Lajmet

Historia që qëndron prapa fotos së famshme të Messit me Yamal

Published

on

Paralelet mes Lionel Messit dhe Lamine Yamal tashmë janë të pashmangshme, por shfaqja e kësaj fotografie – dhe natyra e origjinës së saj – e çon lidhjen në një nivel krejtësisht tjetër.

Në vitin 2007, familja e Yamal fitoi mundësinë që fëmija i tyre gjashtë muajsh të ishte pjesë e një fotosesioni me një lojtar të Barcelonës për një kalendar që po bëhej për të mbledhur para për bamirësi.

Rastësisht, Messi, 20 vjeç në atë kohë dhe në fazat e hershme të karrierës së tij në Barcelonë, ishte lojtari i zgjedhur për Yamal.

Joan Monfort ishte fotografi i asaj dite, por vetëm kohët e fundit, si ne të tjerët, ai zbuloi se në çfarë kishte qenë pjesë.

U ndjeva shumë i lumtur kur e mora vesh”, tha ai për “Sky Sports”. “Jam i lumtur që kjo foto është parë nëpër botë”, shtoi më tej Monfort.

Po të mos kishte qenë për Mounir Nasraoui, babai i Yamal, duke postuar fotografitë në rrjetet sociale, fotot mund të mos kishin ardhur kurrë në dijeni të publikut.

Messi dhe Sheila Ebana, nëna e Yamal, janë të gjithë të buzëqeshur në fotografinë në fjalë, por Monfort pranon se nuk ishte fotosesioni më i lehtë.

Messi është një djalë shumë i turpshëm, shumë introvert”, thotë ai.

Ai është tani dhe ishte shumë më tepër më parë. U desh pak kohë që të ndërvepronte me një fëmijë gjashtë muajsh. Por në fund, e vërteta është se ata të dy bënë shumë. Lamine ishte një djalë shumë i mirë. Ai e bëri Messin për vete në një kohë të shkurtër“, tha më tej Monfort.

Gjashtëmbëdhjetë vjet më vonë dhe Yamal është i sigurt se do të ketë fituar përsëri Messin, së bashku me ne të tjerët.

Lajmet

Arrestohen tre persona në Gjilan, dyshohen për përfshirje në një rast rrëmbimi

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar tre persona në Gjilan, të dyshuar për përfshirje në veprën penale “Rrëmbimi”.

Në raportin 24-orësh të policisë bëhet e ditur se personat e arrestuar pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

“Lidhur me rastin, me 23.10.2025 janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë dhe të njëjtit pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së./S.K/PK/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person në Gjakovë, i sekuestrohen pistoletë dhe mbi 100 fishekë

Published

on

Në fshatin Jahoc të Gjakovës është arrestuar një person, pasi që të njëjtit iu kapën armë e fishekë.

Sipas raportit të policisë, pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit të shtëpisë së tij i është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me dy karikatorë, 92 fishekë dhe 10 fishekë me gaz. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thotë policia në raportin 24-orësh të saj./S.K/PK/

Continue Reading

Lajmet

Ligjëratë informuese në UBT për parandalimin e kancerit të gjirit

Published

on

Në kuadër të Tetorit Rozë, në Kampusin Inovativ të UBT-së në Lipjan u mbajt një ligjëratë informuese dhe sensibilizuese me temën “Parandalimi dhe zbulimi i hershëm i kancerit të gjirit”, ngjarje kjo e cila kishte për qëllim ngritjen e ndërgjegjësimit tek audienca.

Kjo ngjarje mblodhi së bashku studentë dhe nxënës, të cilët patën mundësinë të informohen më gjerësisht për rëndësinë e kontrollit shëndetësor, zbulimin e hershëm dhe masat parandaluese.

Në mesin e ligjëruesve të ngjarjes kishte edhe ekspertë të shëndetësisë nga UBT dhe “United Hospital”. Në diskutimit u theksua domosdoshmëria e edukimit shëndetësor dhe mbështetjes së vazhdueshme për personat e prekur, duke promovuar kështu mesazhin se parandalimi është çelësi për një jetë të shëndetshme.

Si shenjë solidariteti dhe mbështetje për të gjithë të prekurit që luftojnë këtë sëmundje, të pranishmit kishin të vendosur fjongo me ngjyrë rozë në veshjet e tyre.

UBT përmes ngjarjeve të tilla vazhdon të promovojë ndërgjegjësimin shoqëror për edukimin shëndetësor të komunitetit përmes bashkëpunimit ndërinstitucional rreth fuqizimit të grave.

Eliza Hoti/UBT

/S.K/UBTNews/

Continue Reading

Lajmet

Zyrtare: Messi vazhdon edhe për tri vjet me Inter Miamin

Published

on

Argjentinasi Lionel Messi e ka vazhduar kontratën me Inter Miamin edhe për tri vite të tjera.

Tetë herë fituesi i Topit të Artë ka nënshkruar një kontratë të re me ekipin nga MLS, që zgjat deri në dhjetor të vitit 2028.

Messi është dukshëm futbollisti më i mirë në këtë ligë me statistika të jashtëzakonshme dhe tashmë është e konfirmuar zyrtarisht që të paktën tri vite të tjera do ta shohim Messin në fushat e blerta./S.K/EO/

Continue Reading

Të kërkuara