Lajmet

Hoti: Shtatori do të jetë muaj i vështirë për t’u përballur me koronavirusin

Published

on

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka folur rreth paralajmërimeve të Serbisë për të hapur një laborator për testet PCR në veri.Ai në emisionin DebatPlus të TV Dukagjinit ka thënë se menaxhimi i pandemisë nuk mund të bëhet nga shtetet veç e veç, por duhen aktivitete të përbashkëta sikurse po bënë BE-ja.

“Serbia e ka shfrytëzuar donacionin e saj të testeve për Kosovën si simbolikë për fushatën e saj. Kjo është për keqardhje dhe ne do të kemi edhe komunikim ndërkombëtar”, është shprehur ai.Hoti gjithashtu tha se shtatori do të jetë muaj i vështirë për t’u përballur me koronavirusin, pasi pritet hapja e shkollave për nxënësit.

“Ne duhet t’i shfrytëzojmë të gjitha resurset që t’i dalim në ballës luftës me COVID-19”, tha ai.

Continue Reading

Vendi

Finalizohet segmenti 9.6 km i rrugës Prishtinë-Mitrovicë

Published

on

By

Kryeministri Albin Kurti, dhe ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, përuruan sot në Vushtrri segmentin e përfunduar të rrugës nacionale N2 Prishtinë-Mitrovicë, një projekt me vlerë prej 25 milionë eurosh.

Gjatë kësaj ceremonie, kryeministri Kurti kujtoi se zgjerimi i kësaj rruge në katër korsi kishte nisur që në vitin e largët 2009, por nuk u përfundua asnjëherë sepse, sipas tij, projekti ishte nisur mbrapshtë.

Ai theksoi se brenda afatit dyvjeçar është arritur të përfundohet segmenti me gjatësi prej 9.6 kilometrash, i cili është realizuar falë bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të Kosovës, Fondit Saudit për Zhvillim dhe Fondit të OPEC-ut për Zhvillim Ndërkombëtar.

“Mos të harrojmë ky projekt ka nisur në vitin e largët 2009 dhe nuk u përfundua asnjëherë për shkak se u nis mbrapshtë. Ky investim prej 25 milionë euro, me gjatësi 9.6 kilometra, është realizuar në bashkëpunim ndërmjet institucioneve tona, Fondit Saudit për Zhvillim si dhe Fondin e OPEC-ut për Zhvillim Ndërkombëtar, për çfarë i falënderoj për mbështetjen dhe kontributin e tyre të çmuar”, tha kryeministri.

Projekti modern përfshin një rrugë anashkaluse prej 4.4 kilometrash që kalon nëpër shtatë fshatra, si dhe 8 nënkalime, 3 mbikalime dhe një urë, duke rritur sigurinë dhe duke lehtësuar qarkullimin për banorët e Prishtinës, Vushtrrisë dhe Mitrovicës.

Nga ana e tij, ministri Dimal Basha falënderoi qytetarët për durimin dhe donatorët për mbështetjen, duke vënë në dukje se kjo rrugë moderne lidh rajonin verior me pjesën tjetër të vendit në mënyrë efikase.

Megjithatë, sfidë mbetet segmenti i fundit nga Smrekonica në Mitrovicë. Kryeministri Kurti bëri të ditur se Qeveria ka marrë vendimin për procedimin e Marrëveshjes së Kredisë me Fondin Saudit për rrugën me shpejtësi të lartë, andaj bëri thirrje që Kuvendi i Kosovës të zhbllokohet sa më parë për të ratifikuar këtë marrëveshje, në mënyrë që punimet në pjesën e mbetur të nisin pa vonesa.

Continue Reading

lajme

Aksident me fatalitet në Prizren: Vetura godet këmbësorin në vendkalim

Published

on

By

Një këmbësor ka vdekur pasi u godit nga një automjet mbrëmjen e së mërkurës në Prizren. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur rreth orës 18:40, ku i dyshuari burrë duke drejtuar automjetin dyshohet se nga pakujdesia në vendkalimin për këmbësor ka goditur këmbësorin.

Viktima është dërguar në spitalin e Prizrenit, sipas policisë, “vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor pasi ka arritur në spital”.

Lidhur me rastin, janë ndërmarrë masat e menjëhershme ligjore.

Sipas raportit “Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”. Rasti po trajtohet nga njësitet kompetente brenda procedurave hetimore.

 

Continue Reading

Vendi

Vdekje e dyshimtë në Prizren, Policia nis hetimet

Published

on

By

Një person është gjetur pa shenja jete gjatë ditës së djeshme në shtëpinë e tij në Prizren, sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Rastin në polici e ka raportuar një dëshmitar, i cili e ka gjetur viktimën e burrë në banesën e tij.

Menjëherë pas marrjes së informatës, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor, ku ky i fundit ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërkohë që rasti po trajtohet si “hetim i vdekjes” deri në zbardhjen e plotë të rrethanave.

Continue Reading

Lajmet

REL: Kosova dhe Shqipëria cilësohen si vende “pjesërisht të lira” nga Freedom House

Published

on

By

Kosova dhe Shqipëria janë cilësuar si vende “pjesërisht të lira” në raportin më të fundit vjetor të organizatës Freedom House me seli në Uashington.

Megjithatë, Kosova ka shënuar një përmirësim të vogël në Raportin e vitit 2026 për Lirinë në Botë, duke u vlerësuar me 61 pikë nga 100, një më shumë se një vit më parë.

Në raportin e publikuar më 19 mars thuhet se në Kosovë “gjykatat kanë nxjerrë vendime që dëshmojnë pavarësinë e tyre, megjithëse janë përballur me trysni të madhe politike”.

Sipas raportit, kriza politike dhe institucionale që goditi Kosovën gjatë vitit të kaluar, kur vendi u qeveris pothuajse tërë kohën nga një qeveri në detyrë, ka ndikuar në përparimin e vendit në gjyqësor.

“Në Kosovë, për shembull, ligjvënësit e sapozgjedhur nuk arritën të formonin një qeveri për pjesën më të madhe të vitit, ndërsa qeveria në detyrë thuhet se e tejkaloi mandatin e saj teknik, duke rezultuar në zgjedhje të parakohshme; kjo bllokadë i zbehu përparimet e vendit në pavarësinë gjyqësore dhe sigurinë fizike”, thuhet në raport.

Në raportin paraprak, kur Kosova kishte 60 pikë, vendi vlerësohej se kishte shumë institucione publike të minuara nga korrupsioni, se gazetarët përballeshin me frikësim dhe se sundimi i ligjit pengohej nga ndërhyrjet dhe mosfunksionimi në sistemin gjyqësor.

Si renditen vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor?

Nga vendet e rajonit, Serbia qëndron më së keqi, pasi vlerësohet me 53 pikë, ndërsa Bosnja e Hercegovina me 54 pikë.

Shqipëria, ndërkohë, vlerësohet më së larti, me 69 pikë, e ndjekur nga Mali i Zi me 68 pikë dhe Maqedonia e Veriut me 67 pikë.

Edhe Shqipëria shënoi përparim për një pikë, krahasuar me raportin e vitit të kaluar.

Raporti Liria në Botë përfshin vlerësime dhe raporte për vendet mbi të drejtat politike dhe liritë qytetare në 195 vende dhe 13 territore në mbarë botën.

Raporti i këtij viti mbulon zhvillimet nga 1 janari 2025 deri më 31 dhjetor 2025.

Puçet ushtarake, dhuna kundër protestuesve paqësorë dhe përpjekjet për të dobësuar garancitë kushtetuese gjatë vitit 2025, bënë që ky të ishte viti i 20-të radhazi të rënies së lirisë globale, sipas raportit nga Freedom House.

Raporti zbuloi se 54 vende përjetuan përkeqësim të të drejtave politike dhe lirive qytetare, ndërsa vetëm 35 shënuan përmirësime.

Sot, vetëm 21 për qind e popullsisë së botës jeton në vende të vlerësuara si të lira, një rënie nga 46 për qind që ishte para dy dekadash, thuhet në raport.

Guinea-Bissau, Tanzania, Burkina Faso, Madagaskari dhe El Salvadori shënuan rëniet më të mëdha të pikëve brenda një viti, ndërsa Siria, Sri Lanka, Bolivia dhe Gaboni gëzuan përmirësimet më të mëdha.

Tri vende – Bolivia, Fixhi dhe Malaui – u përmirësuan nga statusi “pjesërisht të lira” në “të Lira”, falë zgjedhjeve konkurruese, rritjes së pavarësisë së gjyqësorit dhe forcimit të sundimit të ligjit. /REL/

 

Continue Reading

Të kërkuara