Lajmet

Hoti: Jemi të përkushtuar që të drejtat e njeriut te jenë të përfaqësuara denjësisht

Publikuar

Kryeministri  i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se Qeveria e Kosovës është e përkushtuar për respektimin e të drejtave të njeriut dhe përfaqësim reciprok e pa dallime. Ai në takimin e Grupit Koordinues Ndërministror për të Drejtat e Njeriut, tregoi edhe punën që ka bërë Qeveria në respektimin e të drejtave të njeriut.

“Si qeveri jemi të përkushtuar që të drejtat e njeriut të jenë të përfaqësuara denjësisht, mbi respektin reciprok pa dallime. Qeveria e Kosovës ka bërë progres duke miratuar një pako të ligjit gjithëpërfshirës, duke synuar që të ketë avancim në barazi të plotë të këtyre kategorive”, u shpreh kryeministri Hoti.

Mes tjerash kryeministri Hoti, miratimin e programit për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave te njeriut e sheh si një dokument strategjik i cili parasheh mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

“Do të fokusohemi në të drejtat e njeriut dhe mbrojtjen e tyre në secilën formë”, tha kryeministri Hoti.

Avokati i Popullit, Naim Çelaj theksoi që një nga instrumentet që fuqizon nivelin e demokracisë në një vend është zbatimi i rregulloreve mbi të Drejtat e Njeriut. Tutje theksoi që ky grup ndërministror duhet t’i përgjigjet Avokatit të Popullit.

“Është detyrim ligjor t’i përgjigjen Avokatit të Popullit mbi angazhimin dhe realizimin e objektivave mbi të Drejtat e Njeriut”, u shpreh Çelaj.

E theksoi edhe faktin që vërehet rritje e angazhimit mbi raportim të drejtë nga ky grup.

“Kohëve të fundit vërehet një rritje e nivelit mbi angazhimin dhe raportimin nga ky grup ndërministror mbi të Drejtat e Njeriut”, tha Çelaj.

Në anën tjetër, ministri i Arsimit, Ramë Likaj theksoi që situata pandemike ka ndikuar ndjeshëm në arsimin tek fëmijët.

“Jemi munduar maksimalisht që kujdesi për grupet e margjinalizuara të jetë e shëndoshë”, tha ministri Likaj.

Lajmet

Njofton kryediplomati shqiptar: Kosova jashtë agjendës për anëtarësim në KiE

Publikuar

nga

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Igli Hasani ka shkruar se Kosova ka mbetur jashtë agjendës së Komitetit të Ministrave.

Hasani u shpreh pas takimit se, mosshqyrtimi i kërkesës së Kosovës për anëtarësim sot është një mundësi e humbur.

Sipas tij, mbështetja e Asamblesë Parlamentare të KiE në prill pasqyroi një përkushtim për solidaritet që duhet të ketë zë.

Hasani theksoi se, Kosova duhet të vijojë punën për përmbushjen e zotimeve të ndërmarra.

“Dështimi për të vendosur për anëtarësimin e Kosovës në ministerialin e sotëm të Këshillit të Evropës, është një mundësi e humbur historike për Kosovën që të ketë një vend të merituar në tryezë dhe një zë më të fortë në formimin e një Evrope të bashkuar dhe demokratike. Është e nevojshme që qeveria e Kosovës të veprojë me shpejtësi për të përmbushur zotimet që ka marrë dhe të angazhohet në mënyrë konstruktive me partnerët dhe përkrahësit e saj të vendosur ndërkombëtarë”, u shpreh Hasani.

Ai shtoi se duhen vijuar përpjekjet për të mbledhur së afërmi një komitet tjetër ministrash.

“Kjo duhet të pasohet me përpjekje kolektive që në të ardhmen e afërt të mbahet një tjetër Komitet i Ministrave të KiE. Të gjithë duhet të veprojmë me shpejtësi për të përmbushur çka i kemi borxh popullit të Kosovës”, u shpreh kryediplomati shqiptar.

Hasani theksoi më tej se, 75-vjetori i KiE është simbol i përpjekjeve të evropianëve për të ndërtuar një hapësirë të përbashkët.

“Solidariteti me Ukrainën është parimor në mbrojtje të trashëgimisë dhe vlerave të KiE”, tha Hasani, teksa shtoi se, “në 29 vite si pjesë e KiE, Shqipëria ka pasur arritje të jashtëzakonshme në 3 shtyllat e organizatës”.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​Dita Ndërkombëtare kundër Homofobisë, bëhet thirrje për barazi

Publikuar

nga

Me rastin e Ditës Ndëkombëtare kundër Homofobisë, Transfobisë dhe Bifobisë, ambasadat kryesore të shteteve perëndimore në Kosovë kanë bërë thirrje për barazi, liri e drejtësi për të gjithë njerëzit.

Në një komunikatë të përbashkët të këtyre vendeve thuhet se çdo vend ka detyrimin të promovojë dhe mbrojë të gjitha të drejtat dhe liritë themelore të njeriut dhe se është punë e shtetit të sigurojë që të gjithë personat të gëzojnë mundësi dhe trajtim të barabartë.

Megjithatë, sipas tyre, diskriminimi dhe gjuha e urrjejtes për shkak të orientimit e identitetit gjinor në Kosovë vazhdon.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Naftëtarët drejt falimentimit, i bëjnë thirrje Qeverisë të marrë masa për çmimet

Publikuar

nga

Shoqata e Naftëtarëve mbajti takim në të cilin shqyrtoi problemet në sektorin e derivateve në Kosovës. Shqetësimet më të mëdha ishin te naftëtarët e Gjilanit, të cilët thonë se tash e dy vjet nuk kanë gjetur zgjidhje të problemeve të kontrollimit të çmimeve.

Fadil Kryeziu nga Fama Petrol- Gjilan i ka bërë thirrje ministrisë së Tregtisë dhe kryeministrit që ti zgjidhin këto probleme të cilat qëndrojnë tash e dy vite dhe sipas tij, në qoftë se nuk zgjidhen do të shkojnë drejt falimentimit.

“Problemet që i ka Gjilani janë bërë një lloj mode edhe për një pjesë tjetër të Kosovës. Që dy vite kemi probleme, që dy vite i kam lut insititucionet mu marrë. Sot e ka 1.16 hib-i, Adagasi 1.17 na 1.21. Çmimi sot në treg për momentin është 1.18, unë s’di qysh po furnizohen. Ju kisha lut ma s’pari ministrisë së Tregtisë, thirrje kryeministrit apet që të ndëmarrë diqka, jo jo po i mbyllim të gjitha. Te komusmatori hapi parë është pse po na vjedh. Ti e ki 1.22 e ata 1.16. Na Gjilani do të bëhemi për vitra, me humbje që dy vite. Ju kisha lut për këtë kryetar, këtë inciativë thirrem me bo një grup, komision me shku me fol gojarisht,  au bo boll ajo. Ka edhe mënyra tjera LVV na vike kufi le të mirret dikush le ta zgjidh këtë problem. Sot është 1.21  e 1.18 e kom marr vet çka me bo me ato tre cent as bukën e punëtorëve sun e nxjerrë”, ka thënë Kryeziu.

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani ka thënë se do të bëjnë maksimumin për zgjidhjen e këtij problemi.

“Ne do të mundohemi të bëjmë maksimumin për këtë problem. Nuk është mirë, ne do e bëjmë maksimumin”, ka thënë Berjani.

Ndërsa Fadil Kryeziu nga “Fama Petrol”  ka thënë se në qoftë se nuk zgjidhet ky problem duhet me u ndërmarrë diçka.

“Në qoftëse nuk bëhet diçka brenda javës duhet me ndërmarrë diçka. Ju kisha lut me i ndihmu Gjilanit për tri kompani, ama këtu e ka fillu Adagasi, fundin ja dha Hib Petrol. Përkrahna ja sot ja hiq”, ka thënë ai.

Edhe Musa Rexhepi nga “Albi Oil” shprehu pakënqësi të njëjta.

“Na i kemi dhënë presion komisionit konkurrues. Kanë qenë në vizitë tek ne, na kemi shpresu që do të jenë sot këtu. U dasht me thirr dikë të ministrisë se Tregtisë në Viti, Ferizaj, Prishtinë. Çmimet e Adagas-it Hib Petrol-it dhe EuroMit janë 20 cent ma shtrejt nuk e di a janë insepektorët me i këqyr këto sene. Na që dy vite e kemi këtë problem, kemi problem edhe me myshterinjë që vijnë në pumpë. Nuk shkojnë këto punë kështu. Ose edhe na duhet ta bëjmë si këta. Nuk vjen në pumpë kërkush vijnë 200 -300 në ditë. Kënd me mbulu me 300 euro brenda 10 ditëve. I kom largu dy punëtorë nuk kam mundësi me i mbajt. Ju kisha lut me na ndihmu ma shumë. Kisha propozu ministrisë së Tregtisë me marrë dikend me ardh në Gjilan. Atje te pikat ku e kanë jo nëpër mbledhje nëse mundeni me na ndihmu”, ka thënë ai.

Fehmi Rexhepi nga “Burimi Petrol” ka thënë se të njëjtë e kemi naftën, e po shitet ma lirë me pakicë se me shumicë.

“Të njëjtë e kemi naftën, është tu shit ma lirë me pakicë se shumicë. Na jemi tu e ble ma shtrenjtë  se me shumicë. S’di kush na ndihmon, unë i kom bo tri herë kërkesa Ministrisë, kërkush nuk ka kthy përgjigje. Më kanë thënë nuk kemi çka me bo nuk e di kush na ndihmon neve. Puna ka ra më shumë se 80%”, ka thënë ai.

Selajdin Beqa drejtor i Përgjithshëm i Autoritet Kosovar i Konkurrencës është kundërpërgjigjur naftarëve të Gjilanit ku ka thënë se jemi shumë të hapur për zgjidhjen e këtij problemi.

“Ne jemi prezent në treg vazhdimisht po e monitorojmë,  vazhdojmë të shohim sjelljet e akterëve që janë në treg. Në rastin e Gjilanit, shumë shpejt do të dalim me disa veprime tona sa i përket rastit të Gjilanit ne erdhëm t’ju dëgjojmë. Plot akuza, ne nuk kemi pranuar ndonjë kërkesë nga ana juaj meqenëse jemi aleat autoritet kemi vështirësi po e kemi një insitucion që e mbikëqyr, jemi shumë të hapur të kërkoni autoritet dhe të vini të na vizitoni për secilën çështje”, ka thënë Beqa.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Escobar: Është dashur të insistojmë më shumë në zbatimin e Asociacionit

Publikuar

nga

I dërguari i posaçëm i Uashingtonit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha se është dashur të insistohet më shumë në zbatimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, sesa në afrimin e Kosovës dhe Serbisë.

“Është dashur të insistojmë më shumë në zbatimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, në vend se të lehtësonim afrimin e të dyja palëve sepse në disa raste ne kemi vërejtur se ka pasur vullnet në të dyja palët”, tha Escobar në një intervistë për Qendrën e Evropës në Këshillin e Atlantikut.

I pyetur nëse prioritizimi i Asociacionit ka qenë strategjia më efektive, Escobar tha se kjo çështja e zbatimit të Asociacionit është më e vështira.

“Prandaj, ishte e rëndësishme që Kosova të sinjalizonte vullnetin e saj për të adresuar çështjen e minoriteteve, minoritetit serb brenda kufijve të saj. Kjo është e rëndësishme”, tha ai.

Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për Asociacionin më 2013 dhe 2015, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Po ashtu, vitin e kaluar palët kanë arritur Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit të raporteve, që parasheh sigurimin e një niveli të përshtatshëm të vetëmenaxhimit për komunitetit serb në Kosovë. Brukseli ka thënë se vetëmenaxhimi nënkupton Asociacion.

SHBA-ja dhe BE-ja vazhdimisht kanë insistuar që Kosova të themelojë Asociacionin.

Escobar tha se zbatimi i Asociacionit është kyç në rrugën e Kosovës drejt BE-së dhe për sigurimin e njohjeve të reja.

“Nga perspektiva amerikane, për shkak se rruga evropiane ka përfshirë pjesë të këtij Asociacioni në çdo hap, ne besojmë se duke pranuar propozimin evropian, përmes procesit evropian që është dialogu, dhe marrëveshja që është e garantuar nga BE-ja, do t’i jepte palës amerikane një mundësi për të lobuar te shtetet evropiane, për të thënë se Kosova ka bërë gjithçka që ka kërkuar Evropa, prandaj ka arsye për njohje të reja. Pa këtë, le të themi, ne nuk kemi pasur material për ta bërë një gjë të tillë”, tha ai.

Më 16 maj, përmes një letre dërguar Këshillit të Evropës, Kosova tha se zotohet se do të hartojë një draft-statut për Asociacionin dhe të njëjtin do ta dërgojë për interpretim në Gjykatën Kushtetuese deri në fund të majit. Me këtë zotim, Kosova tha se përmbushi kushtin e vënë nga disa anëtarë të Këshillit të Evropës dhe Prishtina kërkoi që të bëhet anëtare e kësaj organizate evropiane për të drejtat e njeriut.

Por, Gjermania, një prej shteteve që ka vendosur kushtin për Kosovën në KiE, tha se ajo konsideron si “hap konkret” vetëm kur Kosova të dorëzojë në Gjykatën Kushtetuese draft-statutin për Asociacionin.

Deri më tani, janë prezantuar disa draft-statute për Asociacionin, përfshirë një nga BE-ja në tetorin e vitit të kaluar.

Por, në letrën dërguar KiE-së, Kosova tha se mëton që të hartojë draftin e saj, duke u frymëzuar nga drafti i prezantuar nga organizata gjermane Friedrich-Ebert-Stiftung.

Në fund të janarit të vitit 2023, FES-i publikoi një draft-statut për themelimin e Asociacionit në përputhje me Kushtetutën dhe sistemin juridik të Kosovës, ashtu siç insiston edhe Qeveria e kryeministrit Albin Kurti./REL

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara