Lajmet

Historianët e Deçanit i reagojnë Von Cramonit: Manastiri i Deçanit s’është i rrezikuar nga askush

Viola von Cramon kishte thënë se kisha duhet të mbrohet.

Published

on

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan i kanë reaguar Raportueses për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramonit në lidhje me Manastiri i Deçanit.

Ata thanë se ky manastir nuk është i rrezikuar nga askush, përcjell Klankosova.tv.

“Viola Von Cramon, eurodeputete gjermane dhe raportuese për Kosovën, në Parlamentin Evropian, duhet të dije se vendimi anti kushtetuesë dhe anti ligjor i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës i majit 2016, për pronat dhe Ndërmarrjet “Apiko” dhe “Iliria”, të cilat në mënyrë anti ligjore po mundohen të i falen Manastirit të Deçanit, nuk duhet të zbatohet, ngase buron në ligjet e kohës se masave të dhunshme të kohës së Millosheviçit”.

“Ligjet, vendimet dhe aktet nënligjore të kohës së Millosheviçit, gjitha shtetet demokratike të botës, përfshirë edhe Gjermaninë, i kanë luftuar dhe i kanë cilësuar diskriminues.Viola Von Cramon dhe gjithë zyrtarët e tjerë ndërkombëtarë duhet të dinë se Manastiri i Deçanit, nuk është i rrezikuar nga askush, pra nga ana e shqiptarëve, ai është i rrezikuar vetëm nga politikat dashakeqe të personelit serb të Manastirit të Deçanit”, thuhet në reagimin e tyre.

Tutje, përmes këtij reagimi historianët thanë se pronat dhe Ndërmarrjet “Apiko” dhe “Iliria” duhet të i kthehen në menaxhim Komunës së Deçanit dhe se ato prona i takojnë deçanasëve, dhe jo Sava Janjiçit.

Ndryshe, raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka thënë se kisha ortodokse serbe në Kosovë duhet të mbrohet dhe të gëzojë të drejta të plota.

Von Cramon i bëri thirrje Qeverisë së Kosovë që të zbatoj aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me këtë.

Lajmet

FSK do të marrë pjesë në misionin ndërkombëtar të sigurisë në Gaza

Published

on

Forca e Sigurisë së Kosovës do të marrë pjesë në kuadër të Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese në Gaza, pas nënshkrimit të marrëveshjes për pjesëmarrjen e saj në këtë mision.

Marrëveshja është nënshkruar gjatë vizitës në Kosovë të komandantit të ISF-së në Gaza, gjeneralmajor Jasper Jeffers, në prani të ministrit në detyrë të Mbrojtjes, Ejup Maqedoncit, dhe përfaqësuesit të Bordit të Paqes.

Dokumenti është nënshkruar nga përfaqësuesit e Bordit të Paqes/ISF Gaza dhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari.

Jeffers ka vlerësuar vendimin dhe gatishmërinë e Kosovës për të kontribuar në mision, duke theksuar rëndësinë e kontributit të FSK-së në përpjekjet për paqe, siguri dhe stabilitet.

Ndërkaq, Jashari ka thënë se pjesëmarrja në misionet ndërkombëtare është pjesë e vizionit të Kosovës për të kontribuar në promovimin e paqes dhe sigurisë në botë.

Sipas FSK-së, marrëveshja përbën një hap të rëndësishëm në forcimin e rolit të Kosovës në përpjekjet ndërkombëtare për siguri, ndërsa synimi strategjik është që FSK-ja të kalojë nga një “importues i sigurisë” në një “eksportues të saj”./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Haxhiu përkujton 36-vjetorin e Kushtetutës së Kaçanikut

Published

on

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka përkujtuar 36-vjetorin e miratimit të Kushtetutës së Kaçanikut, duke e cilësuar atë si një nga aktet më të rëndësishme në rrugën e Kosovës drejt pavarësisë dhe shtetësisë.

Haxhiu ka thënë se më 7 shtator 1990, në rrethana të represionit dhe përndjekjes politike, delegatët e Kuvendit të Kosovës u mblodhën në Kaçanik dhe miratuan Kushtetutën, duke i dhënë bazë kushtetuese vullnetit politik të shprehur më 2 korrik për Kosovën Republikë.

Sipas saj, miratimi i Kushtetutës përbënte përgjigjen e një populli që, përkundër represionit dhe përpjekjeve për shuarjen e institucioneve, nuk pranoi të hiqte dorë nga e drejta për të vendosur për të ardhmen e tij.

Ajo ka vlerësuar punën e juristëve që hartuan dokumentin dhe guximin e delegatëve që e miratuan atë.

Haxhiu ka theksuar se rruga e nisur me Deklaratën e 2 Korrikut dhe Kushtetutën e Kaçanikut vazhdoi përmes rezistencës, luftës çlirimtare dhe sakrificës së shumë brezave, deri te çlirimi i Kosovës dhe shpallja e pavarësisë më 17 shkurt 2008./A.K/

Continue Reading

Lajmet

IPK nis hetimet për incidentin ku u përfshi kapiteni i Njësive Speciale

Published

on

Inspektorati Policor i Kosovës ka nisur hetimet lidhur me incidentin ku u përfshi kapiteni i Njësive Speciale të Policisë së Kosovës, Besart Ahmeti, në parkingun e Prishtina Mall.

Sipas IPK-së, incidenti kishte nisur pas një mosmarrëveshjeje lidhur me parkingun, ku ishin përfshirë Ahmeti, i cili ishte jashtë detyrës zyrtare, dhe dy qytetarë, njëri prej tyre i mitur.

Pas incidentit, personat e përfshirë janë shoqëruar në objektin policor për trajtimin e rastit. Gjatë procedurave, njëri prej qytetarëve ka pretenduar se ndaj tij është përdorur forcë nga një zyrtar policor në Stacionin Policor në Graçanicë.

IPK ka rekomanduar suspendimin e zyrtarit policor të dyshuar për keqtrajtim, ndërsa rasti po hetohet në drejtim të veprës penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”.

Ndërkohë, hetimet ndaj qytetarëve të përfshirë në incidentin fillestar do të vazhdojnë nga Policia e Kosovës, në koordinim me prokurorin kompetent, nën dyshimin për veprën penale të sulmit.

IPK ka bërë të ditur se hetimet janë në fazën fillestare dhe po zhvillohen në koordinim me prokurorin, duke respektuar të drejtat e të gjitha palëve dhe parimin e prezumimit të pafajësisë./A.K/

Continue Reading

Lajmet

AAK akuzon deputetët e LVV-së për mungesë të lirisë së mendimit

Published

on

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka zhvilluar një aksion simbolik para Kuvendit të Kosovës, duke akuzuar deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje se nuk kanë liri të mendimit, shprehjes dhe veprimit.

Anëtarë të AAK-së kanë vendosur postera me emrat e deputetëve të LVV-së, me mbishkrimin “Jemi të shqetësuar për lirinë e deputetëve të LVV-së”, duke kritikuar atë që e quajtën “regjimi Kurti-Dejona”.

Deputeti i AAK-së, Burim Ramadani, tha se deputetët e LVV-së udhëhiqen, sipas tij, me “grusht të hekurt” dhe se nuk kanë hapësirë për të shprehur qëndrimet e tyre personale.

Ramadani pretendoi gjithashtu se disa deputetë të LVV-së janë ankuar për mungesë të lirisë së shprehjes brenda grupit parlamentar, duke paralajmëruar se një model i tillë, sipas tij, po tentohet të shtrihet edhe në institucionet e tjera të Kosovës./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara