Lajmet

Hong Kong: 500 mijë bileta falas do të jepen nga marsi për të nxitur turizmin

Vlera e tyre arrin mbi 250 milionë euro.

Published

on

Hong Kongu po jep 500,000 bileta avioni në një përpjekje për të tërhequr turistët në rajon.

Tani vendi shpreson të rikthehet nga ndikimi masiv që pati pandemia në industrinë e tij të turizmit. Dhe një pjesë e planit të Hong Kongut përfshin dhënien e 500,00 biletave avioni me vlerë më shumë se 250 milionë euro.

Në tetor, drejtori ekzekutiv i Bordit të Turizmit në Hong Kong, Dane Cheng i tha BBC-së se biletat falas fillimisht ishin blerë për të mbështetur linjat ajrore gjatë pandemisë.

Të mërkurën, shefi ekzekutiv i Hong Kongut, John Lee, nisi fushatën prej 2 miliardë dollarësh (1.8 miliardë euro) ‘Përshëndetje Hong Kong’, me dhënien e biletave të fluturimit duke filluar më 1 mars.

Hong Kongu priti 56 milionë vizitorë në vitin 2019 – mbi shtatë herë më shumë se popullsia e tij – përpara fillimit të pandemisë. Por kufizimet e tij të rrepta për COVID i kanë mbajtur vizitorët larg gjatë tre viteve të fundit, duke shkatërruar sektorin e turizmit dhe ekonominë e tij./UBTNews/

Aktualitet

​Aksident me të lënduar në rrugën Dragash-Prizren

Published

on

Dy persona kanë pësuar lëndime dhe janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale si pasojë e një aksidenti ndërmjet dy veturave në rrugën Dragash-Prizren.

Shaqir Bytyqi nga policia rajonale Prizren tha se aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:20, dhe si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona.

“Si pasojë e aksidentit së paku dy persona kanë pësuar lëndime trupore si dhe janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale si dhe përkohësisht rruga ka qenë e mbyllur derisa policia ka kryer procedurat e nevojshme dhe ka liruar rrugën”, ka thënë ai.

Continue Reading

Aktualitet

Ambasadori Rohde ‘i zhgënjyer’ me qëndrimin e VV-së për Gjykatën Kushtetuese

Published

on

Jorn Rohde, Ambasador i Gjermanisë në Kosovë, tha se është “i zhgënjyer” me deklarimet e politikanëve nga Vetëvendosje te të cilët thotë se s’ka parë gatishmëri për zbatim të Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese për seancën konstitutive; aktgjykim ky i cili e ndaloi në plotni të gjithë uzurpimin procedural të Avni Deharit, kryesuesit thjesht nga virtyti i moshës në seancë konstitutive.

“Jo, jo, duhet të thoni se e respektoni…e jo duhet ta lexojmë aktgjykimi, sepse nuk duhet të lëmë hapësirë për spekuliime se dikush nuk do ta respektojë”, u shpreh Rhode në një intervistë.

Ndërsa vetë Rohde, nga korrespodenca private me akterë politik të pushtetit në detyrë, nuk mundi të thotë se ka dëgjuar ose parë gatishmëri se do të ketë zgjidhje të bllokadës institucionale.

“Analogjia e futbollit: ndoshta ka ardhur koha të ndërrohet ekipi. Opozita ka thanë se do të votojnë këdo që s’ka qenë anëtar qeverie. Pra, duhet të ketë vullnet për zgjidhje, e jo futje më thellë në problem. Ndërtimi i dy urave të reja nuk është ndihmuese në heqjen e sanksioneve. Situata është gjithmonë ndryshe, por keni një kryetar në veri që nuk përfaqëson popullinë. Po të kishte kryetar në veri me përfshirje të popullit, nuk do të mund të thonit qe me 2%. ndërtimi i urave para zgjedhjeve është hap eskalues i cili nuk sjell mjedis që largon masat ndëshkuese”, shtoi ai.

Për çështjen e (mos)anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës, Rohde i qëndroi linjës së vjetër që sapo të dërgohet draft-Statuti i Asociacionit të Komunave të banuara me shumicë serbe, Kosova do të kalonte anëtarësimin.

 

 

Continue Reading

Aktualitet

​87 zjarre brenda 24 orëve, 8 mbeten aktive

Published

on

Agjencia e Menaxhimit Emergjent njofton se sipas të dhënave të pranuara janë regjistruar gjithsej 87 vatra zjarri në vend, prej tyre tetë vazhdojnë të jenë aktive ndërsa 79 janë lokalizuar.

Menaxhimi i situatës po bëhet në koordinim të plotë me Njësitë Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit, thuhet në njoftim.

Agjencia e Menaxhimit Emergjent u bën apel të gjithë qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar, të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarre dhe të raportojnë çdo rast në numrat emergjentë 112, 193 dhe 192.

Continue Reading

Aktualitet

​Plagosi rëndë një shtetas, arrestohet 25-vjeçari në Durrës

Published

on

Policia e Shtetit ka arrestuar në flagrancë K. D., 25-vjeç, banues në Durrës, pasi kishte rrahur me mjete të forta për motive të dobët G. M.  duke i shkaktuar plagë në kokë.

Konflikti fizik midis dy shtetasve kishte ndodhur në lagjen numër 14 në Durrës, ku G. M pas trajtimit mjekësor në Spitalin Rajonal Durrës, është transportuar për mjekim të specializuar në Spitalin Universitar të Traumës në Tiranë.

Materialet procedurale do të referohen në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprën penale plagosje e rëndë me dashje.

Continue Reading

Të kërkuara