Lajmet

Holanda mbështet Kosovën në luftimin e korrupsionit dhe sundimin e ligjit

Published

on

Kryeministri Albin Kurti ka pranuar letër urim nga homologu i tij holandez, Mark Rutte. Siç thuhet në njoftimin e dërguar nga Qeveria, në letrën e tij, kryeministri Rutte e ka uruar kryeministrin Kurti për pozitën e re dhe i ka dëshiruar suksese në detyrat e rëndësishme që e presin.

Vendet tona, sikurse edhe pjesa tjetër e Evropës, janë duke u përballur me një sfidë të papërshkrueshme siç është ajo nga COVID-19, thuhet në letër.

Kryeministri Rutte shprehet i kënaqur që Bashkimi Evropian ka pasur mundësinë që t’i ndihmojë Kosovës nëpërmjet pakos ndihmuese për Ballkanin Perëndimor dhe mekanizmit COVAX për sigurimin e vaksinave të sigurta kundër COVID-19.

Ngjashëm i kishte dalë në ndihmë vitin e kaluar Kosovës Holanda edhe nëpërmjet donacionit bilateral për pajisje personale mbrojtëse për Qendrën e Klinikave Universitare të Kosovës.

Kryeministri Rutte e ka siguruar kryeministrin Kurti se Holanda e mbështet Kosovën në përpjekjet e saj për të luftuar korrupsionin dhe për të fuqizuar sundimin e ligjit.

“Ju si kryeministër e keni marrë një mandat të fortë nga populli i Kosovës, që së bashku me zhvillimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore përbëjnë elementet kryesore të Kosovës drejt Evropës dhe integrimit evropian. Holanda është e përkushtuar ndaj rrugës së Kosovës drejt integrimit evropian”, thuhet në urimin e kryeministrit të Holandës, Mark Rutte.

Lajmet

Llapi mposht Gjilanin, fitojnë edhe Ballkani e Malisheva

Published

on

Llapi ka shijuar fitoren në sezonin e ri në Superligë duke shënuar fitore të thellë 4:1 ndaj Gjilanit.

Me këtë fitore, Llapi shkon në kuotën e gjashtë pikëve, aq sa kanë edhe Prishtina e re dhe Ferizaj në fundin e tabelës. Kurse, Gjilani mbetet me shtatë pikë në vendin e shtatë.

Fitore sot shënoi edhe Ballkani që lehtësisht mposhti Prishtinën e Re 0:3 në ndeshjen që u zhvillua në Lipjan.

Me këtë fitore, Ballkani shkon në kuotën e 15 pikëve, një më pak se Prishtina që prin. Ndërsa, Prishtina e Re bie në vendin e nëntë me gjashtë pikë.

Ndërkohë, ndeshje shumë dramatike u zhvillua në Skënderaj, atje ku Malisheva shënoi fitore 3:4 në sekondat e fundit të ndeshjes.

Tani, Malisheva shkon në 10 pikë në vendin e pestë, kurse Drenica mbetet e katërta me një pikë më shumë./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

FFK shpall më të mirin e xhiros së shtatë në Superligë

Published

on

Federata e Futbollit e Kosovës, ka shpallur futbollistin e KF Llapit, Axel Gnapi, si “Ylli i Javës” për javën e shtatë të sezonit. Gnapi shkëlqeu në fitoren 4:1 të skuadrës së tij kundër SC Gjilanit, duke shënuar dy gola – hapjen dhe mbylljen e serisë së golave.

Vlerësimi për futbollistin më të dalluar të javës u bë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit, i përbërë nga Selajdin Jerliu, Enis Zabërgja dhe Fatmir Mehmeti.

Pas marrjes së çmimit, Gnapi shprehu kënaqësinë e tij:

“Është një ndjenjë e mirë sepse fillimi i sezonit nuk ishte ashtu siç kemi pritur dhe siç kemi merituar. Kjo fitore e parë është një kënaqësi në momentin e duhur për të gjithë ekipin dhe për stafin. Atmosfera në ekip është shumë e mirë dhe çdo lojtar po e mban këtë frymë pozitive. Besoj se do të kemi një sezon shumë të mirë dhe shpresoj të fitoj edhe shpërblime të tjera”, tha ai.

Ky çmim vjen si një motiv shtesë për KF Llapin pas një fillimi të vështirë sezoni, duke rritur shpresat për rezultate pozitive në vazhdim./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Protestë edhe në Shqipëri: Kërkohet drejtësi për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë

Published

on

By

Në Shqipëri do të protestohet më 17 tetor me kërkesën për drejtësi për ish-eprorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Protesta do të mbahet në sheshin “Skënderbeu”, u bë e ditur në një konferencë për media të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati nga Tirana tha se kjo protestë vjen pas asaj të mbajtur në Prishtinë dhe tjetrës në Hagë – qyteti holandez ku e ka selinë Gjykata Speciale.

Sot nga kjo tryezë ju drejtohemi të gjithë shqiptarëve, partive politike bashkoheni me ne në këtë protestë paqësore në Tiranë. Le të ngrihemi të gjithë si një vend i vetëm që të ju kundërvihemi padrejtësive”, deklaroi ai. /D.B/KP

Continue Reading

Lajmet

​Gjilani shkarkon trajnerin Ardian Nuhiu

Published

on

Skuadra e Superligës së Kosovës në futboll, Gjilani, ka bërë të ditur se ka ndarë rrugët me trajnerin Ardian Nuhiu.

“Sport Club Gjilani njofton opinionin publik, tifozët dhe mediat se pas një bashkëpunimi korrekt dhe profesional, në mënyrë të dyanshme është mbyllur bashkëpunimin me kryetrajnerin Ardian Nuhiu. Klubi e falënderon trajnerin Nuhiu për punën, përkushtimin dhe kontributin e dhënë gjatë periudhës që ishte pjesë e Sport Club Gjilani. Puna dhe profesionalizmi i tij do të mbeten gjithmonë të vlerësuara nga të gjithë ne. Sport Club Gjilani i uron trajnerit Nuhiut shumë suksese në rrugëtimin e tij të ardhshëm profesional”, thuhet në njoftimin e klubit gjilanas.

Klubi ka bërë të ditur se do të njoftojë së shpejti opinionin publik për hapat e mëtejmë në lidhje me stafin teknik dhe drejtimin e skuadrës./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara