Shëndeti

Hithra, mbretëresha e bimëve popullore

Efektet e përdorimit të saj janë të menjëhershme.

Published

on

Në mjekësinë popullore, ajo është cilësuar mbretëresha e bimëve, ndërsa në mjekësinë moderne, këshillohet si një nga bimët më të pasura me vitamina A, C dhe K.

Efektet e përdorimit të saj janë të menjëhershme. Reumatizma, sëmundja e moshës së tretë, kurohet më së miri me hithra.

Për të përgatitur çajin nevojitet një lugë nga bima e tharë dhe e grimcuar. Kjo masë hidhet në një gotë me ujë të nxehtë dhe lihet në qetësi për 15 minuta. Më pas kullohet dhe pihet 3 herë në ditë nga një gotë.

Dhimbjet reumatizmale mund të kurohen edhe duke vënë bimën e freskët në kontakt të drejtpërdrejtë me lëkurën. Vendi i dhimbjes rrihet me bimën e freskët derisa te dallohet një si pullë gjaku. Raste të tjera që rekomandohen nga mjekësia moderne për kurimin me hithër.

Efektet stimuluese të hithrës ndihmojnë për prodhimin e qumështit dhe rritjen e energjisë pas lindjes.

Larja e kokës me ujin e hithrës këshillohet për ata që kanë probleme me rritjen e ngadaltë të flokëve.

Hithra është forcues natyror i testosteronit, i cili ndihmon në rritjen e vitalitet tek meshkujt.

Një efekt të menjëhershëm jep kjo bimë edhe në rastet e diarresë. Përdorimi i çajit të hithrës bën që diarreja të kalojë shpejt dhe lehtë.

Shëndeti

Studimi: Hani këto ushqime të thjeshta dhe do të jetoni më gjatë!

Published

on

Konsumimi i perimeve me gjethe të gjelbra dhe ushqimeve si banania mund të ulë rrezikun nga sëmundjet e zemrës, rrahjet e çrregullta dhe vdekshmëria deri në 25 për qind, ka treguar një studim i ri, raporton The Independent.

Ushqimet e pasura me kalium, si salmoni, brokoli dhe spinaqi, ndihmojnë trupin të eliminojë më shumë kripë nga sistemi dhe kështu ulin ndjeshëm mundësinë për sëmundje të zemrës.

Nivelet më të larta të kaliumit në gjak lidhen me rrezik më të ulët të ngjarjeve kardiake, shtrimeve në spital ose vdekjes nga çdo shkak.

Trupi i njeriut është zhvilluar me dietë të pasur me kalium dhe të varfër me natrium, kur paraardhësit ushqeheshim me fruta e perime.

Tani shohim se sa më shumë ushqime të përpunuara hamë, aq më shumë natrium marrim e pak kalium, duke e përmbysur raportin nga 10:1 në 1:2, ndryshim dramatik”, ka thënë për The Guardian, profesori Henning Bundgaard nga Spitali i Kopenhagës, autor i studimit.

Ai ka theksuar se kaliumi është jetik për funksionimin e zemrës e mungesa e tij rrit rrezikun e aritmive, dështimit të zemrës dhe vdekjes.

Continue Reading

Shëndeti

Çokollata e zezë, aleate e mirë për shëndetin apo jo?

Published

on

Çokollata e zezë nuk është thjesht ëmbëlsirë, por aleate e shijshme për shëndetin tuaj. Më poshtë kemi listuar  përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i saj.

E pasur me lëndë ushqyese dhe fibra

Çokollata e zezë cilësore, me të paktën 70% kakao, përmban hekur, magnez, bakër dhe mangan, si dhe kalcium, kalium dhe zink. Një burim i mirë fibrash që ndihmojnë shëndetin e zorrëve. Përmban edhe sheqer dhe yndyra të ngopura, prandaj konsumohet me moderim.

E pasur me antioksidantë

Çokollata e zezë është e pasur me polifenole, substanca natyrale të kakaos që mbrojnë qelizat. Disa pluhura kakaoje kanë më shumë antioksidantë se “super frutat” si shega dhe boronica.

Lufton kolesterolin

Polifenolet rrisin nivelin e kolesterolit “të mirë” dhe ulin atë “të keq”. Megjithatë, konsumimi i tepërt ka efekt të kundërt për shkak të sheqerit dhe yndyrave të ngopura.

Përmirëson humorin

Çokollata stimulon prodhimin e serotoninës, hormonit të lumturisë, duke ndihmuar në përmirësimin e humorit tuaj.

Continue Reading

Shëndeti

Shëndeti i dobët dentar lidhet me migrenën dhe dhimbjet e trupit tek gratë

Published

on

Nëse nuk i lani dhe pastroni rregullisht dhëmbët me fill dentar, mund të përfundoni me më shumë se sa një dhimbje dhëmbi.

Një studim i ri tregon se shëndeti i dobët oral lidhet ngushtë me migrenën, dhimbjet e trupit dhe stomakut te gratë, shkruan Health Day.

Pjesëmarrëset me shëndetin më të dobët të dhëmbëve kishin 60% më shumë gjasa të përjetonin dhimbje të moderuara deri të forta në trup dhe gati 50% më shumë gjasa të raportonin migrenë, sipas rezultateve.

Duke përdorur teknologji të avancuar gjenomike, studiuesit identifikuan gjithashtu katër mikrobe të veçanta orale të lidhura me disa lloje dhimbjesh. Ata thonë se këto gjetje sugjerojnë një marrëdhënie të mundshme midis mikrobiomës orale dhe sistemit nervor.

Autori kryesor i studimit tha se: “Gjetjet tona janë veçanërisht të rëndësishme për fibromialgjinë, e cila, megjithëse është një gjendje e zakonshme reumatologjike, shpesh nuk njihet mjaftueshëm.”

Megjithëse nevojiten më shumë studime, studiuesit thonë se kujdesi i mirë për shëndetin oral mund të ndihmojë në përmirësimin e mirëqenies së përgjithshme.

Continue Reading

Shëndeti

Mungesa e këtij minerali rrit rrezikun për zemrën dhe trurin

Published

on

Kaliumi është një nga mineralet thelbësore që çdo qelizë në trupin e përdor për të funksionuar si duhet, dhe organizmi nuk mund ta prodhojë vetë, duhet ta marrim patjetër përmes ushqimit.

Njerëzit kanë konsumuar një dietë të pasur me bimë të freskëta dhe të papërpunuara, duke arritur deri në 10.000 mg kalium në ditë. Sot, në shumë vende përfshirë SHBA-në, më pak se 2% e njerëzve arrijnë të marrin sasinë e rekomanduar ditore prej rreth 4.700 mg.

Arsyeja kryesore është kalimi nga një dietë natyrale, me shumë fruta dhe perime, në një regjim të mbushur me produkte të përpunuara, të gatshme dhe me pak vlera ushqyese.

Por pse është kaliumi kaq i rëndësishëm?

Një analizë e shumë studimeve të besueshme ka treguar lidhje të fortë mes marrjes më të lartë të kaliumit dhe uljes së rrezikut nga dy ndër shkaqet më të zakonshme të vdekjes: sëmundjet kardiovaskulare e goditjet në tru.

Rritja e konsumit të kaliumit me 1.640 mg në ditë lidhet me ulje rreth 21% të rrezikut nga goditjet cerebrale. Edhe pse kjo sasi nuk është e mjaftueshme për të përmbushur nevojën ditore të trupit, mund të ketë ndikim domethënës në shëndet, veçanërisht nëse shoqërohet me një dietë më të pasur me ushqime bimore të freskëta. Vetëm imagjinoni efektin nëse kjo sasi dyfishohet apo trefishohet!

Shumë njerëz mendojnë se banania është një burim i jashtëzakonshëm i kaliumit, por nuk është ndër frutat më të pasura me këtë mineral.

Sipas të dhënave të Departamentit Amerikan të Bujqësisë, bananet nuk renditen as në mesin e 1.500 ushqimeve të pasura me kalium, një fakt që na habit. Për të përmbushur nevojën ditore me banane, do t’ju duhej të hanit më shumë se 10 copa në ditë, diçka jo e realizueshme.

Cilat janë disa nga burimet më të pasura të kaliumit?

Perimet me gjethe jeshile si spinaqi, patatet (veçanërisht të ziera me lëkurë), fasulet, thjerrëzat, soja, arrorët dhe drithërat integrale janë zgjedhje të shkëlqyera. Avokado, pjepri, domatet, lëngjet e freskëta të perimeve dhe disa produkte të bulmetit janë alternativa të mira.

Dietat me më shumë ushqime të freskëta pak produkte të përpunuara nuk sjellin vetëm kalium, ndihmojnë në ruajtjen e ekuilibrit të mineraleve tjera të rëndësishme, përfshirë magnezin dhe natriumin, duke ulur rrezikun nga tensioni i lartë i gjakut dhe sëmundjet e zemrës.

Përfshirja e përditshme e sa më shumë frutave është një nga mënyrat më të sigurta për të ruajtur shëndetin e zemrës dhe të trurit.

Continue Reading

Të kërkuara