Lajmet

Hoti: Po kërkojmë me ngulm që të rikthehemi brenda vitit në Batajnicë

Published

on

Kryetari i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti pret që këtë vit të rikthehen për gërmime në Batajnicë. Ani pse pala serbe nuk ka dhënë datë se kur mund të fillojnë punimet, ai konsideron që në atë lokacion ka numër i madh i mbetjeve mortore. Kosova i ka dërguar në Serbi rreth 20 kërkesa, siç shton Hoti, për gërmime në territorin e këtij vendi.

Sipas tij, aktualisht janë në vlerësim të terrenit në afërsi të Novi Pazarit. Hoti përsërit kërkesën për qasje të plotë në arkiva të brigadës 37 të ushtrisë jugosllave, teksa shton se i ka dërguar shkresë edhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Brenda këtij viti në territorin e Kosovës janë bërë gërmime në 14 lokacione.

Ekipet tona janë në Matiqan, në lokacionin që e quajmë Matiqan apo në varrezat e Matiqanit në Komunë të Prishtinës. Ky është lokacioni i 14-të që brenda këtij viti ne po gërmojmë, por kur flasim për gërmime nuk flasim gjithmonë për rezultate. Ne e kemi thënë gjithmonë këtë sepse jo shpesh herë neve na krijojnë rezultate gërmimet që i bëjmë në territorin e Kosovës, kjo për shkak të mungesës së informacioneve që i kemi në kuadër të informatave për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur. Puna jonë është që të hulumtojmë, të trajtojmë çdo lloj informacioni apo të gërmojmë aty ku ne e shohim të arsyeshme. Ju e dini që pikërisht në këto varreza në Matiqan, vitin e kaluar kemi arritur të identifikojmë dy persona që kanë qenë në listën e personave të zhdukur. Por, në bazë të informatave tona ne kemi qenë në kërkim të një personi tjetër krahas këtyre dyve që i kemi identifikuar, ky personi tjetër ende mungon. Është një person që është marrë nga Spitali i Prishtinës në kohë të luftës dhe janë zhdukur gjurmët e tij”thotë Hoti.

Hoti shpreson se me presion do të mund të arrijnë gjatë këtij viti të rikthehen për gërmime në Batajnicë.

Diku rreth 20 kërkesa apo 20 raste të ndryshme i ka bërë Kosova Serbisë të përgjithshme për rikthim apo trajtim të lokacioneve të reja në territor të Serbisë. Deri më sot kemi arritur që të marrim një lokacion, pra aktualisht sepse një pjesë e ekipeve janë të ndara, një pjesë e ekipeve janë në vlerësim të terrenit në afërsi të Novi Pazarit. Po insistojmë në vazhdimësi që përveç këtij lokacioni, sepse këtë lokacion Serbia e ka hudh në tavolinë por pa dhënë informacione konkrete të sakta se çka mund të gjejmë apo saktësisht në cilat koordinata mund të jetë kjo varrezë masive. Përveç kësaj ne po kërkojmë me ngulm që të rikthehemi në Batajnicë brenda këtij viti. Janë edhe një grup apo një numër goxha i madh që ne mendojmë mund të ketë mbetur në atë kohë, në vitin 2000 kur janë bërë zhvarrimet atëherë. Nuk e kanë refuzuar palë serbe këtë lokacion për rikthim, por nuk kemi pranuar ende as datë, nuk kemi pranuar as dokument, nuk është caktuar asgjë për rikthim në këtë lokacion, shprehet ai.

Përkundër insistimit dhe kërkesave të shumta dërguar palës serbe, Hoti thekson se Serbia nuk po ofron informacione për personat e zhdukur.

Prapë kemi lokacione të tjera në territorin e Prishtinës dhe pas kësaj do të dalim në bazë të agjendës që e kemi në Drenas. Nuk mund të them saktë numrin e gërmimeve që do të bëjmë këtë vit, sepse varet për shkak të rrethanave të ndryshme por unë besoj që do të kalojë numrin 20, lokacione që ne i trajtojmë dhe gërmojmë brenda këtij viti në territor të Kosovës. Sa i përket territorit të Serbisë besoj që e keni parë disa herë që është diskutuar edhe në media, ne i kemi pasur dy takime me palën serbe brenda këtij viti, me 31 janar dhe me 2 korrik të këtij viti, gjithmonë në kërkim, jo të gjithave sepse nuk i kemi të gjitha informatat por në kërkim të atyre që i dimë. Ato që i dimë janë arkivat që po i kërkojmë në vazhdimësi, ato që ne i dimë janë shkresat që i kam dërguar zotëri Vuçiq vitin e kaluar më 1 qershor, ato që i dimë janë rikthimi në lokacionet që potencialisht na kanë mbetur persona të pa tërhequr prej vendeve si Batajnica, Petrovosello, Peruqas, pastaj edhe te Novi Pazarishton ai.

Kryetari i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti thotë se dhjetë vjet i janë dashur Kosovës për gërmime në dy lokacione të Serbisë.

Dy rastet e kaluara që kanë ndodhur gërmimet, në të dyja ekipet tona kanë mbetur nga pesë vjet. Dhjetë vjet kemi bërë në dy lokacione dhe është dashur pas pesë vitesh me mezi, njëra ka ndodhur përmes imazheve satelitore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës edhe tjetra në formë të ngjashme në mënyrë që të arrihet në lokacionin konkret. Kështu që nuk kemi kohë më për të humbur as pesë vjet, as dhjetë vjet. Ne në të njëjtën kohë po shkojmë për të bërë vlerësimin në terren sepse e kemi obligim por në të njëjtën kohë po bëjmë një lloj presioni edhe të bashkësia ndërkombëtare edhe tek pala serbe, që mos të shkojmë diku dhe të mos kemi asnjë lloj informate konkrete dhe të humbim kohë me vite të tëra por që Serbia të na jep arkivat që i kanëpërfundon ai.

Më 30 gusht shënohet Dita Ndërkombëtare e të Zhdukurve, ku mbi 1600 persona konsiderohen ende të zhdukur nga lufta e fundit në Kosovë.

 

Lajmet

Kuvendi i Kosovës ratifikon katër marrëveshje ndërkombëtare të kredisë

Published

on

By

Në seancën e mbajtur të premten, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar disa projektligje që mundësojnë ratifikimin e marrëveshjeve të kredisë me institucione të rëndësishme ndërkombëtare.

Projektligjet e miratuara, të cilat u përfaqësuan nga Ministria e Financave, përfshijnë:

Zhvillimi i Sektorit Financiar: Marrëveshja me Asociacionin Ndërkombëtar për Zhvillim (IDA) për mbështetjen e projektit të sektorit financiar në vend.

Energjia dhe Klima: Marrëveshja me bankën gjermane KfW për programin e kredisë që synon reformat në sektorin e energjisë dhe mbrojtjen e klimës.

Politika Publike: Marrëveshja me Agjencinë Franceze për Zhvillim (AFD) për programin e kredisë të bazuar në politikat e përgjithshme shtetërore.

Tregtia dhe Transporti: Marrëveshja me Asociacionin Ndërkombëtar për Zhvillim për projektin “Lehtësimi i Tregtisë dhe Transportit në Ballkanin Perëndimor 2.0”.

Këto marrëveshje synojnë të forcojnë infrastrukturën ekonomike dhe të lehtësojnë integrimin rajonal përmes investimeve në sektorë strategjikë për Kosovën.

 

Continue Reading

Lajmet

Miratohet rezoluta për mbrojtjen e të vërtetës së luftës

Published

on

By

Kuvendi i Kosovës ka miratuar me 90 vota pro dhe asnjë kundër- Rezolutën për mbrojtjen e historisë dhe të vërtetës së luftës në Kosovë.

Ky propozim i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) bëri bashkë pozitën dhe opozitën, të cilat votuan unanimisht për të mbrojtur vlerat e luftës çlirimtare dhe për të parandaluar tentativat për rishikimin e historisë.

Përmes këtij votimi, deputetët treguan unanimitet, duke vlerësuar se mbrojtja e sakrificës së popullit dhe e të vërtetës historike është një obligim kombëtar që qëndron mbi dallimet politike.

Continue Reading

Lajmet

Super fundjavë futbolli në Evropë

Published

on

By

Të shtunën në Premier League zhvillohen disa përballje interesante ku Arsenal FC pret AFC Bournemouth në ora 13:30, ndërsa në ora 16:00 luajnë Brentford FC kundër Everton FC dhe Burnley FC ndaj Brighton & Hove Albion, ndërsa në mbrëmje Liverpool FC përballet me Fulham FC në ora 18:30.

Në La Liga, Real Sociedad luan ndaj Deportivo Alavés në ora 14:00, Elche CF pret Valencia CF në ora 16:15, ndërsa derbi i madh mes FC Barcelona dhe RCD Espanyol luhet në ora 18:30, dhe në mbrëmje Sevilla FC përballet me Atlético Madrid.

Në Bundesliga, në orën 15:30 zhvillohen disa duele të forta ku Borussia Dortmund luan ndaj Bayer 04 Leverkusen, RB Leipzig pret Borussia Mönchengladbach, FC Heidenheim përballet me 1. FC Union Berlin dhe VfL Wolfsburg luan ndaj Eintracht Frankfurt, ndërsa në ora 18:30 FC St. Pauli pret Bayern Munich.

Të dielën në Premier League në ora 15:00 zhvillohen tri ndeshje ku Crystal Palace FC pret Newcastle United FC, Nottingham Forest FC luan ndaj Aston Villa FC dhe Sunderland AFC përballet me Tottenham Hotspur FC, ndërsa në ora 17:30 luhet superndeshja mes Chelsea FC dhe Manchester City FC.

Në La Liga, në ora 14:00 CA Osasuna pret Real Betis, në ora 16:15 RCD Mallorca luan ndaj Rayo Vallecano, në ora 18:30 RC Celta de Vigo përballet me Real Oviedo dhe në ora 21:00 Athletic Club luan ndaj Villarreal CF.

Në Bundesliga, në ora 15:30 1. FC Köln përballet me SV Werder Bremen dhe VfB Stuttgart luan ndaj Hamburger SV, ndërsa në ora 19:30 1. FSV Mainz 05 pret SC Freiburg.

Continue Reading

Lajmet

Gjobitja e investitorit për shembjen e rrugës në kryeqytet: Përparim Rama kërkon edhe heqjen e licencave

Published

on

By

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se janë ndërmarrë masa ndëshkimore ndaj përgjegjësve për shkatërrimin e rrugës “Don Shtjefën Kurti”.

Sipas të parit të komunës, investitori ka shpërfillur urdhrin paraprak për mbylljen e gropës në sektorët 4 dhe 5, çka ka çuar në shqiptimin e gjobave të majme.

Për këtë shkelje, kompania investuese është ndëshkuar me 30 mijë euro, ndërsa personi përgjegjës ligjor me 3 mijë euro të tjera. Përveç sanksioneve financiare, Rama ka kërkuar masa edhe ndaj stafit teknik që ka mbikëqyrur punimet.

“Deri më sot nuk janë prezantuar vendimet e inxhinierëve mbikëqyrës, prandaj kërkojmë nga Oda e Inxhinierëve të Republikës së Kosovës, inicimin e procedurave për tërheqjen e licencave të inxhinierëve mbikëqyrës”, ka deklaruar Rama.

Kryetari theksoi se mungesa e raporteve dhe vendimeve nga inxhinierët mbikëqyrës është e papranueshme, duke insistuar që Oda e Inxhinierëve të reagojë menjëherë për të sanksionuar profesionalisht ata që lejuan këtë dëmtim të infrastrukturës publike.

 

Continue Reading

Të kërkuara