Lajmet

Hoti: Nëse ka rritje të rasteve, dy-tri javët e ardhshme do të detyrohemi të marrim masa më ekstreme

Published

on

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në një konferencë për media u shpreh se rreziku është real që për dy-tri javë të kemi gjendjen e njëjtë sikurse shtetet e Evropës.

Hoti deklaroi se nëse situata shkon në këtë trend, do të marrin masa që janë më ekstreme.

“Rreziku është real që ne për dy deri në tri javë të kemi të njëjtën gjendje që po kalojnë shumica e vendeve të BE-së. Në regjion kemi filluar të rrethohemi prej vendeve me numër shumë të lartë të të prekurve, te ne sapo ka filluar të rritet numri. Rreziku është real që pas dy tri javëve nëse shkon me këtë trend ne do të detyrohemi të marrim masa më ekstreme”, deklaroi kryeministri i Kosovës.

Shefi i Qeverisë deklaroi se nëse respektohen masat strikt, do të mund të mirëmbahet kjo situatë./UBTNews

Bota

Turqia do të lejojë partinë pro-kurde të vizitojë liderin e burgosur të PKK-së

Published

on

Turqia ka vendosur të hapë një kapitull të ri në marrëdhëniet e saj me kurdët, duke lejuar Partinë Demokratike të Popullit (HDP), një parti pro-kurde në parlament, të vizitojë Abdullah Oçalan, liderin e burgosur të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK). Vizita e shumëpritur do të zhvillohet në burgun e sigurisë së lartë në ishullin Imrali, një zhvillim historik pas gati një dekade bllokimi.

Sipas gazetës pro-qeveritare Sabah, delegacioni i HDP pritet të shkojë në ishull të enjten ose të premten, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt përpjekjeve për të zgjidhur konfliktin e gjatë 40-vjeçar ndërmjet shtetit turk dhe PKK-së, grup i shpallur si i jashtëligjshëm. Burime të gazetës nuk janë bërë të ditura, por ky vendim është përshëndetur si një hap drejt dialogut.

Vendimi për të lejuar këtë vizitë erdhi pas propozimit të një aleati të ngushtë të presidentit Recep Tayyip Erdoğan. Ky veprim shihet si një përpjekje për të lehtësuar tensionet dhe për të hapur rrugën për paqe në një konflikt që ka marrë mijëra jetë ndër vite.

Ndërkohë, analistët vëzhgojnë me kujdes zhvillimet, duke theksuar se dialogu i tillë mund të sjellë një qasje të re në politikën turke ndaj kurdëve, veçanërisht në një kohë kur çështjet rajonale dhe ndërkombëtare kërkojnë stabilitet të brendshëm. Ky zhvillim vjen në një moment kritik për Turqinë, ndërsa vazhdon të ballafaqohet me sfida politike dhe tensione të brendshme./Reuters/

Continue Reading

Lajmet

Policia harton plan operativ për festat e fundvitit

Published

on

By

Policia e Kosovës me qëllim të ofrimit të një klime sa më të sigurt dhe të qetë, bazuar në detyrat e saj të cilat burojnë nga autorizimet e saj ligjore, ashtu sikurse edhe në të kaluarën përgjatë viteve paraprake, do të sigurohet që të vejë në funksion të gjithë mekanizmat e saj, në mënyrë që në aspektin e rendit dhe sigurisë publike, festat e fundvitit të kalojnë qetë dhe pa incidente.

Sipas njoftimit, me qëllim të menaxhimit të situatës së sigurisë gjatë kësaj periudhe, Policia e Kosovës ka hartuar planin operativ “Fundviti – 2024 dhe fillimi i 2025”, ku përmes këtij plani është paraparë angazhim i personelit shtesë të PK-së, me shtim të prezencës policore në rrugë dhe në ambiente të hapura, në sheshe e lokacione ku ka frekuentim më të madh të qytetarëve dhe kësisoj do të bëhet i mundur parandalimi dhe luftimi i dukurive negative dhe akteve të ndryshme kriminale.

“Policia e Kosovës ka paraparë ndërmarrjen e masave parandaluese me shtim të prezencës policore në gjithë Republikën e Kosovës, përfshirë edhe zonat e ndjeshme, posaçërisht në ato lokacione me popullatë të përzier, përveç kësaj ka paraparë edhe ndërmarrjen e masave ligjore ndaj veprimeve të mundshme kundërligjore dhe luftimin e dukurive negative që mund të shkaktojnë jostabilitet në çfarëdo mase që e rrezikon rendin, qetësinë dhe sigurinë publike.Në kuadër të këtij plani operativ do të ketë shtim të vigjilencës dhe prezencës së njësive të ndryshme policore në rrugë, me qëllim që të mbikëqyret trafiku rrugor në mënyrë që të ndikohet në parandalimin e aksidenteve rrugore si dhe të incidenteve të mundshme në trafik, njëkohësisht apelon që përgjatë frekuentimit të trafikut rrugor të respektohen të gjitha dispozitat ligjore, shenjat e trafikut, t’iu përmbahemi kushteve të rrugës, e në veçanti të mos drejtohen automjetet nën ndikim të alkoolit.Policia e Kosovës apelon tek të gjithë qytetarët, e në veçanti tek prindërit/kujdestarët, që të jenë të vëmendshëm në parandalimin e përdorimit të parregullt të mjeteve piroteknike (mjete plasëse-fishekzjarre) nga fëmijët, me qëllim që të shmanget rreziku që mund të shkaktohet nga këto mjete ngase përdorimi joadekuat i tyre mund të sjellë pasoja të rënda”, thuhet në njoftim.

Policia e Kosovës zotohet se do të ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore përkatëse, kudo që vëren se janë përdorur armë apo mjete tjera të kundërligjshme që rrezikojnë sigurinë e qytetarëve.

Continue Reading

Lajmet

Edhe një aktakuzë për krime lufte

Published

on

By

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë kundër të pandehurit me inicialet G.V, i nacionalitetit serb, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale Krim i luftës kundër popullsisë civile, e sanksionuar me nenin 142 lidhur me nenin 22 të RSFJ-së.

Sipas njoftimit, hetimet kanë vërtetuar se gjatë periudhës kohore të luftës në Kosovë gjatë vitit 1998-1999, i pandehuri ka kryer dhunë seksuale si krim i luftës ndaj një viktime të nacionalitetit shqiptar.

“Në mbështetje të neneve 234 par.2 dhe 303 par. 7 të KPP-së, Prokuroria Speciale i ka propozuar Gjykatës që të mbaj gjykimin në mungesë për shkak se i pandehuri G.V është i paarritshëm për organet e drejtësisë, kurse janë plotësuar kushtet ligjore nga neni 234 i KPP-së, për ngritjen e aktakuzës në mungesë. Kjo çështje penale tashmë i ka kaluar në kompetencë Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë për procedurë të mëtutjeshme”, thuhet në njoftim.

Continue Reading

Lajmet

Qelaj: Avokati i Popullit në Hagë nuk ka shprehur interesim për bashkëpunim

Published

on

By

Avokati i Popullit i Dhomave të Specializuara në Hagë ku po gjykohen ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duhet të jetë i pavarur dhe i pa anshëm, tha të martën Avokati i Popullit në Kosovë, Naim Qelaj.

Qelaj, derisa shprehu shqetësim për proceset në Hagë, tha se ka kontaktuar Avokatin e Popullit atje por sipas tij i njëjti nuk ka shprehur interesim për bashkëpunim.

Ai shtoi se institucioni që ai drejton ka raport shumë të kufizuar me këtë gjykatë.

“Unë kam shprehur shqetësimin tim në hetimet e fundit që i ka zhvilluar kjo gjykatë në raport me ekipet mbrojtëse. Kam konsideruar që çdo hetim i mbrojtjes në një proces gjyqësor, lë mundësinë për ndikim dhe ushtrim ndikimi…Në kuadër të kësaj, kam deklaruar që do të jetë në interesat e institucionit të Avokatit të Popullit që ta monitorojë një ose disa seanca. Por, jo gjithë procesin. Sepse monitorimi ka kosto, kërkon staf profesional, kërkon angazhim shtesë të njerëzve dhe kjo është e pamundur për ne. Përveç kësaj, Avokati i Popullit i Kosovës ka raport shumë të kufizuar në raport me këtë gjykatë dhe kur kemi bërë një analizë të ligjit, aktualisht Avokati i Popullit mund të ketë vetëm një rol dhe ai është roli i mikut të gjykatës në rast se Gjykata Kushtetuese e Dhomave të Specializuara e kërkon një të tillë”, tha Qelaj.

Qelaj tha se Avokati i Popullit atje nuk i plotëson standardet sipas instrumenteve ndërkombëtare që përcaktojnë se ky institucion duhet të jetë i pavarur dhe i pa anshëm.

“Sa i përket Avokatit të Popullit të Dhomave të Specializuara, ka një avokat të caktuar nga gjykata dhe unë kam komunikuar me të njëjtin. Kam parë që nuk ka shprehur interesim për bashkëpunim dhe për më tepër nuk ka ofruar as informata të cilat janë publike ose mund të jenë publike duke u thirrur gjithmonë në konfindencialitet dhe një mbyllje të plotë të atij institucioni në raport me mua si avokat i popullit. Duke pasur parasysh punën që po e bënë ky avokat i popullit ose institucioni atje, unë konsideroj që nuk është në standardin dhe nuk i plotëson standardet sipas instrumenteve ndërkombëtare që përcaktojnë se Avokati i Popullit duhet të jetë i pavarur, i pa anshëm”, theksoi Qelaj.

Ndër të tjera, Qelaj tha se për shkak të mandatit të kufizuar të Avokatit të Popullit nuk mund të bëjnë hetime në rastet e kësaj gjykate.

Continue Reading

Të kërkuara