Lajmet

​Hoti: Biseda mes Kusarit e Radoiçiqit në koordinim me Kurtin, të hapet rruga për zgjedhje

Published

on

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti është shprehur i bindur se bisedat telefonike të shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila me terroristin Milan Radoiçiqi janë bërë me dijeninë dhe koordinimin e plotë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Hoti ka thënë se këtë situatë e rëndon edhe më shumë fakti që biseda është bërë në kohën kur Radoiçiq tashmë ishte në kërkim sipas legjislacionit në Kosovë.

“Me shqetësim edhe për nga përmbajtja e këtyre bisedave, por edhe për mënyrën se si është qas mazhoranca atyre përgjimeve. Në kohën kur është bërë ajo bisedë, ai person ka qenë i ndjekur sipas ligjit, pra është biseduar me një person që është në kërkim sipas legjislacionit në Kosovë. Bisedat që janë bërë me atë person, nuk janë me një zyrtar të thjeshtë ose të një qytetari privat, janë të shefes së Grupit Parlamentar të mazhorancës në Kuvend, dhe nuk ka si të interpretohet ndryshe, sepse Kusari-Lila, si shefe e grupit parlamentar të mazhorancës vepron dhe koordinon agjendën legjislative në emër të kryeministrit. Pra, ajo atë bisedë nuk ka logjikë ta ketë bërë pa dijeninë paraprake të kryeministrit, dhe pa informuar pas bisedës atë, nuk ka si të kuptohet ndryshe. Por duke parë mënyrën si i kanë menaxhuar këta njerëz proceset, nuk pret reagim tjetër prej këtyre”, deklaroi Hoti.

Në lidhje me pretendimet e kryeministri Kurti se këto biseda janë të montuara, Hoti i ka bërë thirrje të parit të ekzekutivit që të kërkojë hetime për t’i sqaruar këto pretendime.

“Nëse kryeministri ka një fije integriteti, dhe beson se përgjimet janë të montuara, duhet të kërkojë nga prokuroria që të angazhohet për të ndjekë personat që po montojnë këto. Ndryshe, mbesin fjalë vetëm për publikun pa asnjë mbulesë”, thotë Hoti.

Në anën tjetër, deputeti nga LDK-ja, Avdullah Hoti ka këmbëngulur që Kurti duhet të jap dorëheqje, pasiqë sipas tij, ai tashmë është dorëzuar dhe nuk është në gjendje të çoj mandatin e tij deri në fund.

“Duket që nuk ka disponim politik për të shpërndarë Kuvendin. Më vjen keq edhe për mënyrën si interpretohet shpërndarja e Kuvendit, duke e fut në lojë edhe opozitën në këtë aspekt. Në momentin që kryeministri rreth dy muajve ka dalë publikisht dhe ka thënë që është i gatshëm që të shpërndahet Kuvendi dhe të shkojë vendi në zgjedhje, ai praktikisht ka dhënë dorëheqje, është dorëzuar në një mënyrë, nuk është në gjendje të çoj mandatin e tij deri në fund. Tash një person që ka integritet politik për fjalën e dhënë karshi publikut, do duhej të jepte dorëheqje, dhe ta pranonte përgjegjësinë për dështimin në proceset kapitale që po shkon vendi. E vërteta e kësaj është se kryeministri efektivisht ka dhënë dorëheqje, ai duhet ta materializojë këtë përmes aktit të dorëheqjes, në mënyrë që të hapet rruga për zgjedhje të parakohshme. Ndryshe, në vjeshtë futemi në afate të rregullta kohore për zgjedhje”, thotë Hoti në fund.

Vendi

LDK-ja mbështet zyrtarisht Bekim Sejdiun për President, u bën thirrje deputetëve për votim

Published

on

By

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka vendosur zyrtarisht të mbështesë kandidaturën e profesorit Bekim Sejdiu për President të Republikës së Kosovës. Vendimi është marrë gjatë mbledhjes së Kryesisë, në përputhje me procedurat statutare dhe autorizimet e dhëna nga Kuvendi i partisë.

Përmes një deklarate për media, LDK-ja bëri të ditur se marrëveshja e miratuar politike synon përmbylljen e procesit të zgjedhjes së kreut të shtetit dhe parandalimin e një krize të re institucionale në vend.

Subjekti opozitar vlerësoi se përvoja e gjatë e Sejdiut në fushën e së drejtës kushtetuese dhe në diplomaci e bën atë një kandidat të dinjitetshëm që garanton ushtrim të pavarur e të paanshëm të detyrës. Kryesia e LDK-së i ka bërë thirrje të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës që ta mbështesin këtë propozim gjatë votimit. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Edhe pak vende të lira në disa programe studimi Bachelor në UBT

Published

on

By

Për të gjithë maturantët që kanë marrë pjesë në afatin e dytë të Testit të Maturës dhe synojnë një arsim cilësor me standarde ndërkombëtare, zgjedhja e tyre e drejtë është UBT. Ata kanë mundësi të zgjedhin mes disa programeve studimore ku kanë mbetur edhe pak vende të lira për vitin e ri akademik.

Si institucioni arsimor lider në rajon për inovacion dhe teknologji, UBT ofron infrastrukturën më moderne dhe laboratorët më të avancuar për përgatitjen e profesionistëve të së ardhmes. Përmes kurrikulave moderne të ndërtuara në bashkëpunim me universitetet më të njohura botërore, studentët përfitojnë dije praktike që u garantojnë punësim të shpejtë në tregun e punës.

Ky është shansi i fundit për të siguruar një vend në komunitetin më të madh të dijes dhe për të marrë një diplomë të njohur ndërkombëtarisht. Regjistrimet po vazhdojnë në të gjitha kampuset e UBT-së, prandaj nxitoni të bëheni pjesë e suksesit dhe të ndërtoni karrierën tuaj të ëndrrave!

Continue Reading

Vendi

Skandali në BKS zgjerohet në 69 të pandehur: Ngrihen 35 prona dhe llogari bankare për dëmin mbi 1.2 milionë euro

Published

on

By

Prokuroria Themelore në Prizren dhe Policia e Kosovës kanë njoftuar zgjerimin e hetimeve lidhur me keqpërdorimet financiare në Byronë Kosovare të Sigurimeve (BKS). Me veprimet e fundit të ndërmarra më 1 shtator 2026, numri i të pandehurve ka arritur në 69 persona, ndërsa dëmi i përgjithshëm i shkaktuar ndaj BKS-së tashmë llogaritet mbi 1.2 milionë euro.

Hetimet janë zgjeruar ndaj 21 zyrtarëve të rinj të BKS-së, të cilët dyshohen për veprën penale “Keqpërdorimi i besimit në ndihmë”. Këta punonjës dyshohet se kanë mundësuar ose marrë pjesë në transferimin e mjeteve financiare pa mbulesë, në vlera nga 2,000 deri në 53,000 euro për person. Ky aktivitet i kundërligjshëm i ka shkaktuar BKS-së një dëm shtesë prej rreth 200,000 eurosh, duke iu shtuar shumës fillestare prej 1,043,000 eurosh të identifikuar në janar.

Të pandehurit janë intervistuar në Stacionin Policor në Prishtinë nga Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, në prani të drejtuesve të Prokurorisë Themelore të Prizrenit.

Paralelisht me procesin penal, me mbështetjen e Njësitit të Hetimeve të Integruara Financiare dhe Njësisë së Inteligjencës Financiare, janë ndërmarrë masa për ngrirjen e pasurisë së fituar nga kjo veprimtari:

35 prona të sekuestruara: Janë ngrirë parcela kadastrale, banesa dhe garazhe që lidhen me tre të pandehurit kryesorë.

21 llogari bankare të bllokuara: Është urdhëruar ngrirja e menjëhershme e llogarive bankare të personave të dyshuar.

Prokuroria dhe Policia e Kosovës konfirmuan se hetimet po vazhdojnë me intensitet për zbardhjen e plotë të kësaj skeme të keqpërdorimit dhe vënien e të gjithë përgjegjësve para drejtësisë. /E.A/

 

Continue Reading

Lajmet

Islam Selmani i artë, medalja e 7-të për Kosovën

Published

on

By

Islam Selmani ka shkëlqyer në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, duke fituar medaljen e artë dhe duke i sjellë Kosovës medaljen e shtatë në këto Lojëra.

Karateisti kosovar triumfoi në finale dhe u shpall kampion, duke shkruar një faqe të rëndësishme për karatenë e Kosovës.

Kjo është medalja e parë e artë për Kosovën në karate në “Taranto 2026” dhe medalja e shtatë e delegacionit kosovar.

Një paraqitje fantastike e Islam Selmanit, i cili tashmë është kampion i Lojërave Mesdhetare.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara