Lajmet

​Haziri: S’ka zgjidhje të ngërçit pa marrëveshje politike

Published

on

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka reaguar pas dështimit të seancës së 34-të të Kuvendit, duke theksuar se bllokada politike nuk mund të zgjidhet përmes procedurave teknike, por sipas tij, vetëm përmes një marrëveshjeje politike.

Haziri kritikoi Lëvizjen Vetëvendosje, si subjektin e parë nw zgjedhjet e fundit, për dështimin në ndërtimin e marrëveshjes për formimin e qeverisë , e po ashtu ai akuzoi qeverinë aktuale për abuzim me pushtetin.

“Edhe takimi i 34-të, konfirmoj edhe njëherë se çështjet politike dhe zgjedhjet e organeve deri në konstituim dhe në fund finalizim nuk mund të zgjedhën me procedura, por duhet të zgjedhën me marrëveshje politike. Çështjet që kanë frymën e rregulloreve të Kuvendit dhe çështjet që ndërtohen për procedurë nuk i zgjidhin problemet politike asnjëherë, dhe në vazhdimësi do t’i nënshtrohemi rregullit një ditë po dhe një ditë jo për t’u takuar. Edhe sot kërkojmë që partia e parë të menaxhojë detyrën e vet të dalë nga 9 shkurti, t’i jep mundësi që Kuvendi i Republikës të konstituohet, sipas një marrëveshje eventuale që arrihet dhe të hyn në fazën e ndërtimit dhe legjitimit të kuvendit të Republikës. Duhet të kuptojmë që dy minarët, edhe procedurë dhe marrëveshje politike, edhe deputetë, dhe ministër, nuk mund të funksionojë qeveria në detyrë. Sepse, po e shihni ditët e fundit që më shumë kalojnë kabineti qeveritar në zyret e prokurorisë sesa në zyret e qeverisë. Ata po vazhdojnë të bëjnë vendime kundër Kushtetutës, dhe është abuzim i pastër me pushtetin”, ka thënë Haziri

Haziri po ashtu ka folur edhe për deklaratat e presidentit amerikan, Donald Trump. Ai theksoi nevojën urgjente që Kosova të ketë qeveri me legjitimitet të plotë dhe Kuvend funksional për t’u përballur me çdo zhvillim të mundshëm ndërkombëtar.

“Vazhdon të jetë kërkesë e jona që përmes një qeverie kalimtare të mos presim të krijohen situata ku vjen një qëndrim që ndodhi të shtunën nga presidenti amerikan, Trump i cili rastin e Kosovës e nënvizoi si ndërhyrje të tij në ruajtjen e paqes dhe demet për katër vite që ka ndodhur do të kthehet. Dëmi më i madh, marrëveshja Vuciq-Kurti në Oher. Konfirmimi që do të rikthehet, nënkupton që duhet të jemi gati, të përgatitur dhe që qeveria duhet të ketë legjitimit, kuvendi duhet të jetë funksional, ku mund të ketë një thirrje, ajo mund të vije në çdo kohë”, ka shtuar ai.

Sot, ka dështuar edhe përpjekja e 34 për konstitumin e Kuvendit të Kosovës.

Përveç betimit të deputetëve të zgjedhur, Kuvendi i ri ka mbetur i pa konstituar në mungesë të zgjedhjes së kryetarit të ri dhe nënkryetarëve.

Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe NISMA nuk po i japin votën kandidates së propozuar për kryetare nga Lëvizja Vetëvendosje, Guxo e Alternativa.

Kujtojmë, zgjedhjet parlamentare janë mbajtur më nëntë (9) shkurt. Mbledhja e parë për konstituimin e Kuvendit të ri është mbajtur më pesëmbëdhjetë (15) prill. Që nga ajo datë çdo dyzetetetë (48) orë po mbahen vazhdime të seancës konstituive pa arritur ndonjë rezultat konkret.

lajme

Sveçla e Gërvalla sot në konferencë për vrasjen e Arlinda Zekajt

Published

on

By

Pas kërkesës së Kryeministrit Albin Kurti për të pasur një raport të detajuar me të gjitha hollësitë për rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe ajo e Drejtësisë, sot në orën 09:00 do të mbajnë konferencë të përbashkët për media Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla-Schwarz, si dhe Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Konferenca do të mbahet në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës, menjëherë pas dorëzimit të raporteve përkatëse në Zyrën e Kryeministrit. Siç është bërë e ditur nga ZKM-ja, këto raporte do të shqyrtohen me kujdes për të identifikuar të gjithë rrjedhën e ngjarjes, lëshimet e mundshme institucionale, neglizhencën dhe përgjegjësinë eventuale të të gjitha organeve kompetente në çdo fazë të trajtimit të rastit.

Kjo dalje e dy ministrave para medieve vjen në një moment mjaft kritik, pasi në Prishtinë po zhvillohen protesta të njëpasnjëshme të organizuara nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist. Protestuesit po kërkojnë me ngulm llogaridhënie, hetimin penal të zyrtarëve që dështuan në mbrojtjen e viktimës, si dhe dorëheqjen ose shkarkimin e menjëhershëm të dy ministrave përgjegjës. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Sot mot i vranët dhe me shi

Published

on

By

Moti gjatë ditës së sotme në Kosovë do të karakterizohet nga vranësira të shpeshta dhe reshje të kohëpaskohshme shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1 dhe 4 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale të ditës pritet të arrijnë nga 11 deri në 15 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi prej 1 deri në 4 metra në sekondë.

Pavarësisht reshjeve të shiut, temperaturat maksimale do të vazhdojnë të mbeten relativisht të buta për këtë periudhë të vitit. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Protestat kundër vrasjes së grave vazhdojnë për të dytën ditë, kërkohet dorëheqja e dy ministrave

Published

on

Protestat kundër vrasjes së grave në Kosovë kanë vazhduar edhe sot, për të dytën ditë radhazi, me pankarta që kërkojnë drejtësi dhe përgjegjësi institucionale.

Protestuesit kanë mbajtur pankarta me mbishkrimet “Gjumi s’ka me ju marrë, flaka ka me ju dalë” dhe “Heshtja mbron dhunuesin, jo viktimën”, duke reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës.

Ata po kërkojnë dorëheqjen e ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla, dhe ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, si dhe ndjekjen penale të personave që, sipas protestuesve, kanë neglizhuar rastin e Zekajt.

Liridona Sijarina nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, gjatë fjalimit para ndërtesës së Qeverisë, ka deklaruar se protestat do të vazhdojnë çdo ditë deri në përmbushjen e kërkesave të organizatorëve.

Ndërkohë, Këshilli Prokurorial i Kosovës ka suspenduar nga detyra kryeprokuroren e Prokurorisë Themelore në Pejë, Lumturije Vuçetaj, dhe prokuroren e rastit të Arlinda Zekajt, Arlinda Nallbani Gacaferrin. Ndaj tyre është hapur procedurë disiplinore dhe është themeluar një panel hetimor për trajtimin e rastit.

Edhe Policia e Kosovës ka pezulluar nga puna 11 zyrtarë policorë për mënyrën e trajtimit të rastit të Zekajt, e cila u vra nga ish-kunati i saj.

Protestë kundër vrasjes së grave dhe për kërkimin e përgjegjësisë institucionale ishte mbajtur edhe një ditë më parë./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Mundësi mobiliteti Erasmus+ KA171 në Sapienza University of Rome – Itali

Published

on

By

UBT hap thirrjen për studentët e nivelit Bachelor nga programet Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi, Juridik, Psikologji, Inxhinieri e Mekatronikës, Studime të Sigurisë, Shkenca Politike, Shkenca Kompjuterike, Arkitekturë, si dhe Media dhe Komunikim, për mobilitet studentor në Sapienza University of Rome, Itali, në kuadër të programit Erasmus+ KA171, për semestrin pranveror të vitit akademik 2026/2027.

Sapienza University of Rome është një nga universitetet më të mëdha dhe më të njohura publike në Itali, me traditë të gjatë akademike dhe një gamë të gjerë programesh studimore dhe kërkimore.

Linku për aplikim

Afati i fundit për aplikim: 02.11.2026

Kujdes: Thirrja do të qëndrojë e hapur vetëm për 4 ditë!

Pas përfundimit të afatit, aplikimet do të shqyrtohen sipas kritereve të përcaktuara. Kandidatët që kalojnë fazën e parë të vlerësimit do të ftohen për intervistë, ndërsa studentët e përzgjedhur do të nominohen zyrtarisht nga UBT për mobilitet në Sapienza University of Rome.

Ftojmë të gjithë studentët nga programet përkatëse që të shfrytëzojnë këtë mundësi për të studiuar në një nga universitetet më prestigjioze të Italisë, për të fituar përvojë ndërkombëtare dhe për të zhvilluar më tej kompetencat e tyre akademike dhe profesionale.

Për informacione shtesë, mund të kontaktoni Zyrën për Marrëdhënie Ndërkombëtare në: [email protected].

Continue Reading

Të kërkuara