

Teknologji
HMD prezanton telefonin e parë inteligjent të krijuar posaçërisht për fëmijë
Published
3 weeks agoon
By
UBTNewsKompania HMD ka prezantuar modelin e saj më të ri, HMD Fuse, një telefon inteligjent i dizajnuar posaçërisht për fëmijë, me fokus në sigurinë dhe mbrojtjen nga përmbajtjet e dëmshme në internet.
Një nga veçoritë kryesore të këtij modeli është HarmBlock+, një teknologji e re që synon të mbrojë fëmijët duke bllokuar dërgimin, marrjen, ruajtjen apo shikimin e përmbajtjeve të papërshtatshme, përfshirë edhe përmbajtjet me natyrë seksuale. Kjo teknologji është zhvilluar në bashkëpunim me SafeToNet dhe funksionon në nivel sistemi operativ me ndihmën e inteligjencës artificiale dhe kontrolleve prindërore të avancuara.
HMD Fuse vjen me ekran 6.56 inç HD+, frekuencë rifreskimi 90Hz dhe ndriçim deri në 600 nits. Pajisja fuqizohet nga procesori Snapdragon 4 Gen 2, 6GB RAM dhe 128GB memorie të brendshme.
Në aspektin e kamerës, ofron një sistem të dyfishtë në pjesën e pasme me sensor kryesor 108MP, ndërsa kamera e përparme për selfie ka 50MP me fokus automatik. Pajisja mbështet karikim të shpejtë 33W, ka një bateri prej 5,000mAh, Bluetooth 5.1, Android 15, port kufjesh 3.5 mm, skaner gjurmësh gishtash të integruar anash, si dhe vlerësim IP54 për rezistencë ndaj ujit dhe pluhurit.
Ky model vjen si pjesë e vizionit të përbashkët të HMD dhe partnerëve të saj për zhvillimin e telefonëve “pa varësi”, të përshtatshëm për moshat e reja, dhe tregon një përpjekje konkrete drejt teknologjisë së sigurt për fëmijët.
Magazinë
Dje u lansua, sot po promovohet! Dua Lipa, ndër të parat me iPhone 17 Pro
Published
7 hours agoon
September 10, 2025By
UBT News
Dua Lipa ka ndezur rrjetin me një fotografi të re ku shfaqet duke mbajtur në dorë modelin më të ri të Apple – iPhone 17 Pro në ngjyrën unike “cosmic orange”.
Këngëtarja shqiptare me famë botërore ishte ndër të parat që u pa me Iphone, duke lënë fansat të habitur: “Si e mori kaq shpejt?”.
Në një kohë kur prezantimi i serisë së re iPhone 17 sapo është bërë dhe para-porositë nisin vetëm këtë të premte, më 12 shtator, videoja e artistes shqiptare me edicionin e ri ka pushtuar rrjetet sociale.
Komentet nuk kanë munguar, ku shumë ndjekës shprehën habinë se si këngëtarja arriti të siguronte një nga modelet më të kërkuara para publikimit zyrtar. Ajo në videon në Instagram xhiroi gjithçka me Iphone të ri, që nga koha kur zgjohet, angazhimet tjera e deri te koncertet.
Apple prezantoi katër modele të reja – iPhone 17, 17 Pro, Pro Max dhe versionin ultra të hollë 17 Air.
Teknologji
Telefonat që mund të marrin sistemin e ri operativ të Appleit
Published
9 hours agoon
September 10, 2025By
UBT News
Gjiganti teknologjik, Apple, të martën ka publikuar versionin e ri të sistemit operativ iOS. Si gjithmonë, sistemi i ri operativ mund të funksionojë në një numër të caktuar të telefonave të kompanisë.
Versioni i ri përmban edhe veçorinë “Liquid Glass”. Kjo është sikur një sipërfaqe e re në telefon, e cila përshtat pamjet me ekranin, si për shembull menuja e të tjera opsione do të marrin formë më të rrumbullakët për t’iu përshtatur formës së re të kornizës.
Pos kësaj, Apple ka thënë se e ka përmirësuar punën e përkthimi dhe ka bërë riorganizim të aplikacioneve të kamerës dhe fotografive.
Ndryshimi i emrit nga iOS 18 në iOS 26 është kalim i madh, që paraqet skemë të re të emrave në Apple dhe jo më thjesht numra.
Ndryshimi te Apple vjen me zhgënjim për përdoruesit e iPhoneve. Çdo version i ri ua “përjashton” një grup më të vjetër të telefonave.
Kjo është lista e iPhoneve që përkrahin sistemin e ri operativ:
• iPhone SE (gjenerata e dytë)
• iPhone 11, Pro, and Pro Max
• iPhone 12, Mini, Pro, and Pro Max
• iPhone 13, Mini, Pro, and Pro Max
• iPhone 14, Plus, Pro, and Pro Max
• iPhone 15, Plus, Pro, and Pro Max
• iPhone 16, Plus, Pro, and Pro Max
• iPhone 16e.
Automobilizëm elektrikë
EQS i Mercedes-Benz përshkon 1205 km me një bateri
Published
10 hours agoon
September 10, 2025By
UBT News
Mercedes-Benz ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm në fushën e lëvizshmërisë elektrike me një drejtim demonstrues që demonstron potencialin e teknologjisë së baterive të së ardhmes.
Një automjet testimi EQS pak i modifikuar, i pajisur me bateri litium-metali me elektrolit të ngurtë, përshkoi udhëtimin prej 1,205 kilometrash nga Stuttgarti në Malmö në fund të gushtit pa asnjë ndalesë për karikim, transmeton Telegrafi.
Ky sukses theu rekordin e mëparshëm të Vision EQXX me tre kilometra, dhe automjeti mbërriti në Malmö me një rreze mbresëlënëse të mbetur prej 137 kilometrash. Teknologjia funksionon jo vetëm në laborator, por edhe në kushte reale të rrugës, transmeton Telegrafi.
“Bateria me elektrolit të ngurtë përfaqëson një revolucion të vërtetë për lëvizshmërinë elektrike. Me drejtimin e suksesshëm në distanca të gjata të EQS, ne po tregojmë se kjo teknologji funksionon jo vetëm në laborator, por edhe në rrugë. Qëllimi ynë është të sjellim inovacione të tilla në prodhimin serik deri në fund të dekadës”, tha Markus Schäfer, anëtar i bordit të menaxhimit të grupit Mercedes-Benz.
Sistemi i baterisë u zhvillua në bashkëpunim me Mercedes-AMG High Performance Powertrains, ndërsa qelizat litium-metalike vijnë nga prodhuesi amerikan Factorial Energy. Përmbajtja e energjisë së përdorshme të baterisë është rritur me 25%, ndërsa pesha dhe madhësia mbeten të krahasueshme me baterinë standarde EQS.
Itinerari ndoqi autostradat A7/E20 përmes Gjermanisë e Danimarkës deri në Malmö Suedi, itinerari u llogarit duke përdorur sistem inteligjence elektrike që merr parasysh topografinë, trafikun, temperaturën e ambientit dhe nevojat e energjisë për ngrohje dhe ftohje.
Teknologji
Prezantohet edhe Apple Watch SE 3
Published
13 hours agoon
September 10, 2025By
UBT News
Apple hapi segmentin e prezantimit të orëve inteligjente me një montazh emocional, ku njerëz të ndryshëm ndanin histori personale se si ora u kishte shpëtuar jetën në situata emergjente shëndetësore – duke paralajmëruar kështu kapitullin e radhës në misionin e saj për shëndetin.
Apple Watch Series 11 vjen me dizajn të përforcuar: xhami është dyfish më rezistent ndaj gërvishtjeve e ndërtimi prej titani ofrohet edhe në përfundim të ri ngjyrë ari. Ora mbështet rrjetin 5G për lidhje më të shpejta dhe më efikase në energji, ofron deri 24 orë jetëgjatësi baterie.
Ngjyrat e reja përfshijnë të zezën e errët, argjendin, arin rozë dhe ngjyrën gri.
Në aspektin shëndetësor, ky është modeli më ambicioz i Apple deri tani. Përveç rikthimit të gjurmimit të ciklit dhe shëndetit mendor, risia më e madhe është funksioni i ri për monitorimin e hipertensionit, i cili synon të zbulojë shenjat e presionit të lartë kronik të gjakut.
Apple parashikon që kjo veçori ndihmon në mbi 1 milion diagnoza vetëm në vitin e parë. Funksioni është ende në pritje të aprovimit nga FDA, por kompania planifikon ta lansojë fillimisht në SHBA dhe Evropë.
Përmirësimet përfshijnë gjithashtu një sistem më të detajuar për vlerësimin e gjumit dhe, me ardhjen e watchOS 26, përdoruesit do të kenë në dispozicion edhe pamje të reja të orës.
Apple ruajti emrin e njohur për modelin e saj të nivelit bazë. Apple Watch SE 3 tani vjen me çipin S10 (jo S11, siç pritej), por sjell përmirësime të dukshme: mbështetje për kontrolle me gjeste si prekja e dyfishtë apo lëvizjet e dorës, funksione më të zgjeruara të shëndetit dhe për herë të parë – matjen e temperaturës. Ora mbështet edhe Siri-n direkt në pajisje, duke e bërë përdorimin më të shpejtë e më privat.
Edhe pse autonomia mbetet 18 orë, Apple ka shtuar karikimin e shpejtë, deri dy herë më efikas, një risi e rëndësishme për linjën SE.
Përgatiti: A.Z. /UBT News/

Real Madridi arrin marrëveshje për dy transferimet e para të vitit 2026

Shaka mes princave, Harry thumbon William

Emily Osment zyrtarisht beqare, martesa e saj zgjati vetëm pesë muaj

Thirrje për pranimin e punimeve shkencore në Konferencën Ndërkombëtare të UBT-së

Sekreti i frutave të thata për trup më të fortë dhe mendje më të kthjellët

Dje u lansua, sot po promovohet! Dua Lipa, ndër të parat me iPhone 17 Pro

Shkencëtarët gjejnë arsyet pse njerëzit po konsumojnë gjithnjë e më shumë sheqer

Në tetor Shqipëria nis zyrtarisht pagesat në euro përmes zonës SEPA

Rusia thotë se nuk kishte planifikuar të sulmonte asnjë objektiv në Poloni
Të kërkuara
-
Aktualitet2 weeks ago
Profesori i UBT-së, Bahri Gashi, pjesë e rrjetit prestigjioz ndërkombëtar të recensimit shkencor në Taylor & Francis
-
Kërkime2 months ago
Profesori i UBT-së, Musa Sabedini, publikon punim shkencor në revistën ndërkombëtare JGPSCD në SHBA
-
Aktualitet2 months ago
BSc në Shëndet Publik dhe Shkenca Mjekësore në UBT – Investim për të ardhmen e shëndetit të popullatës
-
Lajmet nga UBT2 months ago
UBT shpall konkurs për pranimin e studentëve të rinj për vitin akademik 2025/26