Rreth orës 11:00 të datës 17 mars, Yuriy Nechyporenko dhe babai i tij, Ruslan, po shkonin me biçikletë për në ndërtesën e administratës së Bucha ku po shpërndaheshin ndihma.
Energjia elektrike, gazi dhe uji ishin ndërprerë dhe gjërat thelbësore ishin në mungesë në qytet, një nga të parët që u pushtua nga forcat ruse, më 24 shkurt ndërsa përparonin drejt kryeqytetit të Ukrainës, Kiev.
Yuriy dhe babai i tij shpresonin të merrnin disa ilaçe dhe ushqim. Yuriy tha se një ushtar rus e ndaloi atë dhe babain e tij në rrugën Tarasivska. Ata ngritën menjëherë duart.
Duke folur për BBC në telefon së bashku me nënën e tij, Alla, 14-vjeçari dha rrëfimin e tij për atë që ndodhi më pas. “Ne u thamë se nuk mbanim armë dhe se nuk përbënim ndonjë rrezik”, tha ai.
“Pastaj babai im ktheu kokën nga ana ime, dhe atëherë ai u qëllua … Ai u qëllua dy herë në gjoks, pikërisht aty ku është zemra. Pastaj ai ra.”
Në atë moment, tha adoleshenti, ushtari e qëlloi në dorën e majtë dhe 14-vjeçari ra.
“Ndërsa isha në tokë”, tha ai, “u qëllova sërish, këtë herë në krah.”
“Isha shtrirë në bark, nuk mund të shihja asgjë që po ndodhte rreth meje,” tha Yuriy.
Ushtari, tha ai, qëlloi sërish, duke synuar kokën.
“Por plumbi kaloi nëpër kapuçin tim.”
Yuriy tha se ushtari qëlloi përsëri, këtë herë në kokën e babait të tij. Por Ruslan ishte tashmë i vdekur.
“Kam pasur një sulm paniku, i shtrirë aty me krahun tim të plagosur. Pashë që dora më rrjedh gjak”, tha ai.
Vetëm pas një kohe, kur ushtari shkoi pas një tanku, Yuriy u ngrit dhe vrapoi.
BBC nuk i ka verifikuar në mënyrë të pavarur detajet e rrëfimit të Yuriy-t, por provat e mizorive të kryera nga forcat ruse po shtohen ndërsa ata kishin nën kontroll Bucha dhe qytete të tjera në veri të Kievit.
Vetëm në Bucha, trupa të të vdekurve u gjetën të shtrirë në rrugë, shumë prej të cilëve me plagë të mëdha. Disa ishin qëlluar nëpër tempull, sikur të ishin ekzekutuar. Të tjerëve i kishin duart ose këmbët të lidhura pas shpine. Disa prej tyre ishin goditur qartë nga tanket.
Nëna e Yuriy, Alla, i tha BBC-së se si kishte shkuar për të parë burrin e saj pasi adoleshenti u kthye në shtëpi dhe i tregoi asaj se çfarë kishte ndodhur. Ajo mendoi se Yuriy mund të kishte gabuar dhe se Ruslan ishte i plagosur, dhe kishte nevojë për ndihmë mjekësore.
“Djali im më lutej të mos e bëja”, tha Alla. Ai tha se do të më vrisnin edhe mua”.
Një fotografi e trupit pjesërisht të mbuluar, e marrë nga Alla dhe e ndarë me BBC, duket se konfirmon dëshminë e Yuriy. Ajo tregon një plagë me armë zjarri në anën e majtë të gjoksit, afër zemrës.
Ruslan, një avokat, ishte 49 vjeç kur u vra. Trupin e varrosën në kopshtin e shtëpisë së familjes, shkruan BBC.
Situata rreth Kuvendit të Kosovës është tensionuar mbrëmjen e sotme, ku janë parë forca të shumta policore të dislokuara në hyrje-daljet e oborrit të ndërtesës. Ndërhyrja e policisë erdhi pasi protestuesit tentuan të bllokojnë rrugëkalimet për të parandaluar largimin e deputetëve nga objekti.
Kërkesa kryesore e protestuesve është miratimi i plotë në lexim të dytë i ndryshimeve ligjore për Gjykatën Speciale, proces ky që aktualisht mbetet në pikëpyetje.
Për të menaxhuar situatën dhe për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm, në perimetrin e Kuvendit janë zhvendosur edhe njësite speciale policore për kontrollin e turmave. Ndërtesa vazhdon të mbetet nën monitorim të rreptë sigurie. /E.A/
United Hospital ka mirëpritur në ekipin e saj mjekësor Dr. Arzen Balidemaj, specialist i Ortopedisë dhe Traumatologjisë, duke zgjeruar kështu gamën e shërbimeve profesionale për trajtimin e sëmundjeve dhe dëmtimeve të sistemit muskuloskeletal. Përmes sjelljes së ekspertizës bashkëkohore, përvojës ndërkombëtare dhe qasjeve të reja diagnostikuese e trajtuese, spitali po i jep një dimension të ri mjekësisë moderne dhe po krijon mundësi që pacientët të marrin shërbime të specializuara me standarde të avancuara.
Dr. Balidemaj sjell në United Hospital përvojën dhe njohuritë e fituara në fushën e ortopedisë, si dhe standarde të trajtimit të bazuara në praktikat evropiane.
Sipas njoftimit të spitalit, ai është i certifikuar nga AGA dhe EndoCert në Gjermani.
United Hospital fuqizon mjekësinë moderne me ekspertë të njohur dhe profesionistë të rinj
United Hospital po vazhdon të ndërtojë një standard të ri në shërbimet shëndetësore në Kosovë, duke zgjeruar vazhdimisht ekipin me mjekë të dëshmuar, kuadro me renome dhe profesionistë të fushave të ndryshme të mjekësisë.
Përmes sjelljes së ekspertizës bashkëkohore, përvojës ndërkombëtare dhe qasjeve të reja diagnostikuese e trajtuese, spitali po i jep një dimension të ri mjekësisë moderne dhe po krijon mundësi që pacientët të marrin shërbime të specializuara me standarde të avancuara.
Në këtë rrugëtim të zhvillimit dhe inovacionit, United Hospital po e pasuron ekipin e vet edhe me emra të rinj të mjekësisë, të cilët me profesionalizmin, përkushtimin dhe përvojën e tyre po sjellin energji të re dhe po kontribuojnë në ngritjen e cilësisë së kujdesit shëndetësor.
Një nga këta profesionistë është edhe Dr. Arzen Balidemaj, specialist i Ortopedisë dhe Traumatologjisë, i cili tashmë i është bashkuar ekipit të United Hospital. Me përvojën e tij dhe kualifikimet profesionale, ai sjell ekspertizë të avancuar në trajtimin e sëmundjeve dhe dëmtimeve të nyjeve, ortopedisë sportive dhe traumatologjisë.
Ky është vizioni i United Hospital: të sjellë ekspertizën te pacienti, të hapë rrugë për risi në mjekësi dhe të ndërtojë një ekip ku profesionalizmi, teknologjia dhe përkushtimi ndaj pacientit bashkohen në një standard të ri të kujdesit shëndetësor.
Fokusi i tij profesional përfshin trajtimin e problemeve të nyjeve, dëmtimeve sportive dhe rasteve traumatologjike, ndërsa ndër shërbimet që do të ofrojë janë:
Endoprotetika e nyjeve të mëdha, përfshirë shpatullën, gjurin dhe kërdhokullën;
Kirurgjia artroskopike dhe minimalisht invazive;
Ortopedia sportive dhe trajtimet për ruajtjen e nyjeve;
Ndërhyrjet kirurgjikale në shpatull, kërdhokull, gju, dorë, bërryl dhe shputë.
Me angazhimin e Dr. Balidemajt, United Hospital synon të vazhdojë zgjerimin e shërbimeve të specializuara dhe t’u ofrojë pacientëve qasje në trajtime bashkëkohore në fushën e ortopedisë dhe traumatologjisë.
Për të caktuar një vizitë:
📞 046 60 70 70
📍 M2 Prishtinë–Ferizaj, Km 7, Prishtinë, Kosovë
United Hospital – kujdes i specializuar për shëndetin e nyjeve dhe sistemit muskuloskeletal./rajonipress/
Protestuesit po vazhdojnë të qëndrojnë para Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës, ndërkohë stafi civil i këtyre institucioneve kanë dalë nga objektet me përcjellje dhe në mënyrë të organizuar.
Deputetët nuk janë lejuar nga protestuesit që të dalin nga Kuvendi i Kosovës, ndërkohë po vazhdojnë të qëndrojnë në seancë.
Protesta ka nisur në mëngjesin e sotëm me kërkesën që të kalojë në dy lexime plotësim-ndryshimi i Ligjit për Specialen.
Protesta nuk ka qenë aq e qetë sa në ditët e kaluara, meqë kanë kaluar disa orë prej kur kanë filluar përdorimin e këtyre fishekzjarrëve.
Organizatorët kanë kërkuar që protesta të vazhdojë e qetë por xhamat e Kuvendit të Kosovës janë thyer nga disa protestues./A.K/