Lajmet

Hoti demanton Kurtin

Published

on

Sot gjatë ditës Hoti ka publikuar listën e dokumenteve mbi procesin e dialogut që ia ka dorëzuar Kurtit.

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti është sqaruar edhe njëherë për sa i përket dorëzimit të dokumenteve të dialogut, tek kryeministri aktual Albin Kurti. Për mosdorëzimin e këtyre dokumenteve Kurti është ankuar edhe tek kryediplomati evropian, Josep Borell.

Sot gjatë ditës Hoti ka publikuar listën e dokumenteve mbi procesin e dialogut që ia ka dorëzuar Kurtit.

Sipas Hotit, Kurti i është dorëzuar dokumenti për pozicioni i Republikës së Kosovës në dialog me Serbinë, raporti i detajuar (29 faqe) mbi kronologjinë e të gjitha zhvillimeve lidhur me dialogun (samitet, takimet në Bruksel të nivelit të lartë, takimet e koordinatorëve për dialog, vizitat në Prishtinë të ndërmjetësit për dialog, komunikimi me opozitën, koordinimi me Washingtonin, vizitat në vendet e Quintit për konsultim lidhur me dialogun, takimet me ambasadorët e Quintit dhe të vendeve të BE-së në Prishtinë lidhur me dialogun, përgatitjet e bëra etj.).  Të gjitha dokumentet e dakorduara në Bruksel në disa runde të dialogut. Dokumentin voluminoz përgatitor për dialog lidhur me obligimet financiare të Serbisë ndaj Kosovës. Vendimi i Qeverisë për Këshillin e Ekspertëve për dialog. Marrëveshjet me Qeverinë Norvegjeze dhe Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar për mbështetje për Këshillin e Ekspertëve për dialog.

Postimi i plotë:

SQARIM

Me rastin e dorëzimit të detyrës, kryeministri të ri i janë dorëzuar të gjitha materialet e nevojshme, përfshirë procesin e dialogut, të protokolluara (siç mund të shihet nga dy shkresat).

Më 30 prill, unë kam publikuar sqarimin e plotë lidhur me materialet e dorëzuara që i përkasin dialogut me Serbinë. Këtë sqarim po e publikoj edhe një herë.

* * *

MBI PROCESIN E DIALOGUT NË QEVERINË PARAPRAKE

1

Qeveria paraprake ka qenë plotësisht e përgatitur për procesin e dialogut.

Në fillim të mandatit është përgatitur dokumenti “Pozicioni i Republikës së Kosovës për dialog me Serbinë”, ku janë elaboruar në detaje, në mes tjerash, këto argumente:

(1) Përhershmëria e Republikës së Kosovës si shtet i pavarur: Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e ka vulosur pavarësinë e Kosovës të shpallur më 17 shkurt 2008, që nënkupton se pavarësia e Kosovës është në pajtim me ligjet ndërkombëtare dhe rrjedhimisht është e pakthyeshme dhe e përhershme.

(2) Integriteti territorial i Kosovës është i pa negocueshëm: Kjo përjashton çdo formë të dialogut për shkëmbime territoriale.

(3) Organizimi kushtetues i Kosovës nuk mund të preket: Karakteri unitar i shtetit të Kosovës dhe çështje të tjera që sigurojnë funksionalitetin e shtetit të Kosovës si një i tërë nuk mund të jenë pjesë e dialogut.

(4) Marrëveshja finale duhet të përfshijë njohjen reciproke, njohjen e Kosovës nga pesë vendet e BE-së që ende nuk e kanë njohur Kosovën, anëtarësimin në OKB dhe në organizata të tjera ndërkombëtare, dhe hapja e rrugës për procesin integrimit euro-atlantik të Kosovës.

Ky dokument është dakorduar në Qeveri, është prezantuar në Kuvendin e Kosovës, është diskutuar me shoqërinë civile, dhe është dorëzuar tek partnerët ndërkombëtarë.

Është mbajtur Samiti i Parisit me Presidentin Macron dhe Kancelaren Merkel, janë zhvilluar vizita në Bruksel dhe kryeqytetet e vendeve kyçe të BE-së për të siguruar mbështetje për këtë qëndrim të Kosovës, si dhe janë bërë koordinimet e nevojshme me SHBA.

Qeveria e ka themeluar “Këshillin e Ekspertëve për Dialog me Serbinë” dhe ka emëruar Koordinatorin për Dialog. Një numër i ekspertëve me përvojë janë angazhuar në dialog, të mbështetur edhe nga Qeveria Norvegjeze dhe Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar. Këshilli i Ekspertëve ka përgatitur analizat e nevojshme për secilën temë të dialogut.

2.

Mbi bazën e dokumentin mbi pozicionin e Kosovës dhe analizave të Këshillit të Ekspertëve për dialog ka nisur procesi i dialogut, një proces i kufizuar në kohë dhe i orientuar drejt rezultatit final që është njohja reciproke. Janë mbajtur disa takime në Bruksel në nivel të lartë dhe në nivel të koordinatorëve për dialog.

Tema e parë e procesit të dialogut ka qenë “të pagjeturit”. Pastaj është diskutuar për tema të tjera përfshirë obligimet financiare (ku hyjnë dëmet e luftës, pensionet, kursimet në banka etj.). Për të gjitha këto tema, Këshilli i Ekspertëve ka përgatitur analizat e nevojshme të cilat janë mbrojtur në takimet në Bruksel.

Dakordime të caktuara janë arritur në dialog. Por, ka vlejtur parimi se nuk ka asnjë dakordim final pa u dakorduar për të gjitha çështjet, para se gjithash për “për njohjen reciproke” si çështje kryesore e marrëveshjes finale.

3.

Procesi i dialogut ka qenë plotësisht transparent. Para dhe pas çdo vizite në Bruksel kam raportuar në Kuvendin e Kosovës. Pata kërkuar themelimin e një komisioni parlamentar të veçantë për mbikëqyrje të dialogut, të cilin do ta kryesonte opozita. Por, ka qenë kërkesë e opozitës së atëhershme që të raportohet drejtpërdrejt në seancë plenare. Kam mbajtur një seri të tryezave me shoqërinë civile, ku kam prezantuar qëndrimet, progresin dhe sfidat në dialog.

4.

Të gjitha dokumentet e dialogut në qeverinë paraprake i janë dorëzuar kryeministrit aktual me rastin e dorëzimit-pranimit të detyrës. Një folder i protokolluar formalisht përmban në veçanti këto dokumente:

– Pozicioni i Republikës së Kosovës në dialog me Serbinë,

– Raport i detajuar (29 faqe) mbi kronologjinë e të gjitha zhvillimeve lidhur me dialogun (samitet, takimet në Bruksel të nivelit të lartë, takimet e koordinatorëve për dialog, vizitat në Prishtinë të ndërmjetësit për dialog, komunikimi me opozitën, koordinimi me Ëashingtonin, vizitat në vendet e Quintit për konsultim lidhur me dialogun, takimet me ambasadorët e Quintit dhe të vendeve të BE-së në Prishtinë lidhur me dialogun, përgatitjet e bëra etj.)

– Të gjitha dokumentet e dakorduara në Bruksel në disa runde të dialogut.

– Dokumentin voluminoz përgatitor për dialog lidhur me obligimet financiare të Serbisë ndaj Kosovës.

– Vendimi i Qeverisë për Këshillin e Ekspertëve për dialog,

– Marrëveshjet me Qeverinë Norvegjeze dhe Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar për mbështetje për Këshillin e Ekspertëve për dialog.

Kryeministri aktual ka pranuar TË GJITHA informatat për TË GJITHA zhvillimet në procesin e dialogut. Unë mbetem i hapur dhe i gatshëm për çdo informatë për këtë proces gjatë kohës sa kam shërbyer si kryeministër i vendit.

Continue Reading

Lajmet

Prishtinë: Policia realizon 134 urdhëresa gjykate dhe sekuestron armë gjatë javës së kaluar

Published

on

Zyrtarët policorë të rajonit të Prishtinës kanë vazhduar aktivitetet e tyre gjatë javës së kaluar në lokacione të ndryshme dhe aksione të ndara operative.

Sipas të dhënave zyrtare, janë realizuar gjithsej 134 urdhëresa të gjykatës, prej të cilave 35 kanë të bëjnë me vepra penale, ndërsa pjesa tjetër me kundërvajtje, seanca gjyqësore dhe verifikime të ndryshme.

Pas përfundimit të procedurave policore, personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa ata të dënuar me gjobë janë liruar pas përmbushjes së obligimeve të përcaktuara në urdhëresa.

Në kuadër të aktiviteteve të tjera të sigurisë, policia ka sekuestruar 10 armë zjarri të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, si dhe sasi të municionit.

Ndërkohë, në fushën e sigurisë në trafikun rrugor, janë shqiptuar gjithsej 3,814 masa administrative me gjobë për shkelje të ndryshme të kodit rrugor, prej të cilave 567 janë evidentuar nga vetura inteligjente dhe radarët mobilë.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Apel për qytetarët në Pejë: Kujdes i shtuar ndaj zjarreve gjatë temperaturave të larta

Published

on

Policia e Kosovës u bën apel qytetarëve në rajonin e Pejës që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë ditëve me temperatura të larta, për shkak të rrezikut të shtuar nga zjarret.

Duke u bazuar në përvojat e viteve të kaluara, Policia thekson se zjarret paraqesin rrezik serioz për jetën e qytetarëve dhe shkaktojnë dëme të mëdha materiale kudo që shfaqen.

Qytetarët kërkohet të shmangin ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura dhe të raportojnë menjëherë tek autoritetet çdo person të dyshuar për zjarrvënie apo veprime të pakujdesshme që mund të shkaktojnë zjarr.

Po ashtu, Policia e Kosovës paralajmëron se do të ndërmarrë masa ligjore ndaj çdo individi që rrezikon jetën apo pronën e qytetarëve, qoftë me dashje apo nga pakujdesia.

Apeli u drejtohet të gjithë qytetarëve që të jenë maksimalisht të kujdesshëm gjatë përdorimit të mjeteve që mund të shkaktojnë zjarr, si shkrepëset, cigaret, grillat dhe zjarret në natyrë.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

PDK dorëzon dy ankesa në PZAP, KQZ në pritje të vendimit për rezultatet përfundimtare

Published

on

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në pritje të përfundimit të shqyrtimit të ankesave lidhur me procesin zgjedhor, para se të shpallë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka deklaruar se shpallja e rezultateve varet nga përmbyllja e procedurave ankimore dhe vendimet që do të merren nga institucionet përkatëse.

Ai theksoi se pas këtyre vendimeve do të vlerësohet nëse ato përmbajnë obligime konkrete për KQZ-në.

Dy ankesa lidhur me procesin e rinumërimit janë dorëzuar në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), pas përfundimit të afatit 48-orësh të ankimimit të dielën në mesditë.

PZAP ka afat prej tre ditësh për të vendosur lidhur me këto ankesa, të cilat janë paraqitur nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), njëra të premten dhe tjetra të shtunën.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Sekuestrohen armë dhe municion në tri raste në Zubin Potok

Published

on

Në tri raste të ndara në Zubin Potok janë gjetur dhe sekuestruar armë, municion dhe pajisje të tjera të dyshuara, ndërsa policia ka nisur hetimet.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, më 21.06.2026, në një objekt (shtallë për ushqim bagëtish) është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri, pesë karikatorë të armës së gjatë me gjithsej 151 fishekë, pjesë të uniformës së kamufluar si dhe një bateri ndriçuese. Rasti është nën hetime nga njësitet relevante policore.

Në një rast tjetër në të njëjtën zonë dhe datë, në një objekt të ngjashëm janë sekuestruar një armë zjarri, 74 fishekë të kësaj arme dhe 254 fishekë të armës së gjatë. Edhe për këtë rast janë duke u zhvilluar hetime.

Ndërsa në rastin e tretë, në një objekt të pabanuar janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë dhe një bajonetë, 11 fishekë të së njëjtës armë, 33 fishekë të armës së gjatë, dy makina për mbushjen e fishekëve të armës së gjuetisë, rreth 200 gramë barut dhe rreth 2 kg sfera për mbushje fishekësh.

Hetimet për të tri rastet po vazhdojnë nga ekipet relevante policore.

/A.K/

Continue Reading

Të kërkuara