Lajmet

“Hidrodrini” apelon qytetarët ta kursejnë ujin

Published

on

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidrodrini”, ka apeluar qytetarët për ruajtje dhe shfrytëzim racional të ujit të pijes, pasi vlerëson se kanë rënë nivelet e burimeve të ujit.

Po ashtu “Hidrodrini” njofton se si pasojë e mungesës së reshjeve atmosferike, detyrohen të aplikojnë edhe reduktime.

Aktualitet

Konfiskohen 10 motoçikleta në kryeqytet

Published

on

Njësia e Trafikut të Kryeqytetit ka njoftuar se ka konfiskuar 10 motoçikleta me arsye për mungesë të dokumentacionit, skadim i regjistrimit dhe pa kategori përkatëse.

Gjithashtu, janë shqiptuar rreth 15 gjoba ndaj drejtuesve të motoçikletave për kundërvajtje të ndryshme.

Kontrollet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, me qëllim të rritjes së nivelit të sigurisë rrugore dhe zbatimit të rregullave të komunikacionit në kuadër të planit Siguria në trafik.

Continue Reading

Aktualitet

​Parashikimi i motit

Published

on

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës në nivel vendi do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta.

Gjatë ditës temperaturat minimale do të lëvizin në mes të 14 dhe 19 gradë Celcius, ndërkaq maksimalet e ditës nga 34 deri në 38 gradë Celcius.

Vranësirat gjatë ditës mund të sjellin riga shiu dhe rrufe në disa zona të caktuara.

Do të fryjë erë nga verilindja, njofton IHK.

Continue Reading

Aktualitet

​Ismaili zotohet për një Prishtinë moderne

Published

on

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga PDK-ja, Uran Ismaili ka premtuar se zëri i ankesave të qytetarëve do të dëgjohet gjatë qeverisjes së tij nëse fiton besimin për katër vjetët e ardhshëm në zgjedhjet komunale të 12 tetorit.

Gjatë shpalosjes së programit të tij në sheshin “Adem Jashari” në Prishtinë, ai ka premtuar hapjen e sheshit “George Bush” me një shesh modern, nënkalim për vetura e hapësirë për këmbësorët dhe një zgjidhje për të zhbllokuar Prishtinën nga kaosi i kolonave të stërgjata.

Ismaili tha se zhbllokimi i trafikut do të ndodhë për 18 muaj, duke siguruar 100 autobusë të rinj, 60 semaforë të rinj dhe do të ndërtojnë parkingje në çdo hyrje të qytetit që të ulet fluksi i madh i veturave që hyjnë në kryeqytet.

“25 vjet pas qeverisjes lokale e sidomos këto vitet e fundit kanë treguar që qytetari as nuk është dëgjuar e as nuk është pyetur, planet kanë ardhur vetëm prej zyrave e jo prej lagjeve tona. Unë e kam pa dhe e shoh qeverisjen time pikërisht me atë lloj afërsie, me thirr qytetari lirë. Hapja e sheshit George Bush do të jetë vendimi në javën e parë të qeverisjes sime. Punimet do të fillojnë me shesh modern, nënkalim për vetura dhe hapësirë për këmbësorët për mbarë jo mbrapsht me plan jo me improvizi”,  tha Ismaili.

Për problemin e mbeturinave në kryeqytet, kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili tha se do të blejnë 60 kamion të rinj, dy mijë e 100 kontejnerë.

Ndërsa për ndërtimet, Ismaili theksoi se gjashtë muajt e parë nuk do të japin leje për ndërtim, por do të vendosin rregulla strikte që ndërtimet të bëhen sipas planeve rregulluese, ku secila lagje do ketë nga një park 300 metra nga çdo banesë.

“Do të ndriçojmë një mijë rrugë të reja në qytet, do regjistrojmë, vaksinojmë dhe largojmë çdo qen endacak nga rrugët. Do të vendosim nga një oficer të sigurisë në çdo shkollë të qytetit për të rritur sigurinë e fëmijëve dhe nxënësve tanë. Do blemë 60 kamionë të rinj që ato të mblidhen rregullisht dhe çdo ditë, do të blejmë 2 mijë e 100 kontejnerë të rinj në shërbim te qytetarëve dhe bizneseve në çdo lagje”, shtoi Ismaili.

Fjalim mbajti edhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi i cili tha se Ismaili nuk merr përsipër asnjë punë që nuk e beson që mund ta zgjidh.

Në garën për kryetar të Prishtinës në zgjedhjet e 12 tetorit janë edhe kryetari aktual Përparim Rama nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Hajrulla Çeku nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV), Bekë Berisha nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Besa Shahini nga Partia Socialdemokrate (PSD).

Continue Reading

Aktualitet

​AKKVP demanton Petar Petkoviq

Published

on

Agjencia Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës ka hedhur poshtë deklarimet e kreut të ashtuquajturës zyrë për Kosovën Petar Petkoviq lidhur me një rast pronësor në veri të Kosovës, duke i konsideruar ato si përpjekje të rrezikshme për politizim dhe dezinformim.

Petkoviq gjatë ditës në rrjetin X kishte shkruar mbi një rast të pronës në veri të Mitrovicës, me pretendimet se ajo i takon një pjesëtari të komunitetit serb.

AKKVP ndërkohë thotë se rasti në fjalë, që përfshin pronën e familjes Ferki Shipolli, është trajtuar që në vitin 2005, ku është vërtetuar se pala është poseduese e ligjshme e pronës.

“Rikthimi i pronës bëhet përmes procedurave të rregullta ligjore dhe zbatohet ndaj çdo uzurpimi të paligjshëm, pavarësisht përkatësisë etnike apo statusit të palës. Deklaratat e tilla si kjo e Petkoviq janë të papranueshme pasi ato nxisin tensione dhe minojnë sundimin e ligjit dhe bashkëjetesën.”, rikujton AKKVP.

AKKVP zbaton vendime përfundimtare të institucioneve ligjore në përputhje me mandatin dhe kornizën ligjore në fuqi, dhe se mbetet e përkushtuar ndaj zbatimit të drejtë, të barabartë dhe ligjor të mandatit të saj.

Continue Reading

Të kërkuara