Lajmet

​Hoti: Kurti ngriti alarmin që ushtria serbe është afër kufirit, vet bën fushatë në Gjermani

Published

on

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka komentuar njoftimin e autoriteteve vendore se gjatë vikendit ushtria serbe ka lëvizur trupat e saj rreth 50 metra afër vijës kufitare me Kosovën. Ai deklaroi se kryeministri Albin Kurti ngriti alarmin, teksa vet bëri fushatë në Gjermani.

Në seancën e jashtëzakonshme ku po diskutohet për çështjen e furnizimit me ushqim për FSK-në, Hoti e ka quajtur absurditet situatën e tillë. Ai përmendi edhe Fondin e Sigurisë për mbledhjen e mjeteve për FSK-në, për çka tha se nuk ka informacione se sa mjete janë mbledhur.

“Në fillim të këtij mandati qeverisës me pompozitet është promovuar Fondi i Sigurisë për mbledhjen e mjeteve për pajisje ushtarake për Ushtrinë e Kosovës. Unë nuk jam i sigurt, as anëtarët e komisionit përkatës parlamentar që mbikëqyrin Forcën e Sigurisë që e dinë sa mjete janë mbledhur në këtë fond edhe sa prej tyre janë shpenzuar dhe sa është pajisur FSK me mjete bazuar në mjetet që janë mbledhur në këtë fond të sigurisë”, deklaroi ai.

Ish-kryeministri, Avdullah Hoti tha se shefi i ekzekutivit ngriti alarmin në vikend për lëvizjen e trupave të ushtrisë serbe, ndërkohë që Albin Kurti ishte duke bërë fushatë në Gjermani.

“Gjatë vikendit ka pasur zhvillime tjera. Ne kemi pasur një informatë të dhënë nga institucionet e Kosovës edhe të promovuar edhe nga kryeministri i vendit për ushtrinë serbe që ka ardhur afër kufirit me Kosovën dhe kryeministri ngriti alarmin. Por, në të njëjtën kohë ai ishte pjesë e fushatës zgjedhore të tij në Gjermani. Tash imagjinoni, e ngrit alarmin për një vend fqinj me tendencë armiqësore ndaj Kosovës që po e afron ushtrinë afër kufirit të Kosovës, vet bën fushatë në Gjermani edhe ushtrinë e ka pa ushqim. Nuk ka më koment tjetër për situatën tragjik-komike që është krijuar në këto ditë në Kosovë”, deklaroi Hoti.

lajme

Nga e kanë origjinën sportet botërore

Published

on

By

Garat sportive pëlqehen gjithandej në botë. Ka sporte që tërheqin audiencë në gjithë botën, të tjera pëlqehen më shumë në rajone të caktuara.

Disa kanë lindur mileniume e shekuj më vonë, të tjera janë më të reja. Por, ku ka garë ka interes. Audiencë miliardëshe, sikur futbolli, për shembull.

Por, ku kanë lindur këto sporte, cila është origjina e tyre. Ja një listë me sportet kryesore dhe me vendin e tyre të origjinës fillestare:

  1. Futbolli – Angli – 1863
  2. Basketbolli – Shtetet e Bashkuara – 1891
  3. Kriketi – Angli – shek. XVI
  4. Tenisi (në fushë) – Angli – 1873
  5. Bejsbolli – Shtetet e Bashkuara – 1845
  6. Hokeji në fushë – Angli – shek. XIX
  7. Golfi – Skoci – shek. XV
  8. Volejbolli – Shtetet e Bashkuara – 1895
  9. Badmintoni – Indi – 1873
  10. Pingpongu – Angli – vitet 1880
  11. Ragbi – Angli – 1823
  12. Boksi – Greqia e Lashtë – 688 p.e.s.
  13. Noti (garues) – Angli – shek. XIX
  14. Gjuajtja me hark – Mbarë bota – Parahistori
  15. Xhudo – Japoni – 1882
  16. Karate – Okinava – shek. XVII–XIX
  17. Mundja – Mesopotami – 3000 p.e.s.
  18. Hokeji në akull – Kanada – shek. XIX
  19. Surfimi – Polinezi – shek. XII

Continue Reading

Lajmet

UBT zhvillon takim me Bordin Industrial për përgatitjet për akreditimin e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinierisë

Published

on

By

Në kuadër të përgatitjeve për procesin e akreditimit 2027, Fakulteti i Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinierisë në UBT, i udhëhequr nga Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi dhe Dekani i Fakultetit, Prof. Dr. Besnik Qehaja, zhvilloi një takim me Bordin Industrial, me qëllim përfshirjen e perspektivës së industrisë në përmirësimin e planprogrameve dhe në hartimin e strategjisë së zhvillimit të fakultetit.

Takimi shërbeu si platformë konsultimi për përafrimin e programeve të studimit me nevojat e tregut të punës dhe zhvillimet teknologjike. Kontributi i Bordit Industrial në këtë proces synon të ndihmojë në identifikimin e kompetencave profesionale që kërkohen nga të diplomuarit dhe në orientimin e prioriteteve të fakultetit.

Përmes këtij bashkëpunimi, Fakulteti synon të forcojë lidhjen ndërmjet mësimdhënies, kërkimit shkencor dhe praktikës profesionale, duke krijuar më shumë mundësi për përgatitjen e studentëve për sfidat e industrisë. Përfshirja e Bordit Industrial në përgatitjet për akreditim pasqyron përkushtimin e UBT-së për përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë akademike dhe zhvillimin e programeve të studimit në bashkëpunim me partnerët e industrisë.

Bordi gjithashtu vazhdoj punën bashkë me stafin e Fakultetit përmes një punëtorie për planprogramin e ardhshëm!

Continue Reading

Vendi

Mungesa e kuorumit bllokon mbledhjen e Komisionit Hetimor për vrasjen e Arlinda Zekajt

Published

on

By

Mungesa e kuorumit të nevojshëm ka pamundësuar vazhdimin e mbledhjes së Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me veprimet dhe mosveprimet institucionale për vrasjen e Arlinda Zekajt dhe trajtimin e dhunës ndaj fëmijëve dhe grave në familje.

Kryetari i komisionit, Burim Ramadani, bëri të ditur se mbledhja do të tentohet të mbahet sërish gjatë ditës së sotme për të vazhduar me pikat e rendit të ditës, ku kryesore është zgjedhja e ekspertëve të jashtëm.

Ndërkaq, deputeti Eman Rrahmani shprehu shqetësimin e tij për mungesën e përgjegjësisë së anëtarëve dhe vonesat e vazhdueshme, duke theksuar se bllokada të tilla po pengojnë punën e komisionit, përfshirë edhe kërkesën për të ftuar për raportim përfaqësues nga Zyra e Kryeministrit apo edhe vetë kryeministrin. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Kërcënohet përmes rrjeteve sociale një grua në Skenderaj, policia nis hetimet

Published

on

By

Policia e Kosovës ka nisur hetimet lidhur me një rast të kanosjes të raportuar në komunën e Skenderajt.

Sipas njoftimit zyrtar, një grua ka raportuar se ka pranuar mesazhe me përmbajtje kërcënuese në rrjetet sociale nga ish-bashkëshorti i motrës së saj.

Deri më tani nuk raportohet për të arrestuar lidhur me këtë ngjarje.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, ndërsa njësitë kompetente policore po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara