Lajmet

Hoti: Kosova është ndër vendet me menaxhimin më të mirë të pandemisë

Published

on

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, bashkë me vartësin e tij, Armend Zemaj i cili drejton Ministrinë e Shëndetësisë, kanë vizituar sot menaxhmentin e Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, të cilët i ka falënderuar për punë e bërë gjatë pandemisë me Covid-19. Hoti ka thënë se Kosova është ndër vendet që më së miri e ka menaxhuar pandeminë, duke shtuar se po vazhdon përballja me betejën e fundit në luftën me COVID-19.

Shefi i ekzekutivit ka thënë se numri i personave me COVID-19, të shtrirë në spitale është në rënie e sipër.

“Por nuk është përmbyllur ende kjo pandemia, andaj kemi nevojë për vëmendje të plotë, për kujdes maksimal, në veçanti tash në kohë të festash kur lëvizjet e qytetarëve janë më të mëdha, e kemi diasporën tonë që masivisht është kthyer në Kosovë te familjet e tyre. Jemi në betejën e fundit të kësaj lufte, betejat paraprake i kemi fituar, duhet ta fitojmë edhe këtë betejë të fundit për ta fituar komplet luftën. Është lajm i mirë që edhe sot i informatat janë që numri i njerëzve të shtrirë nëpër klinika COVID është në rënie e sipër”, ka thënë Hoti.

Ai ka shtuar se ministri i Shëndetësisë është duke punuar në sigurimin e vaksinës kundër Covid-19, duke shtuar se planet janë që të sëmurët kronikë do të jenë ndër të parët që do të marrin vaksinën.

“Kosova absolutisht renditet në mesin e vendeve që më së miri e kanë menaxhuar pandeminë, besoj që në tre-katër muajt e ardhshëm ta përmbyllim plotësisht, ministri Zemaj është duke punuar shumë në sigurimin e vaksinës, edhe përmes Covax, edhe përmes Komisionit Evropian dhe disa vendeve partnere”, ka thënë ai.

Në takimin falënderues me menaxhmentin e ShSKUK-së, Hoti ka thënë se mënyra e menaxhimit të pandemisë nga mjekët është model. Ai ka bërë thirrje për respektim të masave duke shtuar se nevojiten edhe tre apo katër muaj vëmendje për të dalë nga pandemia.

Lajmet

Kuriozitetet e ditës

Published

on

Lexoni pesë kuriozitete. Mund të mos i keni ditur:

 

  1. Insektet mund të fluturojnë deri në 3.25 km mbi nivelin e detit, të paktën. Bletët alpine janë gjetur duke jetuar deri në 3.25 km mbi nivelin e detit dhe madje mund të fluturojnë në kushte laboratorike që përsërisin dendësinë e ajrit dhe nivelet e oksigjenit në 9 km – kjo është pak më lart se Mali Everest.

 

  1. Ekziston një planet i bërë kryesisht nga diamanti. I quajtur 55 Cancri e, është rreth dyfishi i madhësisë së Tokës dhe rreth 40 vite dritë larg nesh brenda konstelacionit të Gaforres.

 

  1. Në det të thellë, meshkujt e peshkut angler nuk çiftëzohen thjesht – ata bashkohen. Meshkujt e vegjël kafshojnë një femër shumë më të madhe dhe gradualisht treten në trupin e saj, duke lënë pas pak më shumë se një qese të gjallë sperme që ajo mund ta përdorë sa herë që dëshiron të lëshojë vezë.

 

  1. Ekziston një gjendje në të cilën trupi juaj mund të prodhojë alkool. Sindroma e auto-birrës është një gjendje shumë e rrallë që ndodh kur disa baktere dhe maja në zorrë i zbërthejnë karbohidratet në etanol.

 

  1. Është e mundur që dy ëndërrimtarë të kthjellët të komunikojnë në mes të ëndrrës. Sinkronizimi nervor ndër-trunor është vërejtur midis njerëzve që të dy janë në gjumë.

Continue Reading

Lajmet

Sindikata e Re e KEK-ut paralajmëron protestë në tri divizione pas vdekjes së katër punëtorëve

Published

on

Sindikata e Re e Korporatës Energjetike të Kosovës ka paralajmëruar protestë të punëtorëve në tri divizionet e KEK-ut, pas shqetësimeve për kushtet e punës, sigurinë dhe mungesën e pajisjeve mbrojtëse.

Kryetari i Sindikatës së Re të KEK-ut, Xhelal Jashari, ka bërë të ditur se protesta do të mbahet të mërkurën, më 26 gusht, nga ora 08:00, në Divizionin e Prodhimit të Qymyrit, Termocentralin “Kosova A” dhe Termocentralin “Kosova B”.

Sipas Jasharit, protesta synon të shprehë pakënaqësinë e punëtorëve lidhur me kushtet e vështira të punës dhe mungesën e pajisjeve mbrojtëse, si dhe të shprehë solidaritet me familjet e punëtorëve që kanë humbur jetën në vendin e punës.

Ai ka kërkuar më shumë kujdes për sigurinë e punëtorëve, duke thënë se ata duhet të përfundojnë orarin e punës dhe të kthehen shëndoshë e mirë te familjet e tyre.

Jashari ka ngritur shqetësime edhe për menaxhimin e mjeteve dhe automjeteve në dispozicion të KEK-ut. Sipas tij, ndërsa drejtues të caktuar kanë disa automjete në dispozicion, punëtorët përballen me mungesë të tyre për daljet në terren dhe në zona të prodhimit.

Sindikata ka paralajmëruar edhe një protestë simbolike para Drejtorisë së KEK-ut në Prishtinë, përpara protestës së madhe të 26 gushtit.

Ndërkaq, nënkryetari i Sindikatës, Nexhat Llumnica, ka ngritur shqetësime për presionin e stafit menaxhues ndaj punëtorëve. Sipas tij, në disa raste punëtorët nuk kanë guxim të refuzojnë detyrat në vende që i konsiderojnë të pasigurta, nga frika e procedurave disiplinore.

Protesta vjen pas vdekjes së katër punëtorëve gjatë kryerjes së detyrave të punës në KEK, nga shkurti deri në gusht të vitit 2026./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Në Malishevë, dyshohet se burri vrau gruan

Published

on

By

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me ngjarjen e rëndë në fshatin Kërvasari të Malishevës, ku mbeti e vdekur një grua shtatzënë. Prokuroria Themelore në Gjakovë ka njoftuar se i dyshuari për aktin është vetë bashkëshorti i viktimës, i cili po ashtu ka pësuar plagë të rënda nga arma e zjarrit.

Sipas njoftimit zyrtar të Prokurorisë, i dyshuari është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku mjekët bëjnë me dije se ai ndodhet në gjendje të rëndë dhe kritike për jetën.

Prokurori i Shtetit ka dalë në vendngjarje dhe me urdhër të tij, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në Prishtinë për autopsi.

Rasti nga organet e drejtësisë po hetohet nën dyshimin për veprat penale “Vrasje e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, në koordinim me Policinë e Kosovës, bëri të ditur se po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për ndriçimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje dhe grumbullimin e provave relevante. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Vizitë në ditën e pavarësisë: Kryeministri britanik Andy Burnham udhëton drejt Ukrainës

Published

on

By

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ka arritur të hënën në Ukrainë, në udhëtimin e tij të parë zyrtar jashtë vendit që nga marrja e detyrës.

Kjo vizitë përkojnë me 35-vjetorin e pavarësisë së Ukrainës nga Bashkimi Sovjetik. Gjatë këtij qëndrimi, Burnham pritet të njoftojë arritjen e një marrëveshjeje që i mundëson Ukrainës nisjen e prodhimit të versioneve të saj të raketave britanike “Storm Shadow”.

Me të mbërritur, ai u prit nga ministri i Jashtëm ukrainas, Andrii Sybiha, ndërsa në agjendë është paraparë edhe një takim me presidentin Volodymyr Zelensky.

Ministri britanik i Mbrojtjes, Luke Pollard, deklaroi se përzgjedhja e Ukrainës si destinacioni i parë ndërkombëtar i kryeministrit Burnham dëshmon qartë shkallën e lartë të mbështetjes së Mbretërisë së Bashkuar për këtë shtet.

Pollard theksoi nevojën për rritjen e kapaciteteve të mbrojtjes ajrore, duke vënë në dukje se zhvillimet dhe konflikti në Lindjen e Mesme kanë rritur kërkesën globale për sistemet “Patriot”.

“Për këtë arsye, Mbretëria e Bashkuar po e ndihmon Ukrainën me mjete të tjera mbrojtëse, jo vetëm për të rrëzuar raketat kruiz të lëshuara nga Rusia, por edhe për të neutralizuar dronët”, deklaroi ai për BBC-në. /BBC/

Continue Reading

Të kërkuara