Sport

Hazard mund të largohet nga Real Madridi

Published

on

Eden Hazard verën e vitit 2021 si duket do të marrë valixhet dhe do të largohet nga ekipi i Real Madridit.

Los Blancos kanë paguar 100 milionë euro tek Chelsea verën e vitit kaluar dhe në sezonin e tij të parë tek Real Madrid nuk i ka kaluar pritshmëritë, duke qëndruar i lënduar gjysmën e sezonit.

Vlera e lojtarit belg ka rënë në 55 milionë euro dhe nëse 29-vjeçari vazhdon me këtë formë jo të mirë dhe problemet fizike, atëherë lojtari do të nxirret në shitje në fund të sezonit.

Zëvendësues i Eden Hazard është duke u konsideruar anësori i Paris Saint Germain, Kylian Mbappe, i cili tash e një kohë të gjatë është duke u lidhur me një kalim te gjiganti madrilen./UBTNews

Sport

Zhegrova mund ta pasurojë Lillen me 30 milionë euro

Published

on

Edon Zhegrova do të largohet gjithsesi nga Lille gjatë afatit kalimtar të verës. Ylli e ka mbyllur eksperiencën me klubin francez, ndonëse ka ende kontratë me të.

Ai dëshiron ta provojë një eksperiencë të re dhe klubet italiane janë ato që kanë shprehur më së shumti interesim për të.

Krahas Napolit, lojtarin e pëlqejnë edhe Milani dhe Atalanta, sipas mediave franceze, Lille mund t’i përfitojë deri në 30 milionë euro nga shitja e përfaqësuesit kosovar.

Dhe, klubi nga Ligue 1 e ka gjetur zëvendësuesin e anësorit ofanziv. Bëhet fjalë për mesfushorin ofanziv, Marius Sivertsen Broholm, i cili aktualisht është pjesë e Rosenborgut.

Edoni nuk e ka zhvilluar asnjë ndeshje në vitin 2025 shkaku i një lëndimi që e kishte pësuar në fund të vitit të kaluar.

26-vjeçari i ka zhvilluar 21 ndeshje në të gjitha garat duke i realizuar 8 gola dhe duke i bërë 2 asistime.

Ai ishte në formë jetësore në pjesën e parë të sezonit, por lëndimi i çuditshëm ia humbi pjesën e dytë të sezonit.

Zhegrova, i cili luajti ditë më parë në ndeshjen e yjeve në Kosovë, synon të jetë protagonist në sezonin 2025/26 në cilindo ekip që transferohet.

Continue Reading

Sport

Si fituese e Kupës, Prishtina luan në kualifikimet e Ligës së Europës

Published

on

Fituesja e Kupës së Kosovës, Prishtina, do të mësojë kundërshtarin e saj në fazën e parë të kualifikimeve për Ligën e Europës.

Prishtina e siguroi pjesëmarrjen në këtë garë europiane, pasi fitoi ndaj Llapit në finalen e Kupës së Kosovës, duke u rikthyer për të marrë pjesë në Europë, pas disa vitesh mungesë.

Skuadra e drejtuar nga Arsim Thaqi, megjithatë, do të ketë disa kundërshtarë të vështirë përballë, të paktën në letër.

Gjigantët europianë, si Shakhtar Donetsk e Legia Varshavë mund të jenë dy nga disa klube që Prishtina mund të sfidohet në këtë fazë.

Kundërshtarët e mundshëm të Prishtinës:

Shakhtar Donetsk (Ukrainë)

Legia Varshavë (Poloni)

Sheriff Tiraspol (Moldavi)

CFR Cluj (Rumani)

Hapoel Be’er Sheva (Izrael)

Celje (Slloveni)

Spartak Trnava (Sllovaki)

Shorti do të hidhet sot në Nyon të Zvicrës me fillim nga ora 15:00.

Continue Reading

Sport

“E ka një ofertë shumë të mirë ekonomikisht”, Ademi e sqaron situatën e selektorit Foda

Published

on

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi është rikthyer të flasë për situatën me selektorin e Kombëtares së Kosovës, Franco Foda.

Trajneri gjerman e ka marrë ofertë të majme e joshëse nga Emiratet e Bashkuara Arabe, përkatësisht nga ekipi Al Wahda.

Kreu i FFK-së, në televizionin publik – RTK ka treguar se do të flasë sy me sy me selektorin, për ta parë disponimin e tij dhe për të vendosur bashkërisht për të ardhmen e tij.

Ndonëse ka kontratë me FFK-në deri në fund të kualifikimeve, nuk përjashtohet mundësia që Foda ta lë Kosovën ende pa i nisur kualifikimet e Botërorit 2026.

“Franco Foda ka pasur edhe më parë oferta, por kjo që ka tani thjesht është shumë e mirë ekonomikisht.”

“Kam biseduar me Fodën, ai është në pushime. Të mërkurën kthehet dhe do të ulemi të bisedojmë ose këtu ose në Vjenë. Ai e ka një kontratë deri në fund të kualifikimeve dhe është obligues ndaj kontratës tonë, me mundësi të vazhdimit edhe për dy vjet tjera. Nëse kualifikohemi me automatizëm i vazhdohet. Kjo është klauzola që e kemi pasur.”

Continue Reading

Sport

​Laura Fazliu lufton për medalje të bronztë në Botërorin e Xhudos

Published

on

By

Xhudistja kosovare Laura Fazliu ka zhvilluar një paraqitje të denjë në Kampionatin Botëror të xhudos që po mbahet në Budapest, duke arritur deri në çerekfinale të kategorisë deri në 63 kilogramë, raporton KosovaPress.

Në luftën e parë, Fazliu tregoi dominim të plotë ndaj xhudistes nga Uzbekistani, Marjona Nurulloeva, duke fituar me Ippon. Më pas, në luftën e dytë, ajo mposhti italianen Carlotta Avanzato, ku pas një përballjeje të fortë, realizoi një hedhje vendimtare në minutën e fundit për të siguruar kualifikimin në çerekfinale.

Megjithatë, në këtë fazë, Laura u ndal nga kampionia olimpike dhe botërore nga Brazili, Rafaela Silva. Edhe pse u përball me një rivale me përvojë të madhe, Laura tregoi luftë të fortë dhe karakter të madh.

Tani ajo do të ketë një mundësi tjetër për të siguruar medaljen e bronztë, pasi do të garojë në repesazh.

Continue Reading

Të kërkuara