Magazinë

Historiani i njohur i French TV akuzohet për përdhunimin e ish-të dashurës së tij

Dy vitet e fundit, shumë gra kanë ngritur akuza për abuzim seksual kundër figurave të njohura në vend.

Published

on

Historiani i njohur i televizionit francez është vënë nën hetime pasi i njëjti është akuzuar për përdhunim.

51-vjeçari François Durpaire u shpreh se akuza se gjoja ai ka sulmuar seksualisht një grua në vitin 2011, është e pabazë.

Durpaire, një specialist në SHBA, raportohet të ketë pasur një lidhje të shkurtër me gruan në vitin 2011. Viktima e supozuar i tha policisë se e kishte vizituar apartamentin e tij në Paris në maj të atij viti pasi ata ishin ndarë për të folur për arsyen e ndarjes, kur ajo tha se Durpaire e sulmoi atë.

Ai i ka përshkruar akuzat si “të pabaza”.

Gruaja thuhet se ka kontaktuar përsëri Durpairen në vitin 2020 për të diskutuar sulmin e supozuar përpara se të vendoste të shkonte në polici.

Avokatja e Durpaire, Dorothée Bisaccia-Bernstein, tha për Le Parisien: “Ai ka dëgjuar për këto akuza për disa muaj dhe kjo hapje e hetimit zyrtar e ka qetësuar atë pasi e lejon të dijë se për çfarë akuzohet. Kjo do të lejojë që e vërteta të dalë në shesh. Z. Durpaire do të japë shpjegimin e tij gjatë marrjes në pyetje [nga një gjykatës hetues] që do të bëhet pas disa javësh.

Durpaire themeloi një “laborator lumturie”, i pari në Evropë, për të ekzaminuar nëse njerëzit ishin më të kënaqur sot sesa në të kaluarën. Qëllimi i tij ishte të shqyrtonte një “pyetje të thjeshtë … A mund të mësojmë të jemi të lumtur?”

Bisaccia-Bernstein shtoi se klienti i saj ishte liruar nga gjyqtari në kushte “mjaft të lehta” ndërsa akuza ishte hetuar.

“Është normale dhe legjitime që zërat e grave të dëgjohen, por është gjithashtu legjitime që të hapet një hetim për të lejuar shfaqjen e së vërtetës”, tha ajo për AFP.

Në dy vitet e fundit, një numër grash janë paraqitur për të ngritur akuza për abuzim seksual kundër figurave të njohura në Francë.

Në maj, 20 gra dolën për të akuzuar ish-prezantuesin e televizionit, Patrick Poivre d’Arvor për përdhunim, abuzim seksual ose ngacmim. Gjashtëmbëdhjetë prej tyre kanë raportuar sulmet e supozuara në polici. Disa nga akuzat u hoqën si jashtë afatit kohor për ndjekje penale sipas ligjit francez, por në një lëvizje të pazakontë në fund të qershorit, gjykata e apelit vendosi ta rrëzojë këtë duke lejuar një hetim paraprak mbi akuzat.

Poivre d’Arvor kundërshton me forcë akuzat dhe po merr masa ligjore për shpifje kundër 16 grave që janë paraqitur.

Shkencëtari politik dhe eksperti i njohur kushtetues Olivier Duhamel dha dorëheqjen nga rolet e tij akademike dhe mediatike në vitin 2021 pasi u akuzua nga njerka e tij Camille Kouchner, vajza e një ish-ministri të qeverisë, se kishte përdhunuar dhe sulmuar seksualisht vëllain e saj binjak. Ajo rrëfeu sulmet në një libër, “La Familia Grande”./UBTNews/

Continue Reading

Lajmet

Ndahet nga jeta në moshën 55-vjeçare producenti muzikor IlirOs

Published

on

Producenti muzikor Ilir Osmani, i njohur në skenën artistike si IlirOs, ka ndërruar jetë të mërkurën, më 25 nëntor, në moshën 55-vjeçare. Sipas njoftimit, ai ka vdekur si pasojë e një ataku kardiak.

IlirOs ishte një nga emrat e rëndësishëm të hip-hopit dhe muzikës alternative në Kosovë, duke dhënë kontribut të veçantë në zhvillimin e skenës moderne muzikore, veçanërisht pas përfundimit të luftës.

Gjatë karrierës së tij, Osmani bashkëpunoi me grupe dhe artistë të njohur, si dhe krijoi muzikë për filma, shfaqje teatrale dhe dokumentarë. Krahas angazhimit si producent dhe muzikant, ai ishte edhe basist i muzikës jazz.

Miqtë dhe bashkëpunëtorët e kujtojnë IlirOsin si një krijues novator, me vizion të veçantë artistik dhe ide që shpesh ishin përpara kohës së tij.

Ndarja e tij nga jeta shënon humbjen e një prej kontribuuesve të rëndësishëm të skenës muzikore alternative në Kosovë./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Rita Ora feston 36-vjetorin, “Vogue Australia” rikthen intervistën me bashkëshortin e saj

Published

on

Këngëtarja shqiptaro-britanike Rita Ora ka festuar ditëlindjen e saj të 36-të. Me këtë rast, revista prestigjioze “Vogue Australia” ka rikthyer në vëmendje një bashkëbisedim të artistes me bashkëshortin e saj, regjisorin Taika Waititi, të zhvilluar në kuadër të serisë së ngjarjeve “Forces of Fashion”.

Gjatë diskutimit, çifti ka folur për ndërthurjen e muzikës, filmit dhe modës, si dhe për bashkëpunimin e tyre krijues. Ata kanë ndarë përvojat e ndërtimit të karrierave ndërkombëtare në industri të ndryshme dhe sfidat e të qenit në qendër të vëmendjes publike.

Bashkëbisedimi ka trajtuar edhe mënyrën se si Rita Ora dhe Taika Waititi arrijnë të balancojnë angazhimet profesionale me jetën e përbashkët, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes së ndërsjellë në rrugëtimin e tyre artistik.

Me rastin e ditëlindjes së këngëtares, “Vogue Australia” ka rikthyer këtë diskutim, duke vënë sërish në fokus lidhjen personale dhe bashkëpunimin krijues të çiftit./A.K/

Continue Reading

Aktualitet

Bebe Rexha nderohet me çmimin “Global Hitmaker Award” në “Billboard Canada Women in Music 2026”

Published

on

By

Këngëtarja me prejardhje shqiptare, Bebe Rexha, ka shënuar një tjetër sukses në karrierën e saj ndërkombëtare, duke u vlerësuar me çmimin “Global Hitmaker Award” (Çmimi për Krijuesen e Hitit Global) në ceremoninë “Billboard Canada Women in Music 2026”.

Ky vlerësim iu nda artistes për kontributin e saj në industrinë muzikore dhe krijimin e këngëve që kanë kryesuar listat botërore me miliona dëgjime. Në një postim zyrtar, “Billboard Canada” kujtoi se si këngëtarja, e cila dikur shfletonte çdo javë revistat e shtypura duke shpresuar ta shihte emrin e saj në to, arriti ta kthejë ëndrrën e fëmijërisë në realitet.

Gjatë pranimit të çmimit, Rexha mbajti një fjalim emocional, ku ndau me të pranishmit kujtime nga fëmijëria dhe rrugëtimi i saj drejt suksesit. Ajo tregoi se kur ishte e vogël shkonte me nënën e saj në dyqan dhe drejtohej menjëherë te sektori i revistave për të parë botimet e “Billboard”-it, ndonëse kostoja e lartë e revistës e pengonte ta blinte rregullisht.

“Shikoja të gjitha këngët në listën ‘Hot 100’ dhe mendoja: ‘O Zot, ndoshta një ditë do të arrij të shkruaj një këngë hit që do të jetë pjesë e kësaj liste’”, rrëfeu artistja. /E.A/

Continue Reading

Aktualitet

Jennifer Barreto nga Porto Riko shpallet “Miss Universe 2026”, shënon histori si nëna e parë me këtë kurorë

Published

on

By

Përfaqësuesja e Porto Rikos, Jennifer Barreto, është shpallur fituese e konkursit të bukurisë “Miss Universe 2026”, duke e rikthyer kurorën prestigjioze në vendin e saj.

Edicioni i 75-të jubilar i këtij spektakli u mbajt mbrëmjen e së martës në San Juan, në sallën “Coliseo de Puerto Rico José Miguel Agrelot”.

27-vjeçarja Barreto, me profesion psikologe dhe punonjëse sociale, hyri në historinë e kësaj gare duke u bërë nëna e parë që fiton titullin “Miss Universe”. Ajo është nënë e një vajze të quajtur Penelope, ndërsa kurorën e pranoi nga fituesja e vitit të kaluar, Fátima Bosch. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara