Sport

Hidhet shorti për fazën e play-off-it në Ligën e Kampionëve

Skuadrat do ta ndahen në dy vazo për këtë short.

Published

on

Liga e Kampionëve ka hedhur shortin për ballafaqimet në fazën finale të “play-off-it.

Skuadrat do ta ndahen në dy vazo për këtë short, pasi në të parën do të jenë ekipet kampione në ligat e tyre, derisa në tjetrën skuadrat që janë renditur të dytat ose të tretat.

Shorti për raundin e play-off-it të Ligës së Kampionëve:

Vazoja e parë – ekipet kampione

16-17 gusht

Qarabağ (Azerbajxhan) ose Ferencváros (Hungari) kundër Sherifit (Moldavi) ose Viktoria Plzeň (Republika Çeke)

Bodø/Glimt (Norvegji) ose Žalgiris (Lituani) kundër Ludogorets (Bullgari) ose Dinamo Zagreb (Kroaci)

Maccabi Haifa (Izrael) ose Apollon Limassol (Qipro) kundër Yllit të Kuq të Beogradit (Serbi) ose Pyunik (Armeni)

Kopenhagen (Danimarkë) kundër Trabzonspor (Turqi)

Ndeshjet kthyese

23-24 gusht

Sherif (Moldavi) ose Viktoria Plzeň (Republika Çeke) kundër Qarabağ (Azerbajxhan) ose Ferencváros (Hungari)

Ludogorets (Bullgari) ose Dinamo Zagreb (Kroaci) kundër Bodø/Glimt (Norvegji) ose Žalgiris (Lituani)

Crvena Zvezda (Serbi) ose Pyunik (Armeni) kundër Maccabi Haifa (Izrael) ose Apollon Limassol (Qipro)

Trabzonspor (Turqi) – Kopenhagen (Danimarkë)

Vazoja e dytë – ekipet e dytat dhe të tretat në ligat e tyre përkatase

Përballjet e para

16-17 gusht

Dynamo Kyiv (Ukrainë) ose Sturm Graz (Austri) kundër Benfica (Portugali) ose Midtjylland (Danimarkë)

Union Saint-Gilloise (Belgjikë) ose Rangers (Skoci) kundër Monaco (Francë) ose PSV Eindhoven (Holandë)

Përballjet kthyese

23-24 gusht

Benfica (Portugali) ose Midtjylland (Danimarkë) kundër Dynamo Kyiv (Ukrainë) ose Sturm Graz (Austri)

Monaco (Francë) ose PSV Eindhoven (Holandë) kundër Union Saint-Gilloise (Belgjikë) ose Rangers (Skoci)

Lajmet

Ballkani fiton 1-2 ndaj Drenicës

Published

on

Ballkani nuk është dorëzuar në garën për titullin kampion, duke marrë pikët e plota në udhëtim te Drenica.

“Xhebrailat” triumfuan me rezultat 1:2 në një sfidë të baraspeshuar. Toni Domgjoni kaloi Ballkanin në epërsi në minutën e 38-të, pas një aksioni të shpejtë dhe të bukur. Epërsinë e dyfishoi Festim Alidema në minutën e 53-të, pas një tjetër aksioni të organizuar mirë. Drenica arriti vetëm golin e nderit, të realizuar nga mesfushori Igball Jashari në minutën e 82-të.

Me këtë fitore, Ballkani mban pozitën e dytë me 55 pikë, pesë më pak se Drita, ndërsa Drenica renditet në vendin e shtatë me 38 pikë.

 

Continue Reading

Lajmet

Dukagjini fiton 0-2 ndaj Ferizajt

Published

on

Dukagjini ka shënuar një fitore komode në udhëtim te Ferizaj, në kuadër të xhiros së 31-të në Superligën e Kosovës.

Skuadra nga Klina arkëtoi pikët e plota pas triumfit 0-2, në një sfidë ku ishte superiore në pjesën më të madhe të lojës. Hekuran Berisha e zhbllokoi rezultatin pas 38 minutash me një supergol, duke i dhënë epërsinë mysafirëve.

Ferizaj pati dy mundësi të mira për të barazuar, por nuk arriti t’i konkretizojë ato. Fitoren e vulosi Dionit Isufi me një tjetër eurogol nga distanca në minutën e 51-të. Gjithçka që arriti Ferizaj ishte goli i nderit, i realizuar nga Betim Haxhimusa në minutën e 90-të.

Me këtë fitore, Dukagjini renditet në pozitën e gjashtë me 41 pikë, ndërsa Ferizaj mban vendin e nëntë me 33 pikë.

Continue Reading

Sport

Mbyllet gjysmëfinalja e Ligës së Kampionëve, Atletico Madrid 1-1 Arsenal

Published

on

Ndeshja e parë gjysmëfinale e Ligës së Kampionëve mes Arsenalit dhe Atletico Madridit është mbyllur pa fitues, me rezultatin 1-1, në një përballje të fortë dhe të mbushur me tension.

Golat u shënuan nga Viktor Gyökeres për Arsenalin dhe Julian Alvarez për skuadrën spanjolle, duke lënë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit. Te Atletico, më të dalluarit në fushë ishin Alvarez dhe Ruggeri, të cilët u vlerësuan me notën 7.2 për paraqitjen e tyre solide. Në anën tjetër, te Arsenali, lojtari i ndeshjes ishte Gyokeres me notën 7.7, falë golit nga penalltia dhe kontributit të vazhdueshëm në sulm. Ndërkohë, më i dobëti në këtë takim rezultoi David Hancko me notën 5.9, pasi shkaktoi penalltinë që i kushtoi skuadrës së tij.

Ndeshja e kthimit pritet të jetë vendimtare për fatin e finales, me të dy skuadrat që mbeten në garë të hapur për një vend në finalen e madhe.

Continue Reading

Sport

Gjysmëfinalja e Champions League: Atletico Madrid pret Arsenalin në orën 21:00

Published

on

By

Sonte në orën 21:00, Madridi do të jetë qendra e futbollit evropian, ku Atletico Madrid do të kërkojë finalen e madhe të Champions League në një përballje jetike kundër Arsenalit.

Si e vetmja skuadër spanjolle që ka arritur deri në këtë fazë, “Colchoneros” mbajnë mbi supe peshën e një kombi të tërë, duke u mbështetur te një seri mbresëlënëse fitoresh dhe te një mbrojtje e çeliktë.

Stadiumi pritet të jetë i stërmbushur dhe me një atmosferë elektrizuese, ku tifozët do të jenë “lojtari i 12-të” për të ndalur hovin e “Topçinjve” të Londrës.

Kjo gjysmëfinale premton një luftë të vërtetë taktike dhe emocionale, ku pasioni madrilen do të ndeshet me ambicien e madhe angleze për lavdi.

Continue Reading

Të kërkuara