Sport

Holandezi fiton titullin kampion në Formula 1 në xhiron e fundit

24-vjeçari holandez ka arritur të fitojë garën e madhe të Abu Dhabi.

Published

on

Max Verstappen është shpallur kampion bote në Formula 1 për herë të parë në karrierën e tij. 24-vjeçari holandez ka arritur të fitojë garën e madhe të Abu Dhabi, duke i siguruar vetes njëkohësisht titullin e parë të kampionit botëror.

Piloti i Red Bull ka bërë një sezon të shkëlqyer, dhe shkëlqyeshëm e mbylli duke lënë mbrapa shtatë herë kampionin nga Britania e Madhe, Lewis Hamilton.

Verstappen dha absolutisht më të mirën nga vetja këtë edicion, shpesh duke prekur limitet e tij – dhe krejt kjo falë një rivali brilant si Lewis Hamilton që nuk mund të mposhtej ndryshe.

Anëtari i Red Bull për të arritur deri tek titulli i kampionit këtë vit, arriti të fitonte 10 gara në total, si dhe 10 herë ishte në ‘Pole-position’

Fitoret e Verstappen këtë edicion janë shënuar në Emilia Romagna GP të Italisë, GP Monaco, GP Francë, Austri (2x), GP Belgjikë, GP Holandë, GP ShBA, GP Meksikë dhe këtë të fundit në Abu Dhabi.

Verstappen mund ta mbyllte sezonin pak më herët, por këtë vit kalendarik nuk arriti ta përfundonte garën deri në fund plot tri herë. Për dallim nga ai, Hamilton nuk mbylli deri në fund vetëm një herë.

Kështu, Max Verstappen ka fituar titullin e tij të parë të kampionit botëror në Formula 1. Ky titull vjen me skuadrën e Red Bull. Tani fillon ndjekja e holandezit drejt emrave si Sena, Schumacher e Hamilton.

Vendi

Akil Gjakova mbyll garën pa medalje në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudisti kosovar Akil Gjakova e ka mbyllur pa medalje paraqitjen e tij në Grand Slam-in e Abu Dhabit, pasi u mposht në përballjen e drejtpërdrejtë për vendin e tretë.

Në kategorinë deri në 73 kilogramë, Gjakova u ndal në luftën për medaljen e bronztë nga xhudisti rus Karen Galstian. Pejani e nisi garën i lirë në xhiron e parë, ndërsa në të dytën mposhti me Ippon izraelitin Ohad Moritz. Suksesin më të madh e shënoi në raundin e tretë ku eliminoi nënkampionin e botës, Makhmadbek Makhmadbekov, po ashtu me Ippon në kohën shtesë.

Pasi u mposht në çerekfinale nga azerbajxhanasi Hidayat Heydarov, Gjakova kërkoi suksesin përmes repesazhit, por nuk arriti të ngjitej në podiumin e fituesve. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Laura Fazliu fiton të bronztën në Grand Slam

Published

on

By

Laura Fazliu ka fituar medalje të bronztë në Grand Slamin e xhudos në Abu Dabi.

Në luftë për medalje të bronztë, Laura e mposhti bartësen e parë, kroaten Iva Oberan.

Lufta ishte e barabartë, ndërsa në kohën shtesë Laura realizoi hedhje të bukur për fitore me “Ippon”.

Laura fitoi 500 pikë në renditjen botërore. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Laura Fazliu kalon në gjysmëfinale të Grand Slam-it në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudistja kosovare Laura Fazliu po vazhdon me sukses paraqitjen e saj në Grand Slam-in e xhudos që po heldet në Abu Dhabi, duke siguruar një vend në gjysmëfinale të këtij turneu me rëndësi.

Fazliu e nisi garën duke qenë e lirë në xhiron e parë. Në raundin e dytë, ajo mposhti me Waza-ari garuesen nga Portugalia, Joana Crisostomo. Forma e mirë e xhudistes kosovare u konfirmua edhe në çerekfinale, ku me Ippon mposhti me dominim përfaqësuesen vendase nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Tsendbazar Mashbat.

Në luftën për të siguruar finalen e madhe, Laura Fazliu do të përballet në gjysmëfinale me xhudisten nga Polonia, Angelika Szymanska. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Akil Gjakova mposht nënkampionin e botës

Published

on

By

Akil Gjakova ka shënuar fitore në Grand Slamin në Abu Dabi.

Ai në xhiron e tretë e mposhti bartësin e parë dhe nënkampionin në fuqi të botës, Makhmadbek Makhmadbekovin.

Ndaj tij dominoi prej fillimit, ndërsa fitoi me “Ippon” të bukur në kohën shtesë.

Është kjo fitorja më e madhe e Akilit në vitin e fundit. Ai po garon në kategorinë deri 73 kilogramë, dhe po duket në ditë të mirë. /D.L/

Continue Reading

Të kërkuara