Lajmet
Haziri: Një shenjë e keqe është se Kurti s’ka dëshmuar se është i gatshëm për përgjegjësi si dialogu
Published
4 years agoon
By
Betim GashiLutfi Haziri: Albin Kurti deri tani nuk e ka dëshmuar se është i gatshëm për përgjegjësi si dialogu.
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka folur rreth dialogut dhe “non-paper” që ka qarkulluar ditëve të fundit.
Sipas tij, historikisht para bisedimeve në koluaret politike kanë qarkulluar letra të tilla, por thotë se qeveria nuk guxon të hyjë në një dialog pa agjendë.
“Natyrisht janë të pritshme këto. Në prag të bisedimeve zakonisht qarkullojnë të tilla. Sidomos ajo që thuhet të ketë dalë nga sllovenët, ka qarkulluar edhe më herët në koluaret politike. Ajo që është e rëndësishme qeveria nuk guxon të hyjë në një proces që nuk ka agjendë të plotë”, ka deklaruar Haziri në Kanal10.
“Sa i përket LDK-së, ne nuk e kemi diskutuar, por mendojmë se dialogu është mënyra e vetme për zgjidhjen e problemeve të Kosovës.Megjithatë, një shenjë e keqe është se kryeministri aktual deri më tani nuk e ka dëshmuar se është i gatshëm për përgjegjësi të tilla”, tha Haziri.
You may like
Lajmet
Prodhimi i municioneve, Maqedonci thotë se janë koordinuar me aleatë
Published
30 minutes agoon
November 27, 2024By
UBTNewsMinistri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka dhënë detaje lidhur me procesin e hapjes së një fabrike shtetërore për prodhimin e municionit si dhe laboratori për dizajnimin e fluturakeve pa pilot.
Ai tha se për hapjen e kësaj fabrike janë koordinuar me partnerët, derisa bëri të ditur se kanë pranuar një raport fizibiliteti nga Ministria e Mbrojtjes së Turqisë. Sipas tij, përmes prodhimit të municionit Kosova do forcojë industrinë ushtarake.
“Jemi në kontakt dhe kemi pranuar një raport fizibiliteti me prodhues shtetëror nga Ministria e Mbrojtjes së Turqisë. Jemi në fazën e finalizimit të këtij projekti dhe komisioni që do të kryesohet nga unë, ku do të jenë pjesëmarrës ministri i Punëve të Brendshme, ministrja e Industrisë dhe ministri i Financave do të finalizojë kontratën me të cilën ne fillojmë punën për hapjen e fabrikës shtetërore të municionit. Kjo nuk do të pengojë zhvillimin e sektorit privat në prodhimin e municionit. Gjitha kompanitë inkurajohen që të vazhdojnë punën e tyre për hapjen e fabrikave të tilla, duke pas parasysh faktin se sot më shumë se kurrë ka nevojë për plotësimin e stoqeve të municioneve dhe armëve”, tha ai.
Krahas Turqisë, Maqedonci tha se janë në koordinim edhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas tij fabrika e municionit nuk ndërhyn në planin e tranzicionit të FSK-së, derisa tha se në vijim do të shpalosen detaje rreth kalibrave të municioneve që mund të prodhohen në këtë fabrikë si dhe koston e saj.
“Ne asnjë hap nuk e ndërmarrim pa u konsultuar me të gjithë partnerët dhe në veçanti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilët janë partneri ynë strategjik në zhvillimin e kapaciteteve të mbrojtjes dhe sigurisë. Fabrika e municionit është projekt i qeverisë dhe nuk ndërhyn në planin e tranzicionit të FSK-së, e cila normalisht do të zhvillohet bazuar në objektivat gjithëpërfshirës të hartuar në bashkëpunim me SHBA-në. Hapja e fabrikës së prodhimit të municionit do t’i kontribuojë qëndrueshmërisë logjistike jo vetëm për Ministrinë e Mbrojtjes, por edhe ministritë të tjera të cilat kanë në posedim armatim… Të gjitha prodhimet në Kosovë do të bëhen sipas standardeve të NATO-s dhe diskutimet kanë qenë që këto prodhime të jenë sipas atyre standardeve. Përveç Turqisë, ne do të diskutojmë edhe me vendet të tjera për mundësitë e prodhimit të komponentëve të ndryshme të armatimit dhe armëve. Fokusi është fillimisht te municioni që është element bazë për funksionimin e një ushtrie. Ne jemi në fazën ku do të fillojnë diskutimet, ku do të përfshihet çështja e çmimit dhe produkteve që planifikojmë t’i prodhojmë në Kosovë”, tha Maqedonci.
Ai foli edhe për sulmin me dy granata dore ndaj stacionit policor në Zveçan, ku tha se këto janë sulme terroriste të grupeve paramilitare në veri.
“Është akt terrorist i izoluar, por gjithmonë i ndërlidhur me akte të vazhdueshme që grupe të ndryshme paramilitare kanë ndërmarrë kundër vendit tonë, duke përfshirë edhe synimin për të aneksuar pjesë të territorit tonë gjatë 23 shtatorit të vitit të kaluar. Normalisht, përfshirjen në FSK ne e bëjmë pas një koordinimi paraprak me KFOR-in, pasi është një zotim i vitit 2013 dhe ne jemi duke zbatuar”, tha Maqedonci.
Krahas këtyre, ai foli edhe për sigurimin e ushqimit të ushtarëve të FSK-së, ku tha se janë në fazën përfundimtare të rekrutimit të personelit në kuzhinat e FSK-së.
“Jemi në fazën përfundimtare të rekrutimit të personelit të profesionalizuar në kuzhinat e FSK-së. Asnjëherë nuk ka munguar ushqim në FSK dhe furnizimi është bërë në vazhdimësi duke shfrytëzuar kontratat e Autoritetit Qendror të Prokurimit”, tha Maqedonci.
Lajmet
Paralajmërohet fushata për luftën kundër dhunës me bazë gjinore
Published
50 minutes agoon
November 27, 2024By
UBTNewsMinistria e Drejtësisë dhe Ambasada e Britanisë së Madhe do të organizojë fushatën për luftën kundër dhunës me bazë gjinore.
Fushata flet në mënyrë specifike për moshat 18-34 vjeç, pasi hulumtimi ka treguar, se ata ishin më të përshtatshëm për mesazhet e barazisë gjinore, dhe ata kishin më shumë gjasa të konsideronin raportimin dhe ndërhyrjen.
Në konferencë për media ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu dhe ambasadori britanez Jonathan Hargreaves, shprehën mirënjohjen e tyre për bashkëpunim.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se kjo qasje ndërmjet ministrisë dhe ambasadës e ka bërë të mundur krijimin e kësaj fushate, e cila shfrytëzon energjinë e brezit të ri.
“Krijimi i kësaj fushate është një shembull i shkëlqyer i bashkëpunimit tonë. Kjo qasje ka bërë të mundur krijimin e kësaj fushate që nuk është vetëm motivuese por edhe frymëzuese. Fushata shfrytëzon energjinë dhe hapjen e këtij brezi”, tha Haxhiu.
Ndërsa, Hargreaves shtoi se ministria e Drejtësisë është e fokusuar në prioritetet e përbashkëta.
“Dhuna ndaj të tjerëve ta llogarisim si problem që duhet luftuar. Mbretëria e Bashkuar dhe Kosova krejt i kanë parë këto kriza. Shërbimi ka qenë në gjendje të punoj me ministrinë e Drejtësisë e cila është e fokusuar në prioritetet tona të përbashkëta”, shtoi ai.
Lajmet
Kurti: FSK po forcohet vazhdimisht bashkë me shtetin e Kosovës
Published
53 minutes agoon
November 27, 2024By
UBTNewsKryeministri i vendit, Albin Kurti, në shënimin e Ditës së Forcës, ka thënë se prioritet i kësaj qeverie ka qenë mbrojtja dhe fuqizimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Ai ka theksuar se krahasuar me vitet e mëparshme, ka dyfishim të numri të ushtarëve e trefishim të buxhetit për mbrojtje. Ndërsa, ka shtuar se Forca e vendit po forcohet vazhdimisht e më këtë po fuqizohet Republika e Kosovës.
“Ne gjithashtu urojmë edhe qeveritarët e Republikës, për shkak se ushtria është e tyre dhe për ta. Nëse krahasojmë me vitet e mëhershme, me qeverisjen tonë kemi dyfishim të numrit të ushtarëve krahasuar me vitin 2021, kemi trefishim të buxhetit për mbrojtje për ministrinë, kemi katërfishim të trajnimeve jashtë vendit për oficerët, nënoficerët, ushtarakët tanë në përgjithësi, ushtarët tonë posaçërisht dhe kemi shumëfishim të investimit në armatim e municion. Armatimi dhe municioni që e shihni në ushtrinë tonë sot është i blerë prej vendeve që janë anëtare të NATO-s, e këtu duhet theksuar ShBA-të, Turqinë, Gjermaninë, Mbretërinë e Bashkuar dhe Kroacinë, ka edhe shtete tjera, por këto janë kryesore. Shumica dërmuese është blerje nga buxheti i Kosovës, e pjesërisht është donacion i këtyre vendeve mike, partnere dhe aleate…Forca jonë po forcohet vazhdimisht e më këtë po fuqizohet Republika e Kosovës”, tha Kurti.
Ministri i Mbrojtës, Ejup Maqedonci ka vlerësuar se hapja e fabrikës për prodhimin e municionit për herë të parë në vend do të ngritë industrinë ushtarake të Kosovës. Në këtë drejtim, ai tha se këtë ditë po e shënojmë edhe me një hap të rëndësishëm në plotësimin e infrastrukturës së mbrojtjes dhe sigurisë.
“Sot është një ditë e veçantë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, shënimi i 27 nëntorit si Dita e Forcës është bërë tashmë traditë, e cila përkon me aktivitete të mëhershme dhe me trashëgiminë që ne kemi nga lufta çlirimtare, por edhe zhvillimet që i kemi si ushtri ndër etapa. Këtë ditë po e shënojmë edhe me një hap shumë të rëndësishëm në plotësimin e infrastrukturës së mbrojtjes dhe sigurisë, atë të fillimit të industrisë ushtarake që është një komponent i rëndësishëm për qëndrueshmërinë shtetërore në aspektin e mbrojtjes dhe sigurisë. Në ditët në vijim do të komunikojmë me gjithë ata që kanë shfaqur interesim për mbështetjen e këtij projekti me qëllim që të finalizojmë këtë projekt në kohë të duhur dhe Kosova të ketë fabrikën e parë të prodhimit të municionit, fabrikë shtetërore, si dhe të ketë laboratorin e parë për dizajnimin e dronëve, kur dihet që dronët tashmë janë një sistem i ri i futur në përdorim operacional në luftërat e fundit dhe tejet i suksesshëm. Për këtë kemi mbështetjen e aleatëve dhe partnereve tanë dhe do të vazhdojmë të komunikojmë më ta”, tha Maqedonci.
Kryeministri Kurti, në mbledhjen e qeverisë të mërkurën, bëri të ditur se ka marrë vendim për themelimin e komisionit ndërministror për vënien e hapave të para për ngritjen e industrisë ushtarake.
Ai tha se qëllimi fillestar është nisja e procedurave e negociatave lidhur me hapjen e fabrikës për prodhim të municioneve dhe për laboratorin për dizajnimin e fluturakeve pa pilot.
Lajmet
Sulmi ndaj stacionit policor në Zveçan, flasin nga Policia e Kosovës
Published
56 minutes agoon
November 27, 2024By
UBTNewsPas sulmit të mbrëmshëm me granata ndaj stacionit të Policisë së Kosovës në Zveçan, është deklaruar zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.
Ai tha se nuk mund të flasë nëse ka të dyshuar rreth këtij incidenti, por bëri të ditur se njësitë e hetimeve të rajonit të veriut së bashku me ato të Prishtinës janë duke zhvilluar intervistime rreth këtij rasti.
Sipas tij, situata vazhdon të jetë e qetë, por delikate për shkak të zhvillimeve të shumta në veri.
“Për momentin nuk mund të themi nëse kemi dyshime për persona të caktuar, sidoqoftë në këtë moment kur në flasim këtu njësitë e hetimeve të regjionit tonë së bashku edhe me ato të Prishtinës janë duke zhvilluar intervistime, duke kryer detyrat e veta policore, duke mbledhur informacione, në mënyrë që ta ndriçojnë këtë rast… Situata në veri të vendit vazhdon të jetë e qetë, është delikate për shkak të zhvillimeve të shumta që kanë ndodhur që nga viti 2022 e deri tani”, ka thënë Elshani.
Prodhimi i municioneve, Maqedonci thotë se janë koordinuar me aleatë
71-vjetori i krijimit të Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor
Mungoi dy vite, Mali i Zi vendos t’i kthehet Eurovizionit
Paralajmërohet fushata për luftën kundër dhunës me bazë gjinore
Kurti: FSK po forcohet vazhdimisht bashkë me shtetin e Kosovës
Sulmi ndaj stacionit policor në Zveçan, flasin nga Policia e Kosovës
Qeveria iu del në ndihmë komunave, ndan 15 milionë euro për t’i mbuluar pagat në arsim
Konfirmohet përbërja e re – Komisioni i ri i Ursula von der Leyen merr miratimin përfundimtar
Katër klube të Serie A e duan Edon Zhegrovën
Të kërkuara
-
Bota4 weeks ago
Trump premton paqe në Liban nëse rikthehet në Shtëpinë e Bardhë
-
Bota4 weeks ago
Koreja e Veriut rrit frikën në botë, lëshon raketën e re balistike ndërkontinentale
-
Lajmet3 months ago
Kurti: Përdhunimi është mjeti që përdori Serbia në Kosovë në mënyrë që të lë pasoja të përhershme në familje
-
Kulturë2 months ago
Marigona Ferati, profesoresha e UBT-së, zëri i artit në jurinë ndërkombëtare në festivalin e teatrove në Oman