Lajmet

Ambasada amerikane: Kosovës i duhet vetting sistematik

Published

on

Publiku në Kosovë dëshiron që ta shohë jetësimin e procesit të vetting-ut në drejtësi, thotë këshilltarja e përhershme ligjore në Departamentin amerikan të Drejtësisë, Lana Morton-Owens. Në këtë intervistë për emisionin për sundim të ligjit ‘Iustitia’, që është bashkëprodhim i Radios Evropa e Lirë dhe Betimi për Drejtësi, Morton-Owens thotë se si procesi i vetting-ut, po ashtu edhe nisma për Ligjin për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, duhet të hartohen me kujdes.

Sa i përket vetting-ut, ajo thotë se ky proces duhet të bëhet përmes një qasjeje sistematike dhe në të gjitha institucionet, jo vetëm në ato të drejtësi. Sipas saj, propozimet aktuale për këtë, nuk ofrojnë detaje se si Kosova mëton që ta bëjë procesin e vetting-ut.

Vetting-u është proces i rivlerësimit të figurës së prokurorëve dhe gjyqtarëve dhe ka për qëllim rritjen e tyre profesionale, luftimin e korrupsionit dhe ndikimin e krimit të organizuar, politikës apo elementëve të tjerë të paligjshëm në dhënien e drejtësisë.

Sipas Morton-Owens, propozimi që konfiskimi i pasurisë të jetë përmes një procesi civil është gjë e mirë, por ajo tërheq vërejtjen se kjo gjë duhet të bëhet me shumë kujdes.

Duke folur për ligjet që duhet të amendamentohen, ajo përmend Ligjin për përgjegjësinë disiplinore, ku thotë se për shkak të një gabimi, ky ligj nuk po lejon që të suspendohen gjyqtarët dhe prokurorët që bëjnë shkelje të rënda disiplinore.

Radio Evropa e Lirë: Raportet vendore dhe ndërkombëtare sugjerojnë se gjyqësori në Kosovë është në fazën e hershme të përgatitjes, ka mungesë së pavarësisë praktike, paanësisë dhe shumë herë është selektiv dhe persekutues. Sipas jush, a do ta përmirësonte vetting-u sistemin e drejtësisë dhe çfarë lloji i vetting-ut është zgjidhja më e mirë për Kosovën?

Lana Morton-Owens: Është një pyetje shumë e vështirë që t’i përgjigjem në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe nuk dua që t’ju jap një mori skenarësh.

Gjëja e parë është që ju (Kosova) duhet të vendosni se çfarë nënkuptoni me vetting. Termi vetting, siç kuptohet, të paktën në Shtetet e Bashkuara, është që të vlerësoni rreziqet që një individmund të ketë për ekspozim ose turpërim të institucionit ku ata kanë qenë në pozita që kërkojnë besim. Pra, ne shikojmë nëse ai person mund të jetë subjekt i ryshfetit, a mund ai të vendoset në një pozicion që do të turpëronte ose diçka tjetër, institucionin ku punon. Pra, nëse flasim për këtë, kjo gjithmonë do të jetë e rëndësishme.

Mendoj se ne hyjmë në vështirësi… Siç e dini dhe ju, më 2009 dhe 2010, Kosova ka bërë vetting. Ai proces më pas u adoptua dhe u përshtat në Shqipëri.

Nuk mund të keni një sistem ku ju e bëni të njëjtën gjë vazhdimisht, si një vetting që u krye një herë.

Prandaj, nga perspektiva jonë, juve ju duhet një qasje sistematike dhe në një mënyrë që ka kuptim, sipas meje, dhe shpresoj të ketë kuptim edhe për publikun, është një lloj trekëndëshi, me të gjithë ata që kanë pozita që kërkojnë besimin e publikut. Dhe që të gjithë ata duhet të funksionojnë, në mënyrë që kjo të ecë përpara.

Ju duhet të bëni vlerësimin e performancës, duhet ta dini se kush po e kryen punën mirë dhe kush po performon dobët dhe në cilin aspekt dhe duhet t’i mbani përgjegjës nëse janë të paaftë.

Mendimi në mes të asaj që duket se është korrupsion, por mund të jetë thjesht paaftësi, është mendim i përhapur në Kosovë, të paktën prej asaj që unë kam parë. Pra, ka shumë raste kur dikush beson se diçka është korrupsion, por unë kam qenë dëshmitare, dhe më shumë duket si mungesë e aftësisë apo kapacitetit. Prandaj, ju duhet ta rregulloni atë proces.

Ju po ashtu duhet të rregulloni disiplinën. Duhet të jeni në gjendje që të keni sens të përgjegjësisë kur dikush bën diçka që s’do të duhej ta bënte. Asnjëra prej këtyre nuk do të rregullohej nga asnjë lloj vetting-u që unë kam dëgjuar se është propozuar. Prandaj, nëse ju nuk i bashkoni këto, më pas do të jetë një proces që vështirë se do të rregullohet.

Unë pajtohem se duhet të ketë një sistem, që është sistematik dhe i cili ripërsëritet, që të sigurojë që çdo person që mban një post publik duhet të besohet. Por, ju duhet të punoni së bashku me institucionet që keni, t’i forconi ato mekanizma dhe pajtohem, ndoshta do t’ju duhet një mekanizëm i ri, nuk mendoj se duhet të jetë mekanizëm ndërkombëtar – e dëgjova ministren e Drejtësisë (Albulena Haxhiu) që tha se duhet të jetë e Kosovës dhe ne e mbështesim këtë. Ky duhet të jetë proces që udhëhiqet nga Kosova dhe ne, si ndërkombëtarë, duhet t’iu ofrojmë ekspertizë.

Por, ngrihet pyetja se kush do të verifikojë ata që e kryejnë vetting-un. Mendoj se Grupi punues që është duke u themeluar, duhet të krijojë një mekanizëm që do të funksionojë për Kosovën, jo për SHBA-në dhe jo për shtetet tjera në Evropë, por një mekanizëm që do të funksionojë në Kosovë. Dhe po ashtu, ju duhet të jeni të kujdesshëm që të mos iu përsëriten gjërat që ndodhën në Shqipëri, sepse shumicës së qytetarëve tani po iu zhvillohen seancat për rastet e tyre në gjykata. Dhe nëse e gjymtoni sistemin, duke larguar nga puna në të njëjtën kohë një numër të madh të gjyqtarëve dhe prokurorëve, kjo nuk do të ndodhë dhe duhet tetë vjet që një person të bëhet gjykatës apo prokuror dhe si do t’i zëvendësoni ata, nëse largoni nga puna shumë (gjykatës dhe prokurorë) në të njëjtën kohë?

Prandaj, duke filluar nga lartë, duke verifikuar shefat dhe të gjithë ata që kanë pozita të larta dhe mos harroni, duhet të shikoni edhe stafin. Nëse flisni vetëm për gjyqësorin, bëni gabim. Ju duhet të shikoni në agjencitë kundër korrupsionit, në polici, në administratën tatimore, në njësitë për inteligjencë financiare, duhet t’i verifikoni që të gjithë. Kjo është një sfidë e madhe, por nëse doni që ta bëni mirë, duhet që ta planifikoni mirë dhe nëse arrini të krijoni diçka që është sistematike, do të shihni ndryshime të mëdha në sundimin e ligjit në Kosovë dhe vetëm përparim.

Radio Evropa e Lirë: Sipas jush, sa ka nevojë Kosova për një gjë të tillë tash?

Lana Morton-Owens: Është e vështirë të thuhet nga njëshi te dhjeta se ku qëndron Kosova dhe sa ka nevojë për vetting. Besoj se duhet të bëhen disa përmirësime. Nuk e di nëse unë do ta kisha vendosur vetting-un në të njëjtën listë prioritetesh, siç e ka vendosur Qeveria e re e Kosovës, por e respektoj faktin se ky proces është top-prioritet ose njëri nga prioritetet kryesore të qeverisë së re. Qytetarët kanë votuar për qeverinë dhe ky prioritet, është ajo që qytetarët po kërkojnë që të bëhet. Besoj se nuk është detyrë e imja që të them se vetting-u duhet të jetë më poshtë në listën e prioriteteve sepse kjo është ajo për të cilën qytetarët kanë kërkuar.

Radio Evropa e Lirë: A keni parë edhe ndonjë pikë të dobët në këto propozimet që janë prezantuar për procesin e vetting-ut?

Lana Morton-Owens: Nuk janë të mishëruara sa duhet. I kam lexuar të katër propozimet dhe thjesht nuk janë të mishëruara dhe nuk ka detaje të mjaftueshme që të kuptohet se si do të jetë mekanizmi, periudha kohore, kush do të jetë përgjegjës, mbi cilat kritere do të vendoset që të verifikohet një person dhe për shkak të mungesës së amendamentimit të Kushtetutës, sa i përket gjykatësve dhe prokurorëve do të duhet që Këshillat (gjyqësorë dhe prokuroril) t’i largojnë ata nga puna.

Mendoj se ka ende shumë punë për të bërë dhe besoj se këtë do ta bëjë Grupi i ri punues dhe të gjejë një mekanizëm i cili do të ishte i qartë dhe lehtë i zbatueshëm.

Në Kosovë ka shumë ligje, por ajo që ka rëndësi është zbatimi i tyre. Shumë nga ligjet që keni janë të sofistikuara dhe të draftuara mirë, por jo të zbatueshme në vend. Prandaj, shpresoj se çfarëdo që do të krijojë ky Grup punues, nëse është legjislacion, duhet të jetë i përpiluar mirë në mënyrë që të sigurojë se funksionon për Kosovën.

Kosova ka “persona që mund ta udhëheqin vetting-un”

Radio Evropa e Lirë: Më herët përmendët se kush do ta verifikojë edhe ata që e kryejnë vetting-un. A ka Kosova njerëz që janë të besueshëm për ta kryer këtë proces?

Lana Morton-Owens: Unë kam takuar një numër të madh njerëzish me integritet të lartë. Prandaj, po, Kosova ka qytetarë me integritet të lartë edhe brenda sektorit të drejtësisë, policisë dhe brenda të gjitha institucioneve. Pyetja që do të ngrihet është se si do të ja dëshmoni këtë publikut? Si do t’i tregoni publikut se njerëzit që po vendosin se kush ka integritetin e duhur për të udhëhequr sektorin e drejtësisë, policinë, agjencinë kundër korrupsionit. Duhet të tregoni një kriter se ata njerëz, që do ta udhëheqin këtë proces, kushdo që janë, edhe ata kanë kaluar në procesin e njëjtë. Mund të flas për SHBA-në, unë personalisht kaloj në një proces të verifikimit të sigurisë çdo tri vjet dhe çdo tri vjet, të gjitha informacionet e mia ndahen me hetuesit, të cilët vendosin nëse unë duhet të kem këtë status. Dhe ky proces është diçka që unë besoj në të dhe unë kam besim që të jem brenda sistemit dhe mendoj që njerëzit që do ta bëjnë vetting-un duhet t’i besojnë sistemit dhe po ashtu është e rëndësishme që edhe publiku të ketë besim në sistem.

Radio Evropa e Lirë: Që prej vitit 2013, Kosova ka përmirësuar bazën ligjore për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, përfshirë edhe për sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurisë. Edhe pse baza ligjore vlerësohet si mjaft e avancuar, ka mungesë të rezultateve. A mund të jetë zgjidhje për këtë nisma e re e Ministrisë së Drejtësisë, sa i përket konfiskimit të pasurisë së pajustifikueshme ose a duhet që Kosova t’i përmbahet legjislacionit që aktualisht ka apo duhet që të vazhdohet tutje me koncept-dokumentin dhe të miratohet Ligji i ri për konfiskim, ashtu siç është paralajmëruar?

Lana Morton-Owens: Qeveria tashmë e ka miratuar koncept-dokumentin dhe ky proces tani do të ecë përpara drejt përpilimit të ligjit të ri.

Mendoj se është e rëndësishme të kuptohet se këto janë procese të ndryshme. Kemi të bëjmë me konfiskim penal dhe siç thatë edhe ju, Kosova ka disa prej ligjeve më të sofistikuara në botë, dhe jo vetëm për sa i përket konfiskimit, por edhe të kompetencave të zgjeruara për konfiskimin e pasurisë. Nga perspektiva e publikut, unë e kuptoj se sa frustuese mund të jetë që të keni një proces kaq të sofistikuar dhe të shihni një shifër të lartë të pasurisë, diku 180 milionë, që sekuestrohet, por jo edhe të konfiskohet. Nuk ka një përgjigje të mirë për këtë gjë, përveç se ka një zbatim të dobët të atij ligji dhe zbatim të dobët të atyre mekanizmave.

Së fundmi, me mbështetjen tonë, tani ka koordinator për konfiskim në çdo prokurori. Ne shpresojmë se kjo do të sjellë ekspertizë për çdo zyre (të prokurorive), në mënyrë që ata ta kuptojnë se si të sekuestrojë pasuritë në mënyrë të duhur dhe çfarë provash janë të nevojshme për këtë proces. Por, gjithashtu duhet të ketë përmirësim se çka ndodh kur ju sekuestroni një gjë, shembull një veturë, dhe menjëherë ajo veturë humb vlerën e saj nëse nuk e shisni dhe kjo gjë nuk është duke ndodhur tani për tani.

Prandaj, e kuptoj se pse qeveria e re është e frustruar për shkak të mungesës së konfiskimit të aseteve dhe gjithashtu e kuptoj se pse do të ishte shumë e tmerrshme për shtetin që të shohin persona, të cilët marrin rroga qeveritare, por që jetojnë më mirë sesa dikush që do të mund të jetonte me atë rrogë. Prandaj, i kuptoj qytetarët e Kosovës që një gjë e tillë është dëshpëruese për një person që ka rrogë mesatare dhe sheh se si disa persona kanë arritur që të përfitojnë më shumë.

Prandaj, ideja e konfiskimit civil, që është propozimi i ri, është një gjë e mirë. Mendoj se është një gjë që duhet të punohet me kujdes. Duhet ta keni parasysh procesin e drejtë gjyqësor dhe duhet ta merrni parasysh se ju shtet, keni respektuar procesin e drejtë gjyqësor, që prej se është hartuar Kushtetuta juaj dhe tani nuk mund të hiqni dorë nga kjo. Duhet të siguroheni që ka mekanizma të cilat do të sigurojnë që prona e dikujt nuk do të merret, pa u dhënë atyre mundësinë që të dalin para gjykatës. Duhet të siguroheni se do të ketë masa mbrojtëse, në mënyrë që të mos konfiskohet prona e një personi të pafajshëm.

Kosova ka disa probleme. E para, ju keni ekonomi joformale, keni një diasporë të madhe që ende kontribuon për ekonominë kosovare, ju keni ende probleme me qasjen në prona, si për pronat para dhe pas luftës. Prandaj, në Kosovë ka disa probleme specifike, që sipas meje, e bëjnë më sfiduese këtë proces.

Dhe problemi i fundit është që duhet të siguroheni që këto dy sisteme nuk do të ndeshen, pra konfiskimi penal dhe ai civil. Prandaj, duhet të keni një mekanizëm që të siguroheni se nuk do të thoni: “Nuk kemi prova të mjaftueshme për ta dërguar lëndën në një gjykatë penale, prandaj do ta dërgojmë lëndën në gjykatë civile”. Prandaj, si mekanizëm është diçka që mund të përdoret në mënyrë efektive në shumë shtete, përfshirë edhe shtetin tim, por duhet të hartohet me kujdes, në mënyrë që të mos shihet si hakmarrje ndaj kundërshtarëve apo individëve dhe që të zbatohet në mënyrë fer ndaj të gjithë qytetarëve në çdo rrethanë. Prandaj, ne mezi po presim të shohim se çfarë do të bëjë Grupi punues për këtë dhe më pas do të mund të japim një mendim zyrtar nëse një gjë e tillë do të ishte e zbatueshme në Kosovë.

Rishikimi Funksional “mund të sjell ndryshime të mrekullueshme”

Radio Evropa e Lirë: Sa e rëndësishme është për Ambasadën amerikane Strategjia për sundimin e ligjit në Kosovë?

Lana Morton-Owens: Shtetet e Bashkuara si dhe Bashkimi Evropian, Mbretëria e Bashkuar dhe shumica e komunitetit ndërkombëtar, ka qenë shumë i përfshirë në atë që ne e quajmë Rishikimi Funksional të sektorit të sistemit të drejtësisë, që prej se ka nisur. Ka investim të madh, në kuptimin e ekspertizës dhe kohës dhe ka disa rekomandime, që do të mund të sillnin ndryshime të mrekullueshme në Kosovë. Ky është një proces që Kosova e ka mirëpritur dhe për të cilin, unë mendoj se duhet të jetë krenare. Kosova vendosi që të shikojë sektorin e drejtësisë në tërësi për të parë se çfarë shkonte keq në këtë sektor dhe si do të mund ta ndryshojmë në një mënyrë sistematike. Është e rëndësishme që ajo strategji të shndërrohet në një plan veprimi dhe ai plan të zbatohet. Nuk besoj që mund të flasim për këtë apo atë rekomandim, por ne jemi krenar që Kosova po e zbaton këtë proces (Rishikimin Funksional), që po e udhëheqë rrugën për t’u siguruar se ky nuk ishte një proces politik, por një proces i udhëhequr nga shoqëria civile, ku ishin të përfshirë edhe zyrtarët nga gjyqësori, nga policia dhe të gjitha institucionet e tjera. SHBA-ja do të donte që ky proces të ecte përpara sa më shpejt që të jetë e mundur sepse mendoj se mund të vijnë ndryshime të mira. Shumica e ndryshimeve, për të cilat fola, janë në atë dokument.

Prioritetet në sektorin e drejtësisë

Radio Evropa e Lirë: Sipas mendimit tuaj, cili duhet të jetë prioriteti i parë për Ministrinë e Drejtësisë: Rishikimi Funksional, vetting-u apo Ligji për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme?

Lana Morton-Owens: E mira e procesit politik është se as unë, as Ambasada amerikane nuk vendos se cili duhet të jetë prioriteti i parë i Ministrisë së Drejtësisë. Mendoj se ajo (ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu) është një ministre e zonja dhe do t’i vendosë vetë prioritetet e ministrisë së saj. Ne folëm për disa prej prioriteteve. Sigurisht, prioritet për Ambasadën amerikane është Rishikimi Funksional. Brenda këtij rishikimi ka pako ligjesh që kanë të bëjnë me ndryshimet në sistemin prokurorial, që do të sillnin më shumë përgjegjësi. Ka shumë gjëra në Rishikimin Funksional që ne do të donim që të zbatoheshin, prandaj ne do të donim që ky proces të jetë pjesë e prioriteteve të ministrisë. Por, unë nuk jam në pozicion që t’i them ministres Haxhiu se cilat duhet të jenë prioritet dhe si duhet ajo ta bëjë punën e saj. Besoj që ajo duhet të punojë dhe ne do ta këshillojmë sa më mirë që të mundemi.

Radio Evropa e Lirë: Ju po ashtu deklaruat se procesi i vetting-ut duhet të jetë në mesin e prioriteteve..

Lana Morton-Owens: Nuk e thash kështu, ajo çfarë thash është se ajo është çka publiku do. Lëvizja Vetëvendosje ka fituar zgjedhjet dhe ata garuan me një platformë me sundimi i ligjit, ku vetting-u është një prej çështjeve kryesore. Prandaj, them se kjo është ajo çfarë publiku do dhe është puna e politikanëve që t’i shërbejnë publikut.

Ndryshime në Ligjin për përgjegjësinë disiplinore

Radio Evropa e Lirë: Sipas jush, cili nga ligjet në sektorin e drejtësisë, kërkojnë vëmendje të menjëhershme dhe amendamentim me qëllim që të përmirësohet pavarësia dhe integriteti i sistemit gjyqësor dhe atij prokurorial?

Lana Morton-Owens: Kuvendi është ai që vendos prioritetet se cilat ligje miratohen së pari.

Por, është një ligj që do ta përmend dhe ai është Ligji për përgjegjësinë disiplinore (të gjyqtarëve dhe prokurorëve). Përmes këtij ligji mbahen përgjegjës gjykatësit dhe prokurorët. Në këtë ligj ka një gabim tipografik dhe thotë se asnjë gjykatës apo prokuror nuk mund të suspendohet nëse nuk kanë kryer ndonjë shkelje të rëndë kriminale. Ky nuk ishte qëllimi i hartuesve. Hartuesit e këtij ligji thanë se gjykatësit dhe prokurorët mund të suspendohen pas shkeljeve të rënda disiplinore.

Pra, tani ju jeni në një sistem ku edhe nëse gjykatësit dhe prokurorët do të donin që të suspendonin nga puna ndonjërin nga kolegët e tyre, për shkak të kryerjes së ndonjë shkeljeje të rëndë disiplinore, ata do të dilnin përtej këtij ligji. Kjo sipas meje, është diçka që mund të rregullohet shumë lehtë dhe do të duhej të adresohej menjëherë. Kam dëgjuar se është diskutuar për këtë në mbledhjen e qeverisë, por nuk kam më shumë informacione, por mendoj se ky gabim mund të përmirësohet shumë lehtë dhe që do të kishte ndikim të menjëhershëm sa i përket disiplinimit të gjykatësve dhe prokurorëve që bëjnë shkelje.

Radio Evropa e Lirë: A është e rëndësishme për Kosovën që ta bëjë këtë ndryshim në këtë ligj?

Lana Morton-Owens: Është e rëndësishme për Kosovën që të ketë një sistem gjyqësor dhe prokurorial që mund të disiplinojë kolegët e tyre dhe tani për tani, ata nuk mund ta bëjnë këtë sepse ata shembull nuk mund ta suspendojnë një prokuror, edhe nëse ai prokuror ka bërë ndonjë gabim të rëndë, veç nëse është vepër kriminale, përndryshe, ai prokuror nuk mund të suspendohet nga puna.

Radio Evropa e Lirë: A besoni se në Kosovë ka numër të lartë të prokurorëve dhe gjykatësve ndaj të cilëve do të duhej të ndërmerreshin veprime disiplinore?

Lana Morton-Owens: Sa kam parë unë, Ligji për përgjegjësinë disiplinore, që ka hyrë në fuqi më 2019, do të mund të zbatohej më shumë. Dhe mendoj se është e vështirë, sepse kemi të bëjmë me një sistem të vogël, janë diku rreth 100 prokurorë dhe rreth 500 gjyqtarë, dhe është e vështirë ta disiplinosh dikë që e ke koleg. Mendoj se ka më shumë mundësi që të zbatohet ky ligj dhe po ashtu mendoj se ky ligj jo domosdoshmërish duhet të shihet nga prizmi negativ nëse dikush disiplinohet. Mediat shpesh raportojnë për diçka që ndodh në një sallë gjyqi, për diçka të tmerrshme që ka bërë ndonjë prokuror apo ndonjë gjykatës. Por, shpesh procesi disiplinor mund të heqë të gjitha dyshimet për keqbërje.

Ne në SHBA kemi një zyre për përgjegjësi profesionale ku ju mund të referoheni dhe më pas ajo zyre shikon nëse veprimet tuaja janë të përshtatshme ose jo dhe ne i besojmë atij sistemi. Mendoj se edhe procesi disiplinor duhet të kuptohet kështu, që nëse diçka nuk është në rregull dhe duhet të hetohet, ose nëse dikush ka bërë ndonjë gabim me apo pa qëllim, një komision disiplinor do të duhej të merrte vendim se si të veprohet më tutje. Por, mendoj se ju duhen më shumë vegla dhe si shtet ju duhet t’ua siguroni këto vegla, në mënyrë që ata të mund të disiplinojnë (gjyqtarët dhe prokurorët) dhe jo vetëm t’i transferojnë nga një lokacion në tjetrin, nëse ata sillen në mospërputhje me rregullat dhe kodet e etikës.

Continue Reading

Vendi

Bypass apo stent? Kur kirurgjia e zemrës bëhet zgjedhja më e përshtatshme për pacientin

Published

on

By

Shëndeti i zemrës nuk përcaktohet vetëm nga një diagnozë, por nga kompleksiteti i dëmtimeve, gjendja e përgjithshme e pacientit dhe mënyra më e sigurt për të rikthyer qarkullimin e duhur të gjakut në muskulin e zemrës. Për këtë arsye, jo çdo problem i arterieve koronare mund të zgjidhet me vendosjen e një stenti apo vetëm përmes trajtimit medikamentoz.

Në rastet kur bllokimet janë të shumta, të përhapura ose anatomikisht komplekse, kirurgjia e bypass-it mund të jetë një alternativë e rëndësishme terapeutike, e cila vendoset pas vlerësimit të plotë të pacientit nga ekipi specialistik.

Pikërisht për këtë çështje, Dr. Sulejman Kusi, specialist i kardiologjisë/kardiokirurgjisë në United Hospital, shpjegon se vendimi ndërmjet stentit dhe bypass-it duhet të bazohet në karakteristikat konkrete të sëmundjes koronare dhe në gjendjen e përgjithshme shëndetësore të pacientit. Zgjedhja e trajtimit nuk është një vendim që merret në mënyrë të njëjtë për të gjithë, por kërkon ekzaminime, vlerësim të enëve koronare dhe gjykim të specializuar mjekësor.

Rikuperimi pas bypass-it kërkon kujdes dhe disiplinë

Pas një operacioni bypass, rikthimi në aktivitetet e përditshme është një proces gradual. Kujdesi për plagën operative, aktiviteti fizik i kontrolluar dhe ushqyerja e shëndetshme janë pjesë të rëndësishme të periudhës së rikuperimit.

Pacientët këshillohen që plagën operative ta mbajnë të pastër dhe të thatë, të ecin çdo ditë sipas udhëzimeve të mjekut dhe të kryejnë ushtrimet e frymëmarrjes pa e sforcuar organizmin. Po ashtu, një regjim ushqimor i balancuar, me më shumë fruta, perime dhe peshk dhe me kufizim të kripës së tepërt, mund të jetë pjesë e rëndësishme e kujdesit afatgjatë për shëndetin kardiovaskular.

Rikuperimi kërkon durim, terapi dhe monitorim

Periudha pas operacionit të zemrës nuk duhet parë si një kthim i menjëhershëm në ritmin e mëparshëm të jetës. Ajo kërkon disiplinë, durim dhe ndjekje të vazhdueshme mjekësore. Ecja e përditshme, ushtrimet e frymëmarrjes, marrja e rregullt e terapisë së përshkruar dhe pushimi i mjaftueshëm janë ndër elementet që mund ta mbështesin rikuperimin.

Në javët e para mund të shfaqen lodhje, shqetësime të menaxhueshme në kraharor, çrregullime të gjumit apo ulje e oreksit. Megjithatë, çdo simptomë e re, e fortë ose që përkeqësohet duhet t’i komunikohet ekipit mjekësor dhe nuk duhet të trajtohet vetëm me vetëkujdes.

Mosha e shtyrë nuk është kriteri i vetëm për kirurgjinë

Një prej pyetjeve të rëndësishme për pacientët dhe familjarët është nëse operacioni në zemër është i sigurt te personat në moshë të shtyrë. Sipas Dr. Sulejman Kusit, mosha në vetvete nuk e përcakton sigurinë e ndërhyrjes. Vlerësimi duhet të marrë parasysh gjendjen e përgjithshme shëndetësore, funksionimin e organeve, sëmundjet shoqëruese, gjendjen e zemrës dhe kompleksitetin e problemit koronar.

Për këtë arsye, vendimi për ndërhyrje kirurgjikale duhet të merret individualisht, pas një vlerësimi të plotë specialistik dhe pas peshimit të përfitimeve dhe rreziqeve për secilin pacient.

Në fund, mesazhi kryesor është i qartë: kujdesi për zemrën nuk përfundon me ndërhyrjen kirurgjikale. Bypass-i apo stenti mund të jenë pjesë e trajtimit, por kontrolli i faktorëve të rrezikut, terapia e përshkruar, aktiviteti fizik i përshtatur dhe ndjekja mjekësore mbeten thelbësore për shëndetin afatgjatë.

Për informacione dhe konsultime në United Hospital:
📞 038 60 70 70 / 046 60 70 70

Vendimi ndërmjet trajtimit medikamentoz, stentit dhe bypass-it duhet të merret vetëm nga mjeku/ekipi specialistik pas vlerësimit individual të pacientit./rajonipress/

Continue Reading

Vendi

Në Zubin Potok identifikohen mbetje kockore të së paku 23 personave

Published

on

By

Prokuroria Speciale dhe Instituti i Mjekësisë Ligjore thanë se në Zubin Potok, në lokacionet ku dyshohet se ka varre masive, bazuar në vlerësimet preliminare janë identifikuar mbetje kockore që dyshohet se u përkasin të paktën 23 individëve.

“Identifikimi i plotë do të bëhet pas përfundimit të ekzaminimeve mjeko-ligjore dhe procedurave përkatëse”, u tha në njoftim.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, më herët kishte deklaruar se mbetjet mortore të gjetura në Kalludër të Vogël, mund t’u përkasin grupit të 23 shqiptarëve që ishin zhdukur në atë pjesë të Kosovës në vitin 1999.

Ky grup, i njohur si “grupi i intelektualëve të Mitrovicës” është i zhdukur që nga 19 prilli i vitit 1999. Në mesin e tyre kishte mjekë, profesorë, avokatë dhe profile të tjera.

Gërmimet në Zubin Potok nisën më 28 korrik dhe gërmimet janë kryer në Kalludër të Vogël, Jakubë dhe në një lokacion tjetër në këtë komunë, në veri të Kosovës.

Gërmimet nisën pas një hetimi dyvjeçar lidhur me dyshimet për krime lufte.

15 gusht, autoritetet kishin njoftuar se në Kalludër ishin gjetur mbetje eshtërore të të paktën tre personave.

“Aktualisht, lidhur me këtë rast janë duke u hetuar tre persona J.R., M.J dhe M.B. nën dyshimin për kryerjen e veprës penale ‘Krime lufte kundër popullsisë civile’, të cilët ndodhen në masën e paraburgimit”, tha Prokuroria Speciale e Kosovës.

Njëri nga të arrestuarit, sipas autoriteteve, dyshohet se në kohën e luftës kishte qenë pjesë aktive e Armatës Jugosllave.

Sipas Institutit të Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë, 1.577 persona vazhdojnë të jenë të zhdukur nga lufta e viteve 1998-1999, ndërsa janë dokumentuar gjithsej 12.230 viktima të luftës.

Kosova ka kërkuar vazhdimisht nga Serbia bashkëpunim për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur dhe qasje në arkivat ushtarake që sipas autoriteteve mund të ndihmojnë në identifikimin e lokacioneve të varreve të mundshme.
/REL/

Continue Reading

Vendi

PDK i kërkon përseri Avni Deharit vazhdimin e seancës konstituive më 20 gusht

Published

on

By

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) i kanë dërguar kërkesë zyrtare kryesuesit të seancës konstituive, Avni Dehari, për të thirrur vazhdimin e seancës ditën e enjte, më 20 gusht.

Përmes një letre, PDK-ja ka theksuar se caktimi i seancës është një obligim kushtetues dhe procedural i kryesuesit, duke paralajmëruar se vonesat e mëtejshme thellojnë shkeljet ligjore.

“Moskonstituimi i Kuvendit brenda afatit të përcaktuar tashmë ka krijuar një situatë të rëndë të shkeljes së Kushtetutës dhe të mosrespektimit të aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese. Mosrespektimi i afateve dhe procedurave të përcaktuara me Rregulloren e Kuvendit vetëm sa e thellon më tej këtë situatë”, ,thuhet në kërkesen e PDK-së.

Kjo kërkesë vjen në kuadër të aksioneve të vazhdueshme të PDK-së, deputetët e së cilës po protestojnë çdo mëngjes para Qeverisë dhe po mblidhen çdo dy ditë në sallën e Kuvendit.

Në anën tjetër, që nga vazhdimi i fundit më 8 gusht, kryesuesi Avni Dehari nuk ka thirrur seancë të re, duke mbështetur qëndrimin e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, se pa një marrëveshje politike seancat mbeten “shterpe”. Kurti ka kërkuar më shumë kohë për negociata, me arsyetimin se pa një dakordim për postin e presidentit, vendi do të shkojë pashmangshëm në zgjedhje të reja.

Përderisa PDK-ja dhe AAK-ja kanë refuzuar takimet me Kurtin, ky i fundit ka zhvilluar negociata me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), përfshirë një takim me liderin e saj, Lumir Abdixhiku, për të diskutuar rreth çështjes së presidentit. Ndërkohë, afati kushtetues 30-ditor për konstituimin e Kuvendit pas certifikimit të rezultateve tashmë ka kaluar. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Murici dhe Vojvoda shkëlqejnë në Kupën e Italisë: Zënë vend në formacionin e javës

Published

on

By

Dyshja e kombëtares së Kosovës, Arijanet Muric dhe Mërgim Vojvoda, kanë dhënë paraqitje të shkëlqyera në Kupën e Italisë, duke u përfshirë në formacionin më të mirë të javës sipas platformës së specializuar të statistikave, SofaScore.

Portieri Arijanet Muric dhuroi një paraqitje të nivelit të lartë në fitoren 3-0 të Sassuolos ndaj Cesenas, duke u vlerësuar me notën e lartë 8.7.

Nga ana tjetër, mbrojtësi Mërgim Vojvoda po ashtu ishte vendimtar në triumfin e Udineses kundër Padovas me rezultat 1-0, ku për performancën e tij u shpërblye me notën 8.3.

Përfshirja e të dy futbollistëve kosovarë në 11-shen më të mirë konfirmon formën e tyre të mirë në fillim të këtij edicioni në futbollin italian. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara