Lajmet

Hiqen dyshimet, AUV: Domatet nga Shqipëria të lejuara për konsum

AUV të enjten ka pranuar rezultatet e mostrave të domateve me origjinë nga Shqipëria.

Published

on

Pas dyshimeve se domatet e importuara nga Shqipëria përmbajnë sasi të lartë të kontaminuesve kimik, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) konfirmon se domatet rezultojnë të jenë brenda parametrave të lejuar për konsum.

AUV të enjten ka pranuar rezultatet e mostrave të domateve me origjinë nga Shqipëria, të dërguara në një laborator të kontraktuar, dhe sipas zëdhënësit të AUV-it, Lamir Thaçi të gjitha mostrat kanë rezultuar brenda limiteve sipas rregullores së BE-së.

“Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë sot ka pranuar rezultatet e mostrave të domateve me origjinë nga Shqipëria, të dërguara në një Laborator të kontraktuar. I cili testet i ka realizuar në Laborator të akredituar në Bullgari. Të gjitha mostrat kanë rezultuar brenda limiteve sipas rregullores se BE-së Nr.369/2005 r . D.m.th prezenca e kontaminuesve kimik është brenda normave ose limiteve të cilat janë të lejuara për konsum dhe nuk paraqesin rrezik. Mostrat janë testuar në të gjitha llojet e pesticideve”, ka thënë Thaçi në një përgjigje me shkrim.

Thaçi ka thënë se AUV përveç mostrave të testuar në laboratorët vendor, ka dërguar mostra edhe jashtë vendit për testime me metoda konfirmative, të cilat sipas tij heqin dyshimet për prezencë të pesticideve mbi normat e lejuara.

“Për këto dyshime asnjëherë nuk ka pasur komunikime zyrtare nga mekanizmi i BE-së RASFF”, thotë ai.

Zëdhënësi i AUV ka thënë po ashtu se kontrollet e rregullta do të vazhdojnë mbi të gjitha ngarkesat sipas planit, dhe kanë bashkëpunim të ngushtë me Autoritetin Shqiptar të Ushqimit.

“Ne kohë reale shkëmbejmë informata për të gjitha produktet ushqimore qe tregtohen mes dy vendeve. Konsumatorët duhet të ndihen të sigurt për produktet qe kontrollohen nga AUV. Gjithmonë ndërmarrim të gjitha veprimet për të hequr secilin dyshim qe paraqitet”, ka thënë ai.

Edhe të mërkurën u raportua për dyshimet se domatet e importuara nga Shqipëria përmbajnë sasi të larta të prezencës kontaminuesve kimik.

Vendi

Themelohet Garda për Mbrojtjen e Natyrës: Bashkëpunim kundër krimeve mjedisore

Published

on

By

Në shënim të Ditës Botërore të Tokës, Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar themelimin e Gardës për Mbrojtjen e Natyrës, një iniciativë që synon forcimin e bashkëpunimit mes qytetarëve dhe institucioneve.

Në një ceremoni ku morën pjesë Kryeministri Albin Kurti dhe Ministrja e Mjedisit, Fitore Pacolli, është nënshkruar memorandumi i bashkëpunimit që i hap rrugë funksionalizimit të kësaj garde.

Sipas njoftimit, anëtarët e kësaj strukture do të punojnë ngushtë me Policinë e Kosovës për të parandaluar dhe trajtuar në mënyrë efikase krimet mjedisore në gjithë territorin e vendit.

Ministri Sveçla theksoi se mbrojtja e natyrës tashmë po kthehet në një angazhim të strukturuar dhe të organizuar, me qëllim ruajtjen e mjedisit për brezat e ardhshëm.

Continue Reading

Rajoni

Maqedonci në Gjermani: Kosova dhe Gjermania forcojnë bashkëpunimin në mbrojtje dhe siguri

Published

on

By

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, ka vizituar Gjermaninë ku është pritur në Ministrinë Federale të Mbrojtjes nga Sekretari i Parlamentit të Shtetit, Nils Schmid.

Gjatë këtij takimi zyrtar u diskutua për avancimin e bashkëpunimit dypalësh në fushën e sigurisë dhe mbështetjen e vazhdueshme gjermane për zhvillimin e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ministri Maqedonci vlerësoi lart kontributin e Gjermanisë në kuadër të KFOR-it dhe bashkëpunimin në industrinë e mbrojtjes, duke vënë theksin te rritja e ndërveprueshmërisë dhe zgjerimi i programeve për trajnime të përbashkëta.

Me këtë rast, ai shprehu mirënjohje për rolin konstruktiv të Gjermanisë dhe ritheksoi përkushtimin e Kosovës për forcimin e partneritetit strategjik dhe zhvillimin e ushtrisë sipas standardeve të NATO-s për ruajtjen e paqes në rajon.

Continue Reading

Vendi

Studentët e Dizajnit në UBT në Prizren përfitojnë përvojë praktike në kompaninë ndërkombëtare “Baroni”

Published

on

By

Fakulteti i Dizajnit në UBT në Prizren ka realizuar një vizitë studimore me studentët në ambientet e brendshme të kompanisë së modës ndërkombëtare “Baroni” në Prizren, nën udhëheqjen e profesoreshës Nertila Memaj.

Kjo vizitë kishte për qëllim afrimin e studentëve me praktikat reale të industrisë së modës, si dhe zhvillimin dhe avancimin e aftësive të tyre profesionale në një mjedis konkret pune.

Studentët u pritën nga drejtoresha ekzekutive e “Baroni”, znj. Suela Behluli, si dhe menaxherja për marrëdhënie ndërkombëtare, znj. Ghalia Hijazi, të cilat me përkushtim të veçantë prezantuan nga afër proceset kryesore të funksionimit të kompanisë.

Gjatë vizitës, studentët patën mundësinë të ndjekin në mënyrë të detajuar të gjithë ciklin e zhvillimit të një produkti të modës, duke filluar nga përzgjedhja dhe prerja e materialeve, procesi i qepjes dhe dizajnimit, deri te kompletimi final dhe përgatitja për treg.

Kjo përvojë praktike u mundësoi studentëve të ndërlidhin njohuritë teorike të fituara gjatë studimeve me aplikimin e tyre në praktikë, duke forcuar kompetencat profesionale dhe duke kontribuar në përgatitjen e tyre për tregun e punës dhe sfidat e industrisë së dizajnit bashkëkohor.

Continue Reading

Lajmet

Rektori Hajrizi po merr pjesë në Konferencën Vjetore të EU4Dual 2026, në Heilbronn të Gjermanisë

Published

on

By

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi po merr pjesë në takimin e palëve të interesit dhe në Konferencën Vjetore të EU4Dual 2026, e cila po mbahet në Heilbronn të Gjermanisë.

EU4Dual është një aleancë evropiane universitare e përkushtuar në forcimin e arsimit të lartë dual, duke integruar ekselencën akademike me përvojën praktike në industri. Kjo iniciativë bashkon universitete dhe partnerë të industrisë nga e gjithë Evropa për të nxitur inovacionin, zhvillimin e aftësive dhe rritjen e qëndrueshme.

Rektori është riemëruar si anëtar i Këshillit për Bashkëpunim me Industrinë (Industry Cooperation Council – ICC) për mandatin e ardhshëm.

Në këtë rol, ai do të vazhdojë të kontribuojë në ndërtimin e urave të forta ndërmjet akademisë dhe industrisë, duke mbështetur zhvillimin e zgjidhjeve praktike dhe të orientuara drejt së ardhmes, në përputhje me nevojat shoqërore dhe ekonomike.

Ai shprehet i përkushtuar për të vazhduar bashkëpunimin me partnerët dhe kolegët, duke kontribuar në përpjekjet e përbashkëta për të formësuar të ardhmen e arsimit dual në Evropë.

Ekosistemi i UBT-së dhe koncepti i UBT Smart City janë shembuj konkretë se si mund dhe duhet të zhvillohet një bashkëpunim i tillë ndërmjet akademisë dhe industrisë.

Me përvojën e tij të gjerë si themelues, CEO, profesor universitar, sipërmarrës dhe ekspert në dizajnin e sistemeve dhe politikave, ekosistemet e inovacionit, sistemet inteligjente dhe inteligjencën artificiale, si dhe në menaxhimin e cilësisë dhe projekteve, ai është i angazhuar si anëtar i bordeve këshillimore dhe ekzekutive në shumë konsorciume globale, kompani dhe organizata në mbarë botën.

Gjatë vizitës, Rektori Hajrizi ka zhvilluar takime dhe diskutime të ndryshme për thellimin e bashkëpunimit me universitete evropiane nga Gjermania, Franca, Austria, Spanja, Malta, Kroacia, Hungaria dhe Finlanda, si dhe me përfaqësues të lartë nga industri të njohura globale.

Continue Reading

Të kërkuara