Lajmet

Henry: Të gjithë e dimë se kush do të jetë trajneri i ri i Francës

Published

on

Thierry Henry ka dhënë një aluzion të rëndësishëm se kush mund të pasojë Didier Deschamps si trajner i Francës, me trajnerin fitues të Kupës së Botës që pritet të largohet pas vitit 2026.

Deschamps, 55 vjeç, do të japë dorëheqjen si trajner i ekipit kombëtar të Francës pas Kupës së Botës 2026, pasi ka kaluar 13 vjet në këtë detyrë.

Koha e tij mbresëlënëse në krye tw Francws arriti kulmin në vitin 2018, kur Franca fitoi Kupën e Botës, duke mposhtur Kroacinë 4-2 në finale.

Pritet gjerësisht që ish-trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, do të marrë përsipër detyrën nga Deschamps sapo ai të përfundojë karrierën, megjithëse kjo ende nuk është konfirmuar nga asnjë palë.

Duke folur në një konferencë për shtyp të CBS, legjenda e Arsenalit, Henry, sugjeroi se ai e dinte tashmë se kush do të merrte drejtimin e klubit verën e ardhshme.

“Të gjithë e dimë se kush do të jetë trajneri i ri. Ju e dini, unë e di dhe i uroj gjithë të mirat”, tha ai./S.K/KP.

Continue Reading

Lajmet

Barcelona fiton në goleadën në Vigo

Published

on

Barcelona ka ikur me tri pikë nga Vigo, falë një super performance nga sulmuesi i tyre, Robert Lewandowski dhe golit të yllit Lamine Yamal.

Katalunasit fituan ndaj Celtës falë tregolëshit të polakut Lewandowski, 10’(p.), 37’ dhe 73’.

Ndërkaq, golin tjetër për mysafirët e shënoi ylli i tyre i ri, Lamine Yamal, 45+4’.

Në anën tjetër, te vendësit shënuan Sergio Carrerira, 11’, dhe Borja Iglesias, 43’./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Yamal mungon te Spanja pas ndërhyrjes mjekësore

Published

on

Talent i Barcelonës, Lamine Yamal, do të mungojë në grumbullimin aktual të Kombëtares Spanjolle, pas një procedure mjekësore të papritur që u krye pa njoftim paraprak ndaj stafit mjekësor të përfaqësueses.

Shërbimet mjekësore të Federatës Spanjolle të Futbollit (RFEF) shprehën habinë dhe pakënaqësinë e tyre pasi më 10 nëntor, ditën e fillimit të grumbullimit zyrtar, u informuan se 17-vjeçari ishte nënshtruar një procedurë invazive me radiofrekuencë për trajtimin e shqetësimeve në pubis që e kishin shqetësuar këtë sezon.

Detajet e ndërhyrjes u bënë të ditura vetëm në mbrëmje, përmes një raporti ku rekomandohej pushim prej 7-10 ditësh.

Duke vënë në radhë të parë shëndetin dhe mirëqenien e lojtarit, RFEF vendosi të lirojë Yamal nga grumbullimi i përfaqësueses, duke i dhënë kohë të mjaftueshme për rikuperim./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

38 vjetori i vdekjes së Lasgush Poradecit

Published

on

Llazar Gusho i njohur me pseudonimin Lasgush Poradeci është një nga lirikët tanë më të mëdhenj, i cili u shqua për sensibilitetin dhe ëmbëlsinë poetike me të cilën i këndoi Shqipërisë dhe dashurisë.

Ai lindi në Pogradec më 27 dhjetor 1899 dhe u shua në Tiranë më 12 nëntor 1987, ku veprimtaria e tij krijuese e cek atë si shkrimtar dhe përkthyes.

Pseudonimi letrar me të cilin njihet vjen nga rrudhja e emrit të tij përfshi atësinë, Llazar Sotir Gusho (La-S-Gush) dhe si mbiemër ka përdorur endonimin e vendlindjes, Poradeci.

Lasgush Poradeci u lind në një familje me tradita atdhetare. Në moshën 10-vjeçare prindërit e dërguan për të vazhduar studimet në Manastir dhe më vonë në Athinë, ku mbaroi liceun.

Më 1921 ai shkoi në Rumani, për të ndjekur studimet e larta. Duke qenë pa bursë dhe pa asnjë ndihmë, ai u detyrua të punonte dhe njëkohësisht të studionte. Në Bukuresht ai u lidh me Lëvizjen Atdhetare të Kolonisë Shqiptare, u miqësua me Asdrenin e atdhetarë të tjerë shqiptarë dhe u zgjodh edhe sekretar i përgjithshëm i Kolonisë. Në verën e vitit 1924 Qeveria e Fan Nolit i dha bursë dhe kështu arriti t’i përfundojë studimet e larta në Grac (Austri) në Fakultetin e Filologjisë Romano-Gjermane.

Për dallim nga poetët e Rilindjes, që megjithë origjinalitetin e tyre kishin tipare të përbashkëta, poetët e shquar të periudhës së Pavarësisë Noli, Fishta, Poradeci, Migjeni, janë krejtësisht të ndryshëm nga njëri-tjetri si nga formimi, nga prirja e tyre, ashtu edhe nga interesat e synimet.

Lasgush Poradeci e jetoi Rilindjen në periudhën e shpërthimit të kryengritjeve të mëdha për liri. Në veprën e këtij liriku të madh të letërsisë sonë jetoi shqetësimi atdhetar i mbrojtjes së kombit dhe të traditës së Rilindjes, ashtu sikurse edhe dëshira për triumfin e pikëpamjeve demokratike, shqetësimi për një emancipim të përgjithshëm kulturor e shpirtëror të shoqërisë shqiptare.

Ai është nga lirikët tanë më të mëdhenj, i cili u shqua për sensibilitetin dhe ëmbëlsinë poetike me të cilën i këndoi Shqipërisë dhe dashurisë.

Në vitin 1933, u botua vëllimi i tij i parë “Vallja e yjeve”, dhe më 1937 u botua vëllimi i dytë “Ylli i zemrës”.

Pas Luftës së Dytë Botërore Lasgush Poradeci e vazhdoi veprimtarinë krijuese, por u mor edhe me përkthime. Ai shkroi, veç të tjerash, poemat “Eksursioni teologjik i Sokratit”, “Mbi ta”, “Kamadeva”, baladat për Muharrem e Reshit Çollakun. Gjithashtu, përktheu disa nga kryeveprat e letërsisë botërore si “Eugjen Onjegin” të Pushkinit, lirikat e Lermontovit, të Bllokut, Poemat e Hajnes, të Majakovskit e Mickieviçit, lirikat e Gëtes dhe Hajnes, poezi të Lanaut, Brehtit; Hygos, Mysesë, Bajronit; Shellit, Bërnsit, të Emineskut etj.

Më 12 nëntor të vitit 1987, Lasgush Poradeci, vdiq, duke lënë pas një krijimtari të bukur, e cila kishte fituar zemrën e lexuesit dhe kishte tërhequr vëmendjen e disa studiuesve të shquar të kulturës sonë si Eqrem Çabej, Skënder Luarasi, Mitrush Kuteli, Sabri Hamiti, Ismail Kadare etj./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Drejtori i BBC: Duhet të luftojmë për gazetarinë tonë

Published

on

Drejtori i përgjithshëm i BBC-së, Tim Davie, iu drejtua gjithë stafit të BBC-së në një thirrje online duke e hapur fjalimin me një pranim në një periudhë të vështirë për BBC-në.

Sipas The Guardian, ai inkurajoi ekipin, duke pranuar në mënyrë të tërthortë ekzistencën e armiqve të BBC-së dhe armatizimin e gabimeve të saj.

“Këto janë kohë të vështira për BBC-në, por ne do t’i kalojmë. Do t’i kalojmë dhe do të lulëzojmë. Kjo narrativë nuk do të jepet vetëm nga armiqtë tanë. Është narrativa jonë. Ne e zotërojmë atë”, tha ai.

Gjithashtu, ai tha se kishte dëgjuar thirrjet nga stafi për të mbrojtur gazetarinë e tyre.

“E shoh shtypin e lirë nën presion. Shoh armatizimin. Mendoj se duhet të luftojmë për gazetarinë tonë. Kemi bërë disa gabime që na kanë kushtuar, por duhet të luftojmë për këtë”.

Edhe vetë kryetari i BBC-së, Samir Shah, iu drejtua stafit gjatë thirrjes./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara