Lajmet

Hezbollahu pritet të bëhet me lider të ri së shpejti

Published

on

Hezbollahu do të zgjedhë një udhëheqës të ri për të pasuar Hassan Nasrallahun, i cili u vra si pasojë e një sulmi izraelit në Bejrut të premten. Zgjedhja e tij do të bëhet “sa më shpejt të jetë e mundur”, tha një zyrtar i lartë i grupit.

Lajmet

Rritet numri i të prekurve me kancer në Kosovë, mbi 1 mijë raste të reja brenda një viti

Published

on

By

Nga viti në vit vërehet rritje e rasteve të prekura me kancer. Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), numri i rasteve të reja me kancer është rritur në vitin 2023, krahasuar me vitin paraprak. Në vitin 2023 janë regjistruar mbi 1 mijë raste të reja me kancer, më shumë se sa një vit më parë.

Sipas të dhënave të ASK-së, gjatë vitit 2022 ishin gjithsej 3110 raste të reja të prekura nga kanceri. Ndërkaq në vitin 2023 janë gjithsej 4 mijë e 165 raste të reja me kancer. Nga këto raste 2 085 të rasteve janë femra dhe 2 080 meshkuj.

“Nëse shikohet në përgjithësi niveli i vizitave në Institucionet shëndetësore, e kryesisht atyre parandaluese është rritur, nëse shikojmë numrin e të gjitha vizitave në të gjitha nivelet e vizitave qofshin ato në shëndetin primar, sekundar apo edhe në atë terciar. Tek të prekurit me kancer vërehet një rritje e ndjeshme nga viti 2022 ku kishte 3110 raste të reja të prekura nga kanceri derisa në vitin 2023 kemi 4165 raste të reja”, thuhet në raportin e ASK-së.

Continue Reading

Lajmet

Dy vjet nga aplikimi për anëtarësim në BE, qeveria thotë se Kosovës po i bëhet padrejtësi

Published

on

By

Qeveria e Kosovës thotë se po i bëhet padrejtësi vendit me zvarritjen e shqyrtimit të aplikimit për marrjen e statusit vend-kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Sipas ekzekutivit kosovar opinioni i BE-së ndaj këtij aplikimi dhe marrja e pyetësorit, janë hapa të domosdoshëm që duhet të merren nga unioni evropian.

Dy vjet nga aplikimi, në qeveri shpresojnë që presidenca hungareze e Këshillit të BE-së të trajtojë me seriozitet të merituar kërkesën e Kosovës. Në anën tjetër, në Lidhjen Demokratike të Kosovës akuzojnë qeverinë se s’ka punuar asgjë në integrimet evropiane, derisa këtë proces e ndërlidhin edhe me dialogun Kosovë-Serbi. Ndërkaq, njohësit e integrimeve evropiane janë skeptik se do të ketë vendim pozitiv nën presidencën e Hungarisë.

Klisman Kadiu, këshilltar i zëvendëskryeministrit për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, thotë se është e padrejtë që Kosovës të mos i jepet mundësia që të vlerësohet në baza meritokracie mbi nivelin e përgatitjes dhe gatishmërisë institucionale.

“Ne mendojmë se është e padrejtë që Kosovës të mos i jepet mundësia që të vlerësohet në baza meritokracie mbi nivelin e përgatitjes dhe gatishmërisë institucionale. Opinioni nga ana e BE-së dhe marrja e pyetësorit, janë hapa të domosdoshëm të cilat duhet të ndërmerren. Kemi punuar ngushtë me presidencat e Këshillit të BE-së përgjatë kësaj periudhe, dhe shpresojmë që ajo aktuale hungareze ta trajtojë me seriozitetin e merituar kërkesën tonë për aplikim”,thekson Kadiu.

Ai shton se aplikimi i Kosovës për marrjen e statusit-vend kandidat për anëtarësim në BE ishte si rezultat siç thotë ai i progresit të gjithmbarshëm dhe sinjal i fuqishëm i vullnetit, gatishmërisë dhe vendosmërisë për të bërë hapa përpara në procesin e integrimit evropian dhe rrugës drejt BE-së.

“Aplikimi ynë për anëtarësim në Bashkimin Evropian në dhjetorin e para dy viteve, erdhi si rezultat i progresit të gjithmbarshëm që njohu vendi, i cili u pasqyrua bindshëm edhe në Raportin për Vendin për Kosovën 2022 të vetë Bashkimit Evropian. Gjithashtu, aplikimi ishte edhe një sinjal i fuqishëm i vullnetit, gatishmërisë, dhe vendosmërisë për të bërë hapa përpara në procesin e integrimit evropian dhe rrugës drejt BE-së. Tashmë 8 vite nga Marrëveshja e Stabilizim Asocimit, Kosova vijon të mbetet vendi i vetëm në rajon që nuk e ka statusin e vendit kandidat, kur shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor e kanë marrë atë menjëherë, në raste edhe pak javë pas nënshkrimit të asaj marrëveshjeje”, thuhet më tej në përgjigjen e Kadiut.

Mirëpo, kryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane, në Kuvendin e Kosovës, Rrezarta Krasniqi, thotë se qeveria s’ka punuar asgjë për integrim evropian.

Marrjen e statusit të vendit-kandidat për anëtarësim në BE, ajo e ndërlidh edhe me dialogun Kosovë-Serbi.

“Me 15 dhjetor të këtij viti bëhen 2 vjet që nga aplikimi i Kosovës për marrjen e statusit vend-kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Ne tashmë kemi masa nga Bashkimi Evropian sepse kjo qeveri s’ka punuar asgjë në integrim evropian. Sa i përket përkrahjes edhe pse jemi opozitë ne jemi gëzuar këtij aplikimi, mirëpo po shohim se kemi ngecje në procesin integrues sepse të gjitha proceset janë të lidhura me dialogun Kosovë-Serbi”, thotë ajo.

Në anën tjetër, profesori i integrimeve evropiane, Dritëro Arifi, është skeptik se do të ketë lëvizje nën presidencën hungareze për dhënien e statusit Kosovës si vend-kandidat për anëtarësim në BE.

Megjithatë, ai shton se edhe nëse Kosova merr dritën e gjelbër, anëtarësimi në BE në rrethana aktuale është i pamundur për shkak të mosnjohjes së Kosovës nga pesë vendeve të BE-së.

“Të dyja palët po luajnë një poker (ping-pong) me sy mbyllur. Është e kotë BE-ja çka po thotë, mirëpo edhe Kosova. Pa njohjen e Kosovës ne nuk mund të bëhemi anëtarë sipas Traktatit të Lisbonës. Kjo i bie që Këshilli i Evropës e autorizon komisionin evropian për me pa si është gjendja, por para se të merret vendimi duhet të kyçet edhe Parlamenti Evropian…Edhe nëse kushtimisht po themi se mund ta marrim statusin e vendit-kandidat, po themi mund të gjendet ndonjë vrimë por që të bëhemi anëtarë duhet gjithsesi aprovimi i 27 vendeve të BE-së, e kjo është misioni pamundur”, thekson Arifi.

Kosova ka aplikuar për marrjen e statusit vend-kandidat për anëtarësim në BE më 15 dhjetor të vitit 2022. Aplikimi deri tani nuk është shqyrtuar nga asnjë vend që ka pasur presidencën e Këshillit Evropian, ndërkaq deri më 31 dhjetor 2024, presidencën e Këshillit e ka Hungaria.

Kosova vijon të mbetet vendi i vetëm në rajon që nuk e ka statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE.

Continue Reading

Lajmet

41 mijë e 615 palestinezë të vrarë në Gaza si pasojë e sulmeve izraelite

Published

on

By

Brenda 24 orëve të fundit në Gaza janë vrarë 20 palestinezë dhe u plagosën 108 të tjerë, njoftoi Ministria e Shëndetësisë. Numri i përgjithshëm i të vrarëve ka shkuar në 41 mijë e 615, ndërkaq të plagosur janë 96 mijë e 359 të tjerë.

Ministria tha se një numër viktimash janë ende nën rrënoja dhe në rrugë dhe ambulanca dhe ekuipazhet e mbrojtjes civile nuk mund t’i arrijnë. Të paktën 10 mijë njerëz janë të zhdukur dhe besohet se janë varrosur nën rrënojat në Gaza, sipas Zyrës së Qeverisë për Media atje./UBTNews/

Continue Reading

Bota

Dy frontet e terrorit: Hezbollahu dhe Hamasi në veprim!

Published

on

Një ish-spiun i inteligjencës izraelite, Avi Melamed, ka zbuluar një plan të frikshëm të Hezbollahut dhe Hamasit për të organizuar një sulm të përbashkët ndaj Izraelit, i cili do të ndodhte në 7 tetor. Sipas Melamed, grupi i mbështetur nga Irani kishte në plan të sulmonte kufirin verior të Izraelit nga Libani në të njëjtën kohë që Hamas do të ndërhynte nga Gaza.

Melamed shpjegoi se Hamasi kishte informuar Hezbollahun për orarin e sulmit vetëm pak para realizimit të tij, për shkak të frikës nga zbulesat e mundshme të planit nga shërbimet izraelite. Ai tha se “ka pasur një lloj keqkomunikimi” mes dy grupeve, duke çuar në pasiguri dhe konfuzion në momentet kritike të sulmit.

Sipas ish-agjentit, në orët pas sulmit, Hezbollahu ishte i paqartë për situatën, ndërsa Izraeli mobilizonte forcat e tij rezervë dhe kalonte në një gjendje gatishmërie të lartë. Kjo situatë e krijoi një dritare mundësish për të penguar një reagim të përbashkët.

Avner Avraham, një tjetër ish-oficer i Mosad-it, theksoi se Hamas nuk donte të ndante detaje të sulmit me Hezbollahun përpara se të ndodhte, duke treguar se plani për një sulm të përbashkët kishte qenë në diskutim, por nuk u realizua për shkak të komunikimit të dobët.

Pas sulmit të 7 tetorit, që çoi në masakrimin e më shumë se 1200 civilëve dhe ushtarëve izraelitë, Hezbollahu nisi një seri sulmesh me raketa ndaj Izraelit në shenjë solidariteti me Hamasin. Sidoqoftë, ekspertët parashikojnë se një sulm i ngjashëm i Hezbollahut si ai i 7 tetorit është ende një mundësi e fortë.

Avraham theksoi se Izraeli duhet të angazhohet në një “luftë të kufizuar” për të minimizuar kërcënimin nga Hezbollahu, duke sugjeruar se vendi ka shkatërruar tashmë gjysmën e kapaciteteve të tij dhe mund të organizojë një pushtim tokësor për të përfunduar punën. Kjo situatë vazhdon të jetë shqetësuese, ndërsa tensionet në rajon mbeten të larta./UBTNews/

Continue Reading

Të kërkuara