Lajmet

​LVV: Opozita po mban peng Kuvendin, jemi në pritje të vendimit të Kushtetueses

Published

on

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, ka reaguar pas dështimit të radhës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, duke akuzuar partitë opozitare për një bllokadë të qëllimshme dhe siç tha ai, kundërkushtetuese.

Sipas Abrashit, inatet destruktive politike pa ndonjë qëllim të qartë po e mbajnë peng tash e sa kohë Kuvendin.

“Shprehim zhgënjimin tonë në këtë bllokadë të qëllimshme dhe në plotni në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës që bëhet nga partitë opozitare. Zgjedhjet janë një proces demokratik dhe në rast kur nuk i fiton ato, minimalja është të pranojë dhe reflektojë karshi rezultatit dhe të vazhdojmë tutje. Por, kjo nuk po ndodh. Sot inatet destruktive politike pa ndonjë qëllim të qartë po e mbajnë peng tash e sa kohë kuvendin. Krejt kjo situatë në pikëvështrimin opozitar po synohet që të ndërtohet si rast i pashembullt në historinë parlamentare të Republikës së Kosovës, ku dëshmohet një forcë destruktive në pengim të konstituimit të Kuvendit…partitë e tjera po marrin pjesë në Kuvend në stilin ‘nomadik’, nuk janë të interesuar për të bërë shtëpi, po hyn e po dalin pa i kryer obligimet e tyre ”, ka thënë Abrashi.

Abrashi tha se janë në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, vendim i cili sipas tij, do të sqarojë procedurën e votimit.

“Ne jemi në proces të pritjes së vendimit të Gjykatës Kushtetuese, vendim i cili do të sqarojë procedurën e votimit në Kuvend, dhe meqenëse është iniciuar ky rast në këtë institucion na mbetet të presim atë vendim në mungesë të reflektimit të deputetëve të opozitës…Këtë qëndrueshmëri për t’i bllokuar proceset më të dëmshme të cilën ka kaluar Republika e Kosovës në të kaluarën, sikur është Asociacioni, sikur që ishte çështja e Demarkacionit, e shumë vendime të dëmshme, besoj se Kosova do të ishte në BE”, ka thënë ai.

I pyetur për një takim të përfolur mes një deputeti të LDK-së dhe kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, Abrashi tha se nuk është në dijeni për një gjë të tillë, megjithatë, tha se e mirëpret çdo përpjekje për dialog.

“Unë nuk jam në dijeni lidhur me takimin në fjalë. Dhe uroj të këtë sa më shumë takime të tilla nëse është e vërtetë. Uroj që deputetet të cilët ende nuk u ka humbur arsyeja të reflektojnë, sepse vendi ka nevojë për zërat që reflektojnë tani dhe me guxim për t’i kundërshtuar bllokadat e paarsyeshme. Sa i përket çështjes së kandidaturave, besoj se LVV shumë shpejtë do të përmbyllë këtë proces me nominimin e të gjithë kandidatëve në gjithë komunat, brenda këtij muaji. Nuk mund të pohoj as mohoj ndonjë vendim të tillë”, ka nënvizuar Abrashi.

Sot, ka dështuar edhe përpjekja e 34 për konstitumin e Kuvendit të Kosovës.

Përveç betimit të deputetëve të zgjedhur, Kuvendi i ri ka mbetur i pa konstituar në mungesë të zgjedhjes së kryetarit të ri dhe nënkryetarëve.

Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe NISMA nuk po i japin votën kandidates së propozuar për kryetare nga Lëvizja Vetëvendosje, Guxo e Alternativa.

Albulena Haxhiu në gjashtë tentime ka dështuar të kalojë provimin dhe në mungesë të kësaj Lëvizja Vetëvendosje, Guxo e Alternativa po kërkojnë komision për votim të fshehtë, për të cilën gjë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka kërkuar interpretim nga Gjykata Kushtetuese.

Kujtojmë, zgjedhjet parlamentare janë mbajtur më nëntë (9) shkurt. Mbledhja e parë për konstituimin e Kuvendit të ri është mbajtur më pesëmbëdhjetë (15) prill. Që nga ajo datë çdo dyzetetetë (48) orë po mbahen vazhdime të seancës konstituive pa arritur ndonjë rezultat konkret.

Vendi

Nis protesta në Prishtinë kundër dënimit të krerëve të UÇK-së

Published

on

By

Qindra qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare janë grumbulluar sot në sheshet kryesore të Prishtinës për të marrë pjesë në protestën e thirrur nga platforma qytetare “Liria Ka Emër”.

Tubimi po mbahet në shenjë revolte ndaj aktgjykimit të shkallës së parë të Dhomave të Specializuara, me të cilin ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi – u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim.

Me moton “JO NË EM RIN TIM”, pjesëmarrësit po shprehin kundërshtimin e tyre ndaj këtij vendimi juridik, duke e cilësuar atë si një goditje ndaj luftës çlirimtare. Në sheshin “Skënderbeu” situata ka njohur edhe momente tensioni, ku ka qenë e nevojshme ndërhyrja e përfaqësuesit të OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, për të qetësuar turmën dhe për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm.

Organizatorët kanë nërvizuar se ky mobilizim gjithëpopullor synon të mbrojë të vërtetën historike dhe dinjitetin e luftës së UÇK-së

Continue Reading

Lajmet

Tensione në protestën në Prishtinë, Hysni Gucati ndërhyn për të qetësuar situatën

Published

on

By

Situata në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë është tensionuar përkohësisht gjatë protestës gjithëpopullore të organizuar kundër vendimit të Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gjatë momenteve të tensionit midis protestuesve, ka ndërhyrë përfaqësuesi i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, i cili bëri thirrje për qetësi për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.

Protesta e thirrur nga platforma qytetare “Liria Ka Emër” me moton “JO NË EM RIN TIM”, ka mbledhur mijëra qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare. Ky tubim vjen si reagim ndaj aktgjykimit të shpallur më 16 shtator, sipas të cilit ish-krerët e UÇK-së – Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi – u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim.

Përfaqësuesit e organizatorëve, përfshirë Ismail Tashollin, deklaruan se ky tubim përfaqëson një mobilizim gjithëpopullor kundër asaj që ata e konsiderojnë padrejtësi ndaj luftës çlirimtare. /E.A/

 

Continue Reading

Vendi

Profesori i UBT-së, Milaim Berisha, publikon studim shkencor në revistën “Journal of Human Sport and Exercise”

Published

on

By

Profesori Milaim Berisha nga UBT, në bashkëpunim me studiuesin Pablo Prieto-González, ka publikuar një studim të ri shkencor në revistën ndërkombëtare “Journal of Human Sport and Exercise” (JHSE), të fokusuar në analizën e aftësive motorike në gjimnastikën artistike.

Studimi sasior përshkrues analizon 239 teknika të përcaktuara në udhëzuesin teknik të Federatës Ndërkombëtare të Gjimnastikës (FIG) për të dyja gjinitë. Hulumtimi ka identifikuar praninë dhe rëndësinë e komponentëve kryesorë motorikë, si koordinimi, fuqia, shpejtësia, lëvizshmëria, fleksibiliteti, ekuilibri, qëndrueshmëria dhe shkathtësia në secilin aparat.

Gjetjet e studimit tregojnë se, ndonëse disiplinat e gjimnastikës artistike ndajnë aftësi të përbashkëta, secila prej tyre ka kërkesa specifike që ndryshojnë në bazë të nivelit të vështirësisë së lëvizjeve.

Autorët përfundojnë se me evoluimin e teknikave dhe integrimin e teknologjive të reja në këtë sport, programet e stërvitjes duhet të përditësohen në mënyrë të vazhdueshme për t’iu përshtatur kërkesave bashkëkohore. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Ursula von der Leyen në Prishtinë: Aktgjykimi i Dhomave të Specializuara duhet të respektohet, por historia nuk rishkruhet

Published

on

By

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka deklaruar të enjten gjatë vizitës në Prishtinë se aktgjykimi dënues i Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duhet të respektohet, duke nërvizuar njëkohësisht se askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës.

Gjatë konferencës për media pas takimeve me udhëheqësit e shtetit, shefja e ekzekutivit evropian u shpreh se aktgjykimi i 16 shtatorit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit u mor nga një institucion i pavarur gjyqësor.

“Aktgjykimi i Dhomave të Specializuara ka shkaktuar emocione të fuqishme, e çmoj reagimin tuaj të matur dhe të liderëve politikë që bëjnë thirrje për qetësi. Ky aktgjykim u dha nga një institucion i pavarur gjyqësor dhe mandati i tij duhet të respektohet”, deklaroi von der Leyen. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara