Lajmet

Historia na tregon se çfarë lloj revolucioni lind nga një pandemi

Sipas Gelfand, normat e shoqërisë shtrëngohen në përgjigje të kërcënimeve mjedisore si sëmundjet, uria dhe rreziqet natyrore.

Published

on

Nga Laura Spinney

Në fillim faraoni e ndryshoi emrin e tij, nga Amenhotep IV në Akhenaten. Pastaj dekretoi një kryeqytet i ri të mbretërisë që duhej të ndërtohet larg të vjetrit. Në këtë qytet duhet të adhurohej vetëm një Perëndi, duke i braktisur të gjithë të tjerët:perëndinë e diellit Aten.

Herezia e Akhenatenit nuk zgjati shumë, dhe përfundoi me vdekjen e tij më pak se 20 vjet më vonë. Ishte një parantezë e 3 mijë viteve të stabilitetit kulturor që e karakterizoi Egjiptin e lashtë. Por gjurmët e tij të qëndrueshme në art dhe mendim, e bëjnë atë një nga revolucionet fetare më të diskutuara të të gjitha kohërave.

Një shpjegim i zakonshëm është se Akhenatenit, i ishte sosur durimi me priftërinjtë e plotfuqishëm të kryeqytetit të vjetër të Tebës, të cilët adhuronin shumë hyjni. Por sikur në tëvërtetë, ai të ishte duke iu shmangur një epidemie? Ideja nuk është e re, por është rikthyer nëfokus pas shfaqjes së Covid-19.

Pasi përjetuam pandeminë më të rëndë të shekullit të fundit, shumë egjiptologë dhe arkeologë e shohin të kaluarën me një sy tjetër. Ata kanë parë drejtpërdrejt ndikimin social që mund të ketë një pandemi, thellimin e pabarazive, refuzimin e autoritetit shtetëror, ksenofobinë dhe kërkimin e kuptimit, dhe e kanë kuptuar se këto dukuri ka të ngjarë të kenë precedentë.

“Sëmundjet infektive luajnë një rol kulturor dhe ekonomik, i cili përsëritet me kalimin e kohës, deri në ditët e sotme”-thotë Luiza Hiçkok nga Universiteti i Melbërnit, Australi. Duke parë se sa të ndërthurura janë mosmarrëveshjet sociale, idetë virale dhe viruset, Hitçkok dhe të tjerët pyesin nëse kjo mund të shpjegojë edhe ndryshimet kryesore kulturore që ndodhën në histori në kohën e Akhenatenit, gjatë pandemisë së Vdekjes së Zezë dhe Gripit Spanjoll të 1918–ës.

Rasti i murtajës – i kuptuar si një sëmundje infektive me përmasa epidemike – në Egjiptin e  Epokës së Bronzit të vonë, na ofron disa të dhëna. Në vitin 2012, egjiptologia amerikane ArielKozlof sugjeroi se kishte shenja të një epidemie që në kohën në mbretërimin e babait të Akhenaten, Amenhotep III.

Ajo e vë theksin tek boshllëk 8-vjeçar në të dhënat e shkruara, dhe tek fakti se Amenhotep kishte urdhëruar ndërtimin e shumë statujave të një Perëndeshë të shërimit, Sekhmet, që mbante kokën e një luani, më shumë se sa të çdo hyjnie tjetër. Në një moment ai ndryshoi madje edhe rezidencën e tij perandorake, ndoshta në një përpjekje për të izoluar veten.

Në vitin 2020, Jorrit Kelder nga Universiteti i Leidenit në Holandë, tha se e njëjta epidemi mund të ketë shtyrë Akhenatenin të ndërmerrte veprime më drastike. Kelder vuri re se sa shpesh njerëzit ndiheshin të zhgënjyer nga qeveritë, të cilat sipas pritshmërive të tyre, duhet t’i kishin mbrojtur nga Covid-19.

Reforma fetare e ndërmarrë nga Akhenateni në shekullin XIV Para Krishtit “mund të shihetndoshta si një veprim parandalues për të theksuar dështimin, jo të tijin, por të Perëndive tradicionale për ta mbrojtur Egjiptin”- shkroi ai. Megjithatë, qyteti i ri i Akhenatenit, Amarna, u bë shpejt një qendër vendimtare në një rrjet ndërkombëtar të tregtisë dhe diplomacisë.

“Një lloj epokë e parë kozmopolitane”- thotë Kelder. Prandaj, as ai mund të mos i ketë shpëtuar epidemisë siç shpresonte themeluesi i saj. Dhe e njëjta sëmundje ngjitëse, mund të ketë shkaktuar vdekjen e tij, të bashkëshortes Nefertitit, dhe 3 vajzave të tyre.

Sëmundja misterioze mund të jetë përhapur edhe përtej Egjiptit, sidomos kur njerëzit filluan të braktisnin Amarnën. Hiçkok ngre pyetjen nëse kjo gjë dobësoi një sërë qytetërimesh mesdhetare, duke çuar në shkatërrimin e tyre nga popujt e detit (një grupim që u përhap me shpejtësi në Mesdheun Lindor) dhe në fund të Epokës së Bronzit pak më shumë se një shekull më vonë.

Të njëjtën qasje ka edhe Xhoel Finkelshtein, bashkëthemelues i Institutit të Kërkimeve për Rrjetet Infektuese (NCRI) në Nju Xhersi, SHBA. NCRI analizon tendencat e informacionit në rrjetet sociale, dhe i lidh ato me ngjarje të botës reale. Që nga fillimi i pandemisë së Covid-19, pavarësisht nga orientimet politike, NCRI ka vënë re rritjen e “grupeve fetare revolucionare, që po tentojnë të prishin marrëdhëniet me shoqërinë, për të krijuar diçka që sjell një epokë utopike”- thotë Finkelshtein.

Pasi kanë krijuar ndjekës në sferën virtuale, aktiviteti i këtyre grupeve tani është përhapur në atë fizike. Studiues të tjerë kanë vënë se njerëzit i drejtohen fesë në kohë epidemish, madje edhe në një epokë gjithnjë e më laike si kjo e sotmja. Në prillin e vitit 2020, Qendra Kërkimore Pju në Shtetet e Bashkuara, raportoi se 1/4 e të rriturve deklaruan se besimi i tyre u forcua pas shpërthimit të Covid-19.

Ajo që njerëzit kërkojnë tek feja në këto kohë, është më pak e qartë. Por ka shumë të ngjarë që për shumë njerëz të jetë një rend social më i kontrolluar. Mishel Gelfand nga Universiteti iStenfordit në Kaliforni, argumenton prej kohësh se normat e një shoqërie shtrëngohen në përgjigje të kërcënimeve mjedisore si sëmundjet, uria dhe rreziqet natyrore, që kërkojnë sjellje të përbashkët dhe një bashkëpunim në shkallë të gjerë.

Një nga mënyrat për t’i inkurajuar këto veprime, është lutja ndaj një “Perëndie hakmarrës” për t’i ndëshkuar shkelësit e ligjit. Por feja nuk është mënyra e vetme për ta bërë një kulturë më norma më të ashpra. Në një studim që përfshin gati 250.000 njerëz në 47 vende, Leor Zmigrodnga Universiteti i Kembrixhit dhe kolegët e tij, zbuluan se qëndrimet konservatore dhe autoritare,rriten me shtimin e sëmundjeve infektive, dhe pavarësisht të ardhurave, arsimimit dhe faktorëvetë tjerë.

Dhe kjo lidhje vlen vetëm për sëmundjet e transmetuara nga një njeri tek tjetri, dhe jo për sëmundjet e pa transmetueshme. Kjo sugjeron që kthesa autoritare është thellësisht e një natyre sociale dhe ka të bëjë me mënyrën se si ne i perceptojmë njerëzit e tjerë. Edhe pse studimi i paraprin shfaqjes së Covid-19, sjellja e njerëzve gjatë pandemisë aktuale i ka përforcuar këto gjetje.

“Kjo sëmundje thellësisht sociale, që mund të transmetohet nga njerëzit e tjerë, ka çuar në një valë autoritarizmi në mbarë botën”, thotë Zmigrod. Në një paralele historike shqetësuese, Kristian Blikëll i Rezervës Federale në Nju Jork, zbuloi se tek qytetet gjermane në fillim të viteve 1930, sa më e lartë të kishte qenë shkalla e vdekjeve gjatë pandemisë së gripit të vitit 1918, aq më i madh ishte numri i votave për partinë naziste, dhe kjo sërish pavarësisht faktorëve si të ardhurat dhe papunësia.

“Në një pandemi ekziston një frikë e madhe ndaj kaosit, dhe dëshira për masa më të forta nga autoritetet, i hap rrugën mbështetjes së qeverive më autoritare”- thotë Gelfand. MajkaëllMutukrishna i Shkollës Ekonomike të Londrës, një studiues i evolucionit kulturor, ka një pikëpamje darviniane mbi këtë çështje.

Traumat, ashtu si epidemitë, krijojnë plejada “mutacionesh” ideologjike. Pastaj në veprim hyn ekuivalenti kulturor i seleksionimit natyror, duke i eliminuar mutacionet më pak të përshtatshme për popullatën. Po si mund të funksiononte kjo dinamikë në praktikë?

Si mikrobet ashtu edhe idetë udhëtojnë nëpër rrjetet sociale njerëzore, thotë sociologu dhe mjeku i Universitetit të Jeilit, Nikolas Kristakis. Këto rrjete kanë evoluar për të arritur një ekuilibër optimal midis avantazheve dhe disavantazheve të ekspozimit ndaj njerëzve të tjerë. “Përhapja e mikrobeve, është çmimi që duhet paguar për përhapjen e ideve”– thotë Kristakis. / Marrë me shkurtime “New Scientist” – Bota.al

Continue Reading

Lajmet

Rutte nga Shkupi: KFOR-i mbetet garantues i fuqishëm i sigurisë në Kosovë

Published

on

By

Gjatë një vizite zyrtare në Maqedoninë e Veriut, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka rikonfirmuar se misioni i KFOR-it do të mbetet i fuqishëm dhe plotësisht i aftë për të përmbushur detyrat e tij në Kosovë.

Rutte vlerësoi lart partneritetin me Shkupin, duke theksuar se ky shtet ka qenë një mbështetës i kahershëm i forcave paqeruajtëse.

“Maqedonia e Veriut e ka mbështetur prej kohësh misionin tonë paqeruajtës të KFOR-it dhe për këtë ju falënderoj. KFOR-i vazhdon të luajë rol të rëndësishëm në mbështetje të sigurisë së qëndrueshme, për të mirën e të gjithë njerëzve që jetojnë në Kosovë. Ne do të vazhdojmë të sigurohemi që KFOR-i të mbetet i fuqishëm dhe i aftë për qëllimin e tij”, deklaoroi Rutte.

Nga ana tjetër, vetë misioni i KFOR-it ka sqaruar se për momentin nuk ka ndryshime rrënjësore në strukturën apo numrin e forcave të saj, por aleanca rishikon dhe përshtat periodikisht praninë e saj në varësi të zhvillimeve në terren.

Për momentin, në Kosovë shërbejnë mbi 4,600 trupa të KFOR-it, ku Italia prin me mbi 900 ushtarë, ndërsa Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të kenë një rol kyç me rreth 600 trupa të dislokuara.

Continue Reading

Lajmet

UBT sjell në Kaçanik një reflektim akademik mbi trashëgiminë moderne përmes ekspozitës ‘Modernizmi në Kaçanik 1945–1990’

Published

on

By

Në praninë e përfaqësuesve të institucioneve lokale nga Komuna e Kaçanikut dhe Komuna e Hanit të Elezit, stafit akademik dhe studentëve të interesuar nga Fakulteti i Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor në UBT, u bë hapja solemne e ekspozitës “Modernizmi në Kaçanik 1945–1990”, një projekt hulumtues dhe prezantues i kushtuar zhvillimit arkitektonik, urban dhe kulturor të periudhës së modernizmit në qytetin e Kaçanikut.

Ekspozita, e organizuar, punuar dhe kuruar nga profesori Kujtim Elezi në bashkëpunim me një grup studentësh të Fakultetit të Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor, përfaqëson një angazhim të drejtpërdrejtë akademik dhe praktik të studentëve në dokumentimin, analizimin dhe interpretimin e trashëgimisë moderne arkitektonike.

Përmes hulumtimeve në terren, mbledhjes së materialeve arkivore, analizave grafike dhe prezantimeve vizuale, studentët kanë sjellë një pasqyrë të strukturuar të transformimeve urbane dhe arkitektonike që kanë shënuar Kaçanikun në periudhën 1945–1990.

Ky projekt dëshmon qasjen bashkëkohore të Departamentit të Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor në UBT, i cili integron mësimdhënien teorike me punën kërkimore dhe angazhimin praktik në komunitet.

Përmes kësaj ekspozite, studentët jo vetëm që kanë zhvilluar aftësitë e tyre profesionale në analizë urbane dhe interpretim arkitektonik, por kanë kontribuar edhe në ngritjen e vetëdijes mbi rëndësinë e ruajtjes dhe rivlerësimit të trashëgimisë moderne. Ekspozita synon të nxisë reflektim akademik dhe diskutim profesional mbi vlerat e modernizmit dhe ndikimin e tij në formësimin e identitetit arkitektonik bashkëkohor, duke e vendosur dialogun mbi trashëgiminë në një kontekst aktual të zhvillimit urban.

Continue Reading

Lajmet

REL: Kosova në valën e shtrenjtimit global të karburanteve

Published

on

By

Brenda vetëm 24 orësh, çmimi i derivateve në Kosovë u rrit për së paku 14 centë.

Më 3 mars, një litër naftë në disa pika karburanti arriti në 1.39 euro, ndërsa benzina në 1.38 euro.

Një ditë më parë, çmimet ishin deri në 1.25 euro për naftë dhe 1.24 euro për benzinë.

Lëvizja e shpejtë e tregut vendor nuk është rastësi – ajo pasqyron përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme dhe tronditjen e zinxhirit global të furnizimit me energji.

Tensionet gjeopolitike dhe efekti domino

Rritja u nxit nga tensionet mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit, që shtynë çmimin e naftës Brent – standardi global i referencës – të rritet deri në 10 për qind më 1 mars.

Pasiguria për ndërprerje të furnizimeve u shtua veçanërisht pas pezullimit të një pjese të dërgesave përmes Ngushticës së Hormuzit.

Kjo ngushticë, përmes së cilës kalon mbi një e pesta e furnizimeve ditore globale me naftë, shërben si arterie eksporti për vende si Irani, Arabia Saudite, Kuvajti dhe Iraku.

Çdo rrezik për bllokim apo kufizim të qarkullimit përkthehet menjëherë në rritje të kostove të sigurimit dhe transportit dhe, për rrjedhojë, në çmime më të larta në tregjet botërore.

Kosova, plotësisht e varur nga importi

Kosova nuk ka rafineri të saj dhe furnizohet tërësisht nga importet.

Vetëm gjatë vitit të kaluar, vendi importoi mbi 478 milionë euro naftë dhe më shumë se 51 milionë euro benzinë.

Furnizimet kryesore vijnë nga Gjermania, Hungaria, Greqia, Shqipëria dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, ndërsa një pjesë e konsiderueshme hyn përmes terminalit të Porto Romanos në Durrës.

Kjo varësi strukturore e bën tregun vendor jashtëzakonisht të ndjeshëm ndaj lëkundjeve globale.

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, thotë për Radion Evropa e Lirë se çmimet mund të vazhdojnë të lëvizin, pasi kompanitë furnizohen sipas çmimeve aktuale të bursës dhe nuk mbajnë rezerva të mëdha.

Ai shton se nuk ka vend për panik dhe se nuk priten mungesa në treg, por thekson se dinamika e çmimeve mbetet e varur nga zhvillimet ndërkombëtare.

Institucionet mes paralajmërimeve dhe masave të përkohshme

Përballë rritjes së shpejtë të çmimeve, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) e Kosovës njoftoi për një intensifikim të inspektimeve dhe përgatitje të raporteve ditore mbi çmimet.

Sipas ministrisë, në rast të rritjeve të pajustifikuara mund të aplikohen masa mbrojtëse dhe rregullim i përkohshëm i çmimeve, me mbikëqyrje nga Dogana e Kosovës dhe Administrata Tatimore.

Një vendim i ngjashëm u mor më 16 dhjetor 2025 nga ministrja e atëhershme Rozeta Hajdari, duke përcaktuar marzhë maksimale tregtare prej 2 centësh për litër në shitje me shumicë dhe prej 12 centësh për litër në shitje me pakicë. Ky vendim qëndroi në fuqi vetëm 30 ditë. /REL/

 

 

Continue Reading

Lajmet

Mbishkrime nacionaliste serbe në Ambasadën e Kosovës në Berlin

Published

on

By

Mbishkrime me përmbajtje fyese dhe shoviniste në gjuhën serbe janë vendosur në objektin e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Berlin.

Për këto veprime ka reaguar Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës.

“Mbishkrimet e vendosura përmbajnë slogane nacionaliste dhe nxitëse, përfshirë mesazhe si ‘Nuk ka dorëzim’, ‘Kosova është Serbi’ dhe thirrje të tjera me konotacion propagandistik dhe përçarës”, thuhet në njoftimin e MPJD-së.

MPJD njofton se, pas identifikimit të këtij akti, janë informuar autoritetet gjermane.

“Policia gjermane është informuar dhe pritet të ndërmarrë veprimet përkatëse në vendngjarje, përfshirë hetimin e plotë të rrethanave dhe identifikimin e përgjegjësve”, bën të ditur Ministria.

Gjithashtu, MPJD ka dënuar këtë akt vandalizmi dhe çdo përpjekje tjetër për të cenuar përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës.

“Veprime të tilla janë të papranueshme dhe bien ndesh me normat dhe konventat ndërkombëtare që garantojnë paprekshmërinë e misioneve diplomatike, si dhe dëmtojnë frymën e bashkëjetesës dhe respektit ndërmjet shteteve”, thuhet në njoftim.

Continue Reading

Të kërkuara