Lajmet

Haxhiu: Pritjet kanë qenë më të mëdha për produktivitetin e Qeverisë Kurti 2

Haxhiu tha se puna dhe funksionimi ka qenë më mirë se dy legjislaturat e kaluara.

Published

on

Monitoruesja e punës së Kuvendit, Agnesa Haxhiu, thotë se ka pasur pritje më të mëdha sa i përket produktivitetit të Qeverisë Kurti 2 gjatë vitit të kaluar.

Sipas saj, kjo marrë parsysh shumicën parlamentare që e kanë, siç tha, të paktën për çështjet që kërkojnë shumicë të thjeshtë, e që janë më në numër.

“Nëse e shohim përmbushjen e agjendës legjislative, nga 115 projektligje që i ka pranuar Kuvendi deri më datën 31 dhjetor të vitit që lam pas, prej tyre i ka miratuar vetëm 36, që nëse e shohim në përqindje, është 31 përqind e përmbushjes së agjendës legjislative. Ndërsa, në procedurë të shqyrtimit kanë mbetur edhe 79 projektligje. Është e vërtetë që Qeveria i ka miratuar 119 projektligje, mirëpo 9 projektligjet e fundit që i ka miratuar në mbledhjen e fundit të dhjetorit, që është mbajtur më 30 dhjetor, nuk janë proceduar në Kuvend për shkak të aspektit teknik administrativ, që kërkon pranimi i atyre projektligjeve dhe rrjedhimisht nuk kanë hy në numrin e projektligjeve të vitit 2021 dhe barten në këtë vit.” u shpreh ajo në ‘Sytë 7’, që transmetohet në Klan Kosova.

Tutje, Haxhiu tha se puna dhe funksionimi ka qenë më mirë se dy legjislaturat e kaluara, kur ka pas, sipas saj, shumë probleme me kuorumin. Ajo deklaroi se mungesat e deputetëve po vazhdojnë të jenë problem sistematik i punës së kuvendit, që tha se është papërgjegjësi e deputetëve.

“Në vitin 2022, nëse do të ketë sukses, do të ndërmerren disa reforma gogja të rëndësishme, po flasim për ligje. Në mbledhjen e fundit të vitit të kaluar, Qeveria ka miratuar dy projektligje shumë të rëndësishme, që janë projektligji për Qeverinë dhe projektligji për financimin e subjekteve politike, që është një nga kriteret e ERA-s, Agjendës për Reforma Evropiane. Kjo e rregullon mënyrën se si do të bëhet financimi i subjekteve politike, rregullat e brendshme e rregullojnë se si financohen ata, kjo e rritë transparencën e financimit, që ka qenë problematikë që e ka evidentuar edhe Komisioni Evropian. Përpos kësaj kanë filluar edhe hapat e parë për reformën zgjedhore.”

Në këtë legjislaturë, opozita ka treguar një rol më konstruktiv, krahasuar me dy legjislaturat e kaluara.

Continue Reading

Lajmet

Shiroka Pula mban takimin e parë koordinues me krerët e institucioneve, diskutohet edhe strategjia për Apelin në Hagë

Published

on

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka mbajtur sot takimin e parë koordinues me kryetaren e Kuvendit, Albulena Haxhiu, kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin, njëherësh ministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca.

Sipas njoftimit për media, në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në vend, situatën aktuale dhe çështje të tjera me rëndësi për institucionet e Republikës së Kosovës.

Një nga temat e takimit ishte edhe krijimi i Grupit Punues për Strategji Shtetërore për Apelin në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë.

Takimi u zhvillua në kuadër të koordinimit të rregullt ndërmjet institucioneve të larta të shtetit./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Haradinaj u bën thirrje opozitës për bashkim kundër Qeverisë Kurti

Published

on

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, u ka bërë thirrje partive opozitare që të bashkohen kundër qeverisjes së kryeministrit Albin Kurti, duke theksuar se vendit i duhet një opozitë e vërtetë.

Gjatë seancës plenare të Kuvendit të Kosovës, Haradinaj ka akuzuar Qeverinë për korrupsion dhe përçarje, ndërsa ka kërkuar bashkërendim të veprimeve opozitare.

“Lirinë tonë e mbrojmë duke bërë opozitë të vërtetë. Duhet të bashkohemi kundër kësaj qeverisjeje të Kurtit”, ka deklaruar Haradinaj.

Ai ka folur edhe për mbështetjen ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë, duke thënë se e përkrah çdo veprim në mbështetje të tyre, por i ka cilësuar si të vonshme vendimet e Qeverisë lidhur me këtë çështje.

Haradinaj ka theksuar se siguria kombëtare e Kosovës mbështetet në sakrificën e UÇK-së dhe në aleancat me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-n.

Ai ka paralajmëruar se ruajtja e këtyre aleancave është thelbësore për sigurinë e vendit, duke kritikuar njëkohësisht situatën në të cilën, sipas tij, Kosova ka ardhur të ketë dilema të brendshme për çështje që lidhen me themelet e shtetësisë së saj./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Hamza: Na duhet një strategji shtetërore për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së në Apel

Published

on

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka deklaruar në Kuvendin e Kosovës se është takuar para dy ditësh me kryeministrin Albin Kurti, ndërsa pas këtyre diskutimeve është miratuar themelimi i grupit punues për hartimin e një strategjie shtetërore për mbështetjen e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë në shkallën e Apelit.

Hamza e ka vlerësuar këtë si një hap të mirë, duke theksuar se Kosovës i duhet një strategji e mirëfilltë shtetërore për këtë çështje.

Ai ka folur edhe për ndryshimet në Ligjin për Gjykatën Speciale, duke thënë se ato nuk janë bërë për të kënaqur palë të caktuara, por për të garantuar drejtësi dhe pavarësi.

“Ligjin nuk e kemi bërë për t’u pëlqyer, e kemi bërë për të garantuar drejtësi dhe pavarësi nga ndikimi i çdo pale”, ka deklaruar Hamza.

Kreu i PDK-së ka theksuar se Kuvendi i Kosovës ka të drejtë të hartojë dhe miratojë ligje që i konsideron të rëndësishme për mbrojtjen e vlerave të vendit dhe të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Sipas tij, shqetësimi kryesor duhet të lidhet me trajtimin e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë dhe jo me nismat ligjore të Kuvendit.

Hamza ka shprehur gjithashtu besimin se presidentja do ta dekretojë ligjin pa vonesa, pasi, sipas tij, dita e sotme është afati i fundit ligjor për procedimin e tij për dekretim./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Nis seanca plenare e Kuvendit

Published

on

Kuvendi i Kosovës ka filluar senacen plenare, raporton Ekonomia Online. Në rendin e ditës janë gjithsej shtatë pika, përfshirë përzgjedhjen e anëtarëve të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, formimin e një komisioni ad-hoc për përzgjedhjen e anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, si dhe shqyrtimin e dytë të një projektligji për luftimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.

Këto janë pikat e rendit të ditës:

Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme.-Deklarimet jashtë rendit të ditës.-Pyetjet parlamentare.-Përzgjedhja e dy anëtarëve joekzekutivë të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës.-Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy anëtarë nga komuniteti shqiptar, një anëtar nga komuniteti serb dhe një anëtar nga komunitetet joshumicë në Bordin e Radiotelevizionit të Kosovës.-Propozimi i Grupit Parlamentar të Listës Serbe për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare.-Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 11/L-017 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-096 për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara