Lajmet

Hill përsërit mesazhin: Jam përkrahës i madh i Open Balkan

Ai ka theksuar se Open Balkan ka për qëllim që gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor t’i bashkohen kësaj nisme për të hapur kufijtë.

Published

on

Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill ka thënë se vazhdon të jetë përkrahës i madh i nismës rajonale Ballkani i Hapur. Ai ka theksuar se Open Balkan ka për qëllim që gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor t’i bashkohen kësaj nisme për të hapur kufijtë siç u shpreh ai për tregtinë e mallrave dhe për lëvizjen e turistëve. Ndërsa vetëm Kosova vazhdon të jetë kundër kësaj iniciative rajonale.

“Ne kemi vërejtur se kemi nevojë që ata kufij të jenë kufij, jo për të ndarë vendet, por më tepër vendet që bashkojnë vendet. Ka pasur një sërë përpjekjesh për integrimin rajonal, një nga ato këtu në Ballkan, të cilin ministri Momiroviq e përmendi, dhe do ta përmend sërish, sepse jam përkrahës i madh i kësaj nisme, Open Balkan, që provon të ftojë të gjitha vendet, dhe këtë gjashtëshen e Ballkanit Perëndimor, të bashkohen. Kërkon të sigurohet se pavarësisht nga statusi i tyre, vendet të bashkohen, të punojnë së bashku dhe të veprojnë për të hapur kufijtë, dhe për të siguruar që ata kufij të lehtësojnë tregtinë e mallrave dhe shërbimeve, si dhe lëvizjen e turistëve”, theksoi ai.

Ambasadori Hill ka treguar edhe përshtypjet e zyrtarëve të lartë të Shqipërisë për integrimin në Ballkanin e Hapur. Këto komente ambasadori amerikan i bëri në një ngjarje të përbashkët me ministrin e Tregtisë në Serbi, Tomisllav Momiroviq.

“Isha në Shqipëri dhe ishte shumë kënaqësi të dëgjoja një nga zyrtarët e lartë të thoshte para një grupi prej nesh, se një nga gjërat më të mira që ka ndodhur në Shqipëri është hapja e kufijve përmes sistemit të Open Balkan. Fakti që turistët serb që nuk kishin pasur realisht mundësinë të shkonin në bregdetin shqiptar në të kaluarën, tani janë vizitorë të shpeshtë në Shqipëri, të gjitha ato targa nga Beogradi dhe gjetkë nga Serbia, treguan vërtet për faktin se ndryshimet historike janë duke ndodhur, ku Shqipëria dhe Serbia po punojnë së bashku, si asnjë herë gjatë historisë”, theksoi ai.

Ndërsa edhe në Qeverinë e Serbisë thonë se ia kanë parë ‘hajrin’ integrimit në Ballkanin e Hapur.

Ministri i Tregtisë në Serbi, Tomisllav Momiroviqi ka thënë se pas BE-së, vendet e CEFTA-s janë tradicionalisht partneri i dytë më i rëndësishëm i tregtisë së jashtme të Serbisë. Sipas tij, shkëmbimi i përgjithshëm i mallrave me vendet e CEFTA-s në vitin paraprak ishte 7 miliardë euro, ndërsa eksportet arritën në afro 5 miliardë euro dhe importet rreth 2 miliardë euro.

“Qeveria jonë po zbaton në mënyrë aktive aktivitetet e parashikuara në planin e veprimit për tregun e përbashkët rajonal, që rezulton nga nisma Ballkani i Hapur, sepse është çelësi i përmirësimit të marrëdhënieve tona ekonomike dhe politike. Dhe më lejoni t’ju them se Ballkani hapur është për mendimin tim, çështja më e madhe ekonomike që po krijojmë së bashku sot, duhet të heqim të gjitha procedurat e panevojshme kufitare sepse vetëm kështu mund të gjenerojmë më shumë investime ta përshpejtojmë dhe rrisim qarkullimin e njerëzve dhe mallrave dhe rrisim standardin e të gjithë qytetarëve tanë në rajon”, theksoi ai.

Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti vazhdon të jetë kundër kësaj iniciative rajonale për Ballkanin e Hapur.

Takimi i fundit për Ballkanin e Hapur ndërmjet presidentit të Shqipërisë, Edi Rama, presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, ishte në Itali më 2 prill. 

Lajmet

Rama: Rritje financimesh për start-upet dhe bashkëpunim më i madh me shkollat

Published

on

Në finalen e Festivalit Kombëtar të Shkencës, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama theksoi se qeveria po punon për rritjen e ndjeshme të financimeve për start-upet dhe për mbështetjen e të rinjve me potencial në fushën e inovacionit.

Ai u shpreh se synimi është krijimi i një sistemi të qëndrueshëm mbështetës për projektet e reja, duke përfshirë edhe financime për ide që janë ende në fazat fillestare, por që mund të zhvillohen në të ardhmen. Rama gjithashtu theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me universitetet dhe shkollat e mesme, me qëllim rritjen e kapaciteteve për zhvillimin e projekteve dhe aksesimin e fondeve të Bashkimit Evropian.

Në përfundim të festivalit, vendin e parë e fitoi shkolla e mesme “Zhani Ciko” në Patos me një projekt inovativ që lidhet me rëndësinë e bletëve dhe ndërthurjen e teknologjisë me natyrën, i vlerësuar për qasjen kreative dhe mesazhin për mbrojtjen e mjedisit.

Continue Reading

Lajmet

Sulmohet një person zyrtar në Prizren, i dyshuari dërgohet në mbajtje

Published

on

Një rast i sulmit ndaj personit zyrtar është raportuar në Prizren, ku një person është arrestuar nga Policia e Kosovës.

Sipas raportit të fundit të Policisë, ngjarja ka ndodhur më 26 prill 2026 rreth orës 10:10 në fshatin Nashec, ku i dyshuari mashkull kosovar dyshohet se ka sulmuar fizikisht një person zyrtar teksa ai ishte duke ushtruar detyrën e tij.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po trajtohet nga organet kompetente.

Continue Reading

Lajmet

Të shtëna me armë dhe armëmbajtje pa leje, dy raste të raportuara në Kaçanik dhe Mitrovicë

Published

on

Dy raste që lidhen me përdorimin dhe posedimin e armëve janë raportuar në Kaçanik dhe Mitrovicë, ku janë përfshirë persona të dyshuar meshkuj kosovarë.

Në fshatin Bajnic të Kaçanikut, më 26 prill, policia ka arrestuar një të dyshuar pasi dyshohet se nga vetura kishte shtënë në ajër me armë zjarri. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar disa gëzhoja, ndërsa nga i dyshuari është konfiskuar një armë e tipit AK-47 me 35 fishekë. Sipas raportit të fundit të Policisë së Kosovës, me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Ndërkohë, një rast tjetër është shënuar në fshatin Vidimriq të Mitrovicës së Jugut, ,ku gjatë kontrollit të një veture është gjetur dhe sekuestruar një pushkë ajrore me 15 diabolla. Edhe në këtë rast, i dyshuari është arrestuar, por më pas është liruar me vendim të prokurorit, ndërsa rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

 

Continue Reading

Lajmet

Kuvendi nderon akademikun Rexhep Qosja, familja kërkon privatësi dhe refuzon ceremonitë zyrtare

Published

on

By

Kuvendi i Kosovës ka mbajtur një seancë të veçantë duke nderuar me një minutë heshtje figurën e akademikut, shkrimtarit dhe kritikut të shquar letrar, Rexhep Qosja, i cili u nda nga jeta në moshën 90-vjeçare.

Ndonëse shteti i Kosovës e shpalli 24 prillin ditë zie kombëtare në nderim të kontributit të tij kolosal, përcjellja e fundit e akademikut është bërë në rreth të ngushtë.

Nipi i të ndjerit, Valjet Rexhepi, njoftoi se me dëshirën e vetë Qosjes, varrimi është kryer të enjten përmes një ceremonie private familjare.

Për më tepër, familja ka bërë të ditur se nuk do të organizojë pritje për ngushëllime dhe nuk do të marrë pjesë në asnjë organizim institucional, duke kërkuar publikisht që t’u respektohet privatësia për të mbajtur zi në qetësi.

Continue Reading

Të kërkuara