Aktualitet

Hetime për përmbytjet në Thesali të Greqisë

Published

on

Prokurorja e Gjykatës së Lartë të Greqisë, Georgia Adilini, udhëzoi të mërkurën prokurorët e Gjykatës së Shkallës së Parë të Volos, Karditsa, Larissa dhe Trikala të hetojnë mundësinë e “çdo vepre penale të ndikuar për shkak të detyrës zyrtare, si përmbytjet (me dashje ose pakujdesi të mundshme), vrasje nga pakujdesia nga mosveprimi, shkelje e detyrës, pabesi, ekspozim, etj.” në lidhje me përmbytjet shkatërruese të fundit në Thesali.

Më tej, Adilini urdhëroi prokurorët e Shkallës së Parë që të hetojnë se çfarë masash të sakta janë marrë nga autoritetet rajonale pas stuhisë “Ianos” në vitin 2020.

Sipas saj, duhet të hetohet edhe sa i përket parandalimit, pra kryerjes së punimeve kundër përmbytjeve, por edhe pas parashikimit të stuhisë Daniel nga Shërbimi Meteorologjik Kombëtar, për të shmangur ose të paktën zbutur ndikimin e stuhisë dhe mbi të gjitha për të mbrojtur jetën e bashkëqytetarëve të tyre, me fjalë të tjera, përpara fenomenit, por edhe gjatë fenomenit, në nivelin e bashkërendimit të shërbimeve të tyre përgjegjëse për mbrojtjen civile, shkruan ana-mpa, transmeton KosovaPress. 

Continue Reading

Lajmet

Kadetët e QSU-së përfaqësojnë Kosovën në Javën Ndërkombëtare të Kadetëve në Dresden të Gjermanisë

Published

on

By

Një delegacion i kadetëve nga Qendra për Studime Universitare (QSU) e Forcës së Sigurisë së Kosovës ka marrë pjesë në Javën Ndërkombëtare të Kadetëve, e cila u zhvillua në Akademinë Ushtarake në Dresden të Gjermanisë. Ky aktivitet u realizua në kuadër të bashkëpunimit dypalësh dhe përpjekjeve për forcimin e marrëdhënieve ushtarake ndërkombëtare.

Ngjarja mblodhi së bashku udhëheqësit e ardhshëm ushtarakë nga shtete të ndryshme aleate, duke u krijuar kadetëve të FSK-së hapësirë për shkëmbimin e përvojave dhe njohjen me metodat më bashkëkohore të trajnimit, doktrinës dhe udhëheqjes ushtarake. Po ashtu, vizita shërbeu si një platformë për zhvillimin e diplomacisë mbrojtëse përmes ndërtimit të urave të bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë që në hapat e parë të karrierës së tyre.

Nga FSK-ja kanë vlerësuar se përfaqësimi i kadetëve në këtë aktivitet dëshmon përkushtimin e vazhdueshëm për ngritjen profesionale sipas standardeve më të larta të NATO-s, duke i përgëzuar ata për lartësimin e flamurit të Kosovës në arenën ndërkombëtare. /E.A/

Continue Reading

Aktualitet

Përmbytjet në Nepal: Ushtria shpëton 900 të lënduar, numri i viktimave arrin në 475

Published

on

By

Ushtria e Nepalit ka njoftuar se ka arritur të shpëtojë 900 persona nga zonat më të goditura nga përmbytjet shkatërruese, përfshirë rajonet Rasuwa dhe Nuwakot. Mes të shpëtuarve ndodhen edhe 119 shtetas të huaj, prej të cilëve 92 janë indianë — grupi më i madh i vizitorëve të huaj të prekur nga kjo katastrofë natyrore.

Sipas zëdhënësit të ushtrisë, Gjeneral Brigade Rajaram Basnet, të gjithë të shpëtuarit janë të lënduar dhe po marrin trajtim mjekësor në spital. Ai tha se reshjet e pandërprera të shiut dhe moti i paparashikueshëm po e vështirësojnë punën në terren.

“Pavarësisht pengesave, po bëjmë çmos për të intensifikuar operacionet e shpëtimit në koordinim të ngushtë me të gjitha palët. Në gjithë jetën time nuk kam parë një katastrofë të këtyre përmasave,” u shpreh Basnet.

Policia e Nepalit konfirmoi se deri në orët e mëngjesit të së premtes, numri i personave që kanë humbur jetën vetëm në rajonin Resuwa ka arritur në 475. Ekipet e emergjencës po vazhdojnë kërkimet në terren si dhe punën për zhbllokimin e rrugëve të zëna nga balta e rrënojat.

Lutja e dhimbshme e familjes britanike: “Ju lutemi, na ndihmoni ta gjejmë”

Mes të zhdukurve nga përmbytjet e së mërkurës është edhe 51-vjeçarja me shtetësi britanike, Neetu Goyal Tiwari. Ajo udhëtoi nga Londra në drejtim të Katmandusë më 14 gusht për një pelegrinazh shpirtëror, ndërsa kontakti i saj i fundit me familjen ishte në pikën kufitare të Gyirong-ut.

I vëllai i saj, Naresh Goyal, mes lotësh bëri thirrje publike për ndihmë përmes rrjetit BBC:

“Shkuarja në këtë pelegrinazh ishte ëndrra e saj, ishte shumë e lumtur dhe e ngazëllyer. Kemi thirrur në çdo linjë emergjente të qeverisë indiane dhe kemi kontaktuar Ambasadën Britanike në Katmandu. Ju lutemi, na ndihmoni ta gjejmë, jemi të gjithë të terrorizuar”. /BBC/

 

Continue Reading

Lajmet

Moti sot në Kosovë: Diell, vranësira dhe temperatura deri në 36 gradë

Published

on

By

Dita e sotme në vendin tonë do të karakterizohet nga mot kryesisht me diell dhe me vranësira të lehta.

Sipas parashikimit nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10 dhe 15°C, ndërsa ato maksimale të ditës pritet të arrijnë nga 30 deri në 36°C.

Gjatë ditës do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes, me shpejtësi prej 1 deri në 5 m/s. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Protestë sot në Prishtinë: Vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare

Published

on

By

Pas dy rasteve të rënda të vrasjeve të grave brenda pak ditësh në Malishevë dhe Prizren, sot në Prishtinë do të mbahet një protestë me thirrjen që siguria e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare.

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka ftuar qytetarët të mblidhen në orën 12:00 në sheshin “Zahir Pajaziti” në kryeqytet, për të kundërshtuar femicidin dhe neglizhencën institucionale.

Organizimi ka katër kërkesa kryesore:

  1. Trajtim të sigurisë së grave si çështje me urgjencë kombëtare dhe si aspekt kyç të sigurisë publike; Përgjegjësi institucionale dhe funksionalizim të mirëfilltë të zinxhirit institucional që parandalon femicidin, duke përfshirë këtu qendrat për punë sociale
  2. Mirëfinancim të politikave sociale të mirëqenies që zbusin pabarazitë gjinore ekonomike që i mbajnë gratë të kurthuara në dhunë;
  3. Kodifikim të femicidit si vepër e veçantë penale;
  4. Edukim gjithëpërfshirës në sistemin arsimor që targeton maskulinitetin toksik dhe riformëson marrëdhëniet gjinore mbi parimin e barazisë dhe drejtësisë.

Thirrja për protestë vjen pas dy ngjarjeve tragjike që kanë tronditur opinionin. Të dielën, një 25-vjeçare shtatzënë u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në Malishevë, ndërsa bashkëshorti i saj, i dyshuari kryesor, ndërroi jetë dje nga plagët që kishte marrë. Vetëm tri ditë më vonë, të mërkurën, një 81-vjeçar në Prizren u arrestua nën dyshimin për vrasjen e bashkëshortes së tij 80-vjeçare pas ushtrimit të dhunës fizike.

Statistikat zyrtare tregojnë një realitet të zymtë — nga viti 2010 e deri më sot, në Kosovë janë vrarë rreth 60 gra, duke e bërë dhunën me bazë gjinore një ndër problemet më kritike në vend. /E.A/

 

Continue Reading

Të kërkuara