Aktualitet

Hayday: Të tre urat në Severodonetsk tani janë të pakalueshme

Sipas tij, evakuimi është ende i mundur, megjithëse nuk foli për detaje.

Published

on

Të tre urat që lidhin qytetin e sulmuar të Severodonetsk me qytetin e tij binjak Lysychansk në perëndim, tani janë të pakalueshme për automjetet, duke kufizuar ashpër opsionet e evakuimit për ata që po përpiqen të largohen nga qyteti sipas Serhiy Hayday, kreut të administratës ushtarake të Luhanskut.

“Urat bënë të mundur bartjen e të paktën disa ngarkesave humanitare, diçka që lidhet me rezervat. Aktualisht është e pamundur të përdoren urat”, tha Hayday.

Zyra e Hayday shpjegoi se ura e tretë, e cila është goditur nga granatimet e vazhdueshme, tani është e pakalueshme për automjetet.

Shkatërrimi i urave i jep ushtrisë ruse një avantazh tjetër pasi linjat e furnizimit janë ndërprerë, tha Hayday. Marrja e armëve dhe rezervave tani është “e vështirë, por jo e pamundur”, tha ai.

Hayday tha se udhëtimi midis Severodonetsk dhe Lysychansk ishte ende i mundur, por nuk foli për detaje.

“Ata po shkatërrojnë gjithçka: si shtabet humanitare ashtu edhe spitalet. Por nga Lysychansk ka ende një mundësi për të evakuuar njerëzit dhe për të marrë mallra humanitare çdo ditë”, tha ai.

Hayday tha gjithashtu për Severodonetsk se forcat ruse “kontrollojnë vërtet pjesën më të madhe të qytetit”, duke vlerësuar me rreth 70% deri në 80%.

Por ai mohoi pretendimet nga Republika e vetëshpallur Popullore e Luhanskut (LPR) se Severodonetsk ka rënë, duke thënë se “kjo nuk është e vërtetë”./UBTNews/

lajme

Theret me thikë një i mitur në Lipjan pas një përleshjeje

Published

on

By

Një rast i cilësuar si “vrasje në tentativë” është shënuar të hënën në Lipjan, pas një përleshjeje fizike mes disa personave të moshës së mitur.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, gjatë këtij incidenti një i mitur ka mbetur i plagosur me thikë dhe është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim mjekësor.

Lidhur me rastin, policia ka arrestuar katër të dyshuar të mitur, të cilët me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. /E.A/

Continue Reading

Aktualitet

UBT organizon trajnim të specializuar për stafin udhëheqës të KEDS-it, me fokus në lidership dhe ekselencë organizative

Published

on

By

Qendrat e Trajnimeve në kuadër të UBT-së kanë organizuar një trajnim të specializuar për stafin udhëheqës të KEDS-it, me fokus në zhvillimin e aftësive të lidershipit, menaxhimin efektiv të ekipeve dhe avancimin e kompetencave profesionale.

Trajnimi ka përfshirë një program të strukturuar me tema të rëndësishme për udhëheqjen bashkëkohore, duke filluar nga lidershipi dhe ekselenca organizative, kalimi nga roli i ekspertit në atë të liderit, përgjegjësia dhe vendimmarrja, deri te menaxhimi i prioriteteve, delegimi i detyrave dhe rritja e performancës së ekipeve.

Në kuadër të programit, vëmendje e veçantë i është kushtuar edhe inteligjencës emocionale në lidership, komunikimit efektiv, ndërtimit të besimit, menaxhimit të konflikteve dhe dinamikës së ekipeve.

Trajnimi është udhëhequr nga ekspertë të UBT-së: Rektori, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, Dr. Besnik Skenderi dhe Dr. Denis Çelçima, të cilët kanë ndarë njohuritë dhe përvojat e tyre profesionale përmes ligjërimeve, diskutimeve dhe ushtrimeve praktike.

Pjesë e programit kanë qenë edhe simulimet e situatave reale të lidershipit, komunikimi me punonjësit, menaxhimi i performancës dhe hartimi i planeve individuale të veprimit për periudhën 30, 60 dhe 90 ditë.

Përmes këtij organizimi, UBT vazhdon të dëshmojë përkushtimin në ofrimin e programeve të specializuara të trajnimit për institucione dhe kompani, duke kontribuar në zhvillimin e liderëve dhe ngritjen e kapaciteteve profesionale në sektorin privat.

Continue Reading

Vendi

Lëndohet një ushtar i FSK-së pas shpërthimit të municionit në Babaj të Bokës

Published

on

By

Një pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) ka pësuar lëndime si pasojë e shpërthimit të municionit brenda armës në Babaj të Bokës.

Pas ndihmës së parë në Spitalin e Gjakovës, ushtari është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Drejtori i Klinikës Emergjente, Naser Syla, ka bërë të ditur se gjendja e të lënduarit është stabile dhe se pas kryerjes së ekzaminimeve të nevojshme, ai do të transferohet në Klinikën e Ortopedisë për trajtim të mëtejshëm, raporton KOHA. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Presidentja Justina Shiroka Pula viziton sot FSK-në

Published

on

By

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, do të zhvillojë sot një vizitë zyrtare në Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK).

Sipas agjendës së publikuar, vizita fillon në orën 10:00 në objektin e Ministrisë së Mbrojtjes, ku ajo do të njoftohet nga afër me kapacitetet dhe arritjet e FSK-së.

jo shënon vizitën e parë të saj në ushtrinë e Kosovës në cilësinë e komandantës supreme. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara