përfshin opinionin ligjor të përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së , vlerësimin e ndikimit buxhetor, si dhe opinionin ligjor mbi përmbajtjen e projektligjit.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar vendimin me të cilin i përgjigjet kërkesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës për Nismën legjislative për ‘Projektligjin Nr. 11/L-001 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializua”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Me këtë vendim, procedura i kalon tashmë Kuvendit të Kosovës për shqyrtim dhe procedim tëmëtejshëm ligjvënës. /E.A/

Continue Reading

lajme

Shkarkohet Blerim Isufaj nga posti i Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale

Published

on

By

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, është shkarkuar të premten nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), ka mësuar KOHA.

Gjatë ditës ishte bërë e ditur se KPK-ja do të mblidhej në një takim të jashtëzakonshëm, ku në rend dite ishte diskutimi për performancën e Isufajt.

Isufaj ishte zgjedhur për herë të parë në krye të Prokurorisë Speciale në vitin 2019, ndërsa ishte rizgjedhur në këtë pozitë në vitin 2023.

Gjatë mandatit të tij, Isufaj ka qenë një prej figurave më të kritikuara në sistemin prokurorial nga Lëvizja Vetëvendosje. Ai ishte votuar edhe nga Këshilli Prokurorial për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, por procesi kishte mbetur pezull dhe nuk ishte dekretuar nga ish-presidentja Vjosa Osmani.

Kryeministri Albin Kurti kishte deklaruar më herët se në sistemin prokurorial “shumica e problemeve kanë emër të përveçëm”, duke iu referuar Isufajt.

Më 2 shtator, Isufaj pati një përplasje me disa anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës. Përplasjet u zhvilluan gjatë shqyrtimit të raportit të punës së Prokurorisë Speciale për vitin 2025, i cili më pas u rrëzua nga KPK-ja.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Nis takimi mes Kurtit dhe Hamzës

Published

on

By

Ka nisur takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza.

Në takim pritet të diskutohen çështja e zgjedhjes së presidentit të ri dhe ndryshimet e mundshme në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Hamza është parë duke hyrë në objektin e Qeverisë i shoqëruar nga deputeti i PDK-së, Rrahman Rama.

Kuvendi i Kosovës ka afat deri më 6 tetor për zgjedhjen e presidentit të ri. Nëse presidenti nuk zgjidhet brenda këtij afati, vendi shkon në zgjedhje të reja.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara